ATV

Category: Sport

  • LA Lakers pëson ndaj rivalit lokal Clippers-Houston Rockets pëson humbje në udhëtim

    LA Lakers pëson ndaj rivalit lokal Clippers-Houston Rockets pëson humbje në udhëtim

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers pësoj humbje në udhëtim ndaj rivalit lokal Los Angeles Clippers me rezultat 112:104.

    Luka Doncic me 32 pikë,11 kërcime e 8 asistime dhe Lebron James me 23 pikë të tjera ishin më të mirët për Lakers,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Tek Clippers Kaëhi Leonard me 24 pikë dhe Ivica Zubac me 18 pikë e 19 kërcime ishin meritorër për fitoren e Clippers.

    Në anën tjetër Houston Rockets pësoi humbje nga Philadephia 76ers me rezultat 128:122.

    36 pikët e Kevin Durant nuk ishin të mjaftueshme që Rockets ta shmangë humbjen,ndërkohë në anën tjetër tek 76ers më i miri ishte Tyrese Maxey me 36 pikë e 10 asistime si dhe kontribut dha dhe Joel Emblid me 32 pikë,15 kërcime e 10 asistime dhe poashtu edhe Kelly Oubre Jr shtoi 26 pikë.

  • Tension në Malmö para Europa League, Policia ndalon tifozët e Crvena Zvezdës përpara përballjes me klubin suedez

    Tension në Malmö para Europa League, Policia ndalon tifozët e Crvena Zvezdës përpara përballjes me klubin suedez

    Para ndeshjes së Europa League mes Malmö dhe Crvena Zvezda të Beogradit, situata në qytetin suedez ka qenë e tensionuar për shkak të incidenteve mes tifozëve. Policia suedeze ka konfirmuar se shtatë tifozë të Crvena Zvezdës janë ndaluar dhe do të dërgohen në Serbi pas përleshjeve të ndodhura një natë para ndeshjes.

    Shefi i Policisë, Thomas Rosenberg, ka theksuar se incidentet nuk kanë qenë të përmasave të mëdha, por kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme. Grupi i tifozëve serbë “Delije” është parë duke u mbledhur në rrugët e Malmö, ndërsa autoritetet suedeze kanë marrë masa të shtuara sigurie.

    Situata u komplikuar edhe nga prania e tifozëve kroatë të hendbollit, të cilët ndodhen në qytet për Kampionatin Evropian. Kontrolli policor filloi që në aeroport, ku disa tifozëve u janë konfiskuar rekuizita, duke ngritur nivelin e alarmit.

    Policia suedeze punon ngushtë me Europol-in dhe autoritetet serbe dhe kroate për të parandaluar dhunën dhe për të siguruar që ndeshja të zhvillohet pa incidente.

     

    Formacionet e ndeshjes:

    Malmö: Johansson, Andersson, Nilsson, Larsson, Petersen, Svensson, Holm, Lindberg, Eriksson, Karlsson, Olsson

    Crvena Zvezda: Borjan, Gobeljic, Degenek, Milunovic, Stojkovic, Radonjic, Katai, Gajić, Jovic, Pavkov, El Fardou

     

    Ndeshja zhvillohet sonte në ora 21:00 në stadiumin e Malmö.

  • Roma planifikon stadium të ri në Pietralata me kosto rreth 1.4 miliardë euro

    Roma planifikon stadium të ri në Pietralata me kosto rreth 1.4 miliardë euro

    Klubi italian AS Roma po përgatit një projekt ambicioz për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën Pietralata të Romës, me një kosto të parashikuar prej rreth 1.4 miliardë eurosh, sipas raportimeve nga gazeta italiane Il Messaggero dhe mediat e tjera italiane.

    Ky buxhet do të përfshijë jo vetëm ndërtimin e arenës së re, por edhe projekte të lidhura me infrastrukturën, si zona parkimi, hapësira publike dhe përmirësimi i shërbimeve të metrosë pranë stadiumit.

     

    Detajet kryesore të projektit:

    Kosto totale: 1.4 miliardë euro

    Kosto e stadiumit: 633 milionë euro

    Kapaciteti i planifikuar: mbi 60,000 vende

    Koha e ndërtimit: rreth 37 muaj

    Data e fillimit të punimeve: pritet 2027

    Përfundimi: rreth 2031

     

    Autoritetet dhe klubi shpresojnë që stadiumi i ri të gjenerojë të ardhura direkte që në vitin e parë të funksionimit, me të ardhura totale të parashikuara mbi 153 milionë euro, nga të cilat 118 milionë euro vijnë nga shitja e biletave dhe abonimeve.

