ATV

Category: Sport

  • Ora Patek Philippe i ri i Ronaldos, la të gjithë pa fjalë

    Ora Patek Philippe i ri i Ronaldos, la të gjithë pa fjalë

    Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes në “Globe Soccer Awards”, këtë herë jo për golat e tij, por për një orë luksoze që la shumë të habitur. Bëhet fjalë për ‘Patek Philippe Nautilus Chronograph Ref. 5980/1400G’, e vlerësuar rreth 770,000 dollarë (rreth 705,000 euro).

    Ora, pjesë e një serie të limituar, është bërë prej ari të bardhë 18 karat, me akrepa dhe numra të të njëjtit metal. Skeleti dhe rripi janë të mbushura me diamante, duke e bërë një nga orët më të veçanta dhe ekskluzive në botë.

    Ylli portugez, i cili ende aktivizohet dhe synon të arrijë 1,000 gola në karrierë, e ka shtuar këtë orë luksoze në koleksionin e tij të orëve milionëshe. /ATVLIVE.TV

  • Dy viktima në aksidentin ku u përfshi Anthony Joshua

    Dy viktima në aksidentin ku u përfshi Anthony Joshua

    Boksieri britanik me origjinë nigeriane, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Nigeri, ku dy persona kanë humbur jetën, raportojnë mediat britanike.

    Ngjarja ndodhi në zonën e Makun, përgjatë autostradës së ngarkuar Lagos-Ibadan Expressway në shtetin Ogun. Automjeti ku ndodhej Joshua u përplas me një makinë tjetër, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende në hetim.

    Joshua, 36 vjeç, ka pësuar lëndime të lehta si pasagjer, ndërkohë që dy persona humbën jetën në vendngjarje. Ekipet e emergjencës u mobilizuan menjëherë për të ndihmuar të lënduarit dhe për të menaxhuar situatën.

    Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi Joshua u përball me Jake Paul në një ndeshje të bujshme boksi, ku korri fitore. /ATVLIVE.TV

  • Huazimi i Rashford, a bëhet përhershëm këtë verë?

    Huazimi i Rashford, a bëhet përhershëm këtë verë?

    Barcelona po planifikon një merkato të zënë verore në 2026 dhe krahu i majtë është një nga pozicionet që duhet të mbushen, pasi Marcus Rashford është vetëm i huazuar nga Manchester United.

    Pas një fillimi të ngadaltë, Rashford ka treguar performanca të shkëlqyera që nga tetori, duke fituar besimin e trajnerit Hansi Flick. Sipas “Sport”, Flick ka kërkuar nga klubi që të finalizojë një marrëveshje për një transferim të përhershëm të sulmuesit anglez verën e ardhshme.

    Flick është i kënaqur me nivelin, statistikat dhe profesionalizmin e Rashford dhe dëshira e tij për të mbajtur lojtarin është një nga arsyet pse Barcelona e siguroi huazimin verën e kaluar.

    Megjithatë, opsioni i blerjes prej 30 milionë eurosh mund të jetë i vështirë për t’u aktivizuar për shkak të kufizimeve financiare, gjë që do të kërkonte negociata të reja me Manchester United.

    Përveç Rashford, Barcelona po planifikon të forcojë edhe qendërmbrojtjen dhe sulmin, por kjo mund të bëhet e vështirë për shkak të rregullave të La Ligës.

    Nëse marrëveshja nuk realizohet, Rashford mund të kthehet te Manchester United, gjë që do të ishte një humbje e madhe për Barcelonën dhe trajnerin Flick. /ATVLIVE.TV

  • Cristiano Ronaldo:Besoj se do të arrij shifrën e 1000 golave

    Cristiano Ronaldo:Besoj se do të arrij shifrën e 1000 golave

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo këmbëngul se një ditë do të arrij shifrën e 1000 golave në karrierën.

    Pasi fitoj cmimin si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme në ceremoninë “Globe Soccer Aëards”në Dubai Ronaldo thotë se është mjaft i motivuar për këtë,edhe pse thotë se është e vështirë të lauj edhe për një kohë duke marrë parasysh edhe moshën.

    “Është vështirë të vazhdosh të luash, por unë jam i motivuar. Pasioni im është i madh dhe unë dëshiroj të vazhdoj. Nuk ka rëndësi se ku luaj, a është në Lindjen e Mesme apo në Evropë. Gjithnjë e kam shijuar futbollin dhe dua të vazhdoj. Ju e dini cili është synimi im. Dua të fitoj trofe dhe dua ta arrij atë shifër që ju të gjithë e dini.”

