ATV

Category: Sport

  • Përfundon afati kalimtar te femrat, me shumë lëvizje interesante

    Përfundon afati kalimtar te femrat, me shumë lëvizje interesante

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njoftuar se ka përfunduar afati kalimtar te femrat.

    Ky afat kalimtar ishte mjaft interesant me shumë lëvizje interesante, ku klubet kanë bërë përforcime, varësisht nga synimet.

    Kampioni Bashkimi ka rikthyer në radhët e saj Saranda Dacin dhe Diedona Halitaj.

    Trepça po ashtu ka rikthyer Blerta Mehana nga Peja 03.

    Te Penza është rikthyer Sara Vrasniqi, derisa skuadra pejane u përforcua me Skylar Treadwell nga Sllovakia, ndërsa fituesja e Superkupës, Peja 03, u përforcua me Charity Paige Powell.

    United Basketball ka qenë nga një skuadrat më aktive, ku u përforcua me Dona Bytyqin dhe Dea Pushkollin nga Prishtina, Arba Hashanin dhe Sinetra Jones nga Penza dhe Billups Eden Evans nga SHBA.

    Junior 06 është përforcuar me ish-basketbollistet e United Basketball, Viola dhe Alea Syla.

    Lëvizje kishte edhe në Ligën U21 të Femrave. Regio Basket u përforcua me Etna Rexhepin me licencë të dyfishtë dhe Molika Mujaj.

    Vëllaznimi ka rikthyer Viola Tanushin nga Prishtina, kurse Trepça u përforcua me Luenta Muzliukaj dhe Eliza Kadri. /ATVLIVE.TV

  • LA Lakers fiton ndaj Memphis Grizzlies-Luka Doncic dhe Lebron James më të mirët në parket

    LA Lakers fiton ndaj Memphis Grizzlies-Luka Doncic dhe Lebron James më të mirët në parket

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore kundër Memphis Grizzlies,duke e mposhtur me rezultat 120:114.

    Luka Doncic me 36 pikë,8 kërcime e 9 asistime ishte basketbollisti më efikas tek Lakers,ndërkohë kontribut të rëndësishëm dha dhe Lebron James që realzoi 26 pikë,7 kërcime e 10 asistime,si dhe Jake LaRavia me që poashtu shënoi 26 pikë.

    Në anën tjetër tek Grizzlies më i miri ishte Jaylen Ëells me 23 pikë,teksa kontribut dha dhe Cedric Coëard me 16 pikë e 8 kërcime por të pajmjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Kujtojmë që Los Angeles Lakers gjendet në pozitën e 3-të në konferencën perëndimore,teksa Memphis Grizzlies gjendet në pozitën e 10-të.

  • Asensio i dedikon golin e tij një djali të vogël me leukemi: “Elias, ky është për ty”

    Asensio i dedikon golin e tij një djali të vogël me leukemi: “Elias, ky është për ty”

    Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raul Asensio, ka treguar një moment të veçantë human pas golit të tij të fundit, duke i dedikuar atë një djali të vogël në tribunat e stadiumit.

    “Shënova këtë gol për një djalë të vogël që ishte në stadium sot. Emri i tij është Elias dhe ai vuan nga leukemia. Ky gol është për ty,” ka thënë 22 vjecari pas ndeshjes.

    Ky moment emocionues ka prekur jo vetëm tifozët e Real Madridit, por edhe komunitetin sportiv në përgjithësi. Dhurimi i këtij gëzimi për një fëmijë që po lufton me një sëmundje të rëndë tregon dimensionin human të futbollistëve, jashtë fushës.

    Klubi dhe tifozët e kanë përshkruar këtë gjest si inspirues dhe kanë shprehur mbështetje për vogëlushin Elias dhe familjen e tij. Momente të tilla rikujtojnë se futbolli nuk është vetëm sport, por edhe një mënyrë për të sjellë shpresë dhe lumturi tek ata që kanë më shumë nevojë. /ATVLIVE.TV

  • Arsenali ofron 50 milionë euro për Brahim Díaz, Real Madridi analizon ofertën

    Arsenali ofron 50 milionë euro për Brahim Díaz, Real Madridi analizon ofertën

    Real Madridi po përballet me një vendim të rëndësishëm në merkato, pasi ka marrë një ofertë të konsiderueshme nga Premierliga. Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin maroken, Brahim Díaz, duke besuar se ai mund të bëhet një pjesë kyçe e projektit të tyre afatshkurtër, raporton “Fichajes”.

