ATV

Category: Sport

  • Sonte Zhegrova dhe Muriqi në qendër të vëmendjes

    Sonte Zhegrova dhe Muriqi në qendër të vëmendjes

    Xhiroja e 19-të në Serinë A italiane sjell sonte përballjen, Sassuolo – Juventus.

    “Zonja e Vjetër” do të udhëtojë për t’u përballur me Sassuolon, në një duel që pritet të jetë mjaft interesant dhe i luftuar. Kjo ndeshje ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të mundësisë së një përballjeje mes dy futbollistëve shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Aro Muric, të cilët mund të kenë përballë njëri-tjetrin në këtë sfidë.

    Juventusi synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të mbetet në garë për objektivat e tij sezonale, ndërsa Sassuolo do të mundohet të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të marrë pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.

    Luciano Spalletti nuk do të ketë në dispozicion Conceicaon, Federico Gattin, Milik, Rugani dhe Dusan Vlahovicin. Ndërsa Fabio Grosso nuk e ka në dispozicion Berardin, Coulibaly, Paz, Pieragnolo dhe Filippo Romagna.

    Për momentin Juventus mban vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, ndërsa Sassuolo të dhjetin me 23 pikë.

    Takimi ndërmjet tyre do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Mapei të Regjionit Emilia. /ATVLIVE.TV

  • Vetëm Barcelona! Cancelo refuzon Interin për rikthimin te katalunasit

    Vetëm Barcelona! Cancelo refuzon Interin për rikthimin te katalunasit

    Mbrojtësi portugez Joao Cancelo ka kompletuar rikthimin e tij te Barcelona, duke u larguar nga skuadra arabe Al Hilal.

    Ylli portugez do t’i bashkohet katalunasve në formë huazimi, pa opsion blerjeje, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi.

    Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur mes të tre palëve, ndërsa Barcelona do të paguajë 4 milionë euro për huazimin e lojtarit nga Al Hilal.

    “Joao Cancelo te Barcelona, marrëveshja e kryer! Huazim deri në qershor”, ka shkruar Romano.

    “Barcelona do të paguajë 4 milionë euro për huazimin nga Al Hilal”.

    “Pavarësisht se Interi kishte arritur marrëveshje me Al Hilalin, Joao donte vetëm Barcelonën”.

    Interi u përpoq deri në fund ta bindte mbrojtësin portugez, por dëshira e tij ishte e qartë, të rikthehej dhe të luante sërish me fanellën katalunase. /ATVLIVE.TV

  • “Shkatërrova marrëdhënien me fëmijët e mi”, ish-ylli i Liverpoolit ishte i varur nga ilaçet e gjumit

    “Shkatërrova marrëdhënien me fëmijët e mi”, ish-ylli i Liverpoolit ishte i varur nga ilaçet e gjumit

    Ish-lojtari i kombëtares angleze, Jonjo Shelvey ka folur për varësinë e tij nga ilaçet e gjumit, duke zbuluar se si ky zakon pothuajse ia shkatërroi marrëdhënien me fëmijët. Ai tregoi me hollësi një periudhë të errët të jetës së tij të kaluar në Turqi.

    Shelvey, i cili kaloi 13 vjet në Ligën Premier me klube si Liverpool, Swansea City, Newcastle United dhe Nottingham Forest, u transferua në Turqi, ku kaloi 18 muaj duke luajtur për Caykur Rizespor dhe Eyupspor. Ishte jeta pa familje në një vend të huaj që shkaktoi problemet që pasuan.

    “Shkova në Turqi për 18 muaj dhe jetova vetëm. Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time”, tha Shelvey, i cili ka gjashtë ndeshje për Anglinë.

    “Përfundova duke u bërë i varur nga ilaçet e gjumit. Mendoja, ‘Çfarë do të bëj tani?’ Isha në një qytet që ishte i orientuar drejt kulturës myslimane. Kishte ndoshta tre restorante. Për të vrarë kohën, merrja tre ose katër ilaçe gjumi dhe më binte të fikët deri në mëngjesin tjetër për stërvitje”.

