ATV

Category: Sport

  • Lautaro Martinez pritet të humbasë derbin kundër Milanit

    Lautaro Martinez pritet të humbasë derbin kundër Milanit

    Ylli argjentinas Lautaro Martinez pritet të mungojë gjigantit italian Inter në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

    Në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të Inter-it Martinez pësoi         tërheqje muskulore në soleusin e këmbës së majtë,dhe pritet që të mungoj rreth 1 muaj larg fushave duke përfshirë këtu edhe derbin kundër Milanit.

    Përndryshe tek Inter mbajnë gjallë shpresat se do të kthehet në derbi ,teksa në anën tjetër Lautaro do të humbas ndeshjet e rëndësishme  kundër Lecces dhe Genoas në Serie A, Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve dhe Como në Kupën e Italisë.

    Kujtojmë që Lautaro Martinez ka realizuar 18 gola e bër 4 asistime në 35 paraqitje këtë sezon për Interin në të gjitha garat.

  • Vincent Kompany me kritika të ashpra për Jose Mourinhon për rastin Vinicius Jr-Prestianni

    Vincent Kompany me kritika të ashpra për Jose Mourinhon për rastin Vinicius Jr-Prestianni

    Trajneri i Bayern Munich Vincent Kompany ka dhënë disa deklarata për incidentin në ndeshjen Benfica-Real Madrid,ku në qendër të vëmendjes ishin Vinicius Jr-Prestianni në të cilën lojtari i Benficës u fye në baza racore.

    Kompany ka reaguar ndaj trajnerit Jose Mourinho për mëyrën sesi e trajtoi këtë rast,duke thënë se tekniku portugez nuk reagoi në mënyrë profesionale.

    “Për mua, ajo që ndodhi pas ndeshjes është edhe më e rëndë. Jose Mourinho praktikisht ka sulmuar karakterin e Vini Jr duke përmendur mënyrën e festimit të tij, për ta diskredituar atë që po bënte në atë moment. Ishte një gabim i madh në aspektin e lidershipit”

    Përndryshe Kompany shton se personalisht nuk ka dëgjuar diçka të keqe për Mourinhon,por shpreson që në të ardhmen tekniku portugez të mos përfshihet në këtë situatë.

    Kujtojmë që Vinicius Jr edhe në të kaluarën është përballur me sulme raciste në të kaluarën.

  • Milan Skriniar mungon në ndeshjen e play-off-it kundër Kosovës

    Milan Skriniar mungon në ndeshjen e play-off-it kundër Kosovës

    Qendërmbrojtësi sllovak Milan Skriniar pritet të mungojë në ndeshjen e play-off-it për botëror kundër Kombëtares së Kosovës.

    Skriniar u lëndua në ndeshjen të cilën Fenerbahce e humbi kundër Nottingham Forest me rezultat 3:0 në Europa League ,dhe është detyruar që ta lëshonte fushën në minutën e 26-të të takimit.

    Përndryshe gjiganti turk lëshoi një komunikatë lidhur me gjendjen e Skriniar,duke konfirmuar që sllovaku do të mungoj rreth 1 muaj e gjysmë larg fushave të gjelbërta dhe kjo do të thotë që qendërmbrojtësi i Fener-it do të mungoj kundër dardanëve në mars.

    Kujtojmë që ndeshja Sllovaki-Kosovë pritet të zhvillohet më 26 mars,takim ky i vlefshëm për play-off-in e Kupës së Botës që do të zhvillohet në qershor.

  • LA Clippers dhe Boston Celtics shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    LA Clippers dhe Boston Celtics shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në Ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Clippers ka mposhtur Denver Nuggets në udhëtim,dhe atë me rezultat të ngushtë 115:114.

    Bennedict Mathurin me 38 pikë ishte basketbollisti më i mirë tek Clippers,si dhe John Collins me 12 kërcime,teksa në anën tjetër Nikola Jokic me 22 pikë e 17 kërcime dhe Jamal Murray me 20 pikë ishin më efikasët për Nuggets.

    Në anën tjetër Boston Celtics mundi në udhëtim skuadrën e Golden State Ëarriors me rezultat 121:110.

    Payton Pritchard me 26 pikë ishte më i miri tek Celtics teksa kontribut dha dhe Jaylen Broën me 23 pikë e 15 kërcime e 13 asistime,kurse në anën tjetër De’Anthony Melton me 18 pikë dhe Gui Santos dhe Will Richard kontribuan me 17 pikë secili.

  • Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë përballjet

    Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë përballjet

    Kupa e Kosovës hyn në fazën vendimtare, me katër përballje interesante që premtojnë rivalitet, emocione dhe luftë për gjysmëfinale.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar çiftet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës, duke sjellë përballje të forta mes skuadrave të Superligës dhe atyre që kërkojnë befasi në këtë fazë të garës.

    Vëmendja kryesore pritet të jetë në Suharekë, ku Ballkani përballet me Gjilani. Një duel mes dy emrave të mëdhenj të futbollit kosovar, që premton intensitet, cilësi dhe emocione deri në vërshëllimën e fundit.

    Në Podujevë, Llapi pret Malishevën. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë përvojën dhe terrenin e tyre, ndërsa mysafirët vijnë me ambicie të qarta për të vazhduar rrugëtimin në Kupë.

    Në Klinë, Dukagjini do të përballet me Feronikelin ‘74 në një duel ku të dy ekipet synojnë historinë. Një ndeshje e hapur, ku detajet pritet të bëjnë diferencën dhe ku kualifikimi mbetet i paparashikueshëm.

    Një tjetër përballje interesante zhvillohet mes Ferizajt dhe Vushtrrisë, ku përballen dy skuadra me objektiva të ndryshme, por me të njëjtin synim: kalimin në gjysmëfinale.

    Me këto çifte, Kupa e Kosovës konfirmon edhe një herë se është gara e befasive. Çdo ndeshje është finale më vete, ndërsa katër skuadrat fituese do të sigurojnë një vend në gjysmëfinale dhe një hap më afër trofeut.

    Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

    Dukagjini – Feronikeli 74

    Llapi – Malisheva

    Ferizaj – Vushtrria

    Ballkani – Gjilani

  • Llapi-Drita ndeshja kryesore e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Llapi-Drita ndeshja kryesore e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në ndeshjen Llapi-Drita,dhe ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Ramiz Sadiku”në Prishtinë kjo për shkak të punimeve në stadiumin “Zahir Pajazit’në Podujevë.

    Në këtë ndeshje Llapi synon pikë të plota për tu larguar nga zona që dërgon në barazh,teksa në anën tjetër gjilanasit synojnë ta harrojnë humbjen nga Celje në Conference League dhe me një fitore të jetë në hap me Ballkanin dhe Prishtinën në luftë për titull.

    Të shtunën pritet të zhvillohet edhe një takim tjetër ku Malisheva e pret Dukagjinin,ku ekipi i Elon Berishës me një fitore synon të jetë në garë për titull teksa ekipi nga Klina do të mundohet që të marrë pikë në luftën për një vend në garat evropiane.

    Të dielën pritet të luhen edhe dy takime të tjera ku Prishtina do të luaj në udhëtim kundër Gjilanit,teksa nënkampioni Ballkani do të jetë mysafir i Ferizajt kurse të hënën xhiroja e 21-të pritet të mbyllet me ndershjen Drenica-Prishtina e Re.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.

  • “24.4 milionë euro sponsorizime në sport gjatë vitit 2025”, MKRS zbulon shifrat që kanë përfituar klubet dhe federatat

    “24.4 milionë euro sponsorizime në sport gjatë vitit 2025”, MKRS zbulon shifrat që kanë përfituar klubet dhe federatat

    Raporti vjetor i sponsorizimeve i publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) tregon rritje të ndjeshme të investimeve në sportin kosovar, me klube dhe federata që përfitojnë miliona euro nga bizneset kryesore vendore.

    Gjatë vitit 2025, vlera totale e sponsorizimeve në sport në Kosovë ka arritur në 24,456,036.98 euro, duke konfirmuar një trend të qartë rritjeje dhe një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të sektorit privat në zhvillimin e sportit.

    Nga kjo shumë, 21.3 milionë euro janë orientuar drejt klubeve sportive, ndërsa 2.73 milionë euro kanë përfunduar te federatat sportive.

    Në krye të përfituesve institucionalë renditet Federata e Futbollit e Kosovës me 1,313,000 euro, e ndjekur nga KB Ylli me 1,242,000 euro, KB Trepça me 1,239,000 euro dhe KB Sigal Prishtina me 1,210,100 euro.

    Ndër përfituesit kryesorë janë gjithashtu FC Prishtina, KF Ballkani dhe SC Gjilani, me shifra që variojnë nga 940 mijë deri në mbi 860 mijë euro.

