ATV

Category: Sport

  • Dro Fernandez arrin marrëveshje për kalim tek PSG

    Dro Fernandez arrin marrëveshje për kalim tek PSG

    PSG ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e talentit të La Masias Dro Fernandez.

    Gjiganti francez pagoi një shumë më të madhe për Fernandez,në krahasim me 6 milionë euro që ishte klauzola e lirimit e vendosur nga katalunasit.

    Përndryshe lëvizja e talentit është kritikuar mjaft shumë nga tifozë të Barcelonës,të cilët e shihnin si e ardhmja e blaugranasve në vitet që do të vijinë.

    Ndërkohë në anën tjetër edhe trajneri Hansi Flick e kritikoi lëvizjen e Dro Fernandez tek PSG,kjo pasi tekniku gjerman dëshironte ta përfshinte në planet e skuadrës.

    Kujtojmë që Dro Fernandez ka bërë 5 paraqitje deri më tani për ekipin e parë të Barcelonës duke shënuar vetëm 1 gol.

  • Arne Slot ankohet për orarin e ndeshjeve-Ka fjalë edhe për disa futbollistë

    Arne Slot ankohet për orarin e ndeshjeve-Ka fjalë edhe për disa futbollistë

    Gjiganti anglez Liverpool nuk po arrin të këndellet nga rezultatet e dobëta në Premierligë,ku së fundmi pësoi humbje ndaj Bornemouthit me rezultat 3:2.

    Për këtë situatë ka folur edhe trajneri Arne Slot,i cili e konsideron mjaft frustruese këtë situatë.

    Përndryshe tekniku holandez është ankuar edhe për orarin e ndeshjeve të “The Reds”,dhe shton se disa futbollistë e kanë humbur energjinë pas ndeshjes kundër Marseille-it në Ligën e Kampionëve.

    “Disa lojtarëve tanë u mbaroi energjia dhe nuk mund t’i kritikoj për këtë. Dy ditë më parë na u desh të luanim një ndeshje jashtë fushe në Evropë. Jemi e vetmja skuadër që ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ka vetëm dy ditë pushim mes ndeshjeve.”

    Kujtojmë që Liverpool ka 36 pikë të grumbulluara pas 23 xhirove në Premierligë,teksa në xhiron e rradhës luan në Anfield kundër Neëcastle United kurse njëherësh do të luaj në mesjavë kundër Qarabagut në Ligën e Kampionëve.

  • Los Angeles Lakers i rikthehet fitoreve në NBA-Luka Doncic arrin një rekord të ri

    Los Angeles Lakers i rikthehet fitoreve në NBA-Luka Doncic arrin një rekord të ri

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Los Angeles Lakers i është rikthyer fitoreve,ku arriti të mposhtë Dallas Mavericks me rezultat 116:110.

    Në këtë takim shkëlqeu Luka Doncic me 33 pikë,8 kërcime e 11 asistime,teksa Lebron James kontribuoi me 17 pikë e 8 kërcime,si dhe Hachimura që poashtu realizoi 17 pikë.

    Përndryshe slloveni arriti një rekord tjetër në NBA,duke arritur shifrën prej 1,500 gjuajtjeve jashtë vijave të 7.24 metrave.

    Në anën tjetër për Dallas Mavericks më i miri në parket ishte Max Christie me 24 pikë,teksa në anën tjetër  Naji Marshall regjistroi një triple-double me 21 pikë dhe 11 kërcime.

  • Bayern pëson humbjen e parë në Bundesligë-Mposhtet në shtëpi nga Augsburgu

    Bayern pëson humbjen e parë në Bundesligë-Mposhtet në shtëpi nga Augsburgu

    Bayern Munich pësoi humbjen e parë në Bundesligë këtë edicion,ku u mund nga Augsburgu me rezultat 2:1.

    Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol,ku bavarezët kaluan në epërsi përmes Hiroki Ito në 1:0 në minutën e 23-të dhe me epërsinë e kampionëve përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Augsburgu u hodh në sulm për të rikthyer rezultatin,dhe në minutën e 75-të Chaves shënoi për 1:1 pas gabimit të Jonas Urbig.

    9 minuta para fundit Massengo shënoi për epërsinë e Augsburgut në 2:1,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Bayern Munich përkundër humbjes mbetet lider në tabelë me 50 pikë,teksa Augsburgu ka 19 pikë pas kësaj fitorjeje.

  • Jon Kuka fiton medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Casablanca Cadet African Cup 2026”në xhudo

    Jon Kuka fiton medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Casablanca Cadet African Cup 2026”në xhudo

    Xhudisti kosovar Jon Kuka ka fituar medaljen e bronztë në turneun Casablanca Cadet African Cup 2026” në Marok.

    Në duelin për vendin e tretë Kuka triumfoi ndaj xhudistit nga Luksemburgu Ugo Marchiori,duke fituar me Ippon pas një paraqitje tejet bindëse.

    Deri tek medalja e bronztë Kuka mposhti në repezash xhudistin maroken El Mehdi Boudarham,i cili ishte një ndër kundërshtarët më të fortë.

    Padyshim se ky sukses i Kukës dëshmon se vendi ynë ka potencial të madh në sportin e xhudos,ku në të ardhmen mund të sigurojmë medalje në Lojërat e ardhshme olimpike.

