ATV

Category: Sport

  • Trajneri i Liverpoolit befason për merkaton e janarit

    Trajneri i Liverpoolit befason për merkaton e janarit

    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për mediat në prag të përballjes me Arsenalin, duke hedhur poshtë çdo spekulim rreth transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Pas lëndimeve të disa lojtarëve kyç, “Reds” janë lidhur me emra të ndryshëm për përforcime, megjithatë Slot ka bërë të qartë se është i kënaqur me përbërjen aktuale të skuadrës.

    “Para së gjithash, jam shumë i kënaqur me ekipin që kemi. Ai është në përputhje me vizionin tim, me Richard Hughes dhe me pronarët e klubit”, u shpreh Slot në konferencë për shtyp.

    Trajneri holandez theksoi se skuadra e tij ka cilësi të mjaftueshme kur të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë. “Ky grup është jashtëzakonisht i talentuar nëse të gjithë janë të disponueshëm. Lëndimet nuk sjellin asgjë pozitive, por ndoshta kanë ndikuar që të rihapet rrëfimi se ne kemi shpenzuar shumë gjatë verës”.

    “E vërteta është se ne zëvendësuam lojtarët dhe shpenzuam pak më shumë sesa përfituam. Askush nuk donte ta dëgjonte këtë atëherë, por ndoshta tani, për herë të parë, njerëzit po e kuptojnë se kemi afruar futbollistë shumë cilësorë”, shtoi ai.

    Slot përmendi edhe ndikimin e lojtarëve nga stoli, duke veçuar paraqitjen e Frimpong, i cili kontribuoi me asistim. “Titullarët tanë janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Ky klub është në një pozicion shumë të mirë, nëse të gjithë janë të disponueshëm – si në afat të shkurtër, ashtu edhe në atë afatmesëm dhe afatgjatë”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /ATVLIVE.TV

  • Lakers marrin fitoren e tretë radhazi, Pacers e Mavericks vazhdojnë serinë e humbjeve

    Lakers marrin fitoren e tretë radhazi, Pacers e Mavericks vazhdojnë serinë e humbjeve

    Liga e basketbollit amerikan, NBA, ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm me disa ndeshje interesante.

    Los Angeles Lakers, kanë vazhduar më përformancë fantastike duke realizuar fitoren e tretë radhazi, pasi mundën kësaj radhe New Orleans Pelicanes me rezultat 111-103.

    Si gjithomë super dyshja Lebron James dhe Luka Doncic ishin më efikaset në këtë fitore.

    James shënoj 30 pikë, tetë kërcime e po aq asistime, derisa Doncic po ashtu realizoi 30 pikë dhe 10 asistime.

    Nga ana tjetër, Trey Murphy III, ishte fanatastik me 42 pikë të realizuara, por që nuk mjaftuan për fitore.

    Lakers renditen në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit derisa Pelicanes në poziten e fundit, ku kjo ishte edhe humbja e tetë rresht.

     

    Cleveland Cavaliers janë këndellur me fitore, duke i’a shkaktuar humbjën e 13-të radhazi Indiana Pacers, pasi e mundën me rezultat 120-116.

    Darius Garland udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 29 pikë e gjashtë asistime, derisa Evan Mobely shtojë 20 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë assitime.

    Te skuadra humbëse u dalluan Pascal Siakam me 22 pikë dhe Jay Huff me 20 sosh.

    Cavaliers renditen në poziten e gjashtë në Konferencën Lindore, derisa Pacers në fund të tabelës.

     

    Dallas Mavericks kanë vazhduar me fitoren e dytë rresht, duke mundur kësaj radhe Sacramento Kings, me shifrat 100-98.

    Për Kings kjo ishte humbja e tetë radhazi, përkunde paraqitjes së mirë të dy yjeve DeMar DeRozan me 21 pikë dhe Zach LaVine me 20 sosh.

