ATV

Category: Sport

  • Mbappé barazon R9, hyn në histori me 414 gola në karrierë

    Mbappé barazon R9, hyn në histori me 414 gola në karrierë

    Kylian Mbappé ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 414 golash në karrierë, duke barazuar kështu legjendën braziliane Ronaldo Nazário.

    Në moshën vetëm 27-vjeçare, Mbappé ka arritur një rekord që shumë futbollistë legjendarë e kanë prekur vetëm në fund të karrierës së tyre, duke konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të epokës moderne.

    Me këtë arritje, francezi jo vetëm që barazohet me “Fenomenin”, por edhe vendos veten në mesin e emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit, duke qenë në një moshë ku kulmi i karrierës së tij pritet ende.

    Mbappé vazhdon të thyejë rekorde dhe të ndërtojë një trashëgimi unike, ndërsa me ritmin aktual, pritet që shumë shpejt ta kalojë edhe Ronaldon në listën e golashënuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

    Historia vazhdon të shkruhet, dhe emri i Kylian Mbappé është tashmë pjesë e saj.

  • Lisandro Martínez: Fitorja ndaj Cityt ishte dhurata më e mirë e ditëlindjes

    Lisandro Martínez: Fitorja ndaj Cityt ishte dhurata më e mirë e ditëlindjes

    Lisandro Martínez e ka përjetuar në mënyrë të veçantë fitoren e Manchester United ndaj Manchester Cityt, duke e cilësuar atë si dhuratën më të mirë të ditëlindjes së tij.

    Mbrojtësi argjentinas, i cili është një nga liderët e prapavijës së “Djajve të Kuq”, foli pas triumfit ndaj rivalit lokal, duke theksuar rëndësinë e fitores, por edhe nevojën për të qëndruar me këmbë në tokë.

    “Dhurata më e mirë e ditëlindjes ishte fitorja ndaj Cityt. Tani duhet të qëndrojmë të përulur”, deklaroi Martínez.

    Fitorja në derbi vjen në një moment të rëndësishëm për Manchester United, që po kërkon stabilitet dhe rikthim të besimit pas një periudhe me rezultate të paqëndrueshme. Paraqitja e fortë e skuadrës dhe sidomos soliditeti në mbrojtje, ku Martínez luajti rol kyç, u vlerësuan lart nga tifozët dhe analistët.

    Megjithatë, argjentinasi bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se një fitore e madhe nuk duhet të largojë fokusin nga objektivat afatgjata të skuadrës në Premier League dhe garat e tjera.

    Manchester United synon ta ndërtojë këtë sukses për vazhdimësinë e sezonit, ndërsa fitorja ndaj Cityt shihet si një shtysë e madhe morale për ekipin.

  • Trabzonspor synon blerjen e kartonit të Ernest Muçit

    Trabzonspor synon blerjen e kartonit të Ernest Muçit

    Sulmuesi anësor i Kombëtares shqipare Ernest Muçi po kalon formë fantastike me klubin turk Trabzonspor.

    7 herë kampioni i Turqisë po synon të blejë kartonin e Muçit nga Besiktas disa javë para përfundimit të afatit kalimtar të janarit,dhe drejtuesit e Trabzonspor kanë bërë të ditur se do të pagujanë rreth 10 milionë euro për reprezentuesin e Shqipërisë.

    Përndryshe presidenti i Trabzonspor-it Ertugrul Dogan ka deklaruar se do të pagujnë së pari 8 milionë euro,teksa do të japin edhe këtin e parë prej 2 milionë euro në muajin maj.

    “Lojtari na pëlqen shumë dhe do të paguajmë këstin e parë 2 milionë në muajin maj”

    Kujtojmë që Ernest Muçi në 18 ndeshjet e zhvilluara për Trabzonsporin ka shënuar 10 gola këtë sezon,qëkur është i huazuar nga rivali i mirënjohur Besiktas në afatin kalimtar veror.

  • Mirlind Daku mungon për shkak të dëmtimit, Rubini i Kazanit fiton në Turqi

    Mirlind Daku mungon për shkak të dëmtimit, Rubini i Kazanit fiton në Turqi

    Sulmuesi kosovar Mirlind Daku nuk u aktivizua në daljen e parë të vitit të Rubinit të Kazanit, për shkak të një dëmtimi të lehtë, që e pengoi të jetë në fushë gjatë fitores 3-1 të skuadrës ruse ndaj ekipit serb IMT Beograd. Ndeshja u zhvillua në Antalia, ku Rubini po zhvillon fazën përgatitore për pranverën, ndërsa në Rusi dimri i ashpër e detyron ekipin të punojë në stërvitje jashtë vendit.

    Trajneri i ri katalanas, Frans Artiga, në një deklaratë për televizionin e klubit, theksoi se Daku ka disa shqetësime shëndetësore dhe nuk mund të rrezikohej, por shtoi se futbollisti kosovar do të rikuperojë sa më shpejt për t’u bashkuar me ekipin në rinisjen e kampionatit në Premier Ligën ruse më 28 shkurt.

