ATV

Category: Sport

  • Oklahoma City Thunder pëson humbje në shtëpi-Boston Celtics fiton në vazhdime

    Oklahoma City Thunder pëson humbje në shtëpi-Boston Celtics fiton në vazhdime

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Indiana Pacers me rezultat 117:114.

    47 pikët e Shai Gilgeous Alexander nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e Thunders,njëjtë siç nuk mjaftuan as 25 pikët e Chet Holmgren si dhe 13 kërcimet e bëra në këtë takim.

    Në anën tjetër Andreë Nembhard me 26 pikë,7 kërcime e 11 asistime ishte basketbollisti më i mirë ,teksa kontribut dha dhe Pascal Siakam me 21 pikë e 6 asistime.

    Ndërkohë Boston Celtics mposhti në udhëtim skuadrën e Brooklyn Nets me rezultat 130:126.

    Payton Pritchard me 32 pikë dhe Jaylen Brown me 27 pikë e 10 kërcime e 12 asistime ishin më të mirët për Celtics,kurse në anën tjetër për Nets Michael Porter Jr me 30 pikë e 8 kërcime dhe Nolan Traore me 21 pikë të tjera ishin më efikasët tek Nets.

  • Chelsea dhe Inter në garë për shërbimet e Franco Mastantuonos

    Chelsea dhe Inter në garë për shërbimet e Franco Mastantuonos

    E ardhmja e talentit argjentinas Franco Mastantuono tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid është e paqartë.

    18 vjeçari nuk ka gëzuar minutazhë tek ekipi i “Los Blancos”,dhe kjo ka bërë që shumë klube të monitorojnë situatën e argjentinasit.

    Përndryshe dy gjigantët e njohur evropianë Chelsea dhe Inter janë hyrë në garë për shërbimet e Mastantuonos,dhe se një huazim i tij në ndonjërin nga këto dy klube do të jetë ideal për të sidomos do të kishte ndikim në zhvillimin e tij si futbollist .

    Kujtojmë që në 18 ndeshjet e zhvilluara për Real Madridin Franco Mastantuono në të gjitha garat ka realizuar vetëm 2 gola,ndërkohë vlera e tij në tregun e transferimeve arrin deri në 50 milionë euro.

  • Fenerbahce synon transferimin e kosovarit Fisnik Asllani nga Hoffenheimi

    Fenerbahce synon transferimin e kosovarit Fisnik Asllani nga Hoffenheimi

    Klubi i madh turk, Fenerbahce, po konsideron transferimin e yllit të kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, nga Hoffenheimi.

    Fenerbahce ka bërë shumë lëvizje gjatë këtij afati kalimtar, duke afruar futbollistë të shquar nga Evropa, me synimin për ta rikthyer titullin kampion pas shumë vitesh.

    Megjithatë, klubi turk ka shënuar edhe largime të rëndësishme, përfshirë atë të Youssef En-Nesyri, i cili pritet të zyrtarizohet te Juventusi. Si pasojë, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë filluar të shqyrtojnë alternativa për të përforcuar sulmin me një zëvendësues të marokenit.

    Sipas mediumit turk Sozcu, Fenerbahce po shqyrton transferimin e sulmuesit kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

    Asllani po përjeton një super-formë këtë edicion, pasi ka shënuar 7 gola dhe 5 asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat, duke u bërë një emër i lakuar për shumë klube evropiane.

    Sulmuesi 23-vjeçar i Dardanëve ka një çmim prej 30 milionë eurosh, ndërsa së fundmi është lidhur edhe me një transferim te Barcelona, Borussia Dortmundi dhe Juventusi.

  • Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të

    Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të

    Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të.

    Xhiroja hapet të shtunën me dy përballje të forta. Në orën 17:00, Rahoveci 029 do të përballet me Sigal Prishtinën.

    Më pas, nga ora 19:30, Bora do të përballet me Golden Eagle Ylli.

    Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Në orën 17:00, Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit, në një nga derbit më të pritur të xhiros.

    Java e 17-të do të mbyllet me përballjen mes Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet të dielën nga ora 19:30.

  • Fisnik Asllani në radarin e gjigantit italian Juventus

    Fisnik Asllani në radarin e gjigantit italian Juventus

    Ofertat për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po shtohen gjithnjë e më shumë.

    Së fundmi edhe gjiganti italian Juventus po synon që të siguroj shërbimet e sulmuesit të Hoffenheim-it ,dhe reprezentuesi dardan shihet si zëvendësues i Dusan Vlahovic në repartin e sulmit të bianconerëve.

    Përndryshe Hoffenheim e vlerëson Asllanin rreth 30 milionë euro,shifër e cila është tejet e lartë për Juven ndërkohë që shumë klube në Evropë duke përfshirë gjigantin gjerman Bayern Munich e cila ka kohë që po e kërkon Asllanin.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani po kalon formë fantastike me Hoffenheimin ku realizoi 7 gola në 19 ndeshje si dhe 5 asistime,teksa skuadra gjermane është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

  • Ivan Perisic i gatshëm të rikthehet tek Inter

    Ivan Perisic i gatshëm të rikthehet tek Inter

    Mesfushori kroat Ivan Perisic është shprehur i gatshëm që të rikthehet tek gjiganti italian Inter.

