ATV

Category: Sport

  • Rinovimi i Maignan dhe pritshmëritë për Nkunku, flet Allegri

    Rinovimi i Maignan dhe pritshmëritë për Nkunku, flet Allegri

    Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Lazios, komentoi edhe situatën e portierit Mike Maignan, i cili është në qendër të spekulimeve për një transferim, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2026. Allegri theksoi:

    “Mike ka qenë gjithmonë një nga portierët më të fortë në botë, prandaj nuk më habit performanca e tij. Sa i përket rinovimit të kontratës, klubi po e konsideron dhe drejtuesit po punojnë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për skuadrën. Unë flas me Mike vetëm për çështjet e fushës, ashtu si trajneri i tij i portierëve, Filippi. Jam i kënaqur, e shoh të qetë dhe po konfirmon cilësitë e tij.”

    Për sa i përket Christopher Nkunku, Allegri shtoi:

    “Erdhi në fund të gushtit dhe më pas shkoi dy herë me kombëtaren. Ka bërë hapa përpara, edhe pse nuk prisja më shumë tani. Shpresoj që të japë maksimumin e tij në të ardhmen. Vjen nga një kampionat tjetër dhe ka pasur nevojë për kohë për t’u përshtatur dhe për stërvitje.”

  • FC Malisheva kompleton shtabin teknik

    FC Malisheva kompleton shtabin teknik

    Kryetrajneri i Malishevës, Elon Berisha ka kompletuar shtabin teknik, pasiqë sot kanë emëruar Latif Bytyçin si ndihmës trajner në ekipin e parë.

    Njoftimi i klubit:

    Me kënaqësi njoftojmë se Latif Bytyçi është promovuar ndihmës trajner në ekipin e parë.

    Si një nga më të dalluarit në Akademinë tonë, e poashtu edhe si ndihmës trajner te Feronikeli ‘74, vlerësojmë se ka treguar tashmë potencialin e tij, të cilin klubi e vlerëson dhe si rrjedhoj e promovon në ekipin e parë.

    Nën udhëheqjen e Kryetrajnerit Elon Berisha, ‘Lata’ siç njihet nga opinioni, presim të jap një kontribut të rëndësishem për arritjet e objektivave, e kjo natyrisht se do të jetë një mundësi që përvojën e fituar, ta bart edhe në Akademi, aty ku do të vazhdoj të jap kontributin e tij.

  • Agim Ademi falenderon Albin Kurtin dhe Qeverinë për vlerësimin e arritjeve të deritanishme të Kombëtares

    Agim Ademi falenderon Albin Kurtin dhe Qeverinë për vlerësimin e arritjeve të deritanishme të Kombëtares

    Pas lajmit se Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndarë premio për Kombëtaren e Kosovës, e cila arriti të siguroj fazën e play-off-it për kualifikim në botërorin e vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, presidenit i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar me anë të një postimi.

    Agim Ademi shkruan:

    “Në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ekipit kombëtar falënderoj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për vlerësimin e arritjeve të deritanishme të Kombëtares sonë dhe për shpërblimin e ndarë për suksesin e arritur në “play-off” të kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo mbështetje institucionale është dëshmi e besimit të plotë në punën, përkushtimin dhe rrugëtimin që po e ndërtojmë së bashku.
    Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës.
    Falënderimi ynë shkon për të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kombëtares dhe futbollit kosovar. Kjo mbështetje është jetike në këtë fazë vendimtare, ku çdo detaj dhe çdo motivim ka rëndësi.”

  • Houston Rockets dhe Phoenix Suns shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Houston Rockets dhe Phoenix Suns shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft të rëndësishme në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Houston Rockets ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Golden State Ëarriors,duke e mposhtur me rezultat 104:100.

    Reed Sheppard ishte basketbollisti më i mirë tek Rockets me 31 pikë,9 kërcime e 5 asistime,teksa kontribut dha dhe Alperen Sengun me 16 pikë,6 kërcime e 6 asistime.

    Tek Ëarriors më i miri ishte Jimmy Butler me 21 opikë të shënuara,si dhe Ëill Richard me 18 pikë e 6 asistime.

    Ndërkohë Phoenix Suns ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Sacramento Kings,dhe atë me 12 pikë epërsi 112:100.

    Mark Ëilliams me 21 pikë e 16 kërcime ishte më i dalluari tek Suns,teksa pikë të njëjta shënoi edhe Collin Gilespie.

