ATV

Category: Sport

  • Rron Raçi pjesë e formacionit të javës në Kroaci

    Rron Raçi pjesë e formacionit të javës në Kroaci

    Mbrojtësi Rron Raci është duke shkëlqyer në elitën e futbollit kroat me skuadrën e Hajduk Splitit.

    Raci pati një paraqitje fantastike kundër kampionit aktual Rijekas,ku gjatë 90 minutave ishte i pakalueshëm nga sulmuesit e ekipit mysafir.

    Përndryshe Raci nga faqja e njohur Sofascore u vlerësua me notën 8.1,duke u përshirë në formacionin e javës në ligën kroate,teksa reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës në qendër të mbrojtjes është vënë në krah të bashkëlojtarit të tij Maresic.

    Këto paraqitje të Racit janë tejet të rëndësishme,duke marrë parasysh edhe ndeshjen e fazës së play-off-it të botërorit  të cilët Kombëtarja e Kosovës e zhvillon kundër Sllovakisë.

    Kujtojmë që Rron Raci ka bërë 15 paraqitje deri më tani për Hajduk Splitin këtë sezon.

  • Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë

    Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë

    Biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ndaj Sllovakisë tashmë janë në shitje.

    Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat mund t’i blini në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.

    “Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro.” – thuhet në njoftim.

    Ky ballafaqim zhvillohet më 27 shkurt, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, Prizren.

  • Aksident tragjk në Austri, kushëriri i Valon Berishës humb jetën – mesfushori kosovar i dha ndihmën e parë

    Aksident tragjk në Austri, kushëriri i Valon Berishës humb jetën – mesfushori kosovar i dha ndihmën e parë

    Mesfushori kosovar i Zurichut, Valon Berisha, përjetoi një tragjedi personale në Austri këtë fundjavë, pasi kushëriri i tij vdiq në një aksident të rëndë në autostradën perëndimore.

    Një kosovar me pasaportë zvicerane, 38-vjeç, nga Rothrist në kantonin e Aargaut, humbi jetën të dielën në mëngjes gjatë drejtimit të një furgoni në Westautobahn, rreth orës 08:10. Automjeti doli nga rruga pranë stacionit të shërbimit Lindach pranë Laakirchen dhe përplasi ballë për ballë një barrierë zhurme prej druri. Sipas gazetës “Krone”, shpëtimi ishte i pamundur për shkak të deformimit masiv të mjetit.

    Valon Berisha po ngiste makinën direkt përpara automjetit të aksidentuar dhe u bë dëshmitar okular i incidentit.

    33-vjeçari u ndal menjëherë, vrapoi drejt vendngjarjes dhe bashkë me ndihmësit e shpejtë ofroi ndihmë emergjente, duke thirrur shërbimet e urgjencës. Megjithatë, përpjekjet për të shpëtuar kushëririn e tij nuk dhanë rezultat.

    Në një deklaratë, FC Zürich shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen për Berishën.

    “FC Zürich është thellësisht i tronditur nga aksidenti tragjik në Austri, në të cilin u vra një i afërm i ngushtë i lojtarit tonë Valon Berisha. Valon nuk ishte i përfshirë direkt në aksident, por u bë dëshmitar i ngjarjes. Klubi qëndron pranë tij dhe e mbështet në çdo mënyrë në këtë kohë të vështirë.”

    Valon Berisha sapo ishte transferuar nga LASK te FC Zürich gjatë merkatos së dimrit dhe të shtunën në mbrëmje zhvilloi paraqitjen e tij të parë si titullar në fitoren 2-1 ndaj Grasshoppers Zürich.

  • Për arsye financiare, Napoli gati të shesë yllin e skuadrës

    Për arsye financiare, Napoli gati të shesë yllin e skuadrës

    Napoli po pret oferta në verë për Scott McTominay.

    Mesfushori, i ardhur nga Manchester United në 2024, ka shkëlqyer në Itali me gola dhe paraqitje vendimtare.

    Megjithatë, për arsye financiare, Napoli mund ta shesë për rreth 80 milionë euro.

    Rikthimi në Premier League, me Manchester Unitedin në garë, është një mundësi reale për verën e ardhshme.

  • Vinicius Jr mund të kaloj tek Manchester City-Transferimi varet nga Pep Guardiola

    Vinicius Jr mund të kaloj tek Manchester City-Transferimi varet nga Pep Guardiola

    E ardