ATV

Category: Sport

  • José Mourinho vazhdon pa humbje te Benfica dhe sfida ndaj Real Madridit ndez kuriozitetin

    José Mourinho vazhdon pa humbje te Benfica dhe sfida ndaj Real Madridit ndez kuriozitetin

    Që nga ardhja e tij te Benfica, trajneri portugez José Mourinho ka shënuar një start fantastik në kampionatin portugez, duke mbajtur ekipin të papërmbysur, ku në 15 ndeshje nuk ka ansjë humbje.

    Por emocionet nuk ndalen këtu. Nesër, Benfica do të presë në shtëpi ish-skuadrën e Mourinhos, Real Madrid, në një ndeshje të rëndësishme për Champions League. Ky duel ka një rëndësi të veçantë për trajnerin portugez, i cili mund të provojë edhe një herë aftësitë e tij taktike kundër klubit që e bëri të famshëm në Evropë.

    Me formën fantastike që po kalon, pyetja që lind natyrshëm është: A do të vazhdojë Mourinho pa humbje edhe pas sfidës ndaj Real Madridit dhe a mund të regjistrojë një fitore historike kundër ish-skuadrës së tij?

    Tifozët dhe mediat janë të gjithë në pritje të një ndeshjeje spektakolare që mund të bëhet një moment vendimtar për karrierën e Mourinhos dhe sezonin e Benfica-s.

  • Garë e fortë për “Këpucën e Artë”, Mbappé dhe Kane kryesojnë, Muriqi në TOP 10

    Garë e fortë për “Këpucën e Artë”, Mbappé dhe Kane kryesojnë, Muriqi në TOP 10

    Kylian Mbappé është ngjitur në krye të renditjes së “Këpucës së Artë” për këtë sezon, duke barazuar numrin e golave me Harry Kane. Sulmuesi francez shënoi dy gola fundjavën e kaluar në ndeshjen e zhvilluar në Estadio de la Cerámica, duke e çuar kuotën e tij në 21 gola, po aq sa anglezi i Bayern Munich.

    Falë kësaj paraqitjeje ndaj Villarrealit, Mbappé ka kaluar Erling Haaland në renditjen e golashënuesve. Norvegjezi nuk u aktivizua në fitoren e Manchester Cityt kundër Wolves këtë fundjavë dhe mbetet me 20 gola.

    Nga ana tjetër, edhe Harry Kane nuk arriti të shënojë në humbjen befasuese të Bayernit ndaj Augsburgut, çka bëri që gara për “Këpucën e Artë” të mbetet plotësisht e hapur.

    Në dhjetëshen e parë të renditjes gjendet edhe ylli kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili ka grumbulluar 28 pikë, falë 14 golave të shënuar këtë sezon në La Liga.

    Duhet theksuar se në kampionatet kryesore evropiane – La Liga, Premier League, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 – çdo gol vlerësohet me dy pikë, ndërsa në ligat e tjera të Evropës golat kanë koeficient më të ulët, që varion nga 1 deri në 1.5 pikë për gol.

    Renditja aktuale e “Këpucës së Artë”: Harry Kane (Bayern Munich), Kylian Mbappé (Real Madrid), Erling Haaland (Manchester City), Igor Thiago (Brentford), Darko Lemajic (RFS), Vangelis Pavlidis (Benfica), Vedat Muriqi (Mallorca), Ibrahim Diabaté (GAIS), Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08), August Priske Flyger (Djurgårdens IF) dhe Ayase Ueda (Feyenoord).

  • Zyrtare: Finalja e Botërorit 2030 do të zhvillohet në Spanjë

    Zyrtare: Finalja e Botërorit 2030 do të zhvillohet në Spanjë

    Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzan, ka konfirmuar se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, duke theksuar rolin qendror të vendit në organizimin e këtij edicioni historik të Botërorit.

    Kampionati Botëror i vitit 2030 do të organizohet në mënyrë të përbashkët nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa disa ndeshje ceremoniale do të luhen edhe në Uruguai, Paraguaj dhe Argjentinë, në kuadër të festimit të 100-vjetorit të turneut më prestigjioz të futbollit botëror.

    Ky format unik është konceptuar për të nderuar një shekull histori të Kupës së Botës, duke rikthyer vëmendjen edhe në vendet ku u hodhën themelet e këtij kompeticioni.

