ATV

Category: Sport

  • Guardiola paralajmëron lojtarët e Manchester City për Krishtlindje

    Guardiola paralajmëron lojtarët e Manchester City për Krishtlindje

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli së fundmi në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundit të klubit në Premierligë për vitin 2025, kundër Nottingham Forest.

    Me afrimin e festave të Krishtlindjeve, shumë trajnerë përpiqen t’i kontrollojnë ushqyerjen e lojtarëve të tyre dhe Guardiola nuk bën përjashtim. Ai paralajmëroi skuadrën që të mos hanë ose pinë më shumë se ç’duhet gjatë periudhës festive.

    “Dje të gjithë lojtarët u peshuan dhe më 25 do të jem atje duke i monitoruar se sa kilogramë shtojnë. Nëse ata do të vijnë më të rëndë, nuk kam thënë asgjë për t’i frikësuar, por kjo është e vërteta”, deklaroi Guardiola.

    Ndeshja zhvillohet të shtunën, më 27 dhjetor, në stadiumin “City Ground” nga ora 13:30. /ATVLIVE.TV

  • Kyan Anderson, MVP i javës së 13-të

    Kyan Anderson, MVP i javës së 13-të

    GO+ Peja-Bashkimi ishte një nga ndeshjet më emocionuese në këtë edicion me prizrenasit që fituan pas dy vazhdimeve.

    Te Portokallezinjtë më i dalluari ishte Kyan Anderson me 29 pikë, katër kërcime e tri asistime. Anderson ishte vendimtar në kohën shtesë, duke ndihmuar prizrenasit të fitojnë në këtë derbi dhe të shpallet më i miri i javës.

    Verdhezinjtë nuk arritën të fitojnë, por Tajh Green ishte i jashtëzakonshëm me 35 pikë, 11 kërcime e tri asistime.

    Sigal Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit, ku te bardhekaltrit më i miri ishte Adrio Bailey me dyshifror të dyfishtë, 21 pikë dhe 12 kërcime.

    Trepça fitoi bindshëm ndaj Rahoveci 029, ku pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Ja’cori Payne e mbylli ndeshjen me 20 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

    Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Borës në udhëtim, ku më i dalluari te therandasit ishte kapiteni Gëzim Morina me 17 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

    MVP

    Kyan Anderson (Bashkimi) 29 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi

    Top 5

    Kyan Anderson (Bashkimi) 29 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi

    Tajh Green (GO+ Peja) 35 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, 42 indeksi

    Adrio Bailey (Sigal Prishtina) 21 pikë, 12 kërcime, / asistime, 26 indeksi

    Ja’cori Payne (Trepça) 20 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

    Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi

    ‍

  • Magjia e Krishtlindjeve në Sevilla, tifozët e Real Betis dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë

    Magjia e Krishtlindjeve në Sevilla, tifozët e Real Betis dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë

    Një nga momentet më të bukura dhe më prekëse të vitit në botën e futbollit u regjistrua mbrëmë në Spanjë, gjatë ndeshjes së Real Betis.

    Siç ndodh çdo vit, tifozët e skuadrës nga Sevilla dhuruan një spektakël solidariteti, duke hedhur mijëra lodra prej pellushi në fushën e lojës për fëmijët më pak fatlumë.

    Stadiumi u mbush me emocione dhe ngjyra, teksa pas sinjalit të gjyqtarit, tribuna të tëra u bashkuan në këtë traditë të veçantë bamirësie, që tashmë është shndërruar në simbol të Krishtlindjeve në Sevilla.

    Lodrat e mbledhura do të dhurohen për fëmijët në nevojë, duke u sjellë atyre buzëqeshje dhe gëzim gjatë festave të fundvitit.

    Kjo nismë humanitare e tifozëve të Real Betis vlerësohet gjerësisht si një nga shembujt më të bukur të solidaritetit në futboll, duke treguar se përtej rivalitetit dhe rezultatit sportiv, futbolli ka fuqinë të bashkojë dhe të japë shpresë.

    Tradita e Krishtlindjeve në Sevilla vazhdon të dëshmojë se zemra e futbollit rreh edhe për ata që kanë më shumë nevojë.

  • Dani Alves, nga lojtari te pronari – rikthimi në futboll

    Dani Alves, nga lojtari te pronari – rikthimi në futboll

    Kanë kaluar nëntë muaj që kur Dani Alves u shpall i pafajshëm për akuzën e përdhunimit, pas apelimit të suksesshëm të vendimit fillestar në shkurt 2024. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili së fundmi është shfaqur edhe si predikues, thuhet se po planifikon rikthimin në futboll.

