ATV

Category: Sport

  • Luciano Spalleti:Edon Zhegrova duhet të jetë më i koncentruar në aspektin defansiv

    Luciano Spalleti:Edon Zhegrova duhet të jetë më i koncentruar në aspektin defansiv

    Trajneri i Juventusit ka dhënë kritika për Edon Zhegrovën për mënyrën sesi ylli dardan luajti në derbin kundër Romës.

    Spalleti ka deklaruar se Zhegrova duhet të përmirësohet në aspektin defansiv,ngase si ende nuk di sesi të mbrohet dhe si të ndal aksionet.

    “Zhegrova nuk di si të mbrohet, nuk di kur të sulmojë kundërshtarin apo kur të bëjë një ndërhyrje. Një ekip si Roma ka identitetin e vet, por gjithmonë ekziston një dobësi që mund të shfrytëzohet”

    Përndryshe Spalleti lavdëroi ndërkohë lojën që bëri Kenan Yildiz,duke thënë se kundërshtarët janë vetë të vetëdijshëm për forcën e tij sesa vetë turku.

    Kujtojmë që Juventus fitoi derbin e javës në Serie A kundër Romës me rezultat 2:1,ku Edon Zhegrova luajti vetëm 30 minuta në këtë ndeshje.

  • Los Angeles Lakers humb derbin lokal ndaj Clippers

    Los Angeles Lakers humb derbin lokal ndaj Clippers

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Një prej ndeshjeve më interesante u zhvillua në Intuite Dome në Ingleëood,ku Los Angeles Lakers pësoi humbje nga Clippers me rezultat 103:88.

    Kaëhi Leonard me 32 pikë e 12 kërcime ishte basketbollisti më i mirë tek Clippers,teksa kontribut dha dhe James Harden që realizoi 21 pikë e bëri 10 asistime.

    Ndërkohë tek Lakers më i miri ishte Lebron James me 36 pikë,por të pamjaftueshme për të shmnagur humbjen.

    Luka Doncic në anën tjetër shënoi 12 pikë e bëri 5 kërcime,por slloveni pësoi lëndim në këmbën e majtë gjatë pjesës së parë ku më pas u largua nga loja.

  • Tri sfida kyçe që mund të ndryshojnë renditjen në Superligë

    Tri sfida kyçe që mund të ndryshojnë renditjen në Superligë

    Xhiroja e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon edhe sot, me tre ndeshje të planifikuara për t’u zhvilluar.

    Janë përballje shumë të rëndësishme për gjashtë skuadra, të cilat synojnë maksimumin e pikëve.

    Malisheva pret Dritën në stadiumin “Liman Gegaj”, në një duel ku të dy ekipet kërkojnë fitore për të vazhduar ngjitjen në tabelë.

    Një tjetër sfidë interesante zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini do të përballet me liderin aktual, Ballkanin.

    Gjilani, nga ana tjetër, synon të vazhdojë serinë pozitive, duke pritur përballë tifozëve të vet Prishtinën e re.

    Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë në orën 13:00. /ATVLIVE.TV

  • Futbolli afrikan rikthehet, 24 kombëtare nisin garën për trofeun kontinental

    Futbolli afrikan rikthehet, 24 kombëtare nisin garën për trofeun kontinental

    Tifozët e futbollit afrikan kanë arsye për të festuar, pasi sot nis zyrtarisht Kupa e Kombeve Afrikane, turneu më i madh kontinental i futbollit në Afrikë, që këtë herë zhvillohet në Marok.

    Edhe pse jo gjithmonë konsiderohet si gara më cilësore kontinentale, Kupa e Kombeve Afrikane tërheq me emocionet e forta, surprizat e shpeshta dhe atmosferën elektrizuese. Në Afrikë askush nuk mund të parashikojë me siguri se kush do të ngrejë trofeun, dhe pikërisht kjo e bën turneun kaq të veçantë.