    Spanja pritet të mbajë peshën kryesore të organizimit, falë infrastrukturës moderne dhe përvojës së gjerë në organizimin e eventeve madhore sportive. Stadiumet më ikonike të vendit, përfshirë “Camp Nou” në Barcelonë dhe “Santiago Bernabeu” në Madrid, janë përmendur si kandidatët kryesorë për të pritur ndeshjen finale.

    Përveç rëndësisë së tyre historike, këto impiante plotësojnë standardet më të larta të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit më të lartë.

    Ky konfirmim i jep fund spekulimeve të muajve të fundit lidhur me vendin pritës të finales dhe pritet të rrisë ndjeshëm interesin e tifozëve dhe mediave sportive anembanë botës.

  • Lakers e Celitcs vazhdojnë me fitore, Warriors pësojn humbje

    Lakers e Celitcs vazhdojnë me fitore, Warriors pësojn humbje

    Los Angeles Lakers kanë shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi mundën këtë herë Chicago Bulls me rezultat 129-118.

    Luka Doncic ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar plotë 46 pikë së bashku me 12 asistime e shtatë kërcime, derisa Lebron James shëtoj 24 pikë për në këtë fitore spektakolare.

    Te Bulls më fikaset ishin Coby White me 23 pikë dhe Ayo Dosunmu me 20 sosh.

    Lakers renditen në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit derisa Bulls në pozitën e nëntë në Lindje.

     

    Boston Celtics është këndellur me fitore, pas triumfit ndaj Portland Trail Blazers me shifrat 102-94.

    Më efikaset në këtë fitore ishin, Payton Pritchard me 23 pikë dhe Jayeln Brown me 20 pikë e tëtë kërcime.

    Te skuadra humbëse u dalluan Jerami Grant me 19 pikë dhe Toumani Camara me 18 sosh.

    Kujtojmë që Celtics renditen në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes derisa Blazers në poziten e nëntë në Perëndim.

     

    Golden State Warriors po vazhdojnë të mos jenë stabli, pasi që kanë marrur sërish një humbje duke ndaluar serinë që kishin me fitore, pasi që u mposhtën nga Minnesota Timberwolves me reuzltat 108-83.

    Julius Randel udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 18 pikë e shtat kërcime derisa Bones Hyland shtojë 17 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

    Te skuadra humbëse u dallua Quinten Post me 13 pikë e pesë kërcime.

    Timberwolves renditen në vendin e gjahstë në perendim derisa Warriros dy pozita më poshtë.

  • Tyson Fury planifikon rikthimin dhe synon duelin me Fabio Wardley

    Tyson Fury planifikon rikthimin dhe synon duelin me Fabio Wardley

    Boksieri britanik Tyson Fury po shqyrton mundësinë e një rikthimi të bujshëm në ring, ndërsa një përballje e mundshme me kampionin e botës në peshën e rëndë bashkëkombasin e tij Fabio Wardley, po përmendet si një opsion serioz për të ardhmen.

    Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, po përgatitet për rikthimin e tij në aksion më shumë se një vit pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk në dhjetor të vitit 2024. Objektivi i tij është të rikthehet në ring që në prill të këtij viti.

    Gjithçka tregon se ndeshja e parë pas rikthimit do të jetë ndaj një kundërshtari më pak të rrezikshëm, përpara se Fury të synojë sfida më të mëdha. Fillimisht ishte parashikuar një përballje e dytë me Anthony Joshua, por e ardhmja e këtij dueli mbetet e paqartë pas aksidentit tragjik automobilistik, ku Joshua humbi dy nga miqtë e tij më të afërt.

    Në këtë kontekst, emri i Fabio Wardley ka dalë në skenë si një alternativë reale. Wardley fitoi fillimisht titullin e përkohshëm të WBO-së pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Joseph Parker në tetor, ndërsa më pas u shpall kampion i plotë, pasi Usyk hoqi dorë nga ky titull.

    Ende nuk është konfirmuar kundërshtari për mbrojtjen e parë të titullit të Wardley, por 31-vjeçari pritet gjithashtu të zbresë në ring gjatë muajit prill. Ndërkohë, Fury ka treguar vazhdimisht respekt për situatën e vështirë të Anthony Joshua, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e tij sportive.