    Alves e luajti ndeshjen e fundit profesionale në janar 2023, pak ditë para se të arrestohej nën dyshimin për përdhunim. Klubi i tij i atëhershëm, Pumas, ia anuloi menjëherë kontratën, dhe kështu ai nuk ka luajtur për gati tre vjet.

    Sipas raportimeve të ESPN Brazil (përmes Marca), Alves synon të rikthehet si lojtar. 42-vjeçari, i cili ende është nën hetim pasi Prokuroria ka paraqitur ankesë ndaj vendimit për pafajësi, është pranë blerjes së klubit portugez të kategorisë së tretë, São João de Ver, së bashku me një grup investitorësh. Plani i tij është të regjistrohet edhe si lojtar i klubit, sapo të
    përfundojnë negociatat.

    Alves pritet të nënshkruajë për São João de Ver në janar dhe të luajë gjysmën e dytë të sezonit, përpara se të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli dhe të kalojë në një rol të plotë pronësor.

    Nëse marrëveshja realizohet, ai do të ndjekë shembullin e Viniciusit, i cili ka investuar në klubin portugez Alverca. Ky klub u ngjit në Liga Portugal në fund të sezonit të kaluar, dhe aktualisht renditet në pozitën e 10-të, përpara klubeve të njohura si Rio Ave dhe Santa Clara. Alves shpreson që në vitet e ardhshme ta udhëheqë klubin e tij drejt sukseseve të ngjashme. /ATVLIVE.TV

  • Neymar Jr., do të operohet, rikthehet vitin e ardhshëm

    Neymar Jr., do të operohet, rikthehet vitin e ardhshëm

    Ylli brazilian, Neymar Jr, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

    Gjatë periudhës së pushimit pas përfundimit të sezonit në Brazil, ai vendosi të operojë gjurin e majtë.

    Pas rikuperimit, Neymar planifikon të zgjasë kontratën me klubin e tij të fëmijërisë, me synimin për të marrë pjesë në Botëror me Kombëtaren e Brazilit.

    Ai pritet të rikthehet në fushë gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

    Këtë sezon, Neymar shënoi 11 gola dhe realizoi 4 asiste në 30 paraqitje, duke ndihmuar Santosin të shmangë rënien nga liga dhe të sigurojë pjesëmarrjen në “Copa Sudamericana”. /ATVLIVE.TV

  • Ndeshjet e basketbollit shtyhet për shkak të KQZ, rifillojnë më 7 janar

    Ndeshjet e basketbollit shtyhet për shkak të KQZ, rifillojnë më 7 janar

    Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të përcaktuara me Statut dhe në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 22.12.2025, Bordi i FBK-së shqyrtoi situatën e krijuar si pasojë e vendimit përfundimtar të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit palestrat sportive nuk do të jenë në dispozicion për zhvillimin e aktiviteteve sportive duke filluar nga data 22 dhjetor 2025.

    Si rrjedhojë, Bordi konstatoi se Federata e Basketbollit të Kosovës ndodhet në pamundësi objektive për zhvillimin e xhirove të rregullta të garave, si dhe të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në ProCredit Superligë, të planifikuara për datat 24 dhe 25 dhjetor 2025.

    Me qëllim të ruajtjes së integritetit të garave, sigurimit të qartësisë organizative dhe shmangies së pasigurive në planifikimin sportiv, si dhe duke marrë parasysh propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu, për riorganizimin e kalendarit të garave, dhe mbështetjen e shprehur nga një pjesë e konsiderueshme e klubeve, Bordi i FBK-së vendos:

    • Që të miratojë Kalendarin e Përditësuar të Garave për edicionin 2025/26, sipas të cilit vazhdimi i edicionit garues do të bëhet nga data 7/8 janar 2026, me zhvillimin fillestar të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, e më pas vazhdimin e garave të rregullta në ProCredit Superligë, si dhe zhvillimin e Ligës Unike – Meshkujt, në përputhje me kalendarin e ri të miratuar. /ATVLIVE.TV

  • Betim Haxhimusa merr çmimin ‘Ylli i javës’

    Betim Haxhimusa merr çmimin ‘Ylli i javës’

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

    Për javën e tetëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizajt, Betim Haxhimusa, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar dy gola të vlefshëm për tri pikë në ndeshjen kundër KF Llapi, e cila përfundoi me rezultat 2:1.

    Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

    Pasi mori këtë çmim, Haxhimusa u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, duke u fokusuar në pikat e forta të KF Llapi. Ky ka qenë një rezultat shumë i nevojshëm për ne, pasi vinim nga një seri negative. Me trajnerin e ri dhe me filozofinë e tij jemi përshtatur dhe besoj që në stinorin e ri do të kemi vetëm rezultate pozitive.

    Është kënaqësi e madhe të shpallem më i miri i xhiros së 18-të, për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, komisionin që më përzgjodhi dhe familjen time për përkrahjen.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

  • PSG synon ti japë Luis Enriques një “kontratë të përjetshme”

    PSG synon ti japë Luis Enriques një “kontratë të përjetshme”

    Trajneri Luis Enrique mund të qëndrojë edhe për shumë vite në stolin e gjigantit francez PSG.

    Sipas Diaro AS drejtuesit e PSG-së po synojnë që të zgjasin kontratën me teknikun spanjoll,e cila po konsiderohet nha shumëkush si një kontratë e përjetshme.

    Përndryshe sukseset që pati sezonin e kaluar me PSG-në ka bërë që Enrique të jetë një ndër figuarat kyçe tek parisienët,i cili bëri një prej skuadrave dominuese në Evropë me një skuadër të përbërë kryesisht nga talentët premtues,dhe pasyshim që edhe këtë sezon PSG është ndër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve.

    Kujtojmë që Luis Enrique fitoi të gjitha trofetë e mundshëm këtë vit me PSG-në,ku fitoi tripletën historike si dhe në fund fitoi edhe Kupën Interkontinentale në finale kundër Flamengos.

  • Kenan Yildiz ende nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin për kontratën e re

    Kenan Yildiz ende nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin për kontratën e re

    Ylli turk Kenan Yildiz nuk arriti ende një marrëveshje për kontratën e re me gjigantin italian Juventus.

    Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport bisedimet kanë mbetur të ngrira,dhe kjo gjendje mund të shkaktojë shumë pasiguri tek Juve.

    Përndryshe Yildiz konsiderohet si një lojtar i cili pritet të jetë lideri i bianconerëve në vitet e ardhshme,por megjithatë tek kampi i turkut po kërkojnë një pagë më të madhe me shifra pre 5 deri në 6 milionë euro.

    Edhe pse propozimi i drejtuesve të Juventusit është i kënaqëshëm,megjithatë një problem është struktura e kontratës është e bazuar në bonuse.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz në 26 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat ka shënuar 9 gola e dhuroi 8 asistime.

  • Broja rikthehet te goli pas dy vitesh dhe shpëton Burnleyn në minutat e fundit

    Broja rikthehet te goli pas dy vitesh dhe shpëton Burnleyn në minutat e fundit

    Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka qenë vendimtar për Burnleyn, duke i dhënë fund një serie të gjatë pa gol dhe duke siguruar një pikë të çmuar në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth në Ligën Premier.

    Broja u shndërrua në heroin e skuadrës së tij duke realizuar golin e barazimit në çastet e fundit të ndeshjes, një gol që jo vetëm i shmangu humbjen Burnleyt, por kishte edhe peshë të madhe personale për sulmuesin kuqezi. Ky ishte goli i tij i parë pas afro dy vitesh, duke shënuar një moment të rëndësishëm rikthimi.

    Pas ndeshjes, Broja nuk harroi të vlerësonte rolin e bashkëlojtarit Marcus, i cili i shërbeu një asistim ideal. Ai theksoi se e kishte lexuar mirë lëvizjen dhe cilësinë e pasimit, duke e quajtur asistin vendimtar dhe shumë të saktë.

    “E pashë Marcusin me topin dhe e dija se ai ka aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur bashkëlojtarët. Pasimi ishte perfekt dhe unë duhej vetëm të krijoja pak hapësirë për të finalizuar”, u shpreh Broja, duke shtuar se ishte jashtëzakonisht i lumtur ta shihte topin në rrjetë.

    Sulmuesi shqiptar theksoi se ky gol i ka dhënë motivim shtesë për vazhdimin e sezonit dhe shpreson të kontribuojë edhe me më shumë gola në ndeshjet e ardhshme.

    Ndërkohë, Burnley vazhdon betejën e vështirë për mbijetesë në Ligën Premier. Skuadra aktualisht ndodhet gjashtë pikë larg zonës së sigurt, që mbahet nga Nottingham Forest, ndërsa çdo pikë mbetet jetike në javët në vijim.