    Yjet më të mëdhenj afrikanë kanë lënë klubet e tyre për t’u bashkuar me ekipet kombëtare dhe për të luftuar për fronin e futbollit afrikan. Organizatori i këtij edicioni, Maroku, shihet si favorit i fortë. Kombëtarja marokene është gjysmëfinaliste e Kupës së Botës dhe çdo gjë përveç titullit do të konsiderohej një surprizë e madhe.

    Maroku nis rrugëtimin e tij drejt trofeut sot me një ndeshje në shtëpi ndaj Komoreve, duke filluar nga ora 20:00. Ekipi udhëhiqet nga futbollistë me përvojë ndërkombëtare si Brahim Diaz (Real Madrid), Achraf Hakimi (PSG), Noussair Mazraoui (Manchester United), Youssef En-Nesyri (Fenerbahçe) dhe Bilal El Khannouss (Stuttgart).

    Përveç Marokut, favoritët e tjerë përfshijnë kombëtaret tradicionale dhe të fuqishme si Senegali, Egjipti, Algjeria, Nigeria dhe Bregu i Fildishtë. Ndërkohë, Republika Demokratike e Kongos, Afrika e Jugut, Kameruni dhe Tunizia konsiderohen si “mina me sahat” – ekipe të afta për të surprizuar.

    Në total, 24 kombëtare janë kualifikuar dhe ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Dy skuadrat e para nga secili grup, së bashku me katër ekipet më të mira të vendit të tretë, do të avancojnë në fazën eliminatore.

    Grupet e Kupës së Kombeve Afrikane:

    • Grupi A: Maroku, Mali, Zambia, Komoret

    • Grupi B: Afrika e Jugut, Zimbabve, Egjipti, Angola

    • Grupi C: Tanzania, Nigeria, Tunizia, Uganda

    • Grupi D: Senegali, Botsvana, Republika Demokratike e Kongos, Benini

    • Grupi E: Algjeria, Guinea Ekuatoriale, Burkina Faso, Sudani

    • Grupi F: Kameruni, Gaboni, Mozambiku, Bregu i Fildishtë

  • Man City fiton pa vështirësi ndaj West Ham United-Haaland shënon dy gola dhe dhuron asist.

    Man City fiton pa vështirësi ndaj West Ham United-Haaland shënon dy gola dhe dhuron asist.

    Manchester City shënoi fitore tejet të rëndësishme kundër Ëest Ham United,duke mposhtur West Ham United me rezultat 3:0.
    Pjesa e parë nisi mirë për Citizens të cilët shënuan në minutën e 5-të përmes Erling Haaland në 1:0,teksa norvegjezi asistoi për Tiijani Reijnders i cili shënoi për 2:0 në minutën e 38-të.
    Në pjesën e dytë City vazhdoi të krijoj raste për gol,dhe në minutën e 69-të Haaland golin e dytë personal dhe të tretin për Man City-in,duke vulosur rezultatin përfundimtar Man City 3:0 Ëest Ham United.
    Man City tubon 37 pikë pas 17 xhirove në Premierligë,kurse West Ham United mbetet në kuotën e 13 pikëve.

  • Newcastle United dhe Chelsea i ndajnë pikët duke barazuar me rezultat 2:2

    Newcastle United dhe Chelsea i ndajnë pikët duke barazuar me rezultat 2:2

    Newcastle United dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 2:2,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligën angleze.

    Pjesa e parë i takoi laraskave të cilët shënuan dy gola,ku Nick Ëoltemade shënoi për 1:0 teksa gjermani shënoi edhe golin e dytë për 2:0,që ishte edhe rezultati i 45 minutave të parë.

    Në pjesën e dytë Chelsea arriti të rikthehej në lojë,ku së pari Reece James ngushtoi epërsinë e Neëcastle në 2:1 ,e më pas Joao Pedro barazoi në 2:2 që ishte rezultati përfundimtar.