    Përndryshe Ronaldo në fund shtoi se arritja e shifrës prej 1000 golave do të arrihet,dhe kjo varet edhe nëse portugezi nuk pëson nga ndonjë lëndim e cila mund ta pengoj nga kjo gjë.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo deri më tani ka shënuar 956 gola në karrierën si në nivel klubesh ashtu edhe në kombëtare,teksa i nevojiten edhe 44 gola për ta arritur shifrën prej 1000 goalve.

  • Kenan Yildiz afër nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin

    Kenan Yildiz afër nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin

    Ylli turk Kenan Yildiz ështëshumë afër të nënshkruaj një kontratë të re me gjigantin italian Juventus.

    E përditshmja italiane “Tuttosport”bën të ditur se Zonja e Vjetër ka ofruar një marrëveshje reprezentuesit të Turqisë,ku përfshihet një kontratë deri në vitin 2031 si dhe një pagë deri në 6 milionë euro.

    Përndryshe oferta për një pagë prej 4.5 milionë euro për Yildiz u refuzua nga agjentët e lojtarit,dhe kjo detyroi bianconerët që të përmirësojnë ofertën në mënyrë që mos ta lejojnë turkun të largohet në drejtim të Premierligës.

    Ndërkohë Juve dëshiron me çdo kusht ta mbajë Yildiz,i cili konsiderohet si lider i ardhshmë për vitet e ardhshme.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz në 23 ndeshje ka realizuar 7 gola e dhuroi 3 asistime për Juventusin këtë sezon.

  • Viti i artë i Ousmane Dembélé: dominim total në futbollin evropian dhe botëror

    Viti i artë i Ousmane Dembélé: dominim total në futbollin evropian dhe botëror

    Ousmane Dembélé po përjeton sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij, duke u shndërruar në një nga figurat qendrore të futbollit botëror në vitin 2025. Sulmuesi francez ka qenë protagonist absolut në çdo kompeticion ku ka marrë pjesë, duke mbledhur një koleksion mbresëlënës trofesh dhe çmimesh individuale.

    Në nivel skuadre, Dembélé ka fituar të gjitha trofetë kryesore të mundshme: Ligue 1, Coupe de France, French Supercup, UEFA Champions League, UEFA Super Cup dhe FIFA Intercontinental Cup, duke kompletuar një sezon historik dhe pothuajse perfekt.

    Paralelisht me sukseset kolektive, francezi ka dominuar edhe në aspektin individual. Ai është shpallur fitues i Topit të Artë (Ballon d’Or), The Best FIFA Men’s Player, si dhe Men’s Player of the Year nga Globe Soccer Awards. Po ashtu, Dembélé është vlerësuar si Lojtari më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit dhe Lojtari i Vitit në Ligue 1.

    Forma e jashtëzakonshme e tij është reflektuar edhe në statistika, duke e bërë bashkë-shënuesin më të mirë të Ligue 1, si dhe Lojtarin e Sezonit në UEFA Champions League. Për më tepër, ai është përfshirë në The Athletic European Men’s Team of the Season, një tjetër dëshmi e ndikimit të tij në elitën e futbollit evropian.

    Me një vit të mbushur me arritje historike, Ousmane Dembélé ka konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë të brezit aktual. Nëse vazhdon me këtë ritëm, vitrina e trofeve mund të mos mjaftojë për të gjitha sukseset që e presin.

  • Lamine Yamal shkëlqen në Globe Soccer Awards, fiton tre çmime prestigjioze

    Lamine Yamal shkëlqen në Globe Soccer Awards, fiton tre çmime prestigjioze

    Ylli i ri i Barcelonës dhe i Kombëtares spanjoll, Lamine Yamal, ishte një nga protagonistët kryesorë të ceremonisë prestigjioze Globe Soccer Awards, e mbajtur mbrëmjen e kaluar në Dubai, ku u shpërblye me plot tre çmime të rëndësishme.

    Talenti 17-vjeçar u nderua me çmimin Best Forward Award, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme dhe ndikimin e tij në nivel elitar. Po ashtu, Yamal fitoi edhe çmimin LaLiga Best U23 Award, si lojtari më i mirë i ri i kampionatit spanjoll.

    Kulmi i mbrëmjes për të ishte marrja e Diego Armando Maradona Award, një vlerësim special që u jepet lojtarëve me talent dhe ndikim të veçantë në fushë, duke e vendosur atë në një shoqëri shumë ekskluzive.

    Me këto arritje, Lamine Yamal vazhdon të dëshmojë se është një nga emrat më premtues të futbollit botëror, duke ngritur pritshmëritë për një të ardhme të ndritur.

