ATV

Category: Sport

  • Cody Gakpo në radarin e gjigantit gjerman Bayern Munich

    Cody Gakpo në radarin e gjigantit gjerman Bayern Munich

    Gjiganti gjerman Bayern Munich synon që të transferojë një futbollistë tjetër nga Liverpool pas Luiz Diaz.

    Gazetari Dave Ockop bën të ditur se ylli holandez Cody Gakpo është vënë në radarin e bavarezëve,dhe se pritet që drejtuesit bavarezë të dërgojnë një ofertë prej 65 milionë funtesh.

    Përndryshe shumë zëra në Gjermani e shohin Gakpon si një lojtar që mund të përshtatet në Bundesligën gjermane,teksa në anën tjetër mund të jetë një plotësues për Luiz Diaz në repartin e krahut të sulmit dhe holandezi mund të jetë një ndër lojtarët që mund ta përforcojë edhe më shumë sulmin tek bavarezët.

    Kujtojmë që Cody Gakpo ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asistime për Liverpoolin në të gjitha garat.

  • Alvaro Arbeloa për humbjen kundër Osasunës:Duhet të jemi të qetë

    Alvaro Arbeloa për humbjen kundër Osasunës:Duhet të jemi të qetë

    Trajneri i Real Madridit Alvaro Arbeloa ka folur për humbjen befasuese të skuadrës ndaj Osasunës në La Liga.

    Arbeloa ka deklaruar se ekipi ka nevojë për qetësi,dhe se kjo nuk duhet ndikuar në aspektin psikologjik të lojtarëve.

    “Shpresoj që humbja të mos na ndikojë mendërisht – pas katër ditësh duhet të luajmë përsëri.Një ekip e tregon forcën e tij në momente të vështira. Unë besoj fuqimisht te lojtarët e mi dhe në punën që po bëjnë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”

    Përndryshe Arbeloa në fund shton se tani vëmendja do të jetë tek ndeshja kundër Benficës në Ligën e Kampionëve,ku “Los Blancos”që të siguroj kalimin në 1/8 e finales.

    Kujtojmë që Real Madrid pësoi 2:1 në udhëtim nga Osasuna,duke e bërë edhe më interesante luftën për titull në La Liga.

  • dhe futbollistë të tjerë shënojnë gola dhe asistojnë këtë fundjavë me klubet e tyre

    dhe futbollistë të tjerë shënojnë gola dhe asistojnë këtë fundjavë me klubet e tyre

    Yjet e Kombëtares së Kosovës po shkëlqejnë me skuadrat e tyre në elitën e futbollit evropian.

    Mërgim Vojvoda ishte një nga protagonistët kryesorë për Comon në ndeshjen kundër Juventus,ku shënoi një gol të bukur bianconerëve në fitoren 2:0 të ekipit të Cesc Fabregas duke e mbajtur edhe më tutje në garë për një pozitë në garat evropiane.

    Meriton Korenica në anën tjetër po shkëlqen me Cluj në kampionatin rumun,ku shënoi kundër Petrolul dhe për Korenicën ky është goli i tetë këtë edicion.

    Elvis Rexhbecaj ishte heroi i Augsburgut kundër Ëolfsburgut,ku reprezentuesi dardan shënoi në minutat e fundit duke ia siguruar ekipi të tij 3 pikë të plota.

    Këtë fundjavë gol shënoi edhe Florent Hadërgjonaj për Alanyaspor në Superligën Turke,por ekipi i tij pësoi në fund nga Istanbul Basaksehir.

    Albian Hajdari asistoi për Hoffenheimin në Bundesligë në barazimin 2;2 kundër Kolnit,ku realizoi reprezentuesi turk Ozan Kabak teksa minuta për ekipin e Christian Ilzer patën edhe Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

  • Zidane arrin marrëveshje verbale për të drejtuar Kombëtaren e Francës

    Zidane arrin marrëveshje verbale për të drejtuar Kombëtaren e Francës

    Kombëtarja e Francës tashmë ka gjetur njeriun i cili pritet të drejtojë gjelat pas botërorit 2026.

    Gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano bën të ditur Zinedine Zidane pritet të jetë pasardhës i Didier Deschamps në stolin e trekolorëve,dhe se Zidane thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Franceze të Futbollit.

    Përndryshe Shoqata Franceze e Futbollit nuk ka bërë ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me marrëveshjen,por në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet emërimi i Zidane tek nënkampioni i botës.

    Kujtojmë që Zinedine Zidane nuk ka qenë i angazhuar si trajner që pesë vite,kur për herë të fundit drejtonte Real Madridin.

    Me Kombëtaren e Francës Zidane arriti suksese të mëdha si lojtar,ku fitoi botërorin në vitin 1998 dhe titullin e kampionit të Evropës në vitin 2000.

  • Bayern arrin të fitoj ndaj Eintracht Frankfurt

    Bayern arrin të fitoj ndaj Eintracht Frankfurt

    Bayern Munich ka arritur të shënoj fitoren e rradhës në Bundesligë,duke arritur të mund Eintracht Frankfurtin me rezultat 3:2.

    Aleksander Pavlovic pas 16 minutash kaloi bavarezët në epërsi në 1:0,teksa 4 minuta më vonë Harry Kane dyfishoi epërsinë në 2:0.

    Në pjesën e dytë Bayern pati edhe disa raste të tjera për gol,teksa në minutën e 68-të Kane realizoi për 3:0.

    Mysafirët arritën të realizonin nga penalltia në të 77-tën përmes Bullard,teksa në të 86-tën Arnaud Kalimuendo shënoi 3:2 për të mundësuar dramë në minutat e fundit,por në fund Bayern nuk lejoi befasi duke siguruar fitoren e rradhës.

