ATV

Category: Sport

  • Endrick kalon te Lyon në formë huazimi

    Endrick kalon te Lyon në formë huazimi

    Real Madridi ka kompletuar huazimin e sulmuesit brazilian Endrick te ekipi Olympique Lyon.

    Talenti 18-vjeçar i është bashkuar klubit francez në formë huazimi pa opsion blerjeje, ndërsa Lyon do të mbulojë 50 për qind të pagës së lojtarit.

    Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se marrëveshja është mbyllur plotësisht dhe se Endrick do të rikthehet në “Santiago Bernabéu” në muajin qershor.

    “Endrick te Olympique Lyon, marrëveshje e kryer, ashtu siç ishte njoftuar dy muaj më parë,” shkroi Romano.

    “Sulmuesi do t’i bashkohet Lyonit në formë huazimi nga Real Madridi, pa opsion blerjeje, ndërsa klubi francez do të paguajë 50 për qind të pagës së tij. Endrick do të rikthehet te Real Madridi në qershor.”

    Ndërkohë, Real Madridi nuk pritet të kryejë afrime të reja gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke ruajtur strategjinë aktuale të klubit.

    Këtë edicion 19 vjeçari numëron vetëm tri paraqitje, asnjë gol dhe asnjë asistim. /ATVLIVE.TV

  • Dy gola të Neres, Napoli mposht Bolognan dhe fiton Superkupën e Italisë

    Dy gola të Neres, Napoli mposht Bolognan dhe fiton Superkupën e Italisë

    Sulmuesi brazilian David Neres ishte heroi i finales, duke realizuar dy gola dhe duke i dhuruar SSC Napolit fitoren 2-0 ndaj Bolognas, sukses që i siguroi klubit napolitan Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori. Finalja u zhvillua në “King Saud University Stadium” në Arabinë Saudite.

    Pas triumfit ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, AC Milan, në gjysmëfinale vetëm katër ditë më parë, Napoli e nisi finalen me besim të madh, pavarësisht dy humbjeve radhazi të regjistruara më herët ndaj Benficës dhe Udineses.

    Gjashtë minuta para mbylljes së pjesës së parë, ai avancoi rreth 25 metra dhe lëshoi një goditje të fuqishme me të majtën, e cila kaloi mbi portierin Federico Ravaglia dhe u ndal në cepin e sipërm të portës, duke kaluar Napolin në avantazh.

    Braziliani vazhdoi statistikën pozitive, duke hapur rezultatin në secilën nga katër ndeshjet e fundit ku ka shënuar, ndërsa për Bolognan kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi ku pëson gol e para.

    Shpresat e Bolognas për rikthim u shuan shpejt në pjesën e dytë. Vetëm 12 minuta pas rifillimit, një gabim i rëndë në prapavijë rezultoi vendimtar. Andaj, Neres, përfitoi nga situata dhe me një parabël elegante mbi portierin në dalje dyfishoi epërsinë e Napolit. Ky ishte vetëm rasti i pestë në 14 ndeshjet e fundit që Napoli shënonte më shumë se një gol brenda 90 minutave.

    Bologna tentoi të reagonte, por Napoli e menaxhoi me qetësi avantazhin, duke përballuar presionin dhe ruajtur kontrollin e lojës deri në vërshëllimën finale. Pas dy finaleve të mëparshme të humbura pa shënuar, kësaj here napolitanët treguan pjekuri dhe përvojë për ta mbyllur ndeshjen në favorin e tyre.

    Me këtë sukses, Antonio Conte fiton Superkupën e Italisë për herë të gjashtë në karrierë – tri herë si lojtar dhe tri herë si trajner – duke konsoliduar më tej reputacionin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave.

    Por, pavarësisht sukseseve të fundit, trajneri italian refuzoi ta quajë Napolin forcën dominuese të futbollit italian.

    “Jo, nuk do të ndihesha rehat ta thosha këtë. Do të ishte gënjeshtër,” theksoi ai.

    “Titullin e fituam sezonin e kaluar me një skuadër të ngushtë. Këtë verë kemi afruar shumë lojtarë të rinj dhe për këtë arsye nuk jemi aspak gati të dominojmë.”

    “Nëse shikoni renditjen e Serie A, objektivi ynë duhet të jetë qëndrimi sa më afër zonës së Ligës së Kampionëve. Ky do të jetë një sezon shumë i vështirë dhe gara për katër vendet e para do të jetë jashtëzakonisht e fortë.”

    “Me përulësi duhet të kuptojmë se vetëm puna na çon lart. Nuk mund të them se jemi gati të komandojmë, sepse nuk jemi as afër kësaj.”

    Kujtojmë se në Seria A, pas 15 xhirosh, Napoli renditet në vendin e tretë me 31 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Fund i një cikli, Flamur Sinani nuk është më trajner i KF Rilindja

    Fund i një cikli, Flamur Sinani nuk është më trajner i KF Rilindja

    Pas pesë vitesh në krye të KF Rilindja, trajneri Flamur Sinani dhe klubi kanë vendosur të ndajnë rrugët.