  • Egjipti siguron çerekfinalen e Kupës së Afrikës-Eliminon skuadrën e Beninit në 1/8 e finales

    Egjipti siguron çerekfinalen e Kupës së Afrikës-Eliminon skuadrën e Beninit në 1/8 e finales

    Kombëtarja e Egjiptit ka siguruar kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Afrikës,duke e eliminuar Beninin me rezultat 3:1 pas vazhdimeve.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të egjiptianëve,ku Omar Marmoush pati disa raste por rezultati mbeti i pandryshuar 0:0.

    Në pjesën e dytë Egjipti realizoi golin e epërsisë përmes Marëan Attia që shënoi eurogol në minutën e 69-të,por Benini barazoi në minutën e 83-të nëpërmjet Jodel Dossou në 1:1 rezultat që dërgoi ndeshjen në vazhdime.

    Në 30 minutat e zhvilluara Egjipti ishte më konkrete,dhe ishte Yasser Ibrahim që shënoi për 2:1 në minutën e 97-të.

    Egjiptianët e vulosën kalimin në çerekfinale në minutën e 120+4 përmes yllit të Liverpool-it Mohamed Salah që shënoi për 3:1,e cila në fund ishte rezultat që e kualifikoi Egjiptin në çerekfinale të Kupës së Afrikës ku do të takohet me fituesin nga takimi Nigeri – Mozambik.

  • Chelsea bën gati 160 milionë euro për Vinicius Jr

    Chelsea bën gati 160 milionë euro për Vinicius Jr

    Gjiganti londinez Chelsea po synon të bëjë një prej goditjeve më të mëdha në futboll në vitet e fundit.

    Sipas The Guardian Chelsea po synon transferimin e yllit brazilian Vinicius Jr,dhe janë të gatshëm që të paguajnë rreth 160 milionë euro në drejtim të Real Madridit.

    Përndrysh nuk dihet se nëse kjo lëvizje mund të ndodhë gjatë janarit apo jo,ndërkohë në anën tjetër tek “Los Blancos”janë të hapur për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2027,teksa Reali nuk dëshiron që Vini të largohet falas duke marrë parasysh edhe ofertat nga klubet e Arabisë Saudite.

    Kujtojmë që Vinicius Jr nuk ka kaluar momente të mira tek Real Madrid,ku në ndeshjet e fundit nuk karritur të paktën një gol.

  • Florent Hasani zyrtarizon kalimin tek Amedspor

    Florent Hasani zyrtarizon kalimin tek Amedspor

    Sulmuesi kosovar Florent Hasani i është bashkuar skuadrës lidere të ligës së parë turke Amedspor.

    Hasani u transferua tek Amedspor disa orë pas largimit të tij nga Boluspor,ku nënshkroi kontratë për një vit e gjysmë.

    Përndryshe Amedspor e zyrtarizoi transferimin e Florent Hasanit në rrjetin social Facebook,duke i uruar suksese sulmuesit kosovar në aventurën e re tek kjo skuadër.

    “Klubi ynë ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Florent Hasani, i cili ka mbajtur fanellën e Boluspor. Shpresojmë që transferimi të jetë përfitues për klubin, lojtarind he tifozët dhe i urojmë suksese lojtarit tonë për të garuar në këtë fanellë”

    Kujtojmë që Amedspor është lider në ligën e parë të Turqisë me 39 pikë,dy më pak se Pendikspor që gjendet në vendin e dytë.

  • Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz

    Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Valon Berisha pritet që të largohet nga skuadra austriake LASK Linz.

    Sipas mediumit austriak “Oborosterreichische Nachrichten”Berisha nuk gjendet në planet e trajnerit të LASK Linz këtë sezon,dhe se largimit pritet të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar.

    Përndryshe Berisha do të synojë të gjejë një klub për të pasur minutazhë në lojë,në mënyrë që të marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda për ndeshjet e play-off-it për botërorin e vitit 2026.

    Kujtojmë që Valon Berisha ka kontratë me LASK Linz deri në fund të sezonit,kurse ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje deri më tani në të gjitha garat.