    Stadiumi i ri do të zëvendësojë aktualin “Stadio Olimpico” si shtëpia e fanellës së kuqe e verdhë. Projekti është pjesë e një strategjie më të gjerë urbanistike dhe sportive që synon rinovimin e zonës Pietralata dhe zhvillimin e një kompleksi modern sportiv për tifozët dhe komunitetin.

    AS Roma është në pronësi të grupit amerikan Friedkin që nga 17 gushti 2020, periudhë gjatë së cilës klubi ka shënuar suksese të rëndësishme, përfshirë edhe fitimin e Conference League në 2022, në finalen e zhvilluar në Tiranë.

    Projekti i stadiumit të ri ende nuk është miratuar plotësisht nga autoritetet lokale, por ka kaluar fazat paraprake të shqyrtimit, dhe pritet të nisë nëse marrin aprovimet përfundimtare.

  • 10 Vjet me Mallorca, Yjet e NBA-së tregojnë sekretet e suksesit dhe pasionin për futbollin

    10 Vjet me Mallorca, Yjet e NBA-së tregojnë sekretet e suksesit dhe pasionin për futbollin

    Steve Kerr, Steve Nash, Stu Holden dhe Andy Kohlberg shënojnë 10 vjetorin e blerjes së klubit spanjoll RCD Mallorca. Pronarët, të ardhur nga sporte të ndryshme, e përshkruajnë eksperiencën si një rrugëtim të mësueshëm mbi futbollin, lidershipin dhe kulturën e klubit.

    “Si sportistë, ne kuptojmë rëndësinë e disiplinës dhe pasionit; një mentalitet fitues është i ngjashëm pavarësisht nëse luan basketboll, tenis apo futboll,” tha Steve Nash, ish-MVP i NBA-së. Ai shtoi se të luash futboll në fëmijëri i dha avantazh në basketboll, duke i mësuar hapësirat, kohën dhe lëvizjet, elementë që i shërbyen më vonë në karrierën e tij.

    Steve Kerr, trajneri i Golden State Warriors dhe bashkëpronar, përshkroi pasionin e tij për futbollin evropian dhe vizitën e tij te skuadrat si Liverpool dhe Arsenal për të mësuar nga trajnerët dhe lojtarët: “Jam tifoz i madh i futbollit dhe më pëlqen të shoh se si funksionojnë klubet dhe trajnerët e tyre. Kam biseduar dhe kam mësuar shumë nga ata, dhe ky pasion më ndihmon të kuptoj më mirë lojën.”

    Për pronarët, Mallorca nuk është thjesht një investim financiar. Kohët e fundit, ata kanë punuar për të krijuar një ambient profesional ku respekti, bashkëpunimi dhe zhvillimi i lojtarëve janë në qendër të fokusit. Stu Holden shtoi: “Të jesh pjesë e klubit të futbollit të jep mundësinë të ndash përvojën dhe dijen e fituar si sportistë. Por duhet të dish kur të tregohesh i mençur dhe kur të tërhiqesh – kjo është pjesë e suksesit.”

    Për 10 vitet e fundit, Mallorca ka kaluar dy rënie dhe tri promovime, duke u rikthyer në LaLiga dhe duke arritur finalen historike të Copa del Rey në 2024. Pronarët janë krenarë për përparimin dhe reziliencën e klubit, dhe theksojnë se projekti nuk ka për qëllim të “shesë” klubin, por të ndërtojë një kulturë fituese dhe të qëndrueshme.

    Kujtojmë po ashtu që te Mallorca luan sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon një formë fantastike këtë sezon në La Liga, duke u renditur i tretë në listën e golashënuesve. Sulmuesi ka shënuar deri tani 14 gola në kampionat dhe po ndihmon Mallorca-n të mbajë pozitën në La Liga, duke konfirmuar veten si një nga lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës.

  • Mourinho thumbon trajnerët e rinj të klubeve të mëdha: Si mund të drejtojnë pa arritur asgjë?

