ATV

Category: Sport

  • Globe Soccer Awards 2025 shpall listën ZYRTARE të 25 kandidatëve për “Best Men’s Player”!

    Globe Soccer Awards 2025 shpall listën ZYRTARE të 25 kandidatëve për “Best Men’s Player”!

    Ceremonia prestigjioze Globe Soccer Awards 2025, që do të mbahet në “Atlantis The Royal”, ka publikuar listën zyrtare të kandidaturave për çmimin e madh “Best Men’s Player” – një nga trofetë më të rëndësishëm të vitit në botën e futbollit.

    Lista përfshin yjet më të mëdhenj të momentit, futbollistë që kanë shkëlqyer në Champions League, në kampionatet kombëtare dhe me ekipet përfaqësuese. Konkurrenca është tejet e fortë pasi në garë janë emra të nivelit absolut botëror.

    Nominimet zyrtare për “Best Men’s Player 2025”:

    Ousmane Dembélé, Gianluigi Donnarumma, Désiré Doué, Achraf Hakimi, Nuno Mendes, Fabián Ruiz, Vitinha, Erling Haaland, Cole Palmer, Viktor Gyökeres, Declan Rice, Mohamed Salah, Florian Wirtz, Kylian Mbappe, Vinícius Jr, Harry Kane, Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Michael Olise, Lautaro Martínez, Pedri, Alexander Isak, Scott McTominay, Raphinha dhe Khvicha Kvaratskhelia.

    Debati ka nisur menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa tifozët përmendin favoritë të ndryshëm — nga Haaland e Vinícius Jr., te yjet në ngritje si Lamine Yamal dhe Florian Wirtz.

    Ceremonia premton spektakël të madh dhe pritet të zbulojë lojtarin që ka dominuar më shumë futbollin botëror gjatë vitit 2024–2025.

  • Paul Pogba rikthehet pas 26 muajsh! AS Monaco konfirmon: gati për të luajtur këtë fundjavë

    Paul Pogba rikthehet pas 26 muajsh! AS Monaco konfirmon: gati për të luajtur këtë fundjavë

    Paul Pogba është gati të rikthehet në fushë pas 26 muajsh mungesë, një moment shumë i pritur nga tifozët dhe nga vetë lojtari. AS Monaco ka konfirmuar zyrtarisht se mesfushori francez është rikthyer në stërvitje me skuadrën dhe pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Rennes.

    Sipas L’Équipe, Pogba ka përfunduar procesin e rikuperimit pas dëmtimit dhe është në gjendje të plotë fizike. Ky rikthim vjen gjithashtu pas përfundimit të dënimit të tij për doping, me lojtarin që rikthehet në fushë në moshën 32-vjeçare.

    Në kampin e Monacos ka entuziazëm të madh, ndërsa tifozët francezë mezi presin të shohin sërish “Octopus”-in në fushë.

    Paul Pogba është gati të nisë një kapitull të ri — dhe rikthimi i tij po pritet si një nga momentet më emocionuese të sezonit.

  • Reagon Ambasada Zvicerane në Kosovë pas ndeshjes së mbrëmshme

    Reagon Ambasada Zvicerane në Kosovë pas ndeshjes së mbrëmshme

    Mbrëmë ndeshja Kosovë – Zvicër, e cila përfundoi në barazim 1 – 1. Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte i mbushur, por ajo që u vërejt më shumë ishin fishkëllimat drejtuar Granit Xhakës.