    Një periudhë e suksesshme, me ndërtim ekipi, stabilitet dhe rezultate që kanë lënë gjurmë në klubin prishtinas.

    Trajneri Sinani është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa interesimi për të mbetet i lartë. E ardhmja e tij pritet të mësohet së shpejti. /ATVLIVE.TV

  • Tyson Fury pritet të rikthehet në ring, në fokus dueli me Joshuan

    Tyson Fury pritet të rikthehet në ring, në fokus dueli me Joshuan

    Boksieri britanik Tyson Fury pritet të rikthehet në ring, duke i dhënë fund pensionimit të tij njëvjeçar. Rikthimi i tij është lidhur ngushtë me një meç të shumëpritur ndaj Anthony Joshuas.

    Kryetari i Queensbury Promotions, Frank Warren, ka theksuar se kjo ndeshje do të realizohet vetëm nëse Furyt i ofrohet shuma e duhur financiare.

    “Ajo që do ta inkurajojë Tysonin është aspekti financiar,”
    deklaroi Warren për Sky Sports. “Ne besojmë se ai e ka mposhtur AJ-në. Gjithçka varet nga vlera e ndeshjes. Është një duel i madh dhe sjell shumë para,” shtoi ai.

    Meçi i fundit i Furyt ishte ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, nga i cili u mposht në Arabinë Saudite.

    Ndërkohë, Anthony Joshua zhvilloi së fundmi një përballje ndaj yllit të rrjeteve sociale Jake Paul, të cilin e mposhti me nokaut. /ATVLIVE.TV

  • Asllani – I përqendruar te Hoffenheim, por në vëmendjen e top-klubeve

    Asllani – I përqendruar te Hoffenheim, por në vëmendjen e top-klubeve

    Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani po shndërrohet në një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar të verës. Paraqitjet e tij pozitive me Hoffenheim dhe klauzola e largimit prej 25–29 milionë eurosh kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

    Sipas mediave ndërkombëtare, Barcelona ka shprehur interes për 23-vjeçarin, ndërsa në Gjermani atë po e monitorojnë nga afër Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

    Asllani ka konfirmuar se është i vetëdijshëm për spekulimet, por thekson se për momentin fokusi i tij mbetet te Hoffenheim.

    “Është privilegj të përmendesh nga klube të tilla, por aktualisht jam i përqendruar te Hoffenheim te ndeshjet dhe muajt e ardhshëm. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Do të shohim çfarë ndodh në fund, çdo gjë në kohën e duhur” u shpreh ai.

    Sulmuesi kosovar shtoi se planifikimi i karrierës është tashmë një domosdoshmëri.

    “Flas për të ardhmen me familjen dhe miqtë e afërt. Nuk jam më 18 vjeç, ndaj duhet të planifikoj karrierën dhe jetën. Duhet ta di deri ku dua të shkoj, çfarë dua dhe cilat janë prioritetet e mia.”

    Asllani theksoi se për të, balanca mes futbollit dhe jetës personale është thelbësore, duke nënvizuar se një jetë e rregulluar jashtë fushës ndikon drejtpërdrejt edhe në suksesin sportiv. /ATVLIVE.TV

  • Milan arrin marrëveshje me sulmuesin gjerman Niclas Fullkrug

    Milan arrin marrëveshje me sulmuesin gjerman Niclas Fullkrug

    Gjiganti italian Milan arrin marrëveshje me sulmuesin gjerman Niclas Fullkrug.

    Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg rossonerët kanë arritur marrëveshje me Ëest Ham United,dhe 32 vjeçari do t’i bashkohet Milanit qysh në fillim të vitit të ri.

    Përndryshe Fullkrug do t’i bashkohet Milanit në formë huazimi deri në fund të sezonit,teksa është e përfshirë edhe opsioni i blerjes gjatë verës.

    Normalisht ky transferim  është i rendësishëm për gjermanin,kjo për faktin se Fullkrug dëshiron të rikthehet në formë për tu grumbulluar me Gjermaninë në botërorin e vitit 2026.

    Kujtojmë që Nicals Fullkrug ka bërë vetëm 9 paraqitje për Ëest Ham United,duke mos arritur të shënoj asnjë gol.

  • Sot 27 vjet më parë, Zidane fitoj Topin e Artë dhe hyri përjetësisht në histori

    Sot 27 vjet më parë, Zidane fitoj Topin e Artë dhe hyri përjetësisht në histori

    Në këtë ditë, 27 vjet më parë, një nga mesfushorët më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë futbolli botëror, Zinedine Zidane, u kurorëzua me çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

    Legjenda franceze fitoi këtë çmim në vitin 1998, një vit magjik për të dhe për kombëtaren e Francës, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit në Kupën e Botës. Me elegancën e tij në fushë, teknikën e jashtëzakonshme dhe inteligjencën taktike, Zidane u shndërrua në simbol të klasit dhe madhështisë në futboll.

