ATV

Category: Sport

  • Maresca bën thirrje: “Mos i krahasoni Yamal apo Estevão me Messin dhe Ronaldon… ju lutem!”

    Maresca bën thirrje: “Mos i krahasoni Yamal apo Estevão me Messin dhe Ronaldon… ju lutem!”

    Trajneri Enzo Maresca ka reaguar ndaj krahasimeve të fundit që janë bërë për talentet e rinj Lamine Yamal dhe Estevão, duke kërkuar që tifozët dhe media të ulin pritshmëritë dhe presionin ndaj tyre.

    “Mos i krahasoni Yamal apo Estevão me Messi dhe Ronaldo… ju lutem,” tha Maresca me një ton të qartë paralajmërues.

    Ai theksoi se të dy lojtarët janë ende në fazat e para të karrierës së tyre dhe nuk duhet të ngarkohen me presion të panevojshëm:

    “Ata janë vetëm 18 vjeç, shumë të rinj. Pa presion.”

    Maresca shtoi se është thelbësore që lojtarët e talentuar të zhvillohen natyrshëm, pa pritshmëri që i krahasojnë me dy legjenda të futbollit botëror.

    Deklarata e tij vjen në një periudhë ku Yamal po shkëlqen te Barcelona dhe Estevão po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke bërë që krahasimet e parakohshme të shpërthejnë në rrjete sociale dhe media.

    Maresca ka kërkuar qetësi dhe mbështetje, jo presion — duke kujtuar se edhe legjendat e futbollit janë bërë të tilla me kohë, jo në moshën 18-vjeçare.

  • Fabrizio Romano: Marc Cucurella ka firmosur komtratwn e re me Chelsean që në gusht

    Fabrizio Romano: Marc Cucurella ka firmosur komtratwn e re me Chelsean që në gusht

    Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka bërë të ditur se mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella ka nënshkruar tashmë marrëveshjen e re me Chelsean që në muajin gusht, duke mbyllur çdo dilemë mbi të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”.

    Sipas raportimit të Romano-s, marrëveshja është finalizuar muaj më parë, ndërsa klubi londinez ka vendosur ta mbajë të fshehtë deri në momentin e duhur, duke i siguruar 26-vjeçarit një rol kyç në projektin afatgjatë të Bluve.

    Ky rinovim vjen pas paraqitjeve të forta të Cucurellas në Premier League dhe Champions League, ku ai ka qenë një ndër lojtarët më të qëndrueshëm dhe më të vlerësuar të Mauricio Pochettino-s.

    Chelsea beson se mbrojtësi spanjoll është pjesë e rëndësishme e skuadrës për të ardhmen, ndërsa firma e tij e hershme tregon besimin e ndërsjellë mes klubit dhe lojtarit.

  • Oleksandr Usyk mëson së shpejti sfiduesin e tij për titullin IBF

    Oleksandr Usyk mëson së shpejti sfiduesin e tij për titullin IBF

    Kampioni ukrainas i peshave të rënda dhe kampioni i botës, Oleksandr Usyk, do të mësojë së shpejti se kush do të jetë sfiduesi i tij i radhës për titullin IBF.

    Edhe pse mendoi të tërhiqej nga boksi pas fitores me nokaut ndaj Daniel Dubois në korrik, Usyk ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij. Kohët e fundit ai hoqi dorë nga rripi WBO, duke humbur statusin e tij si kampion i padiskutueshëm, por tani e pret një mbrojtje e detyrueshme për titullin IBF.

    Kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë fituesi i ndeshjes eliminatore midis Jared Anderson dhe Frank Sanchez. Të dy luftëtarët kanë vetëm nga një humbje në karrierën e tyre, dhe IBF ka urdhëruar që fituesi i kësaj sfide të bëhet sfiduesi i detyrueshëm për Usyk.