  • Svitolina dominon Gauff dhe kalon në gjysmëfinalen e Australian Open

    Svitolina dominon Gauff dhe kalon në gjysmëfinalen e Australian Open

    Elina Svitolina ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Australian Open, pas një fitoreje bindëse në çerekfinale ndaj tenistes amerikane Coco Gauff, duke triumfuar pastër 2-0 në sete.

    Tenistja ukrainase kishte nevojë për më pak se një orë lojë për ta mbyllur ndeshjen, duke dominuar plotësisht me rezultatet 6-1 dhe 6-2.

    Ishte një paraqitje shumë autoritare nga Svitolina, e cila e kontrolloi takimin që nga pikënisja, duke mos i lënë hapësirë reagimi kundërshtares së saj.

    Falë kësaj fitoreje, ajo jo vetëm që siguroi një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me numrin një të botës, Aryna Sabalenka, por gjithashtu konfirmoi rikthimin e saj në Top 10 të renditjes botërore WTA, duke filluar nga java e ardhshme.

    Në anën tjetër, Coco Gauff nuk arriti të përballojë intensitetin dhe ritmin e lartë të imponuar nga Svitolina. Tenistja amerikane u shfaq e pasigurt dhe e tensionuar gjatë gjithë ndeshjes, pa mundur të reagojë në momentet kyçe.

    Sipas mediave ndërkombëtare, pas përfundimit të takimit, Gauff ka shfaqur zhgënjim të madh në dhomat e zhveshjes, ku nervozizmi i ka çuar deri në thyerjen e raketës së saj.

  • Dani Alves drejt një rikthimi surprizë në futbollin profesionist

    Dani Alves drejt një rikthimi surprizë në futbollin profesionist

    Braziliani 42-vjeçar Dani Alves po shqyrton mundësinë e një rikthimi befasues në futbollin profesionist, këtë herë në rolin e lojtarit-trajner te Sao Joao de Ver, klubi portugez ku ai është edhe bashkëpronar.

    Sipas raportimeve, Alves aktualisht po merret me përgatitjen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim, me synimin që të jetë i gatshëm deri në fund të sezonit aktual.

    Mediat lokale bëjnë të ditur se ish-ylli brazilian nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të përfaqësuar edhe një herë kombëtaren e Brazilit, duke synuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës së ardhshme, që do të ishte e fundit në karrierën e tij.

    Dani Alves konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në historinë e futbollit, i njohur për teknikën e rafinuar, shpejtësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fazën sulmuese.

    Gjatë një kariere brilante, ai fitoi një numër rekord trofesh me klube elitare si Barcelona, Sevilla, Juventus dhe Paris Saint-Germain. Me Barcelonën, Alves triumfoi tri herë në Ligën e Kampionëve, ndërsa me përfaqësuesen braziliane fitoi dy Kupa të Amerikës dhe dy Kupa të Konfederatave.

    Megjithatë, trashëgimia e tij sportive është zbehur ndjeshëm nga problemet serioze ligjore, pasi në vitin 2024 u dënua në Spanjë për përdhunim.

  • Ish-presidenti i FIFA-s ka vetëm një këshillë për tifozët: Mos shkoni në Kupën e Botës në Amerikë

    Ish-presidenti i FIFA-s ka vetëm një këshillë për tifozët: Mos shkoni në Kupën e Botës në Amerikë

    Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, mbështeti të hënën një propozim për bojkotimin e ndeshjeve të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara nga tifozët, për shkak të sjelljes së Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij brenda dhe jashtë vendit.

    Blatter është figura e fundit ndërkombëtare e futbollit që vë në pikëpyetje të drejtën e Shteteve të Bashkuara si vend pritës. Ai bëri thirrje për bojkot në një postim në platformën X, duke mbështetur komentet e Mark Pieth nga një intervistë që ai dha për gazetën zvicerane Der Bund javën e kaluar.

    Pieth, një avokat zviceran i specializuar në krimin ekonomik dhe ekspert në luftën kundër korrupsionit, kryesoi Bordin Mbikëqyrës të Organit të Pavarur për Reformën e Qeverisjes së FIFA-s një dekadë më parë. Blatter ishte president i shtëpisë botërore të futbollit nga viti 1998 deri në vitin 2015 dhe dha dorëheqjen për shkak të një hetimi për korrupsion.