    Sipas raportimit të mediave Perisic mund të huazohet tek Inter deri në fund të sezonit,dhe drejtuesit neuroazzurë pritet të hyjnë në bisedime me PSV Eindhoven për të arritur një marrëveshje mes palëve.

    Përndryshe Perisic ishte afër transferimit tek Barcelona në verën e vitit 2025,megjithatë kjo dështoi pasi kroati vendosi të nënshkruaj kontratë të re me PSV-në deri në vitin 2027.

    Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse Perisic do të rikthehet në Serie A,apo do të mbetet në Holandë deri në përfundimin e kontratës me PSV-në.

    Kujtojmë që Ivan Perisic ka luajtur në të kaluarën për Inter për 7 vite,ku në 254 ndeshje ka realizuar 55 gola dhe dhuroi 50 asistime.

  • Futbolli vendor rikthehet me finalen e Superkupës së Kosovës Drita-Prishtina

    Futbolli vendor rikthehet me finalen e Superkupës së Kosovës Drita-Prishtina

    Të dielën pritet të rikthehet futbolli vendor pas pauzës dimërore me finalen e Superkupës së Kosovës në mes kampionit aktual Drita dhe fituesit të Kupës së Kosovës Prishtina.

    Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin Mardan Sports Complex në Antalya të Turqisë,ku të dyja klubet kanë udhëtuar për të bërë përgatitjet e fundit për nisjen e stinorit pranveror në futbollin vendor.

    Drita në ndeshjet e fundit ka 3 barazime 1 fitore e dy humbje,ku fitorja e fundit ishte pikërisht ndaj Prishtinës në ndeshjen e mbetur të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë,teksa Prishtina nuk po kalon formë të mirë në ndeshjet e fundit.

    Ndërkohë hera e vetme që Drita fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës ishte në sezonin 2017-18 ku mposhti pikërisht në finale Prishtinën ,kurse Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës në vitin 2024 ku mund Ballkanin në finale.

    Kujtojmë që ndeshja finale e Superkupës së Kosovës Drita-Prishtina pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 12:30 sipas kohës lokale.

  • Cristiano Ronaldo paralajmëron pensionimin nga futbolli në vitin 2027

    Cristiano Ronaldo paralajmëron pensionimin nga futbolli në vitin 2027

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar tërheqjen nga futbolli në vitin e ardhshëm.

    Gazetari i njohur Ben Jacobs bën të ditur se Ronaldo do të largohet nga Al Nassr verën e vitit të ardhshëm,dhe ndërkohë që kishte vendosur t’i jap fund bashkëpunimit me klubin saudit dhe thuhet se pritet që portugezi të marrë për përqindje në aksionet e skuadrës.

    Përndryshe në Arabinë Saudite janë duke shpresuar që Ronaldo të jetë ambasador,dhe njëherësh të ketë aksione rreth 15 % tek Al Nassr si dhe të bëhet drejtues i klubit.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo këtë sezon në 27 ndeshje ka realizuar 17 gola për Al Nassr,teksa është në rrugë për të arritur shifrën e 1000 golave në karrierë.

  • Barcelona refuzon ofertën e Neom SC prej 120 milionë euro për Raphinhan

    Barcelona refuzon ofertën e Neom SC prej 120 milionë euro për Raphinhan

    Sulmuesi brazilian Raphinha nuk konsiderohet në shitje nga gjiganti katalunas Barcelona.

    Klubi nga Arabia Saudite Neom SC ka bërë një ofertë prej 120 milionë euro në drejtim të katalunasve për shërbimet e brazilianit,por drejtuesit e blaugranasve kanë refuzuar këtë ofertë.

    Përndryshe oferta prej 120 milionë euro do të ishte pozitive për Barcën,kjo edhe për faktin që katalunasit po përballen me një situatë tejet të vështirë financiare.

    Por në anën tjetër Raphina konsiderohet si pjesë tejet e rëndësishme e Barcelonës,teksa edhe vetë braziliani dëshiron që të qëndrojë në Camp Nou.

    Kujtojmë që Raphinha në 18 ndeshje ka realizuar 11 gola e dhuroi 4 asistime për Barcelonën në të gjitha garat.

  • Trepça-Bashkimi kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Trepça-Bashkimi kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 17-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet të dielën në palestrën “Minatori”në Mitrovicë,ku kampioni aktual Trepça e pret skuadrën prizrenase Bashkimi.

    Xehetarët synojnë që të vazhdojnë me fitore në elitën e basketbollit vendor dhe të mbetet edhe më tutje në krye të tabelës,ndërkohë në anën tjetër prizrenasit poashtu synojnë që të pas kësaj xhiroje të vazhdojnë me fitore.

    Ndërkohë të shtunën pritet të zhvillohen dy takime të tjera,ku Sigal Prishtina luan në udhëtim ndaj skuadrës së Rahovecit 029,teksa Go+Peja poashtu do të luaj në udhëtim kundër Boras.

    Të dielën pritet të zhvillohet edhe një takim ku Golden Eagle Ylli e pret në palestrën 13 qershori në Suharekë skuadrën e Vëllaznimit.