ATV

Category: Sport

  • Trepça e revoltuar – Investuam mbi 100 mijë euro, palestra u shkatërrua

    Trepça e revoltuar – Investuam mbi 100 mijë euro, palestra u shkatërrua

    Klubi basketbollistik i Trepçës ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë për dëmtimet e shkaktuara në palestrën “Minatori” gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

    Në reagimin e publikuar në Facebook, KB Trepça ka fajësuar Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) dhe Këshillin e Qendrës së Votimit (KKQ), duke theksuar se objekti është lënë në gjendje të rëndë. Sipas klubit, në palestër janë gjetur edhe mbetje cigaresh, si dhe janë shkaktuar dëme të tjera që kanë pamundësuar zhvillimin normal të stërvitjeve.

    Klubi ka bërë të ditur se ka investuar mbi 100 mijë euro në palestrën “Minatori”, ndërsa ka theksuar se edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka realizuar investime të konsiderueshme në këtë objekt.

    Reagimi i plotë i klubit:

    Jemi thellësisht të indinjuar nga mënyra se si po trajtohet palestra “Minatori”.

    Për rreth katër vjet KB Trepça ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt, sepse nuk kemi pranuar ta shohim palestrën të degradohet. Natyrisht, nga investimet kanë përfituar edhe klubet tjera me të cilat e ndajmë këtë objekt me rëndësi.

    Por situata është rënduar seriozisht nga veprimet e papërgjegjshme të KQZ dhe KKZ-së, që e kanë lënë palestrën në gjendje të mjerueshme. Në parketin për të cilin janë investuar mjete marramendëse nga MKRS-ja, janë lënë shpuza cigareje dhe janë shkaktuar dëme, duke e bërë pothuajse të pamundur vazhdimin normal të stërvitjeve.

    Kjo është papërgjegjësi totale ndaj sportit dhe pronës publike.

    Është alarmante po ashtu që për vitin 2025 asnjë klub sportiv nuk ka përfituar subvencione nga komuna, ndërkohë që sporti mbahet gjallë vetëm me sakrificë.

    Palestra “Minatori” shfrytëzohet nga mijëra qytetarë dhe sportistë gjatë vitit dhe meriton trajtim serioz dhe veprim të menjëhershëm.

    Apelojmë te kryetari i ri i Komunës, z. Faton Peci, të angazhohet që palestra të jetë vetëm në shërbim të sportit, për çka është e destinuar, dhe që të kërkojë përgjegjësi nga organet që nuk e dorëzuan në gjendjen që e kanë pranuar.

    Sporti nuk mund të vazhdojë të paguajë çmimin e papërgjegjësisë institucionale apo personave të papërgjegjshëm në institucione.

    Qytetarë të dashur, ju presim të mërkurën në palestrën e ngrohtë. Përcjellja e ndeshjes në kushte të volitshme është e mundur falë angazhimit dhe punës së stafit dhe punëtorëve të palestrës, si dhe përkushtimit të klubit tonë.

  • Florent Hasani largohet nga skuadra turke Boluspor

    Florent Hasani largohet nga skuadra turke Boluspor

    Sulmuesi kosovar Florent Hasani i ka dhënë fund aventurës së tij tek skuadra turke Boluspor.

    Hasani shkëputi kontratën e tij me Boluspor,teksa flitet se kosovari do të transferohet tek Amedspor.

    Përndryshe në një postim në rrjetin social Instagram Hasani konfirmoi largimin e tij nga Boluspor,duke i falenderuar për periudhën fantastike që kaloi me ekipin nga Liga e Parë e Turqisë.

    “Për tifozët, faleminderit për mbështetjen, pasionin dhe energjinë që po sillni në secilën lojë. Do t’i mbaj gjithmonë këto kujtime pranë meje. I uroj klubit asgjë përpos suksesit në të ardhmen. Krenar për këtë rrugëtim. Faleminderit klubit”.

     

    “Kurrë nuk do t’i harroj njerëzit e këtij qyteti të bukur. Do t’i mbaj mend këto kujtime”

    Kujtojmë që Florent Hasani pati një formë fantastike këtë sezon me Boluspor,ku në 18 ndeshje ka shënuar 14 gola.

  • Harry Kane dëshiron të mbetet tek Bayern Munich përtej kontratës aktuale

    Harry Kane dëshiron të mbetet tek Bayern Munich përtej kontratës aktuale

    Sulmuesi Harry Kane pritet që të mbetet tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Anglezi dëshiron të qëndrojë në Allianz Arena edhe përtej qershorit të vitit 2027,duke lënë të kuptohet se dëshiron që të zgjasë kontratën me bavarezët.

