ATV

Category: Sport

  • Arbër Hoxha po shkëlqen: Kroatët mahniten nga forma e tij

    Arbër Hoxha po shkëlqen: Kroatët mahniten nga forma e tij

    Arbër Hoxha po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij të fundit, si me Dinamon, ashtu edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

    Portali kroat Index.hr i ka kushtuar një shkrim të veçantë sulmuesit anësor shqiptar. Në artikull theksohet forma mjaft e mirë e Hoxhës, ndërsa shprehet dëshira që ai të mos largohet nga kampionati kroat.

    Sipas raportimeve, futbollisti tashmë ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, përfshirë edhe disa skuadra nga Anglia.

    “Hoxha ka një cilësi të veçantë. Ai është një lojtar i egër dhe i pazbutur, jo domosdoshmërish më i sakti taktikisht, por absolutisht i paparashikueshëm — si për ekipin e tij, ashtu edhe për kundërshtarët. Edhe kur i bezdis tifozët, ai shpesh mbetet i vetmi që mund ta çojë sulmin në një nivel më të lartë dhe të krijojë diçka nga hiçi, siç bëri së fundmi kundër Rijekës në Maksimir. Hoxha është mjeshtri i kaosit që i duhet Dinamos”, shkruan ndër të tjera Index.hr. /ATVLIVE.TV

  • Pedri rikthehet në stërvitje, Barcelona gjen lehtësim pas mungesës së mesfushorit

    Pedri rikthehet në stërvitje, Barcelona gjen lehtësim pas mungesës së mesfushorit

    Barcelona ka marrë një lajm të mirë, pasi Pedri është rikthyer sot në stërvitjen kolektive dhe po i afrohet rikuperimit të plotë nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushës për disa javë.

    Mesfushori spanjoll kishte munguar që nga El Clasico i muajit të kaluar, pas një dëmtimi në kofshë. Stafi mjekësor i Barcelonës ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm me rikuperimin e tij, për të shmangur çdo risk të rikthimit të parakohshëm.

    Mungesa e Pedrit u ndje dukshëm në dy ndeshjet e fundit: barazimi me Club Brugge dhe humbja ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve treguan se sa shumë i mungon kreativiteti mesfushorit katalanas.

    Rikthimi i tij ishte parashikuar fillimisht për sfidën ndaj Atletico Madridit, por tani do të jetë interesante të shihet nëse ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e La Ligës këtë fundjavë ndaj Alaves.

    Barcelona shpreson që ylli 23-vjeçar të rikuperohet sa më shpejt, pasi prania e tij është thelbësore për sfidat e ardhshme të rëndësishme të skuadrës.

  • Shkëndija arrin në Prishtinë, gati për sfidën ndaj Dritës

    Shkëndija arrin në Prishtinë, gati për sfidën ndaj Dritës

    Skuadra e Shkëndijës ka mbërritur sot në Prishtinë, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e shumëpritur kundër Dritës, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

    Ekipi nga Tetova është pritjur me entuziazëm në kryeqytetin kosovar dhe tashmë po përqendrohet te përgatitjet e fundit para sfidës.

    Ndeshja Shkëndija – Drita do të luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët e të dy skuadrave, me ndeshjen që fillo nga ora 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Mediat turke në festë për Ernest Muçin

    Mediat turke në festë për Ernest Muçin

    Ernest Muçi po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij në Turqi. Pasi u la disi në hije për muaj të tërë, ai është kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të Trabzonsporit. Dy golat e tij në fitoren dramatike 4-3 ndaj Bashaksehirit kanë bërë që mediat turke të shpërthejnë me lavdërime.

    Gazeta Fanatik e cilësoi paraqitjen e tij si “kokëfortësi shqiptare”, ndërsa Foto Maç ironizoi me titullin “Nga Muçi me dashuri”. Raportimet theksojnë se Trabzonspor mund ta blejë kartonin e tij për 8.5 milionë euro në fund të sezonit.

    Pas ndeshjes, Muçi u tregua modest, duke i atribuar suksesin asistimeve të Batagovit. Mediat turke shënuan gjithashtu se ai vendosi rekord personal, duke shënuar për herë të parë dy gola në një ndeshje të Superligës.

    Që prej ardhjes në Turqi, Muçi ka luajtur 70 ndeshje me 11 gola e 4 asistime, ndërsa në Superligë numëron 9 gola në 50 sfida. Karriera e tij përfshin edhe golin vendimtar që i dha Beshiktashit finalen e Kupës së Turqisë në 2024. /ATVLIVE.TV

  • Zbulohet data kur Manchester City do të mësojë ndëshkimin për 115 shkeljet financiare

    Zbulohet data kur Manchester City do të mësojë ndëshkimin për 115 shkeljet financiare

    Ekipi anglez, Manchester City pritet të mësojë së shpejti masën disiplinore që do të merret kundër klubit për 115 shkeljet financiare të konstatuara gjatë viteve të fundit.

