ATV

Category: Sport

  • Juventusi dërgon aeroplan privat për Zhegrovën pas ndeshjes Kosovë–Zvicër

    Juventusi dërgon aeroplan privat për Zhegrovën pas ndeshjes Kosovë–Zvicër

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është nisur menjëherë drejt Torinos me një aeroplan privat të dërguar nga skuadra italiane e Juventusit.

    Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Kosovë–Zvicër, gjiganti italian kishte gati aeroplanin për ta marrë lojtarin, i cili pritet t’i nënshtrohet procedurave të parapara nga klubi.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga babai i tij, Lulzim Zhegrova, i cili ka publikuar pamjet e fluturimit privat të organizuar për të birin.

  • Belgjika shkëlqen, Spanja barazon, Skocia dramatike—kompletohen ekipet evropiane për Botërorin 2026

    Belgjika shkëlqen, Spanja barazon, Skocia dramatike—kompletohen ekipet evropiane për Botërorin 2026

    Austria, Belgjika, Skocia dhe Spanja janë katër kombëtaret e fundit që kanë siguruar kualifikimin direkt për Kupën e Botës 2026. Këto përfaqësuese i bashkohen tashmë Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Portugalisë, Holandës, Norvegjisë, Anglisë dhe Kroacisë, të cilat e kishin siguruar më herët pjesëmarrjen.

    Belgjika pati detyrën më të lehtë mbrëmjen e sotme, duke mposhtur pa vështirësi Lihtenshtajnin në shtëpi. Kundërshtari nuk paraqiti asnjë rrezik, ndërsa belgët fituan bindshëm 7:0. Golat u shënuan nga Hans Vanaken, një dopietë e Jeremy Doku, Brandon Mechele, Alexis Saelemaekers dhe dy gola nga Charles De Ketelaere.

    Spanja, kampione e Evropës, barazoi 2:2 me Turqinë në një ndeshje ku humbja me shtatë ose më shumë gola do t’i rrezikonte kualifikimin. Spanja kaloi herët në epërsi me Dani Olmo, para se Turqia ta përmbyste rezultatin me golat e Deniz Gul dhe Salih Ozcan. Në minutën e 62-të, Mikel Oyarzabal barazoi dhe vulosi kualifikimin e iberikëve.

    Drama më e madhe e mbrëmjes u zhvillua në Skoci, e cila kërkonte domosdoshmërisht fitoren ndaj Danimarkës për t’u kthyer në Kupën e Botës pas 26 vitesh. Skocia triumfoi 4:2 në një sfidë të zjarrtë. Scott McTominay hapi serinë e golave, ndërsa Danezët barazuan me penalltinë e Rasmus Hojlund. Pas përjashtimit të Rasmus Kristensen, Skocia rimori epërsinë me Lawrence Shankland, por
    Patrick Dorgu barazoi menjëherë. Në kohën shtesë, Kieran Tierney dhe Kenny McLean shënuan dy gola të vonshëm që sollën festë të madhe në stadium dhe i siguruan Skocisë kualifikimin historik. /ATVLIVE.TV

  • Kosova në vazon e tretë: Zbulohen kundërshtarët për “play-off”-in e Botërorit

    Kosova në vazon e tretë: Zbulohen kundërshtarët për “play-off”-in e Botërorit

    Pas përfundimit të kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Botëror 2026, Kosova tashmë është zyrtarisht pjesë e “play-off”-it të Botërorit.

    Kosova e mbylli Grupin B në vendin e dytë me 11 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje, ndërsa Zvicra siguroi kualifikimin direkt me 14 pikë.

    Tashmë janë bërë të ditur edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën “play-off”. Kosova do të jetë në vazon e tretë, ku gjendet edhe Shqipëria. Nga kjo pozitë, të dy kombëtaret shqiptare do të ndeshen me ekipe nga vazoja e dytë, në të cilën bëjnë pjesë Sllovakia, Republika Çeke, Uellsi dhe Polonia.

    Në gjysmëfinale, Kosova do të përballet me njërën nga këto përfaqësuese, ndërsa nëse kalon më tej, në finale mund të ndeshet me një ekip nga vazoja e parë: Italia, Danimarka, Turqia ose Ukraina.

    Shorti i “play-off”-it të Botërorit do të zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 13:00. /ATVLIVE.TV

  • Xhaka: Jam i befasuar që jam fishkëllyer – dhemb, por më duhet ta pranoj atë

    Xhaka: Jam i befasuar që jam fishkëllyer – dhemb, por më duhet ta pranoj atë

    Granit Xhaka ka folur për fishkëllimat që iu bënë në “Fadil Vokrri” nga tifozët e Kosovës.

    Ai ka thënë se është befasuar.

    “Jam i befasuar që jam fishkëllyer. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të koncentrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës. Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në udhëtim”, ka thënë Xhaka.

  • Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-offin” e Botërorit

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-offin” e Botërorit

    Pas mbylljes së kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Botëror të vitit 2026, Kosova edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e “play-offit” të Botërorit.

    Kosova përfundoi e dyta në Grupin B me 11 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje, teksa Zvicra shkon në Botëror direkt me 14 pikë.