  • PSG synon Rashfordin, Barcelona ka dilema

    PSG synon Rashfordin, Barcelona ka dilema

    Paris Saint-Germain po monitoron Marcus Rashford, sulmuesin aktualisht në pronësi të Manchester United, që po aktivizohet te Barcelona. Klubi francez raportohet i gatshëm të paguajë deri në 50 milionë euro për ta transferuar.

    Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh në fund të sezonit, por ende nuk ka vendosur nëse do ta përdorë. Trajneri Hansi Flick ka bërë të qartë se dëshiron ta mbajë sulmuesin, ndërsa vetë Rashford shprehet i vendosur të qëndrojë në Camp Nou.

    Këtë sezon, Rashford ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 24 paraqitje, kryesisht nga krahu i majtë, me një mesatare prej një goli ose asist çdo 87 minuta. Megjithatë, ai po përballet me rol më të kufizuar pas rikthimit të Raphinha. /ATVLIVE.TV

  • Real Madrid ofron dy lojtarë për transferimin e Nico Schlotterbeck

    Real Madrid ofron dy lojtarë për transferimin e Nico Schlotterbeck

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid po synon të transferojë një qendërmbrojtës për sezonin e ardhshëm.

    “Los Blancos”janë vënë në ndjekje të qendërmbrojtësit të Borussia Dortmund Nico Schlotterbeck,dhe për të siguruar shërbimet duhet të paguaj klubit gjerman rreth 70 milionë euro.

    Përndryshe Real Madrid është e gatshme për të ofruar dy futbollistë 6të saj tek Dortmund,duke përshirë këtu Gonzalo Garcian i cili nuk po gëzon minuta këtë sezon si dhe mbrojtësin 18 vjeçar Diego Aguado si dhe 35 milionë euro në këmbim të gjermanit.

    Në anën tjetër tek drejtesit e Dortmund-it e shohin si mjaft të vështirë arritjen e një marrëveshje,edhe pse Schlotterbeck do dëshironte që të taransferohej në Santiago Bernabeu.

    Kujtojmë që Nico Schlotterbeck po kërkohet edhe nga klube të tjera në Evropë,duke përshirë këtu gjigantët si Bayern Munich dhe Barcelona.

  • Pistons ndalen nga Clippers, Lakers e Blazers shënojn fitore

    Pistons ndalen nga Clippers, Lakers e Blazers shënojn fitore

    Los Angeles Clippers triumfuan ndaj liderit të Konferencës së Lindjes, Detroit Pistons me rezultatin 112:99, në një ndeshje ku Kawhi Leonard ishte absolutisht i pandalshëm, duke realizuar pothuajse gjysmën e pikëve të skuadrës vendase.

    Me këtë sukses, Clippers regjistruan fitoren e katërt radhazi, ndërsa Leonard vendosi edhe një rekord personal në karrierë. Ai e mbylli ndeshjen me plot 55 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime, duke qenë protagonisti kryesor i përballjes. James Harden kontribuoi me 28 pikë, shtatë asistime dhe katër kërcime, ndërsa Nicolas Batum shtoi 12 pikë dhe katër ribaunde.

    Te Detroit Pistons, më i dalluari ishte Cade Cunningham me 27 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime. Jalen Duren regjistroi një “double-double” me 18 pikë dhe 14 kërcime, duke shtuar edhe dy asistime, ndërsa Ivey e përfundoi ndeshjen me 11 pikë, tre kërcime dhe tre asistime.

    Clippers renditen në vendin e 13 në Konferencën e Perëndimit.

     

    Ndërkohë, Luka Dončić shkëlqeu në fitoren bindëse të LA Lakers ndaj Sacramento Kings, 125:101, duke shënuar 34 pikë, shtatë asistime dhe pesë kërcime, derisa kontribut dha edhe LeBron James që ishte vendimtar me 24 pikë, pesë asistime dhe tre kërcime.

    Te skuadra humbës më efikasi ishte DeMar DeRozan me 22 pikë.

    Kujtojmë që Lakers renditen në vendin e katërt në Perëndim derisa Kings në poziten e 14.

     

    Portland Trail Blazers janë këndellur me fitore pasi munden Boston Celtics me rezultat 114-108.

    Shaedon Sharpe udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 26 pikë, derisa kontribut dhan edhe Deni Avdija me 24 pikë, shtatë kërcime e 10 asistime Toumani Camara me 20 sosh.

    Nga ana tjetër Jaylen Brown ishte fantastik me 37 pikë por që nuk mjaftuan për fitore.

    Blazers renditen në vendin e 10 në Perëndim derisa Celtics në poziten e tretë në Lindje.