    Tek Sacramento ishtn Russell Ëestbrook dhe Keggan Murray që realizuan 19 pikë secili,por të pamjaftueshme për të shmabgur humbjen.

  • Thomas Frank “i dashuruar” me Vitinhën: “Mesfushori më i mirë në botë, fituesi i ardhshëm i Topit të Artë!”

    Thomas Frank “i dashuruar” me Vitinhën: “Mesfushori më i mirë në botë, fituesi i ardhshëm i Topit të Artë!”

    Deklarata të forta kanë tronditur botën e futbollit, pasi trajneri i Tottenham, Thomas Frank, ka shprehur publikisht admirimin e tij të madh për mesfushorin portugez të PSG-së, Vitinha, pas hat-trickut historik të këtij të fundit.

    “Vitinha është MESFUSHORI MË I MIRË në botë. Ai do të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë,” u shpreh Frank, duke habitur edhe vetë tifozët e Spurs me superlativat e tij.

    Performanca fantastike e Vitinhës me PSG-në ka ngjallur entuziazëm të madh, ndërsa shumë analistë po e konsiderojnë sezonin e tij më të mirë deri tani. Kontrolli i lojës, vizioni dhe efikasiteti përpara portës kanë bërë që emri i tij të përmendet mes yjeve më të mëdhenj të momentit.

    Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me tifozë që po diskutojnë nëse parashikimi i Thomas Frank mund të bëhet realitet në të ardhmen e afërt. Një gjë është e sigurt: Vitinha është në qendër të vëmendjes, dhe forma e tij aktuale e justifikon çdo lavdërim.

  • Federata zvicerane reagon për largimin e talenteve Avdullahu dhe Hajdari

    Federata zvicerane reagon për largimin e talenteve Avdullahu dhe Hajdari

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knäbel, ka komentuar largimin e dy prej talenteve më premtues të futbollit zviceran, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, të cilët zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Në një intervistë për televizionin zviceran SRF, Knäbel theksoi se federata ka bërë gjithçka për t’i mbajtur dyshen në përfaqësuesen helvete.

    “Ne bëmë gjithçka. E kam vizituar Leon Avdullahun në Hoffenheim, së bashku me Murat Yakin, por vendimi i tij tashmë ishte marrë”, tha ai.

    Ai shtoi se rasti i Avdullahut dhe Hajdarit është një sinjal i qartë për rëndësinë e lojtarëve me origjinë të dyfishtë. Sipas Knäbel, rreth 70% e lojtarëve në akademitë zvicerane kanë dy shtetësi, gjë që rrit konkurrencën ndërkombëtare midis federatave për sigurimin e talenteve.

    Presidenti i federatës beson se një vendim i hershëm nga ana e lojtarëve do të ishte i dobishëm si për federatat, ashtu edhe për vetë futbollistët, por shton se është e vështirë të përcaktohet një afat i detyrueshëm:

    “Një vendim i hershëm do t’i ndihmonte të dyja palët. Por është e vështirë të përcaktosh një datë fikse.”

    Rasti i Avdullahut dhe Hajdarit vazhdon të hapë debat në Zvicër, ku gjithnjë e më shumë futbollistë me origjinë të huaj përfaqësojnë potencial të madh për disa kombëtare njëkohësisht. Federata zvicerane duket e vendosur të forcojë strategjinë për të ruajtur lojtarët e rritur në vend, por gara me federata të tjera vetëm sa po ashpërsohet. /ATVLIVE.TV

  • Jan Palokaj largohet nga KB Bashkimi për të luajtur në Kroaci

    Jan Palokaj largohet nga KB Bashkimi për të luajtur në Kroaci

    Basketbollisti Jan Palokaj ka vendosur të ndërmarrë një hap të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me ekipin kroat Cibona të Zagrebit. Edhe pse klubi kroat nuk ka të njëjtin nivel cilësor si më parë, kjo është një arritje e madhe për lojtarin.

    “Me marrëveshje të dyanshme, Jan Palokaj vazhdon karrierën e tij te Cibona, pasi kontrata e tij ishte e hapur për ekipet e Europës. I urojmë shumë suksese në sfidat e reja dhe falënderojmë për kontributin e tij te ekipi ynë”, njofton KB Bashkimi nga Prizreni. /ATVLIVE.TV

  • Udhëtimi i paharrueshëm i tifozëve të Kairat Almaty

    Udhëtimi i paharrueshëm i tifozëve të Kairat Almaty

    Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes së fundit të Champions League nuk ndodhi në fushë, por në shkallët e stadiumit të Copenhagen.