    Oferta vjen në një moment të ndjeshëm për madrilenët, pasiqë në klub e vlerësojnë talentin dhe shumëfunksionalitetin e lojtarit, por konkurrenca e fortë në sulm ka kufizuar ndjeshëm minutat e tij në fushë.

    Brahim Díaz, 26 vjeç, ka kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe konsiderohet një lojtar me cilësi teknike të lartë, i aftë të ndikojë si titullar ose zëvendësues. Megjithatë, shuma prej 50 milionë eurosh shihet si e lartë për një lojtar që nuk është titullar i padiskutueshëm.

    Te “Valdebebas” debatohet nëse duhet të mbahet talenti ekzistues apo të shfrytëzohet kjo mundësi financiare për të forcuar pozicione të tjera në skuadër.

    Arsenali e sheh këtë situatë si një mundësi reale për të marrë një lojtar në kulmin e karrierës së tij. Brahim Díaz ka shkëlqyer në Kupën e Afrikës, ku ka treguar lidership dhe ka përforcuar vlerën e tij në treg, duke justifikuar kështu investimin e madh të londinezëve.

    Real Madridi po e analizon me kujdes ofertën dhe pritet të marrë një vendim gjatë javëve në vazhdim. /ATVLIVE.TV

  • Josko Gvardiol mund t’i mungojë Manchester City-it për një kohë

    Josko Gvardiol mund t’i mungojë Manchester City-it për një kohë

    Manchester City mund të mos llogarisë në një mbrojtësve kryesorë të kësaj skuadre.

    Josko Gvardiol pritet të mungojë për disa javë larg fushave të gjelbërta,dhe këtë e konfirmoi edhe trajneri i City-it Pep Guardiola.

    “Gvardiol nuk duket mirë, mendoj se do të duhet të pushojë për disa javë, por le të presim ekzaminimet zyrtare mjekësore”

    Përndryshe edhe lojtarët e tjerë të City-it si Ruben Dias pësoi lëndim në ndeshjen klundër Chelsea-it fundjavën e kaluar,teksa nuk dihet se nëse edhe yjet e tjerë si John Stones dhe Nathan Ake gjithashtu janë të lënduar.

    Kujtojmë që Man.City e nisi vitin 2026 me barazim 1:1 kundër Chelsea-it,në derbin e xhiros së 20-të në Premierligën angleze.

  • Drilon Islami zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës

    Drilon Islami zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës

    Mesfushori defensiv 25-vjeçar, Drilon Islami, është zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi ka realizuar një nga transferimet më të spikatura të afatit kalimtar dimëror, duke siguruar shërbimet e futbollistit nga Cluji.

    Islami së fundmi luante në ekipin rumun Cluj, ndërsa më parë ishte shumë pranë një transferimi te kampioni i Kosovës, Ballkani. Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua për shkak të mungesës së një akordi përfundimtar. Pas dështimit të këtij transferimi, Shkëndija intensifikoi interesimin dhe hyri në bisedime konkrete me futbollistin.

    Lajmin për transferimin e Islamit e ka konfirmuar vetë klubi duke teguar se 25 vjecari ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.

    Gjithashtu klubi nga Tetova i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi.

    Mesfushori defensiv pritet të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe cilësinë në repartin e mesfushës së kuqezinjve dhe konsiderohet një nga përforcimet më të rëndësishme të klubit në këtë afat kalimtar dimëror.

    Para se të luante në Rumani, Islami ka mbajtur fanellën e Prishtinës, Ferizajt dhe Dritës në kampionatin e Kosovës, duke fituar përvojë të konsiderueshme në mesfushë. /ATVLIVE.TV

  • Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror

    Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror

    Afati kalimtar dimëror është afër të filloj dhe më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar.

    Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

    Mini-afati kalimtar dimëror do të jetë i hapur deri më 15 janar.

    Të drejtë lëvizjeje në këtë afat kalimtar kanë lojtarët që janë pa kontrata, bazuar në rregulloren për regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre. /ATVLIVE.TV

  • Probleme në sulm për Juventusin – Vlahovic jashtë deri në mars, Dzeko opsion

    Probleme në sulm për Juventusin – Vlahovic jashtë deri në mars, Dzeko opsion

    Juventusi po përballet me sfida serioze në sulm, pas dëmtimit të Dusan Vlahovic, i cili do të qëndrojë jashtë fushave deri në mars për shkak të një problemi me gjurin.