    Lajmi është bërë i ditur nga ish-këshilltari i klubit, Stefan Borson, i cili tha se komisioni i pavarur që ka hetuar çështjen do të shpallë vendimin e tij para datës 25 dhjetor.

    Gjatë një interviste për talkSPORT, Borson theksoi se as Manchester City dhe as Premier League nuk mund të fajësohen për vonesën e këtij procesi. Ai shtoi se anëtarët e komisionit duhej të
    ishin të punësuar me kohë të plotë për të trajtuar ekskluzivisht këtë hetim, në mënyrë që verdikti të ishte gati më herët. /ATVLIVE.TV

  • Sot është dita e parë e IHF Trophy

    Sot është dita e parë e IHF Trophy

    Sot në Prishtinë fillon IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet.

    Kjo garë organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti. Për Federatën e Hendbollit të Kosovës, IHF Trophy ka qenë një ngjarje shumë e suksesshme, duke sjellë kualifikime për Kombëtaret tona në Kampionate Botërore tri herë deri më tani.

    Në vitin 2019 në Spanjë garoi Kombëtarja U21 e hendbollistëve. Në vitin 2024, në Kinë, Kosova ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror për hendbollistet deri në 18 vjet, ndërsa sivjet në Egjipt mori pjesë në Botërorin U19 për hendbollistë.

    Sot (e mërkurë) deri të dielën mbahet IHF Trophy për hendbollistet U17 të zonës evropiane. Ndërkohë, nga 2 deri më 6 dhjetor zhvillohet IHF Trophy për hendbollistet U19, gjithashtu për zonën evropiane. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

    Nga ora 15:00 është ndeshja e parë mes Britanisë së Madhe dhe Azerbajxhanit.

    Nga ora 17:00 vajzat tona luajnë me ato të Bullgarisë. /ATVLIVE.TV

  • Hedhet shorti për Kupën e Kosovës – skuadrat e Superligës shmangin njëra-tjetrën në raundin e radhës

    Hedhet shorti për Kupën e Kosovës – skuadrat e Superligës shmangin njëra-tjetrën në raundin e radhës

    Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është zhvilluar sot shorti për fazën e ardhshme të Kupës së Kosovës, ku ekipet elitare kanë pasur fat duke mos u përballur mes vete. Në letër, të gjitha 10 skuadrat e Superligës konsiderohen favorite për të kaluar në rundin tjetër.

    Prishtina, fituese në fuqi e trofeut, do të ketë përballë skuadrën e Top Football-it. Ndërkohë, Ballkani do të luajë në shtëpi ndaj Rilindjes 1987 – ekip që dikur i shkaktoi eliminim të befasishëm portokallezinjve.

    Kampioni aktual i Kosovës, Drita, udhëton drejt Pejës për t’u ndeshur me Besën, ndërsa Gjilani do të matë forcat me Istogun. Llapi luan para tifozëve të vet kundër Vjosës, kurse Ferizaj zhvillon derbin lokal me Tefik Çangën.

    Ndërkaq, Drenica takohet me Prizrenin, Prishtina e Re ndeshet me Lepencin, ndërsa Dukagjini pret Ramiz Sadikun. Malisheva ka një detyrë të vështirë pasi udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën.

    Çiftet tjera janë: 2 Korriku – Dinamo, Flamurtari – Vushtrria, KEK-u – Vëllaznimi, Kika – Trepça ’89, Liria – Suhareka dhe Istogu 03 – Feronikeli ’74.

  • Flick pas humbjes 0–3 ndaj Chelseat: “Kartoni i kuq na penalizoi shumë, por duhet të analizojmë gabimet tona”

    Flick pas humbjes 0–3 ndaj Chelseat: “Kartoni i kuq na penalizoi shumë, por duhet të analizojmë gabimet tona”

    Barcelona doli pa pikë nga transferta ndaj Chelseat, duke u mposhtur 0–3 në ndeshjen e radhës të fazës së grupeve në Champions League. Pas sfidës, trajneri Hansi Flick u shfaq i zhgënjyer nga rezultati, duke theksuar se ndeshja mori kthesë negative që në minutat e para.

