ATV

Category: Sport

  • Qeveria e Kosovës ndan 1 milionë euro për Kombëtaren e Kosovës në rast kualifikimi në botëror

    Qeveria e Kosovës ndan 1 milionë euro për Kombëtaren e Kosovës në rast kualifikimi në botëror

    Qeveria e Kosovës ka ndarë premio për Kombëtaren e Kosovës,e cila arriti të siguroj fazën e play-off-it për kualifikim në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Në mbledhjen e mbajtur Qeveria ka ndarë 250 mijë euro për kalimin në play-off,teksa për fitore ndaj Sllovakisë 500 mijë euro kurse për kualifikim në botëror ka ndarë rreth 1 milionë euro premio.

    Përndryshe kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhje ka deklaruar se në fazën e rradhës Kombëtarja e Kosovës do të hyj me vetëbesim,kurse besimin do ta shpërblejmë me zotimin për lojtarët dardanë.

    “Në fazën e radhës hymë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tona për ta. Së pari, në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim prej 500 mijë euro dhe së dyti në rast kualifikimi në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milionë euro tjera shpërblim”

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës në fazën e play-off-it për botërorin e vitit 2026 do të takohet kundër Sllovakisë,kurse në rast se kalon këtë pengesë në finale do të takohet kundër fituesit nga ndeshja Turqi-Rumani.

  • Kompany sfidon Arsenalin: “Dua të parballemi sërish me ta!”

    Kompany sfidon Arsenalin: “Dua të parballemi sërish me ta!”

    Trajneri Vincent Kompany ka bërë një deklaratë të fortë pas ndeshjeve të fundit, duke shprehur dëshirën e tij për një përballje tjetër me Arsenalin.

    “Shpresoj shumë që të përballemi përsëri me Arsenalin këtë sezon,” tha Kompany. “Nuk jemi në një situatë ku themi: ‘Nuk mund t’i mposhtim’. Dua të përballemi sërish dhe të shohim si do të shkojnë gjërat në fazën tjetër.”

    Fjalët e tij janë interpretuar si një thirrje e hapur për hakmarrje, sidomos pas ndeshjeve të vështira që skuadra e tij ka pasur kundër londinezëve.

    Tifozët kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke e vlerësuar vendosmërinë e teknikut belg dhe ambicien për të kërkuar një rezultat më të mirë në takimin e radhës.

    Nëse kjo përballje ndodh, pritet të jetë ndër më të zjarrtat e sezonit.

  • Islam Selmani kalon me sukses grupin në Kampionatin Botëror të karatesë

    Islam Selmani kalon me sukses grupin në Kampionatin Botëror të karatesë

    Karateisti ynë, Islam Selmani, ka kaluar me sukses grupin në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Kajro të Egjiptit.

    Me një fitore dhe dy barazime, është në rrugë të mbarë drejt zonës së medaljes, kategoria -60 kg. Krahas Islamit, Kosovën e përfaqësojnë edhe Betim Maliqi dhe Vlerë Qerimi.

    Në Botëror po marrin pjesë vetëm garuesit e kualifikuar. /ATVLIVE.TV

  • 58 pikë në lojë: Verstappen kërkon fundjavë perfekte në Katar

    58 pikë në lojë: Verstappen kërkon fundjavë perfekte në Katar

    Skualifikimi i Lando Norris dhe Oscar Piastri për konsum të tepërt të shasisë së McLaren në garën e fundit të Formula 1 në Las Vegas, së bashku me fitoren e gjashtë sezonale të Max Verstappen, e ka afruar holandezin sërish në garë për titull, dy gara para përfundimit të sezonit.

    Me 58 pikë ende në lojë dhe me një garë sprint të parashikuar në Katar, shanset e Verstappen për të mbrojtur titullin për pilotë mbeten të mëdha. Lando Norris gjithashtu ka mundësi të qëndrojë në garë, edhe nëse renditet dy herë i dyti pas holandezit.

    “Qasja jonë nuk ndryshon, pavarësisht afrimit në renditje pas Las Vegasit. Çdo fundjavë përpiqemi të maksimizojmë performancën e makinës dhe të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Kjo është një fundjavë me garë sprint, kështu që ka edhe më shumë pikë në lojë”, tha Verstappen.

    Holandezi shtoi: “Duhet të kemi një fundjavë perfekte për të shpresuar në sukses. Lusail është një pistë e vështirë, ku menaxhimi i gomave është thelbësor për shkak të nxehtësisë. Duhet të sigurohemi që të ekzekutojmë gjithçka si duhet, duke pasur parasysh se do të kryejmë një garë me dy ndalesa të detyrueshme”.

  • Olise dhe Eze shkëmbejnë fanellat pas përballjes emocionuese Arsenal–Bayern në Ligën e Kampionëve

    Olise dhe Eze shkëmbejnë fanellat pas përballjes emocionuese Arsenal–Bayern në Ligën e Kampionëve

    Në një moment plot emocione dhe respekt mes miqve të vjetër, Michael Olise dhe Eberechi Eze shkëmbyen fanellat e tyre pas ndeshjes së mbrëmshme mes Arsenalit dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

    Dy talentet britanike, të cilët kaluan tre vite së bashku te Crystal Palace duke u bërë një dyshe ikonike për klubin, u rikthyen përballë njëri-tjetrit në skenën elitare europiane. Takimi i tyre pas ndeshjes u shoqërua me përqafime dhe buzëqeshje, duke treguar lidhjen e fortë që vazhdon pavarësisht rrugëve të ndryshme në karrierë.

    Shkëmbimi i fanellave u mirëprit nga tifozët në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre shprehën emocion për faktin që dy ish-shokë skuadre tani po shkëlqejnë në nivelet më të larta të futbollit botëror.