    Fansat e boksit presin me padurim këtë duel që premton të jetë një nga më interesantët e vitit. /ATVLIVE.TV

  • Hajdin Salihu, ylli i Polonia Warszawa këtë sezon

    Hajdin Salihu, ylli i Polonia Warszawa këtë sezon

    Qendërmbrojtësi kosovar Hajdin Salihu po shkëlqen te Polonia Warszawa dhe po konfirmohet si një nga lojtarët kyç të ekipit këtë sezon.

    Me ndërhyrje të sigurta, vendosmëri dhe qetësi në momentet vendimtare, Salihu po fiton vlerësime të mëdha nga trajnerët dhe tifozët. Ai nuk ndihmon vetëm mbrojtjen: në 14 ndeshje të Ligës së
    Parë të Polonisë, ka dhuruar edhe dy asistime, duke treguar se kontribuon edhe në aksionet sulmuese.

    Performanca e tij e vazhdueshme e bën Salihun një nga talentet më premtuese të futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Ndeshja Sllovaki–Kosovë do të luhet në stadiumin Tehelne Pole të Bratislavës

    Ndeshja Sllovaki–Kosovë do të luhet në stadiumin Tehelne Pole të Bratislavës

    Tani është vendosur zyrtarisht se ku do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e Kualifikuesve të Kupës së Botës mes Sllovakisë dhe Kosovës.

    Federata e Futbollit e Sllovakisë ka bërë të ditur se sfida do të luhet në kryeqytetin Bratislavë, në stadiumin Tehelne Pole.

    Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 26 mars 2026, duke filluar nga ora 20:45.

    Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Sllovake të Futbollit, Peter Palencik, tha se në garë ishin tre stadiume, por në fund është zgjedhur Tehelne Pole, i cili ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

    “Ne konsideruam stadiumet në Bratislavë, Trnavë dhe Kosice. U analizuan të gjitha aspektet – kushtet, kapaciteti, logjistika për të dy ekipet dhe mundësia e ndërhyrjeve në raste të paparashikuara. Në fund, vendosëm që ndeshja me Kosovën të zhvillohet në Bratislavë, dhe këtë e njoftuam edhe UEFA-n”, tha Palencik për faqen zyrtare të Federatës.

    Gjithashtu, Federata e Futbollit e Sllovakisë ka njoftuar se së shpejti do të publikohen edhe çmimet e biletave në faqen e tyre zyrtare. /ATVLIVE.TV

  • Maresca: “Pushim 48 orë për lojtarët, të dielën kemi Arsenalin”

    Maresca: “Pushim 48 orë për lojtarët, të dielën kemi Arsenalin”

    Skuadra e Barcelonës mbrëmë pësoi humbje të thellë 3:0 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Enzo Maresca, u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

    Madje, në konferencën për media pas ndeshjes, italiani njoftoi se lojtarët e tij do të kenë 48 orë pushim.

    “U thashë lojtarëve të pushojnë për 48 orë. Merrni kohën tuaj, pushoni, rikuperohuni… të dielën kemi Arsenalin!”, deklaroi Maresca.

    Chelsea të dielën përballet me Arsenalin në “Stamford Bridge”, në derbin kryesor të javës në Premier League. /ATVLIVE.TV

  • Hendbollistet e Istogut fitojnë ndaj Terezës

    Hendbollistet e Istogut fitojnë ndaj Terezës

    Të martën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

    Në Obiliq u luajt ndeshja e mbetur e xhiros së tetë mes Istogut dhe Terezës.

    Kampioni në fuqi, Istogu, fitoi me rezultat 37:28. Suzana e Dijana Ujkiq i shënuan nga dhjetë gola për Istogun.

    Kaltrina Paci i shënoi tetë gola për Terezën, kurse pesë i shtoi Melike Ipçi.

