ATV

Category: Sport

  • Arteta: “Mundëm skuadrën më të mirë në Europë” pas fitores 3-1 ndaj Bayern

    Arteta: “Mundëm skuadrën më të mirë në Europë” pas fitores 3-1 ndaj Bayern

    Arsenali arriti një fitore të madhe 3-1 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke treguar se mund të sfidojë “skuadrën më të mirë në Europë”, sipas trajnerit Mikel Arteta.

    Golat vendimtarë në pjesën e dytë nga Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli vulosën triumfin e topçinjve, ndërsa Jurrien Timber kishte hapur serinë e golave për Arsenalin. Për Bayern-in, 17-vjeçari Lennart Karl shënoi golin e barazimit, i pari që Arsenali pëson këtë sezon në Champions.

    Madueke, i rikthyer pas dy muajsh mungesë për shkak të dëmtimit në gju, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit, ndërsa Martinelli përfitoi nga një gabim i portierit Manuel Neuer për të vendosur rezultatin përfundimtar. Kjo fitore i jep Arsenalit pesë fitore nga pesë ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

    “Duhet t’i lavdëroj lojtarët tanë. Zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme kundër, sipas mendimit tim, skuadrës më të mirë në Europë,” tha Arteta. “Energjia që krijuam në stadium, cilësia me të cilën luajmë – është e pabesueshme.”

    Harry Kane dhe Bayern Munich nuk arritën të reagojnë. Kapiteni i Anglisë pranoi se pjesa e dytë ishte e vështirë: “Humbëm shumë duele dhe nuk patëm të njëjtën energji. Është humbja jonë e parë e sezonit, por do të mësojmë prej saj.”

    Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, pranoi superioritetin e Arsenalit: “Fitorja e tyre ishte e merituar. Në pjesën e dytë dolën me më shumë qëllim dhe mprehtësi. Ne thjesht i lejuam të merrnin kontrollin.”

    Arsenali, tashmë lider në grup, duket se po ngrihet me ritëm të lartë, ndërsa ky triumf i fortë në Emirates e vendos skuadrën në një pozitë të favorshme për fazën e eliminatoreve. /ATVLIVE.TV

  • Arne Slot i qetë pas humbjes së rëndë: “Nuk shqetësohem për të ardhmen time”

    Arne Slot i qetë pas humbjes së rëndë: “Nuk shqetësohem për të ardhmen time”

    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka hedhur poshtë zërat dhe shqetësimet lidhur me të ardhmen e tij, pavarësisht humbjes së thellë 4-1 ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.

    “Jo, nuk jam i shqetësuar. Fokusi im është në gjëra të tjera, jo te pozicioni im”, tha Slot me qetësi pas ndeshjes.

    Megjithatë, ai nuk u fsheh pas situatës: “Duhet të bëj më mirë”, pranoi trajneri, duke marrë përgjegjësinë për formën e dobët të skuadrës.

    Liverpooli po kalon një periudhë kritike, me rezultate të dobëta si në garat vendase ashtu edhe në ato evropiane, dhe presioni mbi skuadrën e Slotit është rritur ndjeshëm.

    Duke folur për humbjen e rëndë ndaj PSV-së, Slot e pranoi se ishte një goditje e vështirë, por theksoi se ekipi tregoi momente reagimi pozitiv.

    “Pasi mbyllëm pjesën e parë, pësuam një gol shumë herët për 2-1. Patëm raste të mira për të barazuar 2-2, por më pas, rreth 10-15 minuta para fundit, pësuam përsëri”, shpjegoi ai.

    “Është e vështirë për t’u pranuar. Pas golit të parë, pashë reagimin që dua nga skuadra – dhe kjo nuk është e thjeshtë, sidomos kur humbëm rëndë në fundjavë dhe pastaj përsëri jemi në disavantazh pas vetëm gjashtë minutash.”

    Slot theksoi se mentaliteti i lojtarëve ishte i qëndrueshëm, edhe pse zhgënjimet po grumbullohen:

    “Mentaliteti ishte aty, ashtu siç shpreson ta shohësh, por jo gjithmonë është e lehtë kur ke përjetuar kaq shumë zhgënjime. Rezultati është 4-1, një tjetër humbje e madhe.”