    Lojtarë si Jonathan David dhe Openda nuk janë ende të gatshëm për të marrë rolin kryesor, duke detyruar drejtuesit e klubit të mendojnë për zgjidhje urgjente.

    Ndërsa klubi fokusohet tek sulmuesit e rinj si Mateo Pellegrino nga Parma dhe Lorenzo Lucca nga Napoli, një opsion i papritur ka dalë në skenë: Edin Dzeko nga Fiorentina. Trajneri Luciano Spalletti thuhet se e mbështet këtë ide, duke u referuar përvojës së mëparshme me sulmuesin boshnjak te Roma.

    Mediat e kanë përshkruar këtë mundësi si një “zgjidhje ekstreme”, një ndihmë afatshkurtër më shumë sesa një strategji afatgjatë. Në rast se transferimet e tjera nuk realizohen, ardhja e Dzekos mund të mbushë boshllëkun në krye të sulmit dhe të ndihmojë Juventusin në garën për kryesimin në Serie A.

    Përkujtojmë se Dzeko ishte pranë transferimit te Juventusi në vitin 2020, por Roma nuk e lejoi largimin dhe klubi torinez nënshkroi në vend të tij me Alvaro Moratën. /ATVLIVE.TV

  • Varrosen dy miqtë e Anthony Joshuas pas aksidentit tragjik rrugor

    Varrosen dy miqtë e Anthony Joshuas pas aksidentit tragjik rrugor

    Është zhvilluar ceremonia e varrimit për dy shokët e afërt të kampionit të boksit, Anthony Joshua, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor rreth Nigerisë. Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët dhe miqtë e tyre.

    Anthony Joshua, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit për t’u dhënë nderin e fundit. Mijëra persona, përfshirë familjarët, miqtë dhe dashamirësit e boksit, ishin të pranishëm për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të shprehur ngushëllimet e tyre.

    Ngjarja e rëndë ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në rrugë, duke theksuar pasojat tragjike që aksidentet mund të kenë për jetët e njerëzve. Familjet e të ndjerëve kërkojnë respekt për privatësinë dhe hapësirë për të përballuar dhimbjen e madhe që ka lënë kjo humbje. /ATVLIVE.TV

  • Gjimshiti, Ismajli, Asani dhe Mehmeti shkëlqejnë në fillimin e vitit 2026

    Gjimshiti, Ismajli, Asani dhe Mehmeti shkëlqejnë në fillimin e vitit 2026

    Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare dhe kontribute kyçe në ndeshjet e skuadrave të tyre.

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën, në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke shpëtuar disa herë skuadrën nga goli dhe duke u shpallur lojtari më i mirë i takimit.

    Një tjetër performancë e spikatur erdhi nga Ardian Ismajli, qendërmbrojtësi që aktivizohet në Serie A me Torinon. Ismajli jo vetëm që siguronte mbrojtjen, por kontribuoi edhe në fazën sulmuese duke dhënë asistin për golin e tretë në fitoren 3-0 ndaj Veronës, realizuar nga Njie në fundin e takimit.

    Sulmuesi Jasir Asani nisi vitin e ri me gol, duke shënuar nga penalltia në fitoren 2-1 të Esteghlalit ndaj liderit të kampionatit iranian, Sepahan. Ky sukses e mbajti klubin e Asanit vetëm 5 pikë pas kryesuesve, ndërsa goli ishte i shtati sezonal i tij në kampionat.

    Me gol e nisi vitin e ri edhe Anis Mehmeti, i cili kontribuoi në fitoren e thellë 5-0 të Bristol Cityt ndaj Portsmouthit, duke treguar formë të mirë në startin e vitit.

    Përveç tyre, kontribute të rëndësishme dhanë edhe legjionarë të tjerë si Ylber Ramadani, Armando Broja dhe Rey Manaj, ndërsa në disa kampionate europiane dhe botërore sezoni futbollistik nuk ka nisur ende.

    Ky fillim i vitit tregon se shqiptarët janë në formë dhe mund të jenë faktor vendimtar për skuadrat e tyre në vazhdim të sezonit, duke dhënë kontribut jo vetëm në gol, por edhe në lojën e përgjithshme. /ATVLIVE.TV