    Bayern vazhdon të jetë lider me 60 pikë,teksa Eintracht Frankfurt mbetet në koutën e 31 pikëve.

  • Como mposhtë Juventusin në udhëtim me një gol të shënuar nga Mërgim Vojvoda

    Como mposhtë Juventusin në udhëtim me një gol të shënuar nga Mërgim Vojvoda

    Como ka arritur një fitore tejet të rëndësishme,ku arriti të mund Juventusin me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë nisi mjaft mirë për mysafirët,të cilët shënuan pas 12 minutave realizuan përmes Mërgim Vojvodës për 1:0,dhe me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Como arriti të menaxhonte mirë lojën,edhe përkundër rasteve të Juves dhe në minutëne 61-të Maxence Caqueret vulosi fitoren e mysafirëve në 2:0,fitore e cila e afron drejt një vendi që siguron garat evropiane sezonin tjetër.

    Como gjendet në pozitën e 6-të në Serie A me 45 pikë,1 më pak se Juventus që ka 46 pikë.

    Kujtojmë që për Juventus nuk luajti reprezentuesi tjetër i Kosovës Edon Zhegrova,i cili qëndroi në bankën rezervë.

  • Malisheva dhe Dukagjini ndajnë pikët në ndeshjen e vetme të së shtunës në Albi Mall Superligë

    Malisheva dhe Dukagjini ndajnë pikët në ndeshjen e vetme të së shtunës në Albi Mall Superligë

    Malisheva nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0:0 kundër Dukagjinit,në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë dhe me disa raste,por asnjëra apo skuadra tjetër nuk arritën që të tundin rrjetën pas 45 minutave të para.

    Në pjesën e dytë të dyja ekipet u hodhën në sulm për të gjetur golin e cila do t’ia siguronte njërës skuadër 3 pikë,por në fund u pajtuan që t’i ndajnë pikët duke barazuar pa gola 0:0.

    Pas këtij barazimi Malisheva grumbullon 34 pikë,teksa Dukagjini tubon 32 pikë pas 21 xhirove.

    Në xhiron e ardhshme Malisheva luan në udhëtim tek Gjilani,teksa Dukagjini e pret skuadrën e Ferizajt.

  • Manchester United ofron 100 Milionë euro për Rafael Leao

    Manchester United ofron 100 Milionë euro për Rafael Leao

    Ylli portugez Rafael Leao mund të transferohet në Premierligën angleze gjatë verës.

    Raportimet e Daily Mail dhe Football Transfer bëjnë të ditur se gjiganti anglez Manchester United synon transferimin e Leaos,dhe janë të gatshëm që të ofrojnë 100 milionë euro për shërbimet e portugezit.

    Përndryshe “Djajtë e Kuq”janë në kërkim të një sulmuesi  për sezonin e ardhshëm,dhe Leao është një prej emrave që mund t’i shkaktojë probleme repartit të mbrojtjeve të skuadrave në Premierligë.

    Në anën tjetër Milan e kosnideron Leaon si të pashitshëm,dhe po konsideron çdo ofertë të mundshme që mund të vije në tavolinë gjatë afatit kalimtar veror.

    Kujtojmë që Rafael Leao këtë sezon me Milanin në të gjitha garat ka realizuar 9 gola e bëri 2 asistime në 20 ndeshje të zhvilluara.

  • La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë

    La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë

    Faqja zyrtare e La Ligës në “Instagram” ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, duke i kushtuar vëmendje paraqitjeve të tij në sezonin aktual.

    Në postimin e saj, La Liga ka publikuar një përmbledhje të golave me kokë të shënuar nga Muriqi gjatë këtij edicioni.

    “Pirati dardan” deri më tani ka shënuar gjashtë gola me kokë në sezonin aktual me Mallorcan, duke u bërë i pari që arrin këtë shifër që nga sezoni 2010/11.

    “Top golashënuesi me kokë i pesë ligave më të mëdha evropiane. Lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë që nga Pierre Webo në sezonin 2010/11”, shkruan La Liga në faqen e saj zyrtare.

  • Prestianni i sqaron UEFA-s se çfarë i tha Viniciusit gjatë ndeshjes

    Prestianni i sqaron UEFA-s se çfarë i tha Viniciusit gjatë ndeshjes

    Anësori i Benficas, Gianluca Prestianni, raportohet se ka kontaktuar me UEFA-n, duke sqaruar se çfarë ka thënë gjatë ndeshjes ndaj Real Madrid, ku u përfshi në një incident me Vinicius Junior.

    Prestianni shkaktoi trazira gjatë ndeshjes së parë të ‘play-off’-it të UEFA Champions League në fillim të kësaj jave, pasi Vinicius e akuzoi atë për abuzim racist, duke bërë që ndeshja të ndalej përkohësisht në pjesën e dytë.

    UEFA ka nisur hetim si përgjigje, ndërsa Real Madridi ka paraqitur prova në lidhje me incidentin, duke qenë i bindur se Prestianni ka përdorur fyerje raciste.

    Edhe lojtarët e tjerë të Real Madridit kanë kërkuar ndëshkim të rreptë për Prestiannin për sjelljen e tij të dyshuar të gabuar.

    Megjithatë, ylli argjentinas i Benficës ka insistuar dhe vazhdon të këmbëngulë se nga ana e tij nuk ka pasur asnjë thirrje raciste ndaj sulmuesit brazilian.

    Sipas ESPN, Prestianni i ka thënë UEFA-s se e ka thirrur yllin e Real Madridit me një fyerje homofobike, duke mohuar çdo vërejtje raciste.

    Ky rast tashmë është në shqyrtim dhe së shpejti pritet një vendim nëse Prestianni do të dënohet apo jo.