ATV

Category: Sport

  • “E kemi informuar FIFA-n”, një shtet njofton se do të bojkotojë shortin e Kupës së Botës

    “E kemi informuar FIFA-n”, një shtet njofton se do të bojkotojë shortin e Kupës së Botës

    Irani ka vendosur të bojkotojë shortin e grupeve të Kupës së Botës 2026, pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan t’u lëshojnë viza disa anëtarëve të delegacionit të saj, njoftoi sot (e premte) Federata Iraniane e Futbollit.

    Shorti për Kupën e Botës, i cili do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja verën e ardhshme, do të mbahet në Uashington më 5 dhjetor, por Irani nuk do të marrë pjesë.

    “Ne e kemi informuar FIFA-n se vendimet e marra nuk kanë të bëjnë me sportin dhe se anëtarët e delegacionit iranian nuk do të marrin pjesë në shortin e Kupës së Botës”, njoftoi një zëdhënës i Federatës Iraniane të Futbollit në televizionin shtetëror.

    Mediat lokale raportojnë se presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, si dhe drejtori ekzekutiv i ekipit kombëtar, Mehdi Kharati, janë midis zyrtarëve që nuk morën vizë.

    Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi në tetor se amerikanët kishin refuzuar vizat për gjithsej shtatë zyrtarë iranianë.

    Kosova mëson vazon nëse kualifikohet në Kupën e Botës

    Ndryshe, Irani është në vazon e dytë përpara shortit, së bashku me kombëtare tjera si Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia.

    Iranianët kanë marrë pjesë në Kupën e Botës gjashtë herë dhe nuk e kanë kaluar kurrë fazën e grupeve.

  • Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam 2025

    Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam 2025

    Kampionia olimipike, Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam 2025.

    Xhudistja pejane arriti të mposht me Wazaari, izraeliten Gefen Primo.

    Ndërkohë në gjysmëfinale ajo do të ndeshet me Reka Pupp nga Hungaria.

  • Nisje e fuqishme për Belgjikën U17: fitore me dhjetë gola dallim

    Nisje e fuqishme për Belgjikën U17: fitore me dhjetë gola dallim

    Kombëtarja e Belgjikës për femra ka shënuar fitore bindëse me dhjetë gola epërsi, 36:26, në ndeshjen e parë të ditës së dytë të IHF Trophy për zonën evropiane në hendboll.

    Përfaqësuesja U17 e Belgjikës e mposhti Britaninë e Madhe të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

    Ndërsa nga ora 17:00 fillon ndeshja e Kombëtares së Kosovës U17 (vajzat) që kundërshtar do të kenë Azerbajxhanin.

    Edhe kjo ndeshje zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. /ATVLIVE.TV

  • Islam Selmani drejt gjysëmfinales

    Islam Selmani drejt gjysëmfinales

    Karateisti, Islam Selmani, sot garoi në kategorinë -60kg.

    Pas tri përballjeve, ai kaloi nga 32-shja në 16-she.

    -Luftën e parë me garuesin nga Venezuela, Jhoisber Chataing, me rezultat 3:3

    -Luftën e dytë me garuesin nga Turqia, Eray Sandan, me rezultat 3:1

    -Luftën e tretë me garuesin nga Kyrgistqni, Bekzhan Kalykov, me rezultat 0:0

    Grupin e kaloi si i dyti dhe vazhdon tutje në mesin e 16 më të mirëve në botë.

    Përballja e radhës fillon në orën 17:30, ku do të ndeshet me garuesin nga Rumania, Erhan Tornaci. /ATVLIVE.TV

  • Legjenda Steven Gerrard i ashpër me lojtarët dhe trajnerin Arne Slot për formë e dobët të Liverpool-it

    Legjenda Steven Gerrard i ashpër me lojtarët dhe trajnerin Arne Slot për formë e dobët të Liverpool-it

    Liverpool po përjeton një prej sezoneve më të vështira në histori të klubit,ku humbja prej 4:1 ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve ka thelluar krizën e “The Reds”në të gjitha garat.

    Së fundmi kritika ka dhënë edhe legjenda Steven Gerrard,i cili thotë se nuk gjindet një stabilitet në skuadër atëherë gjërat do të shkojnë shumë keq,dhe pati kritika të ashpra edhe për Milos Kerkez i cili sipas tij ka qenë i dobët.

    Nëse trajneri nuk gjen përgjigje dhe stabilitet në skuadër, kjo do të vazhdojë. Kerkez për mua ishte jashtë pozicionit për pjesën më të madhe të ndeshjes. Është kriminale të jesh në atë anë të sulmuesit. Duhet të jesh nga brenda. Ai nuk i jep vetes asnjë shans. Ata pësojnë shumë gola, janë të hapur në tranzicion.

    Përndryshe kjo humbje e Liverpool-it ka shtuar edhe më shumë zërat për një shkarkim të Slot,dhe mund të ndodhë në rast se kampionët aktual pësojnë sërish humbje ndaj Ëesta Ham në fundjavë.

  • Kylian Mbappé shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Champions League

    Kylian Mbappé shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Champions League

    Kylian Mbappé ka fituar trofeun e ‘Lojtarit të Javës’ në Ligën e Kampionëve, pas paraqitjes së tij madhështore me katër gola, që i dha Real Madridit një fitore dramatike 4–3 ndaj Olympiacosit të mërkurën mbrëma.

    Sulmuesi francez shkroi historinë duke realizuar het-trikun e dytë më të shpejtë në historinë e Champions League, me tre gola të shënuar brenda 6 minutave e 42 sekondave në pjesën e parë. Me këtë shpërthim të jashtëzakonshëm, Mbappé ktheu rezultatin kundër një skuadre greke që kishte qenë shumë e fortë në shtëpi.

