ATV

Category: Sport

  • Man City e mbyllë vitin 2025 me fitore ndaj Nottingham Forest

    Man City e mbyllë vitin 2025 me fitore ndaj Nottingham Forest

    Skuadra e Manchester City-it ka mbyllur vitin 2025 me fitore,duke e mundur Nottingham Forest në udhëtim me rezultat 2:1.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta,por 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë City ishte më konkrete në raste,dhe në minutën 48-të Tijjani Reijnders shënoi për 1:0.

    Vendasit barazuan në minutën e 54-të përmes Hutchinson,por në fund City shënoi edhe golin e dytë ku Ryan Cherki shënoi për 2:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Manchester City pas xhiros së 18-të tubon 40 pikë,teksa Nottingham Forest mbetet në kuotën e 18 pikëve.

  • William Saliba:Jemi të bindur që do të fitojmë trofe në fund të sezonit

    William Saliba:Jemi të bindur që do të fitojmë trofe në fund të sezonit

    Qendërmnrojtësi francez William Saliba ka folur për gjasat e Arsenal për trofe në fund të sezonit.

    Saliba ka deklaruar se londinezët do të fitojnë trofe në këtë edicion,dhe shton se kanë potencial për të realizuar këtë gjë.

    “Sigurisht që mund t’i fitojmë disa trofe, sepse në çdo kompeticion ku luajmë, e dimë që kemi potencial për ta fituar”

    Përndryshe Saliba në fund shton se ekipi ka qenë afër që të fitoj Premierligën angleze në sezonet e fundit,teksa edhe në Champions sipas francezit ishte e njëjta gjë në sezonin e kaluar.

    Kujtojmë që Arsenal është lider në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve,teska së fundi siguroi plasmanin në raundin tjetër të Carabao Cup pas penalltive.

  • Real Madrid i gatshëm të ofroj 60 Milionë euro për Bruno Fernandes

    Real Madrid i gatshëm të ofroj 60 Milionë euro për Bruno Fernandes

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid synon të transferojë mesfushorin portugez Bruno Fernandes.

    Sipas mediave spanjolle mbretërit janë të gatshëm që të afrojnë yllin e Man.United në Santiago Bernabeu,dhe janë të gatshëm që të paguajnë rreth 60 milionë euro për portugezin.

    Përndryshe përpos “Los Blancos”interesim ka edhe nga klube të shumta nga Arabia Saudite,por mbetet të shihet se nëse Fernandes do të mbetet në Evropë apo do të lëvizë në drejtim të kampionatit saudit.

    Kujtojmë që Bruno Fernandes në 18 ndeshje të zhvilluara për Man United ka realizuar 5 gola e dhuroi 7 asistime,teksa ka kontratë me “Djajtë e Kuq”deri në qershor të vitit 2027.

  • Alessandro Bastoni në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Alessandro Bastoni në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Gjiganti dhe kampioni aktual anglez Liverpool po synon që të përforcojë repartin e qendrës së mbrojtjes,duke synuar të gjejë një pasardhës të Virgil Van Dijk.

    Qendërmbrojtësi italian Alessandro Bastoni është një prej emrave që mund të jetë pjesë e planeve të “The Reds”,por një marrëveshje me gjigantin italian Inter nuk do të jetë edhe aq e lehtë për transferimin e Bastonit.

    Përndryshe neuroazzurët kërkojnë rreth 80 milionë euro,shumë kjo e cila mund të bëj që transferimi i italianit në Anfield të mos realizohet.

    Në anën tjetër përpos Liverpool-it në garë është edhe gjiganti katalunas Barcelona,të cilët synojnë ta përforcojnë repartin e mbrojtjes e cila ka pasur problem të mëdha në shumicën e ndeshjeve.

    Kujtojmë që Alessandro Bastoni ka bërë 20 paraqitje për Interin në të gjitha garat,duke shënuar 1 gol teksa ka kontratë me neuroazzurët deri në qershor të vitit 2028.

  • Edon Zhegrova ftohet nga Luciano Spalletti për ndeshjen Pisa-Juventus

    Edon Zhegrova ftohet nga Luciano Spalletti për ndeshjen Pisa-Juventus

    Gjiganti italian Juventus të shtunën do të përballet kundër Pisas,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

    Në listën e të ftuarve është edhe reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova,i cili u rikthye në stërvitje pas mungesës së tij për shkak të gripit.

    Përndryshe ajo që mbetet të shihet është se nëse Zhegrova do të luaj nga minuta e parë për Juven në këtë ndeshje,duke marrë parasysh që në ndeshjet e kaluara ylli dardan pati shumë pak minutazhë në ndeshjet e kaluara,duke përjashtuar ndeshjen kundër Pafos që luajti vetëm në pjesën e parë.

    Kujtojmë që ndeshja Pisa-Juventus pritet të nis nga ora 20:45.

  • Boston Celtics fiton bindshëm ndaj Indiana Pacers-Fitore shënoj dhe Phoenix Suns

    Boston Celtics fiton bindshëm ndaj Indiana Pacers-Fitore shënoj dhe Phoenix Suns

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Boston Celtics ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Indiana Pacers,duke e mposhtur bindshëm me rezultat 140:122.