    Megjithatë, ambasada e Zvicrës në Kosovë, me anë të rrjetit social ‘Facebook’ ka shkruar:

    Çfarë ndeshjeje!
    Urime të mëdha për të dyja skuadrat për përpjekjen dhe sportivitetin — bashkëpunim i jashtëzakonshëm në të dyja anët dhe një atmosferë shumë miqësore!
    Jemi të lumtur që Zvicra siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 dhe që Kosova do të garojë në ‘play-off’ — po i përkrahim me entuziazëm të dyja nga Prishtina!
    Hopp Schëiiz! Hopp Kosovo!
    /ATVLIVE.TV

  • Barcelona rikthehet në shtëpi: Ndeshja e Champions League ndaj Eintracht Frankfurt do të luhet në Spotify Camp Nou

    Barcelona rikthehet në shtëpi: Ndeshja e Champions League ndaj Eintracht Frankfurt do të luhet në Spotify Camp Nou

    Pas miratimit përfundimtar nga UEFA, Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja e ardhshme e Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt do të zhvillohet në Spotify Camp Nou – duke shënuar kështu rikthimin e parë evropian në stadiumin e rinovuar pas plot tre vitesh.

    Vetëm pak ditë më parë, klubi katalanas bëri të ditur se stadiumi kishte marrë lejen për të pritur ndeshjen e La Liga-s ndaj Athletic Bilbaos, duke sinjalizuar hapjen graduale të impiantit të ri. Tashmë, me vendimin e ri të UEFA-s, Barcelona do të ketë mundësinë të rikthejë atmosferën e mbrëmjeve të mëdha evropiane në shtëpinë e vet.

    Në njoftimin zyrtar të klubit thuhej:

    “FC Barcelona njofton se ndeshja e gjashtë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën më 9 dhjetor në orën 21:00 kundër Eintracht Frankfurt, do të luhet në Spotify Camp Nou.”

    UEFA ka dhënë dritën e gjelbër pasi stadiumi mori licencën e plotë për Fazën 1B, e cila mundëson rritjen e kapacitetit duke hapur të gjithë zonën anësore. Kjo licencë i shtohet asaj të Fazës 1A, që tashmë mbulonte Tribunën Kryesore dhe Portën Jugore. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pasi janë verifikuar të gjitha kriteret e kërkuara.

    Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për rikthimin e përhershëm të Barcelonës në shtëpinë e saj legjendare dhe premton një natë të madhe për tifozët blaugrana.

  • Lista Zyrtare e Kupës së Botës: 42 nga 49 vendet e kualifikuara tashmë të konfirmuara!

    Lista Zyrtare e Kupës së Botës: 42 nga 49 vendet e kualifikuara tashmë të konfirmuara!

    FIFA ka bërë publike listën më të re të vendeve të kualifikuara për Kupën e Botës, ku 42 nga 49 kombëtare kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen. Vetëm 7 vende mbeten ende për t’u përcaktuar në fazat e fundit të kualifikimeve dhe play-off-eve.

    Në listën e re zyrtare përfshihen kombëtare nga të gjitha kontinentet, duke krijuar tashmë një pamje pothuajse të plotë të turneut të ardhshëm botëror.

    Vendet e kualifikuara deri tani:

    CONCACAF: Meksika, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Panama, Haiti dhe Curaçao

    AFC (Azi): Japoni, Iran, Koreja e Jugut, Australi, Katar, Uzbekistan, Arabia Saudite dhe Jordania.

    CAF (Afrika): Maroku, Senegali, Egjipti, Algjeria, Bregu i Fildishtë, Tunizia, Afrika e Jugut, Kepi i Gjelbër dhe Gana.

    CONMEBOL (Amerika e Jugut): Argjentina, Brazili, Kolumbia, Uruguai, Ekuador dhe Paraguai.

    OFC: Zelanda e Re

    UEFA (Europa): Anglia, Franca, Kroacia, Portugalia, Norvegjia, Holanda, Gjermania, Belgjika, Spanja, Zvicra, Austria dhe Skocia.

    Sa i përket 7 vendeve që mbeten për tu kualifikuar, këto vende do të përcaktohen pas ndeshjeve të mbetura të playoff-it dhe përballjeve finale në kontinentet përkatëse.

    Me 42 vende tashmë të sigurta, Kupa e Botës po formësohet dhe pritshmëritë rriten dita-ditës. Tifozët e futbollit në mbarë botën presin tani vendet e fundit për të mbyllur plotësisht mozaikun e këtij turneu historik.