    Dhjetë tifozë të Kairat Almaty realizuan një udhëtim të jashtëzakonshëm prej rreth 5 mijë kilometrash për të ndjekur skuadrën e tyre në Danimarkë, një gjest që fitoi menjëherë respektin e tifozëve dhe klubit vendas.

    Danezët vendosën t’i nderojnë duke u dhuruar artikuj zyrtarë dhe duke u lejuar të zbresin në fushë për foto kujtim.

    “Nuk ka rëndësi sa jeni, por sa shumë e doni skuadrën tuaj”, komentuan disa tifozë të Copenhagen, të impresionuar nga përkushtimi i vizitorëve kazakë.

    Pavarësisht rezultatit, udhëtimi i gjatë u shndërrua në një përvojë të paharrueshme: mundësia për të qenë pranë ekipit, për të kënduar dhe brohoritur në një stadium të huaj, e bëri këtë sfidë një moment krenarie dhe identiteti për ta. /ATVLIVE.TV

  • Agim Ademi mirëpret gjeneratën e artë të FC Prishtina

    Agim Ademi mirëpret gjeneratën e artë të FC Prishtina

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mirëpritur gjeneratën e artë të FC Prishitnës, duke i’u ndarë mirënjohje dhe njëkohësisht kanë festuar bashkë suksesin e Kombëtares dhe plasmanin në “Play-Off” të Botërorit.

    Njoftimi i Agim Ademit:

    “Sot pata nderin dhe emocionin e madh t’i pres në takim gjeneratën e artë të FC Prishtina.

    Ata erdhën për të festuar bashkë suksesin e Kombëtares dhe plasmanin në “Play-Off” të Botërorit.

    Këto legjenda janë historia jonë. Janë ata që kanë sakrifikuar, kanë luftuar dhe kanë mbajtur gjallë frymën e futbollit kur ishte më së vështiri.

    Me zemër, me pasion dhe me dinjitet, ata e kanë ngritur këtë sport aty ku është sot.

    T’i kem pranë, t’i dëgjoj fjalët e tyre plot kujtime e dashuri, ishte pa dyshim ndjenjë e veçantë.

    Gjenerata e artë nuk është thjesht një emër, është trashëgimi e pasur e futbollit tonë. Dhe sot më kujtuan edhe një herë pse duhet të punojmë çdo ditë me përkushtim për futbollin tonë.

    Faleminderit për vizitën, për përkrahjen dhe për gjithçka keni dhënë për fanellën, qytetin dhe vendin tonë ndër dekada.”

  • Arsenal, skuadra e vetme që ka fituar të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve këtë sezon

    Arsenal, skuadra e vetme që ka fituar të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve këtë sezon

    Arsenal po shkëlqen fuqishëm në arenën europiane. Pas raundit të fundit të ndeshjeve, “Topçinjtë” janë zyrtarisht skuadra e vetme që ka fituar të gjitha ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke vendosur veten në një pozicion të artë për pjesën tjetër të kompeticionit.

    Forma e tyre mbresëlënëse ka bërë që shumë analistë t’i shohin si një ndër skuadrat më të rrezikshme të garës, ndërsa trajneri Mikel Arteta vazhdon të marrë vlerësime për qasjen e tij taktike dhe mentalitetin fitues që ka ndërtuar brenda ekipit.

    Nën drejtimin e tij, skuadra po luan me ritëm, kontroll dhe agresivitet të balancuar — një futboll modern që po i jap rezultate të qëndrueshme si në Premier League, ashtu edhe në Europë. Tifozët e Arsenalit kanë nisur të besojnë se ky mund të jetë sezoni ku skuadra e tyre mund të shkojë më larg se kurrë në Champions League.

    Me një sulm në formë, një mbrojtje solide dhe një mesfushë kreative, Arsenali duket të jetë në harmoni të plotë.

    Tani, të gjithë sytë janë nga faza e eliminatoreve, ku pritet të shihet nëse ky ritëm i frikshëm do të vazhdojë dhe nëse Arsenal do të mund të sfidojë realisht gjigantët europianë për trofeun më prestigjioz të klubeve.