  • Derbi i shqiptarëve në Evropë: Prishtina pret spektaklin Drita–Shkëndija

    Derbi i shqiptarëve në Evropë: Prishtina pret spektaklin Drita–Shkëndija

    Sot (e enjte) zhvillohet një nga ndeshjet më të veçanta për futbollin shqiptar, ku Drita dhe Shkëndija takohen në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Dueli do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 21:00.

    Drita e Zekirija Ramadanit ka treguar formë solide, si në kampionat ashtu edhe në Evropë, duke grumbulluar dy barazime dhe një fitore në tri ndeshjet e para të grupit. Gjilanasit shihen të motivuar dhe të vendosur ta vazhdojnë këtë seri pozitive me një rezultat tjetër të favorshëm.

    Në kampin tjetër, edhe Shkëndija po shfaq qëndrueshmëri në paraqitjet evropiane, me një fitore dhe një barazim në dy takimet e fundit. Skuadra e Jeton Beqirit udhëton në Prishtinë me ambicie të qarta për të marrë pikë.

    Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi ndeshja vjen vetëm një ditë para festës së 28 Nëntorit. Tifozë nga të gjitha trevat shqiptare, veçanërisht nga Gjilani dhe Tetova, pritet të mbushin shkallët e stadiumit, duke e bërë këtë sfidë akoma më emocionuese. /ATVLIVE.TV

  • Mbappe futet në histori të Ligës së Kampionëve pas het-trikut ndaj Olympiacos

    Mbappe futet në histori të Ligës së Kampionëve pas het-trikut ndaj Olympiacos

    Kylian Mbappe dha një nga paraqitjet më spektakolare individuale në historinë e Ligës së Kampionëve, duke shënuar një het-trik brenda më pak se shtatë minutave ndaj Olympiacos.

    Ky het-trik bëri që të përmbysej disavantazhi i papritur prej 1-0 në një epërsi 3-1 në stadiumin ‘Georgios Karaiskakis’.

    Francezi, i cili tashmë numëron 26 gola dhe gjashtë asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, barazoi shifrat në minutën e 22-të, pasi goli i hershëm i Chiquinhos kishte tronditur madrilenët.

    Mbappe shënoi edhe dy herë radhazi pak minuta më vonë. Statistikat tregojnë se ai tani ka shënuar më shumë hat-trick jashtë fushe se çdo lojtar tjetër në historinë e Ligës së Kampionëve (4).

    Ky ëstë gjithashtu het-triku i dytë më i shpejtë në historinë e kësaj gare (6 minuta e 42 sekonda), duke u renditur menjëherë pas rekordit të Mohamed Salah kundër Rangers (6 minuta e 12 sekonda).

  • Kosova U17 në hendboll konkurrenca e femrave pëson humbje nga Bullgaria

    Kosova U17 në hendboll konkurrenca e femrave pëson humbje nga Bullgaria

    Kombëtarja e Kosovës U17 në hendboll në konkurrencën e femrave pësoi humbje nga Bullgaria me rezultat 25:17,në kuadër të IHF Trophy për zonën evropiane.

    Njëherësh kjo ishte ndeshja e parë e “dardaneve”në këtë garë,ku pritet një garë tejet e fortë, dhe kombëtarja që fiton fazën ndërkontinentale kualifikohet në botërorin e kësaj grupmoshe.

    Kujtojmë që ndeshjen e rradhës Kosova U17 e zhvillon ndaj Azerbajxhanit me fillim nga ora 17:00,dhe të gjitha takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

  • Neymar pëson lëndim të rëndë-Rrezikon botërorin me Brazilin

    Neymar pëson lëndim të rëndë-Rrezikon botërorin me Brazilin

    Ylli brazilian Neymar e bylli sezonin parakohe me skuadrën e Santos-it.

    Neymar pësoi dëmtim në meniskun e gjurit të majtë,ku nuk luajti në ndeshjen kundër Internacional.

    Përndryshe Globo Esporte raporton se Neymar do të humb ndeshjet vendimtare,duke përfshirë këtu kundër Sport si dhe dy sfidat e fundit të sezonit dhe padyshim këto dëmtime jep sinjal se ish-ylli i Barcelonës mund të rrezikoj botërorin e vitit 2026 me Brazilin.