    Ndërkaq më meritorët për fitoren e Mavericks ishin, Cooper Flagg me 20 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime dhe Anthony Davis me 19 pikë e 16 kërcime.

  • Al Hilal rindez interesimin për Raphinhan me ofertë 100 milionë euro

    Al Hilal rindez interesimin për Raphinhan me ofertë 100 milionë euro

    Futbolli ndërkombëtar pritet të tronditet pas lajmit se Al Hilal ka rindezur interesimin për Raphinhan. Klubi saudit ka shfrytëzuar negociatat e fundit për huazimin e Joao Cancelos për të hedhur në tavolinë një ofertë marramendëse për anësorin brazilian.

    Sipas El Nacional, gjiganti i Superligës së Arabisë Saudite ka ofruar plot 100 milionë euro: 80 milionë euro si shumë fikse dhe 20 milionë të tjera në formë bonusesh.

    Ky operacion synon të mbulojë boshllëkun e lënë nga Neymar Jr dhe ta konsolidojë skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi si forca dominuese e futbollit aziatik. Ndërkohë, Barcelona po e analizon me kujdes ofertën, e cila për nga përmasat financiare është pothuajse e pakonkurrueshme në tregun aktual evropian.

    Projekti sportiv i Al Hilal, me bazë në Riad, nuk njeh kufij shpenzimesh për të bindur sulmuesin 29-vjeçar të transferohet në Arabinë Saudite. Klubi dëshiron që Raphinha të shndërrohet në ikonën e re të ekipit, pas dështimit të nënshkrimit të mëparshëm brazilian me kosto të lartë.

    Drejtuesit sauditë kanë përgatitur një kontratë “stratosferike”, me kushte financiare që do të tejkalonin çdo pritshmëri, duke u përpjekur ta joshin lojtarin me një projekt fitues dhe ekonomikisht të pakrahasueshëm.

    Edhe pse Joan Laporta e refuzoi këtë ide verën e kaluar, këmbëngulja e Al Hilal tregon qartë se paratë nuk përbëjnë problem. Simone Inzaghi e ka miratuar personalisht transferimin, duke e konsideruar Raphinhan si element kyç për rritjen e nivelit konkurrues të skuadrës së tij.

    Nga ana tjetër, Raphinha po kalon një moment kulmor te Barcelona, ku është shndërruar në një lider të padiskutueshëm nën drejtimin e Hansi Flick. Trajneri gjerman e ka vlerësuar vazhdimisht brazilianin si të pazëvendësueshëm, si për kontributin defensiv, ashtu edhe për rrezikshmërinë në sulm.

    Megjithatë, Al Hilal beson se oferta prej 100 milionë eurosh mund ta detyrojë bordin e Barcelonës, i cili ka nevojë për të ardhura, ta rishqyrtojë seriozisht qëndrimin e tij.

    Fokus i lojtarit mbetet Kupa e Botës 2026, ku synon të jetë titullar i rregullt dhe protagonist me kombëtaren e tij. Edhe pse dëshira e tij kryesore ka qenë gjithmonë të ketë sukses te
    Barcelona, ekzistenca e një “marrëveshjeje zotërinjsh” me drejtuesit sportivë mund të ndryshojë rrënjësisht rrjedhën e kësaj historie. /ATVLIVE.TV

  • Federico Chiesa mund të mbetet tek Liverpool deri në fund të sezonit

    Federico Chiesa mund të mbetet tek Liverpool deri në fund të sezonit

    Ylli italian Federico Chiesa nuk do të largohet nga gjiganti anglez Liverpool,të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.

    Mediumet Sky Sports dhe Tuttomercato bëjnë të ditur se Chiesa do të mbetet në Anfield,dhe se mundësia për një rikthim në Serie A është mbyllur.

    Përndryshe dy klubet italiane Napoli dhe Juventus kanë hyrë garës për të siguruar shërbimet e Chiesas,i cili nuk po gjen minutazhë të mjaftueshme tek skuadra e Arne Slot.