    “Mirlind është futbollisti më i mirë i skuadrës dhe do të na ndihmojë shumë në pranverë,” deklaroi trajneri Artiga, duke qetësuar tifozët se lëndimi nuk është serioz.

    Daku po zhvillon një sezon shumë të mirë me 9 gola në kampionat, vetëm dy më pak se shënuesi më i mirë Aleksei Batrakov. Sulmuesi nga Kosova ka premtuar se nuk do të largohet nga Rubini deri në përfundim të sezonit.

    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e radhës më 26 mars në Varshavë ndaj Polonisë, duke i dhënë Dakut kohë të mjaftueshme për të rikuperuar dhe për t’u rikthyer në formën më të mirë.

  • Joshua Kimmich:Nuk dëshiroj të jem pjesë e debatit për bojkot të Kupës së Botës

    Joshua Kimmich:Nuk dëshiroj të jem pjesë e debatit për bojkot të Kupës së Botës

    Kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë Joshua Kimmich ka folur për një bojkot të mundshëm të botërorit të vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Kimmich ka thënë se nuk dëshiron të jap komente lidhur me këtë çështje,duke thënë se nuk i interesojnë qëndrimet politike.

    Përndryshe në Gjermani është hapur një debat për një bojkotim të botërorit të këtij viti,kjo për shkak që presidenti amerikan Donald Trump po synon të marrë në zotërim rajonin autonom të Grenlandës e cila shkaktoi reagim të madh në Evropë,e sidomos një zemërim të madh në Danimarkë.

    Në anën tjetër Kimmich ka deklaruar se në Gjermani ka njerëz më të përgatitur për të folur lidhur me këto çështje.

    Kujtojmë që Gjermania gjendet në grupin E së bashku me Ekuadorin,Bregun e Fildishtë dhe debutuesin Kurasaon.

  • Australian Open, Sinner triumfon, Tsitsipas eliminohet, Swiatek dhe Osaka avancojnë

    Australian Open, Sinner triumfon, Tsitsipas eliminohet, Swiatek dhe Osaka avancojnë

    Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të dytë në Australian Open, dhe spektakli në fushë nuk mungoi.

    Jannik Sinner, numri 2 i botës dhe kampioni në fuqi, kaloi pa vështirësi 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj australianit James Duckworth, duke treguar se mbetet një nga favoritët kryesorë për titullin.

    Nga gara u eliminua surprizueshëm Stefanos Tsitsipas, duke hapur rrugë për rivalët në raundet e mëtejshme. Në raundin e tretë kualifikohen gjithashtu Marin Cilic, Stanislas Wawrinka, Ben Shelton, Karen Khachanov dhe Lorenzo Musetti, që do të luftojnë për vendet në çerekfinale.

    Tek femrat, dy nga pretendetet kryesore, Iga Swiatek dhe Naomi Osaka, shënuan fitore të rëndësishme:

    Polakja Swiatek mposhti Marie Bouzkova 2-0 (6-2, 6-3).

    Japonia Osaka eliminoi Sorana Cirstea 2-1 (6-3, 4-6, 6-2).

    Gjithashtu, kualifikimin e mëtejshëm e siguruan edhe Elise Mertens, Karolina Pliskova, si dhe amerikanet Madison Keys, Amanda Anisimova dhe Jessica Pegula.

    Australian Open po ofron surpriza dhe betejë të fortë në çdo fushë, ndërsa tenistët kryesorë përgatiten për raundet vendimtare.

  • Ermal Krasniqi shënon ndaj ish-klubit, Legia barazon me Spartën 3-3

    Ermal Krasniqi shënon ndaj ish-klubit, Legia barazon me Spartën 3-3

    Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi shkëlqeu në miqësoren e zhvilluar të enjten, duke gjetur rrugën e rrjetës ndaj ish-klubit të tij, Sparta Pragë, në sfidën ku luante për Legia e Varshavës.

    Ndeshja përfundoi 3-3, me të dy yjet kosovarë, Krasniqi dhe Albion Rrahmani, në fushë që nga minuta e parë. Krasniqi shënoi me një goditje të afërt për të ngushtuar epërsinë 0-2 të mysafirëve, duke rikthyer shpresat për Legian.

    Më pas, vendasit përmbysën rezultatin falë golave të Zewlakow (18’) dhe Augustyniak (40’), por Sparta arriti të barazonte në minutën e 43-të me golin e Kuol.

    Ndërkohë, Albion Rrahmani zhvilloi një ndeshje të plotë, duke treguar disa përpjekje të rrezikshme, por pa arritur të shënojë.

    Sa i përket Krasniqit, Sparta ende mban kartonin e plot të lojtarit, pasi transferimi te Legia ishte vetëm huazim. Nuk është ende e qartë nëse klubi polak do të aktivizojë klauzolën e blerjes për shkak të situatës financiare.

  • Liverpool pa humbje në 13 ndeshjet e fundit

    Liverpool pa humbje në 13 ndeshjet e fundit

    Liverpool po vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon dhe është pa humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar serinë më të gjatë pa humbje nga çdo ekip në pesë ligat kryesore evropiane.