  • Hajdari dhe Avdullahu mbështesin Xhakën pas pritjes jo të ngrohtë – “Ne jemi një”

    Hajdari dhe Avdullahu mbështesin Xhakën pas pritjes jo të ngrohtë – “Ne jemi një”

    Pas ndeshjes historike të Kosovës kundër Zvicrës, mbrojtësi i Kombëtares, Albian Hajdari, ka shfaqur mbështetje të qartë për Granit Xhakën, i cili nuk u prit ngrohtë nga një pjesë e tifozëve në stadium.

    Kosova përfundoi fazën kualifikuese me një barazim 1-1 në Prishtinë, në një sfidë të zhvilluar nën shi të rrëmbyeshëm. Me këtë rezultat, Kombëtarja arriti të mbyllë kualifikueset në vendin e dytë dhe të sigurojë një vend në ‘play-off’, duke shënuar një sukses historik.

    Megjithatë, ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, u përball me fishkëllima nga një grup tifozësh pas çdo prekje të topit. Kjo reagim kishte lidhje me disa deklarata të mëparshme të Xhakës në lidhje me lojtarë si Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të cilët zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën në vend të Zvicrës.

    Pas ndeshjes, Hajdari tregoi qartë mbështetjen e tij, duke publikuar një fotografi me Xhakën dhe Avdullahun me mbishkrimin: “Ne jemi një”. Mesazhi u përforcua edhe nga Avdullahu dhe vetë Xhaka, duke treguar se mes lojtarëve mbetet respekti dhe solidariteti, pavarësisht dallimeve të kombësisë që ata përfaqësojnë në fushë.

    Ky moment rifillon dialogun dhe harmoninë mes lojtarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, duke treguar se sporti mund të jetë gjithmonë më i fortë se polemikat. /ATVLIVE.TV

  • Trump falënderon Cristiano Ronaldon për vizitën në Shtëpinë e Bardhë

    Trump falënderon Cristiano Ronaldon për vizitën në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij ndaj Cristiano Ronaldos, i cili mori pjesë në një event zyrtar në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së princit saudit Mohammed bin Salman. Trump e përshëndeti yllin portugez me fjalët:

    “Faleminderit Cristiano Ronaldo për prezencën në Shtëpinë e Bardhë, është nder të të kemi këtu.”

    Sipas raportimeve, Ronaldo ishte pjesë e një darke shtetërore ku morën pjesë personalitete të nivelit të lartë, duke përfshirë edhe figura të njohura si Elon Musk dhe CEO-t kryesorë të teknologjisë. Ylli portugez u ul pranë delegacionit saudit, duke tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të pranisë së tij të rrallë në Shtetet e Bashkuara.

    Në event, Trump ka treguar se edhe djali i tij, Barron Trump, është një admirues i madh i Ronaldos, duke shtuar se takimi i tyre ka qenë moment i veçantë për të gjithë familjen presidenciale.

    Vizita e Ronaldos erdhi në kuadër të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite, ndërsa futbollisti – aktualisht pjesë e Al-Nassr në Ligën Saudite – shoqëroi princin e kurorës gjatë takimeve zyrtare në Washington DC.

    Pjesëmarrja e tij ka krijuar jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe në median ndërkombëtare, e cila e ka konsideruar Ronaldon si një nga figurat më të spikatura të mbrëmjes.

  • Fitore e madhe e Bashkimit ndaj Dijonit – prizrenasit festojnë në Francë!

    Fitore e madhe e Bashkimit ndaj Dijonit – prizrenasit festojnë në Francë!

    Skuadra e Bashkimit ka regjistruar një nga fitoret më të rëndësishme në historinë e saj evropiane, duke triumfuar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup. Prizrenasit arritën të mposhtin në udhëtim ekipin francez të Dijonit me rezultat bindës 84:93, në një sfidë ku nuk munguan emocionet, kthesat dramatike dhe një atmosferë e jashtëzakonshme.

