ATV

Category: Sport

  • Murat Yakin para ndeshjes kundër Kosovës:Në futboll mund të ndodhë gjithçka

    Murat Yakin para ndeshjes kundër Kosovës:Në futboll mund të ndodhë gjithçka

    Trajneri i Kombëtares së Zvicrës Murat Yakin,ka folur në konferencën para ndeshjes Kosovë-Zvicër.

    Duke folur për një fitore të mundshme të dardanëve me rezultat 6:0 Yakin ka thënë se gjithçka është e mundur,por thotë se Zvicra do ta luajë lojën e vet siç ka bërë gjithmonë.

    “Çdo gjë është e mundur në futboll. Është në dorën tonë të vendosim. Dua që ekipi të jetë i fokusuar, dua të luajmë lojën tonë. Nuk po mendojmë për skenarët më të këqija. Ekipi ka mjaftueshëm kualitet. Duhet të luajmë lojën tonë dhe më pas jam i bindur se do të kemi rezultat të mirë”

    Përndryshe Yakin ka thurur lavde për lojën e Kombëtares së Kosovës,duke bërë të ditur se “Dardanët”ka bërë një kampanjë tejet të shkëlqyer gjatë kualfikimeve për botëror.

  • Barcelona pritet të rikthehet në Camp Nou gjatë fundjavës së ardhshme

    Barcelona pritet të rikthehet në Camp Nou gjatë fundjavës së ardhshme

    Gjiganti katalunas Barcelona,mund të rikthehet në Spotify Camp Nou gjatë fundjavës që vjen.

    Në javën e 13-të të La Ligës spanjolle Barca do të luaj në shtëpi kundër Athletic Bilbaos,dhe do të luhet pikërisht në Camp Nou gjë që u konfirmua edhe nga zyrtarët e klubit.

    Përndryshe janë përmendur data të shumta për rikthim,duke përfshirë edhe ndeshjen e trofeut Joan Gamper si dhe takimin kundër Valencias,por pritja e gjatë pritet të marrë fund shumë shpejtë.

    Kujtojmë që stadiumi “Camp Nou”ishte në renovim për gati tre vite,dhe Barcelona shumicën e ndeshjeve si vendas i ka luajtur në stadiumin olimpik.

  • Skandali i Adeyem me armë të paligjshme, a rrezikon përjashtim nga Gjermania?

    Skandali i Adeyem me armë të paligjshme, a rrezikon përjashtim nga Gjermania?

    Ylli i Borussia Dortmund dhe përfaqësues i Gjermanisë, Karim Adeyemi, u përfshi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, pasi tabloidi gjerman Bild raportoi se sulmuesi 22-vjeçar ka marrë një urdhër penal dhe është gjobitur me 450,000 euro për posedim armësh të paligjshme.

    Sipas raportimit, Adeyemi kishte në posedim një grusht hekuri (knuckle duster) dhe një taser elektrik, dy objekte që në Gjermani konsiderohen armë të ndaluara dhe rrezikojnë sigurinë publike.

    Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, u pyet rreth incidentit gjatë konferencës për shtyp të dielën. Ai konfirmoi se ka biseduar me lojtarin së bashku me drejtorin sportiv të kombëtares, Rudi Völler, por theksoi se prioriteti i menjëhershëm është ndeshja vendimtare e të hënës kundër Sllovakisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    “Por kjo është një çështje që kërkon shumë kohë dhe vëmendje. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme nesër. Prandaj do të merremi me këtë çështje pas ndeshjes,” – deklaroi Nagelsmann.

    Deklarata e trajnerit tregon qartë se përfaqësuesja gjermane po përpiqet të shmangë çdo shpërqendrim para sfidës vendimtare të radhës.

    Pavarësisht zhurmës së krijuar, pritet që Adeyemi të jetë pjesë e skuadrës për sfidën kundër Sllovakisë. Sipas burimeve nga kampi gjerman, lojtari do të jetë i gatshëm për të luajtur, pasi çështja ligjore nuk e pengon përfshirjen e tij në aktivitetet sportive.

    Gjermanisë i mjafton një barazim për të siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026, gjë që e bën sfidën e së hënës edhe më të rëndësishme.

  • Lojtari i New York Jets, Kris Boyd, i shtruar në spital sas të shënave në Midtown

    Lojtari i New York Jets, Kris Boyd, i shtruar në spital sas të shënave në Midtown

    Cornerback-u i “New York Jets”, Kris Boyd, u plagos rëndë dhe u shtrua në spital të dielën herët në mëngjes pas një të shtëne me armë zjarri në Midtown Manhattan, sipas disa raportimeve.