    Real Madridi u gjet fillimisht në disavantazh, duke e bërë edhe më të rëndësishme qetësinë dhe efikasitetin e Mbappés përpara portës. Goli i tij i katërt vulosi një mbrëmje perfekte për yllin francez dhe i dha fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore, duke sjellë një frymë të re për ekipin e Xabi Alonsos.

    Fitorja e ngjiti Real Madridin në vendin e pestë me 12 pikë, duke forcuar pozitat në garën për një vend mes tetë skuadrave që sigurojnë kualifikimin automatik në fazën me eliminim direkt, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar.

    Mbappé jo vetëm që i dha tre pikët e arta ekipit të tij, por u ngjit edhe në krye të listës së golashënuesve të edicionit aktual të Champions League me 9 gola.

    Me këtë performancë ai la pas edhe kandidatë të tjerë që shkëlqyen këtë javë, si Vitinha (i dyti), Pierre-Emerick Aubameyang (i treti) dhe Serhou Guirassy (i katërti).

  • Dardan Berisha: “Në ndeshjen me Shqipërinë rivaliteti ka me qenë në parket”

    Dardan Berisha: “Në ndeshjen me Shqipërinë rivaliteti ka me qenë në parket”

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, është prononcuar për faqen zyrtare të basketbollit në vend duke treguar se çka do të thotë fanella e Kosovës për të dhe fton të gjithë tifozët që t’i përkrahin në ndeshjet e Euro Basket 2029.

    Dardan Berisha:

    “Fanella e Kosovës për mua, është privilegj, nder, përgjegjësi. Prej fillimit kam qenë pjesë, prej që u pranu Kosova në FIBA, kështuqë jam krenar që muj me përfaqësu Kosovën në çdo kompeticion që merr pjesë. Loja e parë ka me qenë me Shqipërinë, është vëllazërore, por rivaliteti ka me qenë në parket. Shkodra është qytet i kulturës dhe sportit, salla ka me u mbushë dhe ka me kon një atmosferë shumë e mirë, po besoj që ajo ndeshje ka me mbetë në histori, si loja e parë zyrtare mes dy shteteve. Shpresoj që Dardanët, kanë me kon pjesë e kësaj ngjarje, por sidomos kur kemi me lujtë në Kosovë, shpresoj që ka me u mbush salla dhe kanë me na përkrahë shumë me i arrit qëllimet tona.“

    Kujtojmë se ndeshja Shqipëri – Kosovë do të luhet më 30 nëntor, në Pallatin e Sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, nga ora 18:00. /ATVLIVE.TV

  • Pas zënkës së ashpër, yjet e Evertonit befasojnë me daljen në “ring”

    Pas zënkës së ashpër, yjet e Evertonit befasojnë me daljen në “ring”

    Disa ditë më parë u konfliktuan në fushë, ndërsa sot dyshja e Evertonit, Idrissa Gueye dhe Michael Keane, u shfaqën së bashku në një “ring” – këtë herë vetëm për shaka.

    Të dy lojtarët kanë konfirmuar se tashmë janë pajtuar dhe se nuk kanë asnjë problem mes vete.

    Atmosfera pozitive duket se është rikthyer në klubin e Evertonit.

    Kujtojmë se mesfushori dhe mbrojtësi patën një përleshje gjatë ndeshjes ndaj Manchester Unitedit, ku Gueye u largua me karton të kuq nga fusha në minutën e 13-të.

    Pavarësisht se Evertoni luajti për një pjesë të ndeshjes me një lojtar më pak, skuadra arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Djajve të Kuq. /ATVLIVE.TV

  • Universiada e Nëntorit nisi sot në një atmosferë të zjarrtë

    Universiada e Nëntorit nisi sot në një atmosferë të zjarrtë

    Studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nën organizimin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, u bashkuan sot në Prishtinë për të shënuar Ditën e Flamurit.

    Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi dhe profesoresha Alma Osmani nga Universiteti i Tiranës, përshëndetën pjesëmarrësit, duke vlerësuar rolin që zë sporti universitar në promovimin e vlerave kombëtare, ndërkaq, sekretari i përgjithshëm Fidan Hamiti dha udhëzimet për garat, duke iu uruar sukses garuesve.

    Kjo universiadë dëshmoi edhe një herë se sporti i bashkon studentët, ashtu siç na bashkon flamuri kombëtar. /ATVLIVE.TV

  • Kylian Mbappe:Nuk Besoj se Real Madrid varet nga unë

    Kylian Mbappe:Nuk Besoj se Real Madrid varet nga unë

    Ylli francez Kylian Mbappe ishte protagonist në fitoren e Real Madrid-it kundër Olympiacos-it,ku arriti të shënoj hattrick në këtë ndeshje.

    Mbappe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se a varet Real Madrid nga ai,dhe francezi thotë se skuadra nuk ka nevojë për këtë gjë.

    “Secili në skuadër ka detyrën e vet. Detyra ime është të shënoj gola, por pa shokët e ekipit nuk do të fitonim. Çdo skuadër ka lojtarë që duhet të bëjnë punën e tyre, por nuk mendoj se ekziston ndonjë varësi këtu.”

    Përndryshe Mbappe shton se kjo është më shumë një sajesë që bëjnë gazetarët,dhe se një gjë të tillë nuk dëshiron ta dëgjojë nga askush.

    Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4:3 kundër Olympiacos,dhe gjendet në pozitën e 5-të në renditjen e Champions me 12 pikë.