  • Talenti gjerman Lennart Karl tërbon tifozët e Bayern-it-Ëndrron që një ditë të luaj për Real Madridin

    Talenti gjerman Lennart Karl tërbon tifozët e Bayern-it-Ëndrron që një ditë të luaj për Real Madridin

    Njëri nga talentët premtues të futbollit gjerman Lennart Karl ka bërë disa deklarata që ka tërbuar tifozët e Bayern Munich.

    Ylli i bavarezëve kishte deklaruar se një ditë do të ëndërronte të luante për Real Madridin,dhe këto i tha gjatë një takimi tradicional për vitin e ri me tifozët.

    ‘Bayerni është një klub shumë, shumë i madh dhe është një ëndërr të luash aty, por një ditë do të më pëlqente të shkoja te Reali i Madridit. Është klubi i ëndrrave të mia  por kjo të mbetet mes nesh ’

    Përndryshe Karl në fund shtoi se Bayern është një klub special për të,por këto deklarata kanë ngritur dyshime për besnikërinë e 17 vjeçar-it kundrejt ekipit bavarez pasi Karl shihet si një nga liderët e bavarezëve në vitet e ardhshme.

    Kujtojmë që Lennart Karl në vitin 2018 kishte pasur prova tek Real Madrid,teksa në sezonin debutues në 21 ndeshje shënoi 6 gola e dhuroi 1 asistim për Bayern Munich.

  • Sunderland krenar – Xhaka mbi 100 ndërhyrje të suksesshme

    Sunderland krenar – Xhaka mbi 100 ndërhyrje të suksesshme

    Sunderland vazhdon të ketë shumë krenari për kapitenin e tyre, Granit Xhakën, i cili po bën një sezon të jashtëzakonshëm.

    Klubi anglez njoftoi se Xhaka është lojtari i vetëm nga pesë ligat më të forta evropiane që ka arritur të realizojë mbi 100 ndërhyrje të suksesshme këtë sezon. Kjo statistikë e vendos mesfushorin zviceran në një kategori të veçantë, duke treguar përkushtimin dhe ndikimin e tij në fushë.

    Performanca e Xhakës ka qenë vendimtare për Sunderland, duke ofruar stabilitet në mesfushë, ndërkohë që ndihmon mbrojtjen dhe fillimin e sulmeve nga prapavija. Ndërhyrjet e tij të suksesshme nuk janë vetëm tregues i agresivitetit dhe vendosmërisë në lojë, por edhe i inteligjencës taktike dhe pozicionimit të tij të shkëlqyer.

    33 vjecari këtë sezon në 20 ndeshje numëron një gol dhe pesë asistime. /ATVLIVE.TV

  • Amorim ikën nga United, kompensimi i milionave nuk mungon

    Amorim ikën nga United, kompensimi i milionave nuk mungon

    Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim.

    Largimi i tij vjen pas rezultateve jo të kënaqshme dhe një konference për shtyp që Amorim mbajti dje, pas barazimit 1-1 me Leeds United në “Elland Road”. Në konferencë, portugezi deklaroi se kishte ardhur tek Unitedi për të qenë një menaxher i plotë, jo vetëm trajner i skuadrës.

    Megjithatë, shkarkimi duket se nuk e ka shqetësuar 40 vjecarin, i cili është parë sot duke ecur buzëqeshur me gruan e tij në rrugët e Manchesterit. Buzëqeshja mund të lidhet me faktin se ai pritet të përfitojë mbi 11 milionë euro, pasi klubi do t’ia kompensojë të gjithë kontratën e tij deri në qershor 2027.

    Portugezi u emërua trajner i United në nëntor 2024, me “Djajtë e Kuq” që paguan 10.6 milionë euro te Sportingu si klauzolë lirimi. Për krahasim, në tetor 2024, ekipi anglez kishte paguar 16.7 milionë euro dëmshpërblim pas shkarkimit të Erik ten Hag.

    United ka bërë të ditur gjithashtu se ish-mesfushori Darren Fletcher do të udhëheqë skuadrën në ndeshjen ndaj Burnley më 7 janar në “Turf Moor”. /ATVLIVE.TV