    Gjatë këtyre 13 ndeshjeve, “Të Kuqtë” kanë regjistruar: 7 fitore dhe 6 barazime

    Lista e rezultateve përfshin takime në Premier League dhe Champions League, duke përfshirë: Liverpool 0–0 Sunderland, Leeds 3–3 Liverpool, Inter 0–1 Liverpool, Liverpool 2–0 Brighton & Hove Albion, Tottenham 1–2 Liverpool, Liverpool 2–1 Wolverhampton Wanderers, Liverpool 4–1 Barnsley, Liverpool 1–1 Burnley dhe Marseille 0–3 Liverpool në Champions League.

    Kjo formë i ka ndihmuar Liverpool të qëndrojë në vend të katërt në Premier League dhe të afrohet fuqishëm drejt fazws të 1/8‑finales së Champions League.

    Megjithëse skuadra ka regjistruar disa barazime të ndërthurura, fakti që Liverpool ka qëndruar pa humbje për kaq shumë ndeshje tregon një rezistencë të fortë mentale dhe stabilitet në lojë. Fitoret vendimtare, sidomos në Champions League ndaj Marseille dhe Inter, japin shpresë se “Të Kuqtë” mund të luftojnë deri në fund për titujt e këtij sezoni.

    Trajneri Arne Slot mund të jetë i kënaqur me rikthimin e skuadrës në ritmin e duhur, ndërsa tifozët shpresojnë që forma e mirë të vazhdojë deri në përfundim të sezonit.

  • Brahim Diaz dhe Rodrygo rikthehen në stërvitje me Real Madridin

    Brahim Diaz dhe Rodrygo rikthehen në stërvitje me Real Madridin

    Real Madrid po merr frymë lehtësimi në mes të sezonit të ngjeshur, pasi dy nga lojtarët e saj kyç rikthehen në fushë pas mungesave të fundit.

    Brahim Diaz është rikthyer te klubi madrilen pas pjesëmarrjes në AFCON 2024/2025 me Marokun, ku luajti me kombëtaren e tij, duke kontribuar në performancën e skuadrës në turneun afrikan. Ai tani është i gatshëm të rikthehet në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për ndeshjet vendimtare që presin në LaLiga dhe Champions League.

    Në të njëjtën kohë, Rodrygo Goes ka rifilluar stërvitjen me ekipin e parë të Real Madrid. Sulmuesi brazilian, i cili mungoi për disa ditë për arsye fizike, është rikuperuar plotësisht dhe pritet të marrë rol aktiv në sezonin vendimtar që po zhvillohet.

    Këto rikthime vijnë në një moment kritik për madrilenët, të cilët kanë një kalendër të ngjeshur ndeshjesh në LaLiga dhe Champions League, dhe rikthimi i Diaz dhe Rodrygo pritet të shtojë zgjedhje dhe kreativitet në mesfushë dhe sulm për trajnerin Ancelotti.

    Trajneri ka deklaruar se të dy lojtarët do të integrohen gradualisht në stërvitje, duke respektuar ritmin dhe gjendjen fizike, për të qenë gati për sfidat e ardhshme që mund të vendosin fatin e sezonit.

  • Barcelona merr goditje të rëndë, Pedri jashtë fushave për një muaj

    Barcelona merr goditje të rëndë, Pedri jashtë fushave për një muaj

    Barcelona ka konfirmuar se ylli i saj, Pedri Gonzalez, do të mungojë për rreth një muaj pas një dëmtimi në hamstring.

    23-vjeçari pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes të mërkurën kundër Slavia Prague në Champions League, ku Barça fitoi 4–2. Pedri u zëvendësua në minutën e 61-të, pasi ndjeu dhimbje në muskulin e këmbës së djathtë. Testet mjekësore treguan se dëmtimi është i rëndësisë së mesme, dhe mesfushori nuk do të luajë për rreth katër javë.

    Kjo do të thotë se Pedri mund të humbasë disa ndeshje të rëndësishme të LaLiga, përfshirë takimet ndaj Real Oviedo, Elche, Girona dhe Mallorca, si dhe ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Albacete dhe një sfidë kyçe të Champions League kundër Copenhagen.

    Pedri është një nga lojtarët kyç të mesfushës së Barcelonës dhe mungesa e tij paraqet një sfidë të madhe për trajnerin Hansi Flick, i cili duhet të riorganizojë skuadrën për ndeshjet e ardhshme. Zëvendësues të mundshëm për të mbuluar boshllëkun janë lojtarë si Dani Olmo, Fermin López dhe Eric García.

    Ekspertët paralajmërojnë se rikuperimi mund të zgjasë edhe pak më shumë se një muaj, në varësi të rehabilitimit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Pedri mund të rikthehet në fushë në fund të muajit të ardhshëm, në momentet vendimtare të sezonit për LaLiga, Champions League dhe Kupën e Mbretit.

    Barcelona do të duhet të menaxhojë këtë mungesë të rëndësishme, duke mbajtur ritmin dhe performancën e lartë në të tre kompeticionet.