    Sa i përket ndarjes sipas sporteve, futbolli vazhdon të dominojë bindshëm me mbi 9.14 milionë euro, i ndjekur nga basketbolli me 6.62 milionë euro, volejbolli me 1.40 milionë euro dhe hendbolli me rreth 947 mijë euro, duke reflektuar interesin më të madh të sponsorëve për sportet me audiencë më të gjerë.

    Në anën tjetër, lista e bizneseve sponsorizuese kryesohet nga Frutex me 727,000 euro, e ndjekur nga IPKO me 690,999 euro dhe Viva Fresh me 635,000 euro. Kontribute të rëndësishme kanë dhënë edhe Banka Ekonomike, TEB, ProCredit Bank, si dhe kompani të tjera vendore që kanë investuar qindra mijëra euro në sport.

    Ky nivel i lartë investimi dëshmon se sponsorizimi është shndërruar në një mekanizëm kyç për funksionimin, profesionalizimin dhe rritjen e sportit kosovar.

    Në të njëjtën kohë, rritja e shifrave nënvizon nevojën për forcimin e mëtejmë të kornizës ligjore dhe institucionale, në mënyrë që sistemi i sponsorizimeve të jetë më transparent, më i drejtë dhe më efektiv për zhvillimin afatgjatë të sportit në Kosovë.

  • Kampi i Julian Alvarez mohon kontaktet me FC Barcelona

    Kampi i Julian Alvarez mohon kontaktet me FC Barcelona

    Sipas raportimit të Mundo Deportivo, rrethi i sulmuesit të Atletico Madrid, Julian Alvarez, ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me një transferim te Barcelona, duke theksuar se nuk ekziston asnjë kontakt konkret apo negociatë mes palëve.

    Spekulimet për të ardhmen e argjentinasit janë intensifikuar javët e fundit, pasi Barcelona raportohet se e ka identifikuar atë si objektivin ideal për të udhëhequr repartin ofensiv në epokën pas Robert Lewandowski.

    Klubi katalanas po planifikon me kujdes tranzicionin në sulm, duke kërkuar një profil më të ri, dinamik dhe të dëshmuar në nivelin më të lartë evropian.

    Madje, disa media në Argjentinë pretenduan se 26-vjeçari kishte vendosur të largohej nga Atletico në fund të sezonit për t’iu bashkuar Barcelonës.

    Megjithatë, këto raportime janë mohuar nga kampi i lojtarit, i cili insiston se aktualisht prioriteti i tij është i fokusuar te projekti sportiv i Atleticos.

    Alvarez është nën kontratë deri në vitin 2030, çka e vendos klubin madrilen në një pozitë të fortë negociuese.

    Drejtuesit e Atleticos jo vetëm që nuk kanë ndërmend ta shesin sulmuesin këtë verë, por kanë planifikuar edhe bisedime për rinovim, me synimin për të blinduar një nga lojtarët kyç të skuadrës për vitet në vijim.

    Performancat e tij këtë sezon, 13 gola dhe gjashtë asistime, kanë konfirmuar rolin e rëndësishëm që ai ka në skemat e ekipit.

  • Columbus Crew transferon ish-mesfushorin e FC Barcelona

    Columbus Crew transferon ish-mesfushorin e FC Barcelona

    Skuadra e MLS, Columbus Crew, ka zyrtarizuar afrimin e ish-lojtarit të Barcelonës, Andre Gomes.

    Mesfushori portugez i bashkohet klubit amerikan si transferim i lirë, pas shkëputjes së kontratës me Lille OSC.

    Gomes ka nënshkruar kontratë njëvjeçare e gjysmë me skuadrën nga MLS.

    Gjatë kohës së tij te Barcelona, ai fitoi La Liga dhe Copa del Rey në vitin 2018.

    Ai gjithashtu ishte pjesë e përfaqësueses së Portugalia që fitoi UEFA Euro 2016.

  • Komiteti Olimpik i Kosovës shpall sonte sportistët më të mirë të vitit

    Komiteti Olimpik i Kosovës shpall sonte sportistët më të mirë të vitit

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon sot ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2025, një ngjarje e cila do të nderojë sportistët më të spikatur të vendit. Ceremonia do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:00.

    Ky eveniment shënon një moment të rëndësishëm në kalendarin sportiv të Kosovës, duke vlerësuar arritjet dhe përkushtimin e sportistëve gjatë vitit të kaluar.

    Laureatët 2025 pritet të nxjerrin në pah talentin dhe sukseset që kanë bërë krenar komunitetin sportiv.