    Istogu është i dyti me 14 pikë nga tetë ndeshje ndërsa Tereza është e pesta me tetë pikë nga tetë ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Në hendbollin e femrave Samadrexha mposhti Prishtinën

    Në hendbollin e femrave Samadrexha mposhti Prishtinën

    Të martën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

    Në kuadër të xhiros së nëntë Samadrexha e mposhti Prishtinën në kryeqytet.

    Ndeshja në Pallatin e Rinisë përfundoi me rezultat 37:27 për samadrexhaset. Jennifer Toledo dhe Vitoria de Paula Oliveira ishin më efikaset te Samadrexha me nga shtatë gola. Arona Krasniqi e Erza Tafilaj i shënuan nga pesë.

    Te Prishtina nga tetë gola i shënuan Celine Tolno Sia dhe Burneta Rama. Katër i kishte Angelika Luberecka.

    Samadrexha i ka fituar tetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 16 pikë. Prishtina është e gjashta me gjashtë pikë nga tetë ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Vazoja e katërt pret Kosovën: FIFA shpall ndarjen për Botërorin 2026

    Vazoja e katërt pret Kosovën: FIFA shpall ndarjen për Botërorin 2026

    Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar vazot për shortin e Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Kosova vazhdon të ushqejë shpresat për pjesëmarrje në këtë Botëror. “Dardanët” do të luajnë në gjysmëfinale të play-offit evropian për kualifikim, ku më 26 mars përballen me Sllovakinë në Bratislavë. Në rast të triumfit, më 31 mars Kosova do të ndeshet me fituesin e sfidës Turqi–Rumani. Dy fitore radhazi do të siguronin kualifikimin historik të Kosovës në një Kampionat Botëror.

    Nëse arrin të kualifikohet, Kosova do të vendoset në vazon e katërt për shortin, ku gjenden gjithashtu fituesit e tri play-offeve të tjera evropiane, dy fituesit ndërkontinentalë, si dhe përfaqësueset e Jordanisë, Kepit të Gjelbër, Ganës, Kuraçaos, Haitit dhe Zelandës së Re.

    Përbërja e vazove të shortit

    Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA (si nikoqire), Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

    Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia.

    Vazo 3: Norvegjia, Panama, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

    Shorti i Kupës së Botës do të mbahet më 5 dhjetor në Washington, në një ceremoni madhështore ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha federatave të kualifikuara dhe atyre që janë ende në garë, përfshirë Kosovën.

    Ky Botëror do të jetë i pari me 48 ekipe, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe. Dy të parët e çdo grupi, së bashku me tetë skuadrat më të mira të vendeve të treta, sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/16 së finales.

    Ndarja në vazo është bërë duke u bazuar në renditjen më të fundit të FIFA-s, me synimin që ekipet më të forta të mos ndeshen mes vete që në fazën e grupeve.

    Kualifikimi i Kosovës, ashtu si edhe i Shqipërisë, do të ishte një arritje historike për futbollin shqiptar dhe një moment i paharrueshëm për kombëtaret tona. /ATVLIVE.TV

  • Humbja nga Chelsea i prishë Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjeve

    Humbja nga Chelsea i prishë Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjeve

    Seria e ndeshjeve me gola nga Barcelona ka marrë fund, pas humbjes nga Chelsea të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

    Mbrëmë, skuadra katalunase pësoi një humbje 3-0 nga Chelsea në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

    Kjo është hera e parë që nga 15 dhjetori 2024 që Blaugranët nuk kanë arritur të shënojnë kundër kundërshtarëve të tyre, kur humbën ndaj Leganes me rezultat 0-1.

    Që atëherë, Barcelona kishte shënuar të paktën një gol në 53 ndeshje radhazi.

    Barcelona dështoi të shënonte në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga 7 nëntori 2023, kur humbën ndaj Shakhtar Donetsk (0-1).

    Pas kësaj, katalunasit shënuan në 22 ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve – seria e tyre më e gjatë e shënimit të golave në këtë garë që nga ajo që kishin midis viteve 2009 dhe 2012 (29 ndeshje me gola).