    Kujtojmë që Neymar ka arritur të shënon vetëm 7 gola në të gjithë vitin 2025 për Santosin

  • Diego Simeone:Dëshiroj që të drejtojë një ditë Interin

    Diego Simeone:Dëshiroj që të drejtojë një ditë Interin

    Trajneri i Atletico Madrid-it Diego Simeone,ka folur për të ardhmen e tij në vitet e ardhshme.

    Simeone ka deklaruar se ka lidhje emocionale me neuroazzurët në kohën sa ishte lojtar,dhe thotë se një ditë dëshiroj ta drejtoj Inter-in.

    “ Nuk varet vetëm nga unë, por në karrierën time si trajner e imagjinoj veten duke drejtuar Interin një ditë. Mendoj se do të ndodhë një ditë”

    Përndryshe kjo deklaratë e teknikut argjentinas ishte konsideruar si një lllojë bombe në Madrid,teksa në Milano e shohin si një lloj shprese që një ditë emërimi i Simeones do të bëhet realitet.

    Kujtojmë që Diego Simeone si futbollist ka luajtur për Interin në vitet 1997-1999.

  • Ronaldo dhuron ora luksoze për bashkëlojtarët dhe familjen e Jotës

    Ronaldo dhuron ora luksoze për bashkëlojtarët dhe familjen e Jotës

    Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të veçantë për bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Portugalisë, duke u dhuruar secilit prej tyre një orë luksoze të personalizuar nga “Jacob & Co”, për të festuar triumfin në Ligën e Kombeve.

    Sipas raportimeve, këto ora luksoze kushtojnë midis 280,000 dhe 400,000 dollarë secila, gjë që e bën dhuratën edhe më mbresëlënëse.

    Ylli i Al Nassr ka treguar gjithashtu një kujdes të veçantë për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës, duke dërguar një orë të ngjashme edhe për familjen e sulmuesit të ndjerë të Liverpoolit. Më pak se një muaj para tragjedisë që i mori jetën, Jota ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që mposhti Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve.

    Pas humbjes së Jotës, Ronaldo shkroi në platformën X:

    “Kjo nuk ka kuptim. Vetëm sa ishim bashkë në ndeshjet e kombëtares, dhe ti sapo ishe martuar. Te familja jote, gruaja dhe fëmijët e tu, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Prehu në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve.”

    Ronaldo njihet për zemërgjerësinë e tij dhe për dhuratat e shpeshta që u bën bashkëlojtarëve dhe stafit në klubet ku luan. /ATVLIVE.TV

  • Chelsea vazhdon sezonin spektakolar – Maresca po shkëlqen në të gjitha kompeticionet

    Chelsea vazhdon sezonin spektakolar – Maresca po shkëlqen në të gjitha kompeticionet

    Chelsea po përjeton një nga sezonet më mbresëlënëse të viteve të fundit, teksa skuadra e Enzo Maresca-s po arrin rezultate të larta në çdo front.

    Blutë aktualisht renditen në vendin e dytë në Premier League, duke qëndruar fort në garë për titullin kampion. Forma e mirë e ekipit është reflektuar edhe në Evropë, ku Chelsea mban vendin e katërt në tabelën e Champions League, duke qenë në pozitë të favorshme për të kaluar më tej.

    Sukseset nuk mbarojnë aty. Skuadra londineze ka siguruar edhe kualifikimin në çerekfinale të Carabao Cup, duke konfirmuar se Maresca po menaxhon me mjeshtëri rotacionin dhe ritmin e ndeshjeve.

    Puna e trajnerit italian ka marrë vlerësime të shumta, pasi ai ka rikthyer identitetin, disiplinën taktike dhe entuziazmin në Stamford Bridge.

    Një sezon fantastik deri tani për Enzo Maresca-n dhe ekipin e tij.

  • Britania e Madhe fiton ndaj Azerbajxhanit

    Britania e Madhe fiton ndaj Azerbajxhanit

    Britania e Madhe e ka fituar ndeshjen e parë në IHF Trophy për zonën evropiane, për vajzat deri në 17 vjet.

    Të mërkurën pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Britania e Madhe e fitoi ndeshjen interesante me Azerbajxhanin me rezultat 32:27.

    Nga ora 17:00, Kombëtarja e Kosovës luan me Bullgarinë. /ATVLIVE.TV