    NYPD njoftoi se incidenti ndodhi pak pas orës 2 të mëngjesit në West 38th Street pranë 7th Avenue, jashtë restorantit “Sei Less”. Boyd u qëllua në abdomen dhe u transportua menjëherë në Bellevue Hospital, ku ndodhet në gjendje “kritike, por stabile.”

    Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.

    “Jets” publikuan një deklaratë të shkurtër: “Jemi në dijeni të situatës që përfshin Kris Boyd dhe për momentin nuk kemi komente të tjera.”

    Boyd, 29 vjeç, nënshkroi me Jets në mars 2025. Ai ende nuk ka luajtur këtë sezon pasi u vendos në listën e të dëmtuarve në gusht për shkak të një dëmtimi në shpatull.

  • Dardanët me njoftim për shpërndarjen e biletave për anëtarët e vet

    Dardanët me njoftim për shpërndarjen e biletave për anëtarët e vet

    Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët”,ka bërë një njoftim për anëtarët të cilët nuk ka siguruar biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër.

    Në një njoftim të bërë thuhet se sot do të bëhet shpërndarja e tyre,dhe atë tek fanclub-i në qendër të Prishtinës.

    “Sot, fillon shpërndarja e biletave për anëtarët tonë për ndeshjen kundër Zvicrës që luhet nesër mbrëma, e që mbyll ciklin historik të këtij grupi. Siç është bërë praktikë tani e një kohë, biletat do të shpërndahen te fanclub-i ynë në kryeqendër, si dhe në qytetet ku ndodhën përfaqësuesit tanë.”

    Përndryshe Dardanët më tej janë të bindur se ky cikël kualifikues për Kosovën do të mbyllet në mënyrë perfekte,dhe atë para pushimit 4 mujor deri në muajin mars.

    Kujtojmë që ndeshja Kosovë-Zvicër pritet të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.

  • Atlanta Hawks dhe Uttah Jazz shënojnë fitore të rëndësishme

    Atlanta Hawks dhe Uttah Jazz shënojnë fitore të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Atlanta Hawks shënoi fitoi kundër Phoenix Suns,dhe atë me rezultat të ngushtë 124:122.

    Onyeka Okonëugu ishte basketbollisti më i mirë tek Haëks me 27 pikë,teksa kontribut dha dhe Nickeil Alexander-Walker me 26 pikë si dhe Jalen Johnson me 25 pikë e 10 kërcime.

    Tek Suns më i miri ishte Dillion Brooks me 34 pikë,si dhe Devin Booker me 27 pikë port ë pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Ndërkohë Uttah Jazz mposhti Chigago Bulls në shtëpi,dhe atë pas vazhdimeve me rezultat 150:147.

    Lauri Markkannen ishte basketbollisti më efikas tek Jazz me 47 pikë e 7 kërcime,si dhe Keyonte George me 33 pikë e 6 asistime.

    Tek Bulls më i miri ishte Coby White me 27 pikë e 8 asistime,teksa Josh Giddey me 26 pikë,13 kërcime e 13 asistime.

  • Real Madrid synon të emërojë sërish Zinedine Zidane

    Real Madrid synon të emërojë sërish Zinedine Zidane

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,po synon që të gjejë një trajner nëse Xabi Alonso largohet nga posti i trajnerit të “Los Blancos”.

    Një prej kandidatëve që mund ta zvëndësojë Alonso është francezi Zinedine Zidane,i cili mund ta marrë për herë të tretë drejtimin e Real-it.

    Përndryshe Alonso nuk po përjeton momente të mira tek “Los Blancos”,kjo pasi lojtarët nuk po pajtohen me strategjitë e teknikut spanjoll,me theks të veçantë me yllin brazilian Vinicius Jr.

    Në anën tjetër Zidane nuk është i angazhuar që katër vite si trajner,dhe vetë francezi po synon që të rikthehet në stol.

    Kujtojmë që Real Madrid është lider në La Liga me 31 pikë,3 më shumë se Barcelona që gjendet në pozitën e dytë.

  • Me sa gola duhet ta mposhtë Kosova, Zvicrën për të shkuar direkt në Botëror?

    Me sa gola duhet ta mposhtë Kosova, Zvicrën për të shkuar direkt në Botëror?