    Jaylen Brown me 30 pikë si dhe Payton Pitchard me 29 pikë e 9 kërcime ishin basketbollistët më të mirë për Celtics,kurse për Pacers më i miri në parket ishte Andreë Nembhard që realizoi 18 pikë.

    Ndërkohë fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Phoenix Suns,e cila mposhti Neë Orleans Pelicans me rezultat 115:108.

    Devin Booker me 30 pikë e 9 kërcime dhe Mark Willimas me 24 pikë e 13 kërcime ishin më të mirët për Suns,kurse për Pelicans basketbollistët më të mirë ishin Zion Williamson me 20 pikë e 8 kërcime si dhe Jordan Poole dhe Trey Murphy me 19 pikë secili.

  • Publikohen pamjet tronditëse të Jake Paul një kavë pas meçit kundër Anthony Joshua

    Publikohen pamjet tronditëse të Jake Paul një kavë pas meçit kundër Anthony Joshua

    Javën e kaluar Anthony Paul zhvilloi meçin kundër Jake Paul,ku arriti të mposhtë me nokaut pas vetëm 6 raundeve.

    Pas përfundimit të meçit Paul u shtrua në spital,kjo pasi influenceri i njohur kishte thyer nofullën pas goditjeve të Joshuas.

    Përndryshe Paul iu nënshtrua një operacioni,dhe 6 ditë më pas gazeta spanjolle Marca publikoi një video të tij pas opercioni.

    Ndërkohë youtuberi i njohur ka deklaruar se operacioni ka shkuar mirë,dhe i falenderon të gjithë për mbështetjen.

    “Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Dy pllaka titani në secilën anë. Disa dhëmbë u nxorën. Mund të pi vetëm lëngje për shtatë ditët e ardhshme”

  • Thellohet skandali i basteve në Turqi-Arrestohen 29 persona në mesin e tyre ish-zvëndëspresidenti i Galatasaray-it

    Thellohet skandali i basteve në Turqi-Arrestohen 29 persona në mesin e tyre ish-zvëndëspresidenti i Galatasaray-it

    Skandali i basteve në Turqi nuk po e gjen fundin,ku kësaj rradhe janë bërë edhe dhjetëra arrestime të tjera.

    Prokuroria e Stambollit kishte nisur një aksion për arrestimin e 29 personave,ku në mesin e tyre ishte edhe ish-zëvendëspresidenti i klubit turk Galatasaray Erden Timur.

    Përndryshe janë arrestuar edhe 14 futbollsitë të tjerë të skuadrave të tjera të elitës së futbollit turk për manipulim rezultatesh,teksa si prova janë marrë transaksione financiare në llogaritë e të dyshuarve.

    Kujtojmë që janë arrestuar mijëra persona të përfshirë në skandalin e basteve në Turqi,duke përfshirë gjyqtarë,futbollistë dhe komentatorë sportivë.

  • Zbehet interesi i Barcelonës për Marc Guehin

    Zbehet interesi i Barcelonës për Marc Guehin

    Barcelona duket se është tërhequr nga interesimi për të transferuar qendërmbrojtësin Marc Guehin.

    Prej koësh anglezi ishte në radarin e katalunasve,por gjendja financiare e klubit ka bërë që të mos ta transferojnë 24 vjeçarin në Camp Nou.

    Përndryshe Guehi ka qenë nën vëzhgim edhe nga dy gjigantët tjerë si Liverpool dhe Arsenal,të cilët ishin klubet më aktive për të siguruar shërbimet e anglezit.

    Ndërkohë Barca po shikon alternative po shikon alternativa të tjera,teksa Guehi do të shihet si një alternativë dytësore.

    Kujtojmë që Marc Guehi ka 19 ndeshje të zhvilluara për Crystal Palace në të gjitha garat,ku ka arritur të shënoj 3 gola e bëri 2 asistime.

  • Los Angeles Lakers dhe Oklahoma City Thunder pësojnë humbje kundër Houston Rockets respektivisht San Antonio Spurs

    Los Angeles Lakers dhe Oklahoma City Thunder pësojnë humbje kundër Houston Rockets respektivisht San Antonio Spurs

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers pësoi humbje të thellë në shtëpi,dhe atë nga Houston Rockets me rezultat 119:96.

    Amen Thomson me 26 pikë si dhe Kevin Durant me 25 pikë ishin më të mirët tek Rockets,teksa kontribut dha dhe Alperen Sengun me 14 pikë e 12 kërcime.

    Në anën tjetër Luka Doncic shënoi 25 pikë si dhe Lebron James kontribuoi me 18 pikë,por këto ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Në anën tjetër Oklahoma City Thunder pësoi humbje me rezultat 117:102 kundër San Antonio Spurs.

    DeAaron Fox me 29 pikë isshte basketbollisti më efikas tek Spurs,teksa për Thunder ishte Shai Gilgeous Alexander me 22 pikë ishte basketbollisti më i mirë.