    Mourinho thumbon trajnerët e rinj të klubeve të mëdha: Si mund të drejtojnë pa arritur asgjë?

    Trajneri i Benficas, José Mourinho, ka shkaktuar debat në futbollin evropian me një deklaratë të fortë gjatë konferencës për shtyp pas humbjes 0-2 ndaj Juventusit në Champions League.

    Në reagimin e tij, Mourinho u shpreh i befasuar se disa nga klubet më të mëdhenj në botë janë duke u drejtuar nga trajnerë që sipas tij “nuk kanë arritur asgjë”.

    “Më habit kur shoh trajnerë që nuk kanë arritur asgjë dhe nuk kanë biografi që marrin drejtimin e klubeve më të rëndësishme në botë”, tha Mourinho.

    Mourinho shtoi se nuk është e pazakontë kur trajnerë me histori suksesi, si Massimiliano Allegri te Milan, Luciano Spalletti te Juventus apo Gian Piero Gasperini te Roma, marrin drejtimin e klubeve të mëdha, por është surprizë kur emra më pak të provuar marrin pozicione të tilla.

    Deklarata e tij ka ngjallur reagime në mediat evropiane, pasi disa tifozë e interpretojnë si një thumb ndaj emrave të rinj në pankina të klubeve të mëdha, përfshirë edhe trajnerë që janë emëruar së fundmi pa eksperiencë të gjerë në nivele të larta.

    Mourinho, i njohur si “The Special One”, ka një karrierë të jashtëzakonshme si trajner duke fituar tituj të mëdhenj me klube si Porto, Chelsea, Inter Milan, Real Madrid dhe shumë të tjera, dhe komentet e tij rikthejnë debatin e vjetër për eksperiencën kundrejt inovacionit në drejtimin e skuadrave të niveleve të larta.

  • Vini Jr shpallet lojtari i javës në Champions League pas paraqitjes fantastike ndaj Monacos

    Vini Jr shpallet lojtari i javës në Champions League pas paraqitjes fantastike ndaj Monacos

    Ylli i Real Madrid, Vini Jr, është shpallur Lojtari i Javës në Champions League pas një paraqitjeje mbresëlënëse në ndeshjen ndaj Monacos.

    Braziliani kontribuoi direkt në rezultatin e ndeshjes, duke shënuar një gol, dhuruar dy asistime dhe duke detyruar një autogol nga kundërshtari. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ngjall pyetjen: a është ky shenjë se Vini Jr është rikthyer në formën më të mirë?

    Zgjedhja e tij nga UEFA për “Player of the Week” konfirmon ndikimin e madh që braziliani ka në skuadër dhe rëndësinë e tij për Real Madrid në fazën e eliminatoreve të Champions League.

  • Casemiro drejt largimit nga Manchester United: “Once a Red, always a Red”

    Casemiro drejt largimit nga Manchester United: “Once a Red, always a Red”

    Mesfushori brazilian Casemiro pritet të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, me kontratën që i skadon në qershor. Bisedimet për rinovim nuk kanë sjellë rezultate, duke lënë të hapur të ardhmen e tij larg Old Trafford-it.

    Megjithatë, Casemiro ka lëshuar një mesazh emocional për tifozët dhe klubin:

    “Që nga dita e parë kur dola në këtë stadium të bukur, e ndjeva pasionin e Old Trafford-it dhe dashurinë që tani e ndaj me tifozët tanë për këtë klub të veçantë. Nuk është koha për të thënë lamtumirë. Ka ende shumë kujtime për t’u krijuar gjatë katër muajve të ardhshëm. Kemi ende shumë për të luftuar së bashku dhe fokusi im i plotë do të mbetet, si gjithmonë, që të jap gjithçka për suksesin e klubit. Once a Red, always a Red.”

    Casemiro iu bashkua Manchester United nga Real Madridi me shumë pritshmëri, por sezoni aktual ka qenë i vështirë për lojtarin dhe skuadrën. Pavarësisht kësaj, braziliani synon të japë maksimumin deri në fund të sezonit dhe të krijojë kujtime të reja me tifozët dhe klubin.

  • Champions League publikon formacionin e javës

    Champions League publikon formacionin e javës

    Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e javës së shtatë në UEFA Champions League, javë që solli rezultate të rëndësishme dhe paraqitje të spikatura nga shumë futbollistë.