    Kosova ndeshet të martën me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

    Dardanët kanë 10 pikë në vendin e dytë, dhe tashmë e kanë siguruar Playoff-in.

    Mirëpo, ata kanë vetëm tri pikë më pak se Zvicra që mban vendin e parë, por me një golaverazh shumë më të mirë prej 13:1 (Kosova e ka 5:4).

    Në mënyrë që të kualifikohet drejtpërdrejt, Kosova duhet të triumfojë së paku 6-0 ndaj helvetëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • Amir Abrashi i thotë lamtumirë Kombëtares së Shqipërisë pas 12 vitesh

    Amir Abrashi i thotë lamtumirë Kombëtares së Shqipërisë pas 12 vitesh

    Mesfushori nga Gjakova, Amir Abrashi, ka vendosur të japë lamtumirën nga Kombëtarja e Shqipërisë në moshën 35-vjeçare, duke mbyllur kështu një kapitull të artë që zgjati plot 12 vjet.

    Abrashi, aktualisht pjesë e Grasshoppers në Zvicër, iu bashkua skuadrës kuqezi në vitin 2013 dhe debutoi në fitoren 2-0 kundër Armenisë. Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, ai zhvilloi 51 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar një gol dhe dhuruar katër asistime, ndërsa u bë një prej liderëve më të rëndësishëm të brezit të tij.

    Largimi i tij përfaqëson fundin e një epoke të rëndësishme për Kombëtaren, pasi Abrashi ka qenë pjesë e shumë ndeshjeve historike, duke u dalluar gjithmonë për karakter, sakrificë dhe profesionalizëm. Ai është quajtur shpesh “Zemra dhe shpirti i Kombëtares” për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në mesfushë dhe ka luajtur në dy Kampionate Evropiane, ato të vitit 2016 dhe 2024.

    Në vijim, mund të lexoni deklaratën e plotë të Amir Abrashit, e cila është drejtuar tifozëve dhe gjithë familjes kuqezi:

    Të dashur tifozë kuqezi,
    Sot dua t’ju drejtohem me dorë në zemër për t’ju njoftuar se po e përmbyll kapitullin tim me Kombëtaren e Shqipërisë. Ky nuk është një vendim i lehtë, sepse fanella kuqezi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë nderi më i madh i jetës sime. Çdo ndeshje, çdo sfidë, çdo moment gëzimi apo dhimbjeje e kam jetuar me shpirt, për ju dhe për vendin tonë.
    Dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë ndër vite. Ju keni qenë forca ime, motivimi im më i madh dhe arsyeja pse gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë.
    Jam mirënjohës që kam qenë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe që pata fatin të luftoj për ngjyrat kuqezi. Kombëtarja është familja ime e dytë, e ju tifozët jeni zemra e saj.
    Edhe pse karriera ime me Shqipërinë mbyllet këtu, zemra ime mbetet përgjithmonë kuqezi.
    Në fund, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Duka, për besimin dhe mbështetjen e tij në çdo hap. Falënderoj nga zemra trajnerët Gianni De Biasi, Christian Panucci, Edoardo Reja dhe Sylvinho për punën, udhëheqjen dhe besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve. Një falënderim i veçantë shkon edhe për gjithë stafin e FSHF-së, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetje e jashtëzakonshme në çdo moment të këtij rrugëtimi.
    Faleminderit për gjithçka.

  • Granit Xhaka i qartë: “Zvicra nuk do të bie nga pozita e parë”

    Granit Xhaka i qartë: “Zvicra nuk do të bie nga pozita e parë”

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shprehur dëshirën që të mos kujtohet negativisht në histori, duke aluduar për mundësinë e një fitorje 6-0 të Kosovës ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës.

    Zvicra është afër sigurimit të një vendi në Kupën e Botës, pasi tani për tani, “Dardanët” duhet të fitojnë 6-0 në Prishtinë për ta rrëzuar nga pozita e parë.

    Xhaka ka theksuar për mediat zvicerane se Zvicra nuk dëshiron që një skenar i tillë të ndodhë.

    “Në futboll, kemi parë gjithçka. Por, nuk duam të bëjmë historinë në këtë mënyrë”, tha ai.

    “Për ta arritur një fitore 6-0, duhet të mposhtni Zvicrën. Nëse Kosova e menaxhon situatën, atëherë faji është i yni”, u shpreh Xhaka, sipas raportimit të gazetës “Blick.ch”. /ATVLIVE.TV