    Një moment i vogël, por shumë domethënës, që tregon bukurinë e futbollit – rivalitet në fushë, respekt dhe miqësi jashtë saj.

  • Lëndim i rëndë për Lara Gut-Behrami, humb të gjitha garat e sezonit

    Lëndim i rëndë për Lara Gut-Behrami, humb të gjitha garat e sezonit

    Lara Gut-Behrami ka pësuar një lëndim të rëndë në gju para disa javësh. Sot u konfirmua se dëmtimi lidhet me ligamentet, dhe ajo do të humbasë të gjitha garat e këtij sezoni.

    Gruaja e ish-futbollistit Valon Behrami nuk do të jetë në gjendje të garojë për një periudhë të gjatë. Ajo pritet të nënshtrohet një operacioni, që do ta mbajë jashtë sportit të skijimit për më shumë se 6–8 muaj.

    Fillimisht ishte raportuar se Lara Gut-Behrami mund të tërhiqej nga skijimi, por duket se kjo nuk do të ndodhë. Ajo vetë thotë se ky lëndim nuk është një “tragjedi” e madhe.

    Lojërat Olimpike Dimërore në Itali ishin synimi i fundit në karrierën e saj, por dëmtimi e pengoi realizimin e këtij qëllimi. /ATVLIVE.TV

  • Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen e Ligës Evropiane

    Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen e Ligës Evropiane

    Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) e ka deleguar anëtarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, për një tjetër ndeshje të rëndësishme.

    Në mesjavë Beqiri ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e Ligës Evropiane (EHF European League) në mes të skuadrës kroate, Sesvete Triglav dhe asaj nga Maqedonia e Veriut, Vardar.

    Fitore në ndeshjen në Zagreb shënoi Vardari me rezultat 38:24.

    Ndeshja i takoi xhiros së pestë të fazës grupore.

    EHF-ja vazhdimisht delegon gjyqtarët dhe delegatët anëtarë të FHK-së. /ATVLIVE.TV

  • Ndeshjet interesante në Prishtinë, pikët për kryeqytetasit

    Ndeshjet interesante në Prishtinë, pikët për kryeqytetasit

    Prishtina e Vushtrria në hendboll, kanë luajtur ndeshje shumë interesante të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

    Prishtina e nisi ndeshjen mirë dhe mbajti epërsi deri në minutën e 43-të kur rezultati u barazua në 29:29.

    Më pas vushtrriasit krijuan epërsi prej një, dy e tre gola, 34:31. Prishtina barazoi në 34:34 e më pas u luajt për secilin gol.

    Në minutën e 58-të, Bleon Gela shënoi për epërsinë 39:38 të Vushtrrisë. Në të njëjtën minutë Altin Cacaj shënoi për 39:39. Ndërkohë dhjetë sekonda para fundit, Enis Kuleta e shënoi golin e fitores 40:39 për Prishtinën.

    Kuleta i kishte plot 15 gola për Prishtinën. 12 i shtoi Albi Gjuka, ndërsa Cacaj i realizoi gjashtë.

    Egzon Ademi ishte më efikasi te Vushtrria me 12 gola. Dhjetë i realizoi Bleon Gela e pesë Amir Fazliu.

    Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.

    Prishtina i ka gjashtë pikë në vendin e gjashtë, ndërsa ka luajtur nëntë ndeshje. Vushtrria mbetet e fundit dhe në kërkim të pikëve të para. /ATVLIVE.TV

  • Më shumë se 100 vajza në eventin e “Her World, Her Rules” në Istog

    Më shumë se 100 vajza në eventin e “Her World, Her Rules” në Istog

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar aktivitetin e radhës në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”, që ka për qëllim masivizimin dhe promovimin e vajzave në basketboll.

    Eventi shumë i rëndësishëm është mbajtur në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Istog.

    Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it.

    Afër 100 vajza kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, duke e masivizuar këtë event.

    Para vajzave është folur për rëndësinë që ka basketbolli në jetën e tyre, fuqizimin dhe zhvillimin e tyre për të ardhmen.

    Projekti ‘Her World, Her Rules’ synon të inkurajojë dhe të promovojë përfshirjen e vajzave dhe grave në basketboll, duke ofruar trajnime dhe mundësi të reja, FBK synon të krijojë një mjedis mbështetës dhe motivues për basketbollistet. /ATVLIVE.TV

  • Florentina Kallaba, gjyqtarja e parë kosovare në Kupën e Botës në futsall për femra

    Florentina Kallaba, gjyqtarja e parë kosovare në Kupën e Botës në futsall për femra

    Gjyqtarja kosovare, Florentina Kallaba, ka shkruar historinë, duke e bërë paraqitjen e saj të parë në Kupën e Botës në futsall për femra në Filipine, duke u bërë kështu e para nga Kosova që ndan drejtësinë në një ngjarje të tillë prestigjioze.

    Në ndeshjen Panama–Iran (2:6), Kallaba ishte gjyqtare kryesore dhe performoi në nivel të lartë, duke përfaqësuar denjësisht vendin tonë. Profesionalizmi dhe vendosmëria e saj u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit dhe ekspertët e garës.

    Ky sukses për Kallabën është një arritje e madhe jo vetëm për sektorin e gjyqtarëve në Kosovë, por edhe për Federatën e Futbollit të Kosovës. Pjesëmarrja e saj shërben gjithashtu si një burim motivimi për të gjitha vajzat dhe gratë që synojnë të ndjekin karrierë në futsall dhe futboll, duke treguar se kufijtë mund të thyhen edhe në nivel ndërkombëtar. /ATVLIVE.TV