    Përndryshe Kane është përfolur shumë për një largim nga Gjermania,duke marrë parasysh ofertat nga gjiganti katalunas Barcelona si dhe për një rikthim tek Tottenham.

    Ndërkohë Kane i cili u pyet edhe nga e përditshmja Bild ka thënë se është i lumtur tek Bayern,dhe se po e shijon kohën që po e kalon në Mynih dhe në fund shton se rinovimi është vetëm çështje kohe.

    Kujtojmë që Harry Kane po kalon formë fantastike me Bayern-in këtë sezon,ku për ekipin e Vincent Kompany ka shënuar 30 gola e bëri 3 asistime në 25 ndeshje.

  • “Golat janë në gjakun e tij”, Solomon prezantohet te Liria

    “Golat janë në gjakun e tij”, Solomon prezantohet te Liria

    FC Liria ka zyrtarizuar përforcimin më të ri gjatë afatit kalimtar dimëror. Bëhet fjalë për sulmuesin Theophilus Solomon, i cili do të mbajë fanellën me numrin 45 te skuadra prizrenase.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, që garon në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, duke e prezantuar lojtarin me përshkrimin se “golat janë në gjakun e tij”.

    Për 29-vjeçarin, Liria është klubi i pestë në futbollin kosovar, pasi më herët ka qenë pjesë e Ballkanit, Gjilanit, Dukagjinit dhe Vushtrrisë.

    Në Ligën e Kosovës, sulmuesi nigerian ka regjistruar gjithsej 63 paraqitje, duke shënuar 13 gola dhe një asist.

    Aktualisht, “Arpagjikt’ renditen në vendin e pestë në tabelë me 36 pikë, katër më pak se lideri Vushtrria, që kryeson me 40 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Glasner kandidaturë serioze për stolin e Manchester United

    Glasner kandidaturë serioze për stolin e Manchester United

    Manchester United ka përfshirë trajnerin e Crystal Palace, Oliver Glasner, në listën e ngushtë të kandidatëve për stolin e skuadrës, ndërsa klubi ka nisur zyrtarisht kërkimet për një trajner të ri pas largimit të Ruben Amorim.

    Drejtuesit e “Djajve të Kuq” vlerësojnë lart punën e teknikut austriak në Selhurst Park, veçanërisht qartësinë taktike dhe aftësinë e tij për të menaxhuar grupin. Një faktor shtesë që e bën Glasner një opsion tërheqës është edhe fakti se kontrata e tij skadon gjatë verës.

    Preferenca e tij për një skemë me tre mbrojtës nuk shihet si pengesë, pasi Manchester United synon të bashkëpunojë me trajnerë dhe lojtarë fleksibil, të aftë për t’u përshtatur.

    Megjithëse ende nuk ka pasur një qasje formale, diskutimet e brendshme për emrin e pasuesit të ardhshëm janë intensifikuar ndjeshëm. /ATVLIVE.TV

  • Vlera astronomike, futbollistët që nuk kanë rival në vlerën e tregut

    Vlera astronomike, futbollistët që nuk kanë rival në vlerën e tregut

    Në përfundim të vitit 2025, futbolli botëror ka vetëm tre lojtarë që kapin shifrën e 200 milionë eurove në treg, sipas të dhënave të Transfermarkt. Ata janë Lamine Yamal, Erling Haaland dhe Kylian Mbappé, duke konfirmuar statusin e tyre si futbollistët më të vlefshëm në botë.

    Lamine Yamal, talenti i ri i FC Barcelona, ka arritur kulmin e karrierës së tij deri më tani, me vlerën 200 milionë euro, duke u bërë një nga lojtarët më të rinj që e arrijnë këtë shifër historike. Performancat e jashtëzakonshme në La Liga dhe Ligën e Kampionëve kanë ngritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

    Nga ana tjetër, Erling Haaland vazhdon të jetë një makinë golash për Manchester City, duke u vlerësuar gjithashtu me 200 milionë euro, ndërsa francezi Kylian Mbappé, tashmë në Real Madrid, e mbyll këtë treshen elitare me të njëjtën vlerë.

    Përveç këtyre treve, lojtarë të tjerë si Jude Bellingham, Vinicius Jr. dhe Pedri ndodhen afër kufirit të 200 milionë eurove, duke treguar një rritje të vazhdueshme të vlerës së futbollistëve të rinj dhe yjeve të mëdhenj. /ATVLIVE.TV

  • Juventus synon transferimin e Theo Hernandez

    Juventus synon transferimin e Theo Hernandez

    Gjiganti italian Juventus po synon të bëjë goditje në afatin kalimtar të janarit.