    E, tash, Kosova i ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm në “play-offin” e Botërorit.

    Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë të “play-offit”, së bashku me Shqipërinë.

    Nga katër vazo, Kosova e Shqipëria do të përballen me kundërshtarë nga vazo e dytë.

    Aty janë pjesë Sllovakia, Republika e Çekisë, Uellsi dhe Polonia.

    Nga këta kundërshtarë, Kosova do të përballet me njërin prej tyre në gjysmëfinale të “play-offit”.

    Në finale, Kosova mund të përballet me një kombëtare nga vazoja e parë, e aty janë: Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina.

    Shorti për “play-offin” e Botërorit do të mbahet të enjten me fillim nga ora 13:00.

  • E mbyllim faqebardhë! Kosova i bën ballë Zvicrës dhe shkon në “play-off”

    E mbyllim faqebardhë! Kosova i bën ballë Zvicrës dhe shkon në “play-off”

    Kombëtarja e Kosovës e mbyllë me faqe të bardhë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

    “Dardanët” në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve barazoi 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

    Me këtë rezultat, Kosova mbetet në pozitën e dytë të Grupit B, duke shkuar në “play-offin” e Botërorit, teksa Zvicra shkon direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.

    Kosova i mbyllë këto kualifikuese me 11 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje, teksa në anën tjetër, mysafirët e mbyllin këtë kampanjë me 14 pikë.

    Serinë e golave në ndeshje e hapën mysafirët, me anë të Ruben Vargas, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 47-të të ndeshjes, pas një hutie në mbrojtjen dardane.

    Ndërkohë, golin e barazimit e shnëoi Florent Muslija, në minutën e 74-të të ndeshjes, pas një goditjeje mjaft të bukur.

    Pas mbylljes së kësaj ndeshje, Kosova do të rikthehet të luajë në marsin e vitit të ardhshëm në fazën e “play-offit”, aty ku do të jetë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

  • Supergol nga Florent Muslija, Kosova barazon me Zvicrën

    Supergol nga Florent Muslija, Kosova barazon me Zvicrën

    Kosova ka shënuar gol ndaj Zvicrës, duke barazuar kështu rezultatin.

    Ishte Florent Muslija, ai që shënoi në minutën e 74’të.

    Ai realizoi me një goditje precize në këndin e majtë të Kobel.

    Aktualisht rezultati është 1:1.

  • Edhe një shqiptar në fushë për Zvicrën kundër Kosovës

    Edhe një shqiptar në fushë për Zvicrën kundër Kosovës

    Edhe një shqiptar ka ‘zbarkuar’ në fushë për Zvicrën kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

    Andi Zeqiri hyri në lojë në minutin e 69-të duke e zëvendësuar autorin e golit të epërsisë Ruben Vargas.

    Pos tij, në “Fadil Vokrri” për “helvetikët” po luan edhe kapiteni Granit Xhaka.

  • Vlora Çitaku i kujton shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit: Kush i fishkëllen, i fishkëllen historisë sonë

    Vlora Çitaku i kujton shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit: Kush i fishkëllen, i fishkëllen historisë sonë

    Kosova po luan kundër Zvicrës në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

    Gjatë ndeshjes, disa tifozë dardanë kanë fishkëlluar për Granit Xhakën

    Për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ku tha se kush fishkëllen, i ka fishkëlluar historisë sonë.

    “Kam qenë Ambasadore e Kosovës në SHBA kur Zvicra fitoi kundër Serbisë në Kampionatin Botëror. Ato ditë, e gjithë vëmendja mediatike botërore ishte tek ajo ndeshje. Dhe pas golave, pas shqiponjave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, vëmendja u rrit edhe më shumë. Fale asaj ndeshjeje, mediat më prestigjioze ndërkombëtare iu rikthyen historisë sonë: folën për luftën tonë, për shtypjen dhe gjenocidin serb, për dhimbjet që kemi kaluar, për atë që na ka mbajtur në këmbë. Folën për diasporën tonë dhe rolin vendimtar që ajo ka pasur në mbijetesën dhe forcimin e Kosovës. Folën për babain e Granitit, që ishte i burgosur politik. Folën për Xherdanin dhe rrugëtimin e tij. Të gjithë duam që Kosova të fitojë sonte. Por një gjë duhet thënë qartë: kush i fishkëllen Granit Xhakës, i fishkëllen historisë sonë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

  • Xhaka u fishkëllye në “Fadil Vokrri”, reagon ish-Kryetari i Prishtinës: Marre po më vjen

    Xhaka u fishkëllye në “Fadil Vokrri”, reagon ish-Kryetari i Prishtinës: Marre po më vjen

    Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka është fishkëllyer në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër.

    Për këtë rast ka reaguar edhe ish-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Facebokk”, ku ka thënë se po i vie turp për situatën e ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    “Marre po më vjen që po i fishkëllohet Xhakes! Marre!”, ka shkruar ai.

    Përgjatë tërë pjesës së parë – e cila përfundoi 0-0 – Granit Xhaka u fishkëllye sa herë e prekte topin.