ATV

Category: Sport

  • Laura Fazliu në repesazh, mbetet në garë për medaljen e bronztë në Abu Dabi

    Laura Fazliu në repesazh, mbetet në garë për medaljen e bronztë në Abu Dabi

    Laura Fazliu po merr pjesë sot në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi, duke garuar në kategorinë deri 63 kilogramë.

    Në raundin e parë, Laura ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë arriti të mposhtë Yeji Kim nga Koreja e Jugut, duke fituar me Ippon pas rreth dy minutash luftë.

    Në çerekfinale, ajo u përball me Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.

    Lufta ishte e barabartë, por një moment pakujdesie i kushtoi dhe Mongolja arriti të fitojë me Yuko, duke kaluar në gjysmëfinale.

    Laura në repasazh ku do të ndeshet me Lubjana Piovesana nga Austria.

  • Sot luhet xhiroja e 15-të e Superligës, këto janë përballjet kryesore

    Sot luhet xhiroja e 15-të e Superligës, këto janë përballjet kryesore

    Albi Mall Superliga rikthehet sot (e shtunë) ku do të luhet xhiroja e 15-të, me disa përballje mjaft interesante.

    Sot do të luhet në Skenderaj dhe në Lipjan, me Drenicën që do të jetë nikoqire e Gjilanit dhe Prishtina e Re që do të presë Prishtinën.

    Në duelin e parë, Drenica, e pozicionuar aktualisht e shtata në tabelë, pret Gjilanin, që është vetëm një pozitë më lart me 16 sosh. Të dy skuadrat nuk kanë arritur të fitojnë në xhiron paraprake, ndaj do të luftojnë për të marrë vetëm rezultat pozitiv.

    Në duelin tjetër mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës do të ketë debutim trajnerësh. Vendasit kanë emëruar në stol Qëndrim Kidën pas largimit të Shpëtim Babajt, ndërsa në stolin e Prishtinës është ulur Afrim Tovërlani, duke zëvendësuar Arsim Thaçin.

    Në takimin e parë këtë sezon mes këtyre dy skuadrave, fitues kishte dalë Prishtina, që triumfoi me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’.

    Të dyja ndeshjet janë parashikuar të nisin me fillim nga ora 13:00.

  • Man Utd ka shprehur interesim për lojtarin i cili po konsiderohet si “Neymari i ri”

    Man Utd ka shprehur interesim për lojtarin i cili po konsiderohet si “Neymari i ri”

    Emri i Robinho Junior po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar.

    Ylli i Santos, vetëm 17 vjeç, konsiderohet një nga talentët më premtues të futbollit brazilian, dhe performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet më të mëdha evropiane, me Manchester United që duket më i vendosur për ta transferuar sipas The Sun.

    Situata sportive dhe financiare e Santos është delikate, gjë që mund të favorizojë largimin e tij gjatë afatit të janarit.

    Klubi brazilian po përballet me probleme financiare dhe lufton për të shmangur rënien nga liga, duke hapur derën për një shitje që mund të stabilizojë bilancin e klubit.

    Pavarësisht moshës, Robinho Junior ka fituar rëndësi brenda skuadrës së parë të Santos.

    Aftësia e tij për të prishur mbrojtjen kundërshtare, driblimet dhe vizioni, e kanë bërë një nga lojtarët më të ndjekur në Brazil, ku shpesh krahasohet me Neymar.

    Manchester United duket më i interesuar për të, duke e parë si një investim afatgjatë. Burime pranë klubit konfirmojnë se janë bërë kontaktet e para për të vlerësuar mundësinë e një marrëveshjeje, ndërsa lojtari e sheh Ligën Premier si një mundësi ideale për zhvillim.

    Situata financiare e Santos mund të bëjë largimin e tij të pashmangshëm, pasi çdo ofertë e madhe për yllin e ri do të konsiderohet seriozisht.

    Ndërsa dëshira do të ishte ta mbajnë për të vazhduar rritjen e tij, realiteti i klubit kërkon prioritet mbi situatën ekonomike dhe sportive.

  • Distria Krasniqi e bronztë në garën e çmimit të madh të Abu Dabit

    Distria Krasniqi e bronztë në garën e çmimit të madh të Abu Dabit

    Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në garën e cmimit ëtë madh që po mbahet në Abu Dabi,dhe pikërisht në ditën e flamurit më 28 nëntor.

    Krasniqi mund në finalen e repezashit holandezen Naomi Van Krevel,duke siguruar medaljen e bronztë në këtë garë.

    Distria e nisi garën duke mundur rusen Katrina Efimova, në kategorinë deri në 52 kilogramë,e më pas në çerekfinale emposhti me ‘ëaza-ari’ izraeliten Gefen Primo por në gjysmëfinale humbi ndaj hungarezes  Reka Pupp ku edhe përkundër dominimit humbi në Golden Score pas anulimit të një ëazari.

    Kujtojmë që në cmimin e madh të Abu Dabit përpos Distria Krasniqit Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila garon të shtunën dhe Shpati Zekaj (-100kg) që garon të dielën.

  • Borussia Dortmund-Bayer Leverkusen derbi i fundjavës në Bundesligë

    Borussia Dortmund-Bayer Leverkusen derbi i fundjavës në Bundesligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 12-të në Bundesligën gjermane.

    Bayer Leverkusen e pret Borussia Dortmundin në derbin e fundjavës në Gjermani ,ku aspirinat synojnë që të shënojnë fitore në mënyrë që të mbesin në hap për dy pozitat e para,teska Dortmund synon të iu rikthehet fitoreve pas dy barazimeve në xhirot e kaluara.

    Bayern Munich në anën tjetër e pret në Allianz Arena skuadrën e St.Paulit,ku bavarezët do të tentojnë të harrojnë humbjen ndaj Arsenalit në Champions,dhe të vazhdojnë me seri të fitoreve në ligë ku janë të pamposhtur.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani RB Leipzig  luan në udhëtim ndaj Borussia Monchengladabach,teksa Eintracht Frankfurt e pret në shtëpi Wolfsburgun.

  • La Liga me ndeshje interesante këtë fundjavë

    La Liga me ndeshje interesante këtë fundjavë

    La Liga spanjolle këtë fundjavë pritet të zhvillojë xhiron e 14-të.

    Kampioni aktual Barcelona e pret në Camp Nou skuadrën e Alaves-it,ku katalunasit synojnë të harrojnë humbjen nga Chelsea në Ligën e Kampionëve,kurse në anën tjetër Alaves do të tentoj që të shaktoj befasi.

    Në anën tjetër Real Madrid do të luaj në udhëtim kundër Gironas,ku “Los Blancos”do tëtentoj të iu rikthehet fitoreve pas dy barazimeve të njëpasnjëshme,kurse Girona do të tentoj të marrënjë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje mjaft e vështirë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë Atletico Madrid e pret në Wanda Metropolitano Oveidon,teksa Athletic Bilbao luan në udhëtim kundër Levantes.

  • Roma-Napoli kryendeshja e fundjavës në Serie A

    Roma-Napoli kryendeshja e fundjavës në Serie A

    Serie A italiane këtë fundjavë pritet të zhvilloj xhiron e 13-të,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Kryendeshja e kësaj fundjave pritet të zhvillohet në Olimpico,ku Roma e pret në shtëpi kampionen aktuale Napolin.

    Të dyja do të hyjnë me synimin për të shënuar fitore në këtë takim,ku romakët synojnë fitore në mënyrë që të mbesin lider në tabelë,kurse napolitanët poashtu fitorja do ta mbante në garë për pozitën e parë.

    Ndeshja Roma-Napoli pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan luan kundër Lazios,teksa Juventus dhe Inter do të takohen kundër Cagliarit respektivisht Pisa,kurse Atalanta e pret në shtëpi Fiorentinën.

  • Chelsea-Arsenal derbi i fundjavës në Premierleague

    Chelsea-Arsenal derbi i fundjavës në Premierleague

    Kjo fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 13-të në Premierligën angleze.

    Derbi i kësaj fundjave pritet të zhvillohet në Stamford Bridge,ku Chelsea e pret skuadrën në topformë Arsenalin.

    Blutë e Londrës synojnë që të shënojnë fitore dhe të mbesin në hap me Arsenalin për pozitën e parë,teksa në anën tjetër topçinjët synojnë të vazhdojë me fitore në të gjitha garat.

    Ndeshja Chelsea-Arsenal pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Kampioni Liverpool në anën tjetër do të luaj në udhëtim kundër Ëest Ham United,ku “The Reds”aktualisht gjenden në krizë të rezultateve dhe synojnë që të këndellen me një fitore ndaj londinezëve.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester United luan në udhëtim kundër Crystal Palace,teksa Manchester City dhe Newcastle United do të takohen kundër Leeds United respektivisht Everton-it.

  • Drita-Ballkani kryendeshja e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Drita-Ballkani kryendeshja e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 15-të në Albi Mall Superligë,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë të dielën në Gjilan,ku kampioni aktual Drita e pret nënkampionin Ballkani.

    Gjilanasit që vijnë pas fitores në Conference League në derbin shqiptar kundër Shkëndijës së Tetovës synon që të marrë pikë të plota në ligë,në mënyrë që t’i afrohet Prishtinës.

    Ndërkohë suharekasit do të tentojnë që të harrojnë humbjen e xhiros së kaluar nga Llapi,dhe të rikthehen fitoreve për të mbetur në hap për pozitën e parë në tabelë.

    Të shtunën dhe të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku Prishtina e Re e pret liderin aktual Prishtinën e Re,teksa Gjilani i shkon në udhëtim Drenicës.

    Të dielën pritet të zhillohen edhe dy ndeshje të tjera,ku Llapi e pret Dukagjinin,kurse Ferizaj i bën konak Malishevës.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.

  • UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntor: Një komb i pasionuar pas futbollit!

    UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntor: Një komb i pasionuar pas futbollit!

    UEFA ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë.

    Në urimin e saj, UEFA e ka cilësuar Shqipërinë një komb të pasionuar pas futbollit, duke rikujtuar edhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Evropian U17 në vitin 2025.

    “Një komb i apasionuar pas futbollit, ju sollët një U17EURO 2025 të paharrueshëm”, shkroi UEFA.

    Në vazhdim, institucioni evropian ka theksuar se Shqipëria tashmë po përgatitet të jetë bashkë-organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027, së bashku me Serbinë, duke shtuar se vendi “është gati të shkëlqejë sërish në skenën evropiane”.