    Sipas raportimeve të mediave Theo Hernandez është vënë në radarin e “Zonjës së Vjetër”,dhe francezi është i hapur që të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Përndryshe edhe përkundër që Hernandez ka një ecuri të mirë tek skuadra e Al Hilal,megjithatë nuk është i kënaqur me pritshmëritë e tij këtë sezon në elitën e futbollit saudit teksa një prej arsyeje është mungesa e rritmit që është në Evropë.

    Ndërkohë Juve është duke avancuar në bisedimet për të siguruar shërbimet e francezit,dhe njëra prej avantazheve është edhe përvoja e tij në Serie A ku luajti për rivalin kryesor Milan ,kurse një kalim tek bianconerët mund të shkaktojë një pakënaqësi tek tifozët rossonerë.

    Kujtojmë që Theo Hernandez në 16 ndeshje për Al Hilal ka realizuar 7 gola deri më tani.

  • Rrahmani shënon, Gjimshiti vendimtar – dy shqiptarë në 11-shen e javës në Serie A

    Rrahmani shënon, Gjimshiti vendimtar – dy shqiptarë në 11-shen e javës në Serie A

    Futbollistët shqiptarë Amir Rrahmani dhe Berat Gjimshiti janë përfshirë në formacionin e javës në Serie A, pas paraqitjeve të shkëlqyera në fundjavë.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, luajti një ndeshje të jashtëzakonshme në fitoren e Napolit ndaj Lazios, duke shënuar edhe golin e dytë të ndeshjes në minutën e 32-të. Rrahmani u vlerësua me notën 8.0 për performancën e tij.

    Ndërkohë, kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte gjithashtu vendimtar në fitoren 1:0 të Atalantës ndaj Romës. Ai arriti notën më të lartë në formacionin e javës, 8.9, duke treguar stabilitet dhe siguri në mbrojtje.

    Këto paraqitje nënvizojnë ndikimin e shqiptarëve në futbollin italian dhe rolin e tyre kyç në skuadrat respektive. /ATVLIVE.TV

  • Cristiano Ronaldo mund të luaj ndeshje lamtumirëse në Santiago Bernabeu

    Cristiano Ronaldo mund të luaj ndeshje lamtumirëse në Santiago Bernabeu

    Ylli portugez Cristinao Ronaldo pritet të ketë një ndeshje lamtumirëse në Santiago Bernabeu.

    Sipas mediumit spanjoll Defenca Central kjo ndeshje mund të zhvillohet pasi Ronaldo ta përfundojë karrierën,dhe në anën tjetër nuk dihet se kur mund ta arranzohet.

    Përndryshe disa nga opsionet e mundshme është zhvillimi i miqësores në Chamartin,ku Real Madrid dhe Al Nassr do të ndesheshin në mes vete,teksa po përmendet edhe opsioni që të përfshihet edhe gjiganti portugez Sporting Lisbona ku në njërën pjesë do të luante për skuadrën ku e nisi karrierën si dhe njërën për ekipin ku theu rekorde.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo shënoi 13 gola e bëri 2 asistime në 14 ndeshje për Al Nassr këtë sezon.

  • Rrezik i lartë, ndeshja Real Madrid – Maccabi Tel Aviv me rregulla strikte

    Rrezik i lartë, ndeshja Real Madrid – Maccabi Tel Aviv me rregulla strikte

    Ekipi i Real Madridit me anë të një komunikate zyrtare ka teguar se ndeshja e EuroLeague ndaj Maccabi Rapyd Tel Aviv do të luhet pa tifozë.

    Njoftimi i klubit:

    Real Madrid C.F. konfirmon se ndeshja e EuroLeague ndërmjet Real Madrid dhe Maccabi Rapyd Tel Aviv, e caktuar për të enjten, më 8 janar, do të zhvillohet pa praninë e publikut.

    Pas një takimi të Komisionit Shtetëror kundër Dhunës, Racizmit, Xhenofobisë dhe Intolerancës në Sport, i cili e ka shpallur ndeshjen si me rrezik të lartë, Real Madridi respekton rekomandimin e bërë nga Policia Kombëtare.

    Çmimi i çdo bilete të blerë për këtë ndeshje do të rimbursohet menjëherë dhe automatikisht, pa nevojën për ndonjë kërkesë nga blerësit. Për ata që janë pronarë të abonimeve sezonale, rimbursimi do të kreditohet automatikisht për rinovimin e abonimit për sezonin e ardhshëm.