    “Zizou” nuk ishte thjesht një futbollist i madh, por një artist i lojës, që magjepste tifozët me çdo prekje të topit. Performancat e tij vendimtare në momentet më të rëndësishme e bënë atë një figurë ikonike të sportit, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

    Edhe sot, pas kaq shumë vitesh, emri i Zinedine Zidane mbetet sinonim i elegancës, lidershipit dhe futbollit të pastër, ndërsa Topi i Artë i vitit 1998 është dëshmi e përjetshme e madhështisë së tij.

  • Publikohet renditja e FIFA-s për vitin 2025, Kosova e 80-ta, Shqipëria e 63-ta

    Publikohet renditja e FIFA-s për vitin 2025, Kosova e 80-ta, Shqipëria e 63-ta

    Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e fundit e FIFA-s për vitin 2025.

    Kryesimin e listës e mban sërish kampionia e Evropës, Spanja, e ndjekur nga kampionia e botës, Argjentina, në vendin e dytë, ndërsa Franca pozicionohet e treta.

    Ndërkohë, Kosova e mbyll vitin 2025 në vendin e 80-të, duke ruajtur të njëjtin pozicion si në renditjen e muajit të kaluar.

    Po ashtu, Kombëtarja shqiptare renditet në pozitën e 63-të në ranglistën e FIFA-s.

    Të dyja përfaqësueset i pret një vit sfidues, pasi do të përgatiten për ndeshjet e play-off-it për Kampionatin Botëror, ku Kosova do të përballet me Poloninë, ndërsa Shqipëria me Sllovakinë. /ATVLIVE.TV

  • Steven Gerrard i gatshëm të marrë drejtimin e Liverpool-it

    Steven Gerrard i gatshëm të marrë drejtimin e Liverpool-it

    Një prej legjendave të Liverpool-it Steven Gerrard ka shprehur dëshirën që të merrë drejtimin e Liverpool-it në të ardhmen.

    Gerrard ka deklaruar se në radhë të parë nuk dëshiron shkarkimin e Arne Slot nga stoli,por nëse gjërat nuk shkojnë për holandezin siç duhet atëherë është në gjendje që të ndihmojë Liverpoolin.

    “Nuk dua që Arne Slot të shkarkohet. Dua që ai ta stabilizojë situatën dhe ta rikthejë Liverpoolin aty ku i takon. U kritikova nga të gjitha anët kur u fitua titulli sezonin e kaluar, por do të jem brutalisht i sinqertë: do të hidhesha për të ndihmuar Liverpoolin në çdo mënyrë dhe në çdo kohë”

    Përndryshe Arne Slot e nisi mirë sezonin me fitore të njëpasnjëshme,por më pas një seri negative e rezultateve kanë shtuar zërat për një shkarkim të holandezit nga stoli i Liverpoolit,kjo edhe për faktin që këtë verë “The Reds”kanë shpenzuar 500 milionë euro në transferime të lojtarëve.

  • Jake Paul provokon pas humbjes nga Joshua, postim luksi menjëherë pas daljes nga spitali

    Jake Paul provokon pas humbjes nga Joshua, postim luksi menjëherë pas daljes nga spitali

    Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, vetëm pak kohë pasi u lirua nga spitali ku po merrte trajtim pas humbjes me nokaut ndaj Anthony Joshua.

    Paul u ndal në raundin e pestë të duelit të zhvilluar të premten mbrëma, në një ndeshje ku Joshua dominoi bindshëm me një seri goditjesh të forta, duke e mbyllur përballjen në mënyrë spektakolare. Pas ndeshjes, Paul u diagnostikua me thyerje të nofullës dhe qëndroi për një periudhë nën kujdes mjekësor.

    Menjëherë pas daljes nga spitali, 27-vjeçari publikoi një postim që u cilësua si provokues nga shumë ndjekës. Ai ndau një fotografi nga një avion privat, i rrethuar nga tufa parash, çanta luksoze të markës Louis Vuitton dhe simbole të tjera të jetesës së shtrenjtë, duke treguar se humbja në ring nuk e kishte zbehur aspak stilin e tij ekstravagant.

    Postimi u shoqërua me një mesazh motivues, ku Paul theksonte rëndësinë e besimit dhe këmbënguljes, pavarësisht dështimeve:

    “Ëndrra amerikane. Filloni ëndrrën tuaj sot. Besoni në të. Nëse bini, mësoni. Nëse bini, mos u ndalni.”

    Ky reagim ndau opinionin sportiv dhe ndjekësit e tij. Një pjesë e fansave e përgëzuan për mentalitetin pozitiv dhe mënyrën se si po e përballon humbjen, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër për arrogancë dhe mungesë modestie pas një disfate të rëndë.

    Sa i përket bilanceve sportive, Anthony Joshua e përmirësoi rekordin e tij në 29 fitore dhe katër humbje, ndërsa Jake Paul tani numëron 12 fitore dhe dy humbje. Sipas raportimeve, të dy boksierët përfituan të njëjtën shumë financiare nga kjo përballje, rreth 78 milionë euro bruto, ose afërsisht 63 milionë euro neto pas zbritjeve.