    “Duke marrë parasysh gjithçka që kemi thënë, ka vetëm një këshillë për tifozët: Qëndroni larg SHBA-së! Do ta shihni gjithçka më mirë në TV gjithsesi. Dhe me të mbërritur, tifozët duhet të presin që nëse zyrtarëve nuk u pëlqejnë, do t’i vendosin menjëherë në aeroplanin tjetër për në shtëpi. Nëse janë me fat”, tha Pieth në një intervistë me Der Bund.

    Në postimin e tij për Xu, Blatter citoi Pieth dhe shtoi: “Mendoj se Mark Pieth ka të drejtë që vë në dyshim këtë Kupë Bote”.

    Shtetet e Bashkuara do të bashkëorganizojnë Kupën e Botës me Kanadanë dhe Meksikën nga 11 qershori deri më 19 korrik.

    Shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar të futbollit në lidhje me Shtetet e Bashkuara rrjedh nga qëndrimi ekspansionist i Trump ndaj Grenlandës, ndalimet e udhëtimit dhe taktikat agresive në trajtimin e emigrantëve dhe protestuesve anti-imigracion në qytetet amerikane, veçanërisht në Minneapolis.

    Një nga nënkryetarët e Federatës Gjermane të Futbollit, Oke Gottlich, tha në një intervistë me gazetën Hamburger Morgenpost të premten se ka ardhur koha për të shqyrtuar seriozisht bojkotimin e Kupës së Botës.

    Dy javë më parë, planet e udhëtimit të tifozëve nga dy prej kombeve kryesore të futbollit në Afrikë u ndërprenë rëndë kur administrata Trump njoftoi një ndalim që do t’i pengonte në mënyrë efektive njerëzit nga Senegali dhe Bregu i Fildishtë të ndiqnin ekipet e tyre kombëtare, përveç nëse ata tashmë kanë viza. Trump përmendi “mangësitë në kontrolle dhe verifikime të të dhënave” si arsyen kryesore për pezullimet.

    Tifozëve nga Irani dhe Haiti, dy vende të tjera që u kualifikuan për Kupën e Botës, do t’u ndalohet gjithashtu hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ata u përfshinë në paketën e parë të ndalimit të udhëtimit të njoftuar nga administrata Trump.

  • Rion Zejnullahu kalon në kampionatin rumun tek CFR Cluj

    Rion Zejnullahu kalon në kampionatin rumun tek CFR Cluj

    Mesfushori Rion Zejnullahu karrierën pritet ta vazhdojë në Rumani tek gjiganti i mirënjohur CFR Cluj.

    Zejnullahu i është bashkuar klubit rumun nga KF Llapi pas një periudhe të shkurtër,dhe 22-vjeçari pritet të jetë bashkëlojtar i Meriton Korenicës.

    Përndryshe CFR Cluj e konfirmoi transferimin e Rion Zejnullahut në rrjetin social Facebook,duke i uruar mirëseardhje në skuadër.

    “Mirë se rikthehesh Rion Zejnullahu. 22-vjeçari rikthehet në Gruia pas një periudhë te klubi i Kosovës, Llapi”.

     

    “I urojmë më të mirat dhe shumë arritje së bashku te Cluji”,

    Kujtojmë që Rion Zejnullahu edhe më herët ka luajtur për ekipin rumun CFR Cluj.

  • Bayern Munich nis bisedimet me Harry Kane për kontratën e re

    Bayern Munich nis bisedimet me Harry Kane për kontratën e re

    Gjiganti gjerman Bayern Munich ka nisur bisedimet me sulmuesin anglez Harry Kane për arritjen e një marrëveshjeje për kontratën e re.

    Drejtori sportiv Max Eberl ka konfirmuar nisjen e negociatave me anglezin,dhe shpreson në përfundimin e suksesshëm të negociatave me golashënuesin e bavarezëve.

    Përndryshe shumë klube të ndryshme e sidomos nga Premierliga angleze kanë shprehur interesim që ta rikthejnë Kane në Angli,dhe madje gjiganti anglez Manchester United ishte i gatshëm të paguante 80 milionë euro për të.

    Megjirthatë Kane disa ditë më parë ka deklaruar se ndihet mjaft mirë në Allianz Arena,dhe se synon që në fund të sezonit të fitojë trofe me liderin e Bundesligës.

    Kujtojmë që Harry Kane ka shënuar 34 gola për Bayern Munich këtë sezon në 30 ndeshje të zhvilluara.