    Megjithatë tek Liverpool italiani konsiderohet si pjesë e planeve në këtë sezon,teksa dy gjigantët e Serie A duhet të presin deri në verë në rast se Chiesa vendos të largohet.

    Kujtojmë që Federico Chiesa në 20 ndeshje ka shënuar vetëm 2 gola e dhuroi 1 asistim për Liverpool-in në të gjitha garat.

  • Gjyqtarët kosovarë marrin licencat e FIFA-s për vitin 2026, përfaqësim i fuqishëm në arenën ndërkombëtare

    Gjyqtarët kosovarë marrin licencat e FIFA-s për vitin 2026, përfaqësim i fuqishëm në arenën ndërkombëtare

    Futbolli i Kosovës vazhdon të shënojë progres edhe në segmentin e arbitrimit. Një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh kosovarë janë pajisur zyrtarisht me licencë nga FIFA, duke fituar të drejtën për të gjykuar ndeshje ndërkombëtare gjatë vitit 2026.

    Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për futbollin kosovar, i cili po forcon praninë e tij në arenën ndërkombëtare jo vetëm përmes klubeve dhe kombëtares, por edhe përmes gjyqtarëve të futbollit.

     

    Në listën e gjyqtarëve me licencë FIFA për vitin 2026 përfshihen:

    Mervan Bejtullahu – referee

    Visar Kastrati – referee & Video Match Official

    Genc Nuza – referee & Video Match Official

    Rita Vheapi – referee

    Fatlum Berisha – assistant referee

    Arbnor Bullatovci – assistant referee

    Fitore Govori – assistant referee

    Granit Hyseni – assistant referee

    Besnik Morina – assistant referee

    Lumturije Muhadri – assistant referee

    Fatmir Sekiraqa – assistant referee

    Bujar Selimaj – assistant referee

    Edmond Zeqiri – assistant referee

    Besar Beqiri – futsal referee

    Besart Ismajli – futsal referee

    Florentina Kallaba – futsal referee

    Alban Shala – Video Match Official

     

    Pajisja me licencë FIFA u mundëson këtyre gjyqtarëve që të ndajnë drejtësinë në gara të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë kualifikime, turne evropiane dhe ndeshje të organizuara nga FIFA dhe UEFA.

    Ky sukses pasqyron punën e vazhdueshme të Federatës së Futbollit të Kosovës në zhvillimin dhe profesionalizimin e arbitrimit, si dhe përkushtimin e vetë gjyqtarëve, të cilët po e përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në skenën ndërkombëtare.

  • Rikthehen Sinani dhe Ismajli, KB Prishtina gati për ENBL

    Rikthehen Sinani dhe Ismajli, KB Prishtina gati për ENBL

    Klubi i Basketbollit Prishtina ka rikthyer në skuadër dy lojtarët e saj, Arbër Sinanin dhe Jon Ismajlin.

    Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes faqes zyrtare në Facebook.

    Të dy basketbollistët pritet të debutojnë sonte në ndeshjen e ENBL-së ndaj Tindastollit, e cila zhvillohet mbrëmjen e sotme.

    Ndërkohë, ata do të kenë të drejtë paraqitjeje në Superligën e Kosovës pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.

    Ndeshja KB Prishtina – Tindastoll zhvillohet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00. /ATVLIVE.TV

  • Fisnik Asllani në listë për lojtarin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Bundesligë

    Fisnik Asllani në listë për lojtarin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Bundesligë

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani është hyrë në garë për lojtarin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Bundesligë.

    Asllani bën pjesë në mesin e 16 lojtarëve nga të gjitha ekipet,duke përfshirë këtu edhe yje si Harry Kane,Luis Diaz dhe Michael Olise.