    Në një nga përballjet kryesore, Arsenali mposhti Interin, duke mbetur skuadra e vetme pa humbje në këtë edicion të Champions League dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në arenën evropiane.

    Pas përfundimit të ndeshjeve, faqja zyrtare e Champions League ka publikuar formacionin më të mirë të javës, ku janë përfshirë lojtarë që u dalluan me paraqitje vendimtare për ekipet e tyre.

     

    Formacioni i javës (11-shja më e mirë):

    Portieri: Tzolakis.

    Mbrojtësit: Pedro Porro, Gundersen, Van Dijk, Jafarguliyev.

    Mesfushorë: Thuram, Fermín López, Navarro.

    Sulmuesit: Simeone, Vinícius Jr. dhe Suárez.

     

    Paraqitjet individuale dhe rezultatet e kësaj jave e kanë bërë garën për kualifikim edhe më të fortë, ndërsa Champions League po hyn në fazën vendimtare të sezonit.

     

  • Berisha i thotë “jo” Zeljeznicarit, e ardhmja mbetet e hapur

    Berisha i thotë “jo” Zeljeznicarit, e ardhmja mbetet e hapur

    Transferimi i Valon Berishës te FK Zeljeznicar nuk do të realizohet. Mesfushori 32-vjeçar i Kombëtares së Kosovës ka vendosur të mos e pranojë ofertën e klubit nga Sarajeva, duke e përjashtuar këtë opsion nga planet e tij për vazhdimin e karrierës.

    Sipas raportimeve nga gazetari italian Lorenzo Lepore, Berisha aktualisht po analizon alternativa të tjera në tregun e transferimeve, me synimin për të gjetur një projekt që i përshtatet më mirë ambicieve të tij sportive.

    Me refuzimin e kësaj oferte, Zeljeznicari pritet të zhvendosë fokusin drejt emrave të tjerë për repartin e mesfushës, ndërsa përvoja dhe emri i Berishës mbeten ende tërheqëse për disa klube në Evropë.

    Kontrata e mesfushorit kosovar me LASK Linz skadon në fund të këtij sezoni, por një largim i mundshëm gjatë afatit kalimtar dimëror mbetet ende në tryezë. Në edicionin aktual, Berisha ka zhvilluar 12 ndeshje me klubin austriak, pa regjistruar gola apo asistime.

    I njohur për përvojën e tij ndërkombëtare, Berisha ka lënë gjurmë te RB Salzburg, ndërsa ka qenë pjesë edhe e klubeve si Lazio, Fortuna Düsseldorf, Reims dhe Melbourne City. Në arenën ndërkombëtare, ai ka zhvilluar 52 paraqitje me fanellën e Kosovës, duke qenë një nga emrat më me përvojë të përfaqësueses.

  • Eden Hazard nis një kapitull të ri pas futbollit, investon në prodhimin e verës

    Eden Hazard nis një kapitull të ri pas futbollit, investon në prodhimin e verës

    Pas tërheqjes nga futbolli profesionist, Eden Hazard ka vendosur të ndryshojë plotësisht drejtim, duke hyrë në botën e biznesit.

    Ish-ylli i Chelseat dhe përfaqësueses së Belgjikës ka lansuar linjën e tij personale të verërave, në bashkëpunim me sipërmarrësin italian Fabio Cordella.

    Linja e re e verërave të Hazardit do të përfshijë verëra të kuqe dhe të bardha, dhe do të prodhohen në Itali pastaj pritet të dalin në treg nga muaji i ardhshëm, fillimisht në Itali dhe Belgjikë.

    Projekti synon të kombinojë traditën e verës italiane me emrin e njohur të ish-futbollistit belg.

    Partneri i Hazardit, Cordella, i njohur për përvojën e tij në futboll dhe në industrinë e verës, ka bashkëpunuar më herët me figura të mëdha të futbollit botëror, duke i dhënë projektit besueshmëri dhe ambicie për sukses.

    Hazard u tërhoq nga futbolli në vitin 2023, pas një karriere të pasur me trofe dhe suksese, veçanërisht gjatë viteve të tij te Chelsea. Tashmë, ai synon që suksesin ta vazhdojë edhe jashtë fushës, këtë herë në një fushë krejt tjetër – atë të verës.