    Chelsea pas këtij barazimi grumbullon 29 pikë,kurse Neëcastle United tubon 23 pikë.

  • Hansi Flick skeptik për kontratën e re me Barcelonën

    Hansi Flick skeptik për kontratën e re me Barcelonën

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Barcelonën.

    Tekniku gjerman megjithatë është skeptic lidhur me këtë gjë,dhe thotë se kjo varet nga shumë faktorë.

    Përndryshe Flick thotë se është tek Barcelona për shkak të presidentit,dhe për të është e rëndësishme që ta ketë besimin e tij.

    “Jam këtu për shkak të presidentit dhe është e rëndësishme të kem besimin e tij. Për mua, edhe një vit e gjysmë është në rregull, por gjithashtu ka rëndësi për mua nëse presidenti është ende këtu. Nëse luajmë mirë dhe kemi sukses, kjo është e rëndësishme”

    Kujtojmë që Hansi Flick ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027,me opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

  • Prishtina i rikthehet fitoreve-Llapi humb në udhëtim nga Ferizaj

    Prishtina i rikthehet fitoreve-Llapi humb në udhëtim nga Ferizaj

    Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Prishtina i është rikthyer fitoreve në ligë,duke mundur skuadrën e Drenicës me rezultat 2:1.

    Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski shënuan për kryeqytetasit,teksa për skuadrën nga Skënderaj shënoi  Ronaldo Chacon.

    Njëherësh kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Afrim Toverlani nën drejtimin e Prishtinës këtë sezon në Superligë,duke grumbulluar kështu 30 pikë teksa ka një ndeshje më pak të zhvilluar kurse Drenica ka vetëm 20 pikë.

    Në anën tjetër Llapi pësoi humbje në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 2:1.

    Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt i cili realizoi të dyja golat,kurse për Llapin golin e vetëm e shënoi Muhamet Hyseni.

    Llapi pas kësaj humbjeje mbetet në kuotën e 21 pikëve,teksa Ferizaj ka 19 pikë pas kësaj fitorjeje.

  • Bologna “shokon” Interin, e mposht dhe arrin finalen e Superkupës

    Bologna “shokon” Interin, e mposht dhe arrin finalen e Superkupës

    Bologna e ka mundur Interin në penalti në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

    Marcus Thuram e nisi mirë për Zikaltrit kur kaloi në epërsi mysafirët në minutën e dytë.

    Mirëpo, Riccardo Orsolini barazoi në 1-1 në minutën e 35-të.

    Ata në finale kanë punë me kampionin e Italisë, Napolin, që mbrëmë fitoi ndaj Milanit.

  • Kombëtarja e Kosovës shënon ngritje në Transfermarkt

    Kombëtarja e Kosovës shënon ngritje në Transfermarkt

    Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon të korrë suksese jo vetëm në fushat e gjelbërta por edhe jashtë saj.

    “Dardanët”kanë bërë ngritje në vlerë,ku sipas Transfermarkt Kosova tani vlen rreth 149 milionë euro.

    Përndryshe Kosova me këtë rritje la pas kundërshtarin e play-off-it për botëror Sllovakinë,ku kombëtarja sllovake tani vlen rreth 137 milionë euro në Transfermarkt.

    Shumë futbollistë dardanë kanë pasur ngritje në vlerën e tregut të transferimeve,ku Fisnik Asllani vlerësohet rreth 30 milionë euro teksa Edon Zhegrova rreth 25 milionë euro.

    Leon Avdullahu vlen rreth 12 milionë euro së bashku me kapitenin Amir Rrahmani,kurse Albion Rrahmani dhe Arijanet Muric vlejnë rreth 8 milionë euro respektivisht 7.5 milionë euro,kurse rënie pësoi Vedat Muriqi i cili tani vlen rreth 4.5 milionë euro.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvilloj ndeshjen e play-off-it për botërorin 2026 kundër Sllovakisë në mars.