    Flick theksoi se katalanasit humbën një rast ideal për të kaluar në avantazh, ndërsa kartoni i kuq që pasoi i vuri skuadrës presion të madh:

    “Kishim një mundësi të shkëlqyer për të shënuar të parët, por nuk e konkretizuam. Më pas, të luash me një lojtar më pak kundër një ekipi si Chelsea nuk është aspak e lehtë,” u shpreh tekniku gjerman.

    Ai pranoi se skuadra e tij hasi vështirësi serioze në ndërtimin e aksioneve dhe në ruajtjen e qetësisë me topin:

    “Luftuam, por humbëm topa të thjeshtë dhe bëmë pasime të pasakta. Duhet t’i analizojmë këto gjëra. Nuk e di sa minuta e luajtëm me dhjetë lojtarë, por ishte një kohë e gjatë. Chelsea është shumë e fortë me topin në zotërim.”

    Megjithatë, Flick u përpoq të nxjerrë edhe anën pozitive nga kjo humbje:

    “Duhet ta pranojmë rezultatin, por edhe të shohim gjërat e mira. E dimë që është e vështirë të futemi në top 8, por do të përpiqemi deri në fund.”

    Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona zbret në vendin e 15-të në renditjen e përgjithshme të grupeve, ndërsa Chelsea ngjitet në pozitën e 5-të.

  • Guardiola pranon gabimin: “10 ndryshime ishin shumë” pas humbjes ndaj Leverkusen

    Guardiola pranon gabimin: “10 ndryshime ishin shumë” pas humbjes ndaj Leverkusen

    Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka pranuar se bërja e 10 ndryshimeve në formacion për ndeshjen e Champions League ndaj Bayer Leverkusen ishte një vendim i tepruar — madje, sipas tij, diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë gjatë karrierës.

    Erling Haaland, Phil Foden dhe Jeremy Doku nisën nga stoli, por zëvendësuesit e tyre nuk arritën të bëjnë diferencën. Guardiola u detyrua të fusë në fushë disa prej titullarëve në pjesën e dytë, por ekipi nuk gjeti dot ritmin e duhur.

    Duke reflektuar mbi zgjedhjen e formacionit, ai tha:

    “Nëse do të fitonim, nuk do të ishte problem. Por po, ndoshta ishte shumë. Meqë luajmë çdo dy, tre apo katër ditë… ndoshta ishte e tepruar, duke parë rezultatin.”

    Guardiola theksoi se dëshiron që i gjithë ekipi të ndihet i përfshirë, por ndonjëherë kjo sjell risk:

    “Gjithmonë kam besuar se për të kaluar një sezon të gjatë, duhet që të gjithë të jenë të përfshirë. Por ndoshta këtë herë e teprova.”

    Sipas tij, lojtarët që nisën titullarë kishin frikë të gabonin, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në lojë:

    “Luanin më shumë për të mos bërë gabime sesa për të bërë atë që duhej. Në këto nivele, kur nuk je i qetë me topin apo pa të, bëhet e vështirë.”

    Ai pranoi plotësisht përgjegjësinë:

    “Nuk mund të luajmë Haaland çdo ndeshje nga 95 minuta, por po — ishte shumë. Ishte hera e parë në karrierë që bëra kaq ndryshime dhe ishte e tepruar.”

    Duke folur për performancën, Guardiola shtoi se skuadra nuk pati intensitetin dhe besimin e zakonshëm:

    “Nuk ishte paraqitja që prisnim. Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm, por na mungoi ajo shkëndija që kërkohet në nivelet më të larta. Kishim raste, por jo të pastërta. Nuk treguam vendosmërinë e duhur.”

    Ai përfundoi duke theksuar se ndonjëherë situata të tilla ndodhin, por ekipi duhet të reagojë shpejt.

  • Neymar lëndohet– sezoni 2025 mbyllet para kohe për yllin Brazilian!

    Neymar lëndohet– sezoni 2025 mbyllet para kohe për yllin Brazilian!

    Sipas raportimeve të Globo, Neymar ka pësuar një dëmtim në meniskun e gjurit të majtë, një problem serioz që pritet ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të vitit 2025. Sulmuesi brazilian tani do t’i nënshtrohet trajtimit dhe më pas një faze të gjatë rikuperimi.

    Ky është një tjetër lajm i hidhur për 33-vjeçarin, i cili ka vuajtur disa lëndime radhazi kohët e fundit. Klubi i tij ka konfirmuar se stafi mjekësor është duke ndjekur nga afër gjendjen e lojtarit dhe pritet të japë më shumë detaje në ditët në vazhdim.

    Mungesa e Neymarit për pjesën e mbetur të sezonit është një goditje e madhe për skuadrën dhe për tifozët, të cilët kanë reaguar menjëherë me mesazhe mbështetjeje:“Força, Ney! Rikthehu sa më shpejt!”