    Që nga fillimi i ndeshjes, Bashkimi tregoi vendosmëri dhe qartësi taktike, duke e kontrolluar ritmin e lojës dhe duke shfaqur një organizim të shkëlqyer në të dyja anët e parketit. Edhe pse Dijon u përpoq disa herë të rikthehej në ndeshje, portokallezinjtë reaguan fuqishëm në momentet vendimtare, duke ruajtur epërsinë dhe duke treguar pjekuri të madhe në lojë.

    Ky triumf ka një peshë të veçantë, pasi vjen në edicionin debutues të Bashkimit në FIBA Europe Cup. Me këtë fitore, skuadra prizrenase hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke e mbyllur grupin me bilanc të barabartë – tre fitore dhe tre humbje – po aq sa ka arritur edhe Dijon.

    Festimi i tifozëve prizrenas në palestër, e madje edhe jashtë saj, e dëshmoi entuziazmin e madh që ka krijuar kjo skuadër në arenën ndërkombëtare. Bashkimi ka treguar se mund të garojë denjësisht me ekipet evropiane, duke e rritur dukshëm reputacionin e basketbollit kosovar.

    Portokallezinjtë tashmë presin zhvillimet e radhës në grup për të mësuar nëse do të kalojnë në fazën tjetër, por performanca e treguar deri tani i ka dhënë skuadrës besim dhe motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin evropian. /ATVLIVE.TV

  • GO+ Peja pëson humbjen e tretë në ENBL kundër Dziki Warszawa

    GO+ Peja pëson humbjen e tretë në ENBL kundër Dziki Warszawa

    GO+ Peja ka pësuar humbje në Poloni ndaj ekipit Dziki Warszawa me rezultat 103:81 (28:18, 32:22, 15:20, 28:21) në kuadër të Ligës ENBL.

    Pas një fillimi të barabartë gjatë pesë minutave të para, polakët morën kontrollin e ndeshjes dhe e fituan çerekun e parë me rezultat 28:18. Vendasit vazhduan me ritëm të lartë edhe në periudhën e dytë, të cilën e mbyllën 32:22, duke shkuar në pushim me epërsi 54:40.

    Në pjesën e dytë, Dziki Warszawa arriti ta ruajë dhe ta zgjerojë avantazhin, duke triumfuar në fund me shifrat bindëse 103:81.

    Jordan Johnson ishte lojtari më i dalluar i Pejës, duke përfunduar ndeshjen me 20 pikë dhe katër asistime.

    Pas kësaj sfide, Dziki Warszawa ka bilanc prej tri fitoreve dhe një humbjeje, ndërsa GO+ Peja qëndron me një fitore dhe tri humbje. /ATVLIVE.TV

  • Fabrizio Romano: Zinedine Zidane pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Francës!

    Fabrizio Romano: Zinedine Zidane pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Francës!

    Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, edhe pse askush nuk e konfirmon ende publikisht, plani brenda Federatës Franceze të Futbollit është tashmë i qartë: Zinedine Zidane është kandidati kryesor dhe pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Francës.

    Romano raporton se drejtuesit e federatës po punojnë në heshtje për tranzicionin, ndërsa nuk pritet asnjë njoftim zyrtar derisa të përfundojnë procedurat e brendshme. Megjithatë, burimet e tij theksojnë se Zidane është zgjedhja e preferuar dhe se procesi po shkon drejt një marrëveshjeje të pashmangshme.

    Zidane, legjendë e futbollit francez dhe trajner i suksesshëm me tre Champions League, ka qenë prej kohësh i lidhur me këtë post, dhe tashmë skenari duket më i afërt se kurrë.

    Ndërkohë, në Francë ka nisur entuziazmi: tifozët janë të bindur se ardhja e Zidane do të sillte një epokë të re për “Les Bleus”.