    Përndryshe Asllani me golat dhe paraqitjet fantastike që pati me Hoffenheim në gjysmëstinorin e Bundesligës ka tërhequr vëmendjen e klubeve në Evropë,ku gjigantë si Barcelona,Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për sulmuesin dardan.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani në 17 ndeshje për Hoffenheimin ka realizuar 7 gola e dhuroi 3 asistime,teksa vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet rreth 30 milionë euro.

  • Hansi Flick për prurjet e mundshme tek Barcelona:Nuk mund të shpenzojmë në miliarda euro

    Hansi Flick për prurjet e mundshme tek Barcelona:Nuk mund të shpenzojmë në miliarda euro

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka folur për transferimet e reja që mund të ndodhin tek katalunasit.

    Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Superkupës së Spanjës Athletic Bilbaos Flick thotë se klubi nuk është në gjendje të shpenzojë miliarda,duke marrë parasysh faktin që në vitet e fundit Barcelona pati një situatë të vështirë financiare.

    “Kemi pasur një situatë këto dy vitet e fundit ku duhet të jemi të zgjuar me lojtarët që nënshkruajmë. Nuk mund të shpenzojmë miliarda. Lojtarët tanë po përparojnë. Të rinjtë tanë po zhvillohen dhe ne kemi besim tek ata.”

    Përndryshe tekniku gjerman ka folur edhe për transferimin e Joao Cancelos,duke thënë se portugezi mund të luaj edhe si mbrojtës krahu,por në fund thotë se pret që marrëveshja të përfundojë.

    Kujtojmë që Barcelona luan ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos,ku synon të siguroj kalimin në finalen e cila zhvillohet në King Abdullah Sports City Stadium në Jeddah.

  • Aro Muric në radarin e gjigantit italian Juventus

    Aro Muric në radarin e gjigantit italian Juventus

    Portieri i Kombëtares së Kosovës Arijanet Muric mund t’i bashkohet gjigantit italian Juventus.

    Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane Tuttosport “Zonja e Vjetër”po e monitoron gardianin dardan,i cili është i huazuar tek Sassuolo nga skuadra angleze Ipswich Town.

    Përndryshe Muric me paraqitjet me Sassuolon kanë bërë që Juve të konsideroj transferimin e tij,dhe Pashtu edhe shumë skuadra të tjera nga Serie A janë në përcjellje të Aros.

    Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim,duke marrë parasysh që Aro Muric mund të rikthehet në Angli tek Ipswich Town pas përfundimit të huazimit në Sassuolo.

    Kujtojmë që Arijanet Muric bëri 17 paraqitje për Sassuolon këtë sezon në Serie A,duke e lënë portën të paprekur në vetëm 4 ndeshje në 1530 minuta të luajtura.

  • Barcelona dëshiron me çdo kusht Leon Goretzkan

    Barcelona dëshiron me çdo kusht Leon Goretzkan

    Gjiganti katalunas Barcelona po dëshiron që të sigurojë shërbimet e yllit gjerman Leon Goretzka.

    Mesfushori i Bayern Munich ka shprehur vetë dëshirën që të kaloj në Camp Nou,dhe një prej arsyeve është trajneri aktual Hansi Flick.

    Përndryshe Goretzka ishte në radarin e kampionëve të Italisë Napoli,të cilët synonin ta transferonin gjermanin me një ofertë e cila mund të ishte e pranueshme për drejtuesit e Bayern Munich.

    Por tani pas deklaratave të Goretzkas që thotë se dëshiron t’i bashkohet Hansi Flick-ut tek Barca ëndrra e Napolit tanimë u shua,dhe poashtu duke lënë të ngrira edhe ofeta nga Premierliga angleze si dhe nga dy gjigantët e Superligës turke Galatasaray dhe Fenerbahçe.

    Kujtojmë që Leon Goretzka ka kontratë me Bayern Munich deri në fund të sezonit,teksa nuk po luan më rol në ekipin e Vincent Company në këtë edicion.