    Kujtojmë që përpos Jon Kukës Kosovën në këtë turne po e përfaqëspn edhe xhudistja tjetër Arba Hasanaj.

  • Jurgen Klopp në negociata për të marrë drejtimin e Real Madridit

    Jurgen Klopp në negociata për të marrë drejtimin e Real Madridit

    Trajneri gjerman Jurgen Klopp mund të jetë trajner i ri i Real Madridit.

    Sipas faqes angleze Touchline Klopp dhe Read Madrid kanë hyrë në negociata për arritjen e një marrëveshjeje,megjithatë ka vënë disa kushte për të pranuar ofertën e madrilienëve dhe ajo është që dëshiron të ketë autoritet në çdo sektor të ekipit të parë,duke përfshirë edhe në politikën e transferimeve.

    Përndryshe Klopp në rast se do të merrë drejtimin e “Los Blancos”atëherë synon të bëjë ndryshime të mëdha,e ndër futbollistët që nuk do të jenë pjesë e planeve të teknikut gjerman janë Dani Carvajal dhe Ferland Mendy të cilët nuk dëshiron t’i ketë pjesë të ekipit.

    Kujtojmë që aktualisht skuadrën e Real Madrid po e drejton Alvaro Arbeloa, i cili do të qëndrojë në stolin e “Los Blancos”të paktën deri në fund të sezonit.

  • Trent Alexander Arnold nuk do të largohet nga Real Madrid

    Trent Alexander Arnold nuk do të largohet nga Real Madrid

    Mbrojtësi anglez Trent Alexander Arnold nuk po kalon momente të mira tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid.

    Lëndimet e shumta dhe minutazha jo e mjaftueshme kanë shtuar zërat për një largim të Arnold nga Santiago Bernabeu,kjo edhe për shkak se trajneri Alvaro Arbeloa i ka kërkuar anglezit të gjej klub të ri gjatë verës.

    Përndryshe Daily Mail raporton se një largim i Arnold nga Real Madrid,dhe se pritet të rikthehet për Real Madridin nga lëndimi,dhe pritet që në ndeshjet e rradhës të luaj në vend të Dani Caravajal i cili poashtu është i lënduar.

    Kujtojmë që Trent Alexnader Arnold deri më tani për Real Madridin në të gjitha garat ka luajtur vetëm 11 ndeshje.

  • Mikel Arteta:Askush nuk ka më shumë uri që të fitoj premierligën sesa unë

    Mikel Arteta:Askush nuk ka më shumë uri që të fitoj premierligën sesa unë

    Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka folur para ndeshjes kundër Manchester United të dielën në derbin e fundjavës në Premierligë.

    Arteta ka folur sidomos për garën e titullit kampion,duke thënë se askush përpos tij nuk ka uri që të fitoj Premierligën angleze.

    “Nuk mendoj se dikush ka më shumë motivim, më shumë uri, më shumë dëshirë që ne të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë atë sesa unë”

    Përndryshe Arteta në fund shtoi se skuadra duhet të përqendrohet deri në fund të sezonit,në mënyrë që në fund ekipi më në fund të fitoj trofe këtë sezon gjë që nuk ka ndodhur në dy-tre sezonet e kaluara.

    Kujtojmë që Arsenal është lider në tabelën e Premierligës angleze me 50 pikë,7 më shumë se Manchester City që gjendet në pozitën e dytë me 43 pikë.

  • Ngjarje tragjike në futbollin shqiptar -Ndërron jetë vajza e futbollistit të Tiranës Freddy Alvarez

    Ngjarje tragjike në futbollin shqiptar -Ndërron jetë vajza e futbollistit të Tiranës Freddy Alvarez

    Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur sot futbollin shqiptar në orët e mëngjesit të së shtunës.

    Mesfushori i Tiranës Freddy Alvarez ka humbur vajzën e tij tragjikisht,dhe lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit.

    Përndryshe mediat në Shqipëri raportojnë se vajza e cila ishte rreth moshës 5-6 vjeçe pësoi aksident në shtëpinë e futbollistit,teksa pas mbërritjes në spital ndërroi jetë pas plagëve të marra.

    Ndërkohë FSHF-ja KF Tirana dhe klubet në elitën e futbollit shqiptar kanë shprehur ngushëllime për futbollistin,teksa ndeshja e Tiranës kundër Flamurtarit e paraparë në fundjavë është shtyrë për një datë tjetër.

  • Granit Xhaka mungon kundër West Ham United-it shkaku i lëndimit

    Granit Xhaka mungon kundër West Ham United-it shkaku i lëndimit

    Mesfushori shqiptar Granit Xhaka nuk do të mund t’i ndihmojë Sunderland-it në ndeshjen kundër Ëest Ham United.

    Xhaka pësoi një lëndim në ndeshjen e kaluar,dhe kapiteni i Sunderlandit pritet që t’i nënshtrohet rehabilitimit në Academy of Light.

    Përndryshe mbetet të shihet se nëse Xhaka pritet të jetë gati në ndeshjet e rradhës për Sunderlandin,ku së pari e pret Burnleyn në shtëpi e më pas i shkon në udhëtim Arsenalit.

    Kujtojmë që Granit Xhaka është shëndrruar në lider të skuadrës së Sunderlandit,duke marrë shiritin e kapitenit tek kjo skuadër ku në 22 ndeshje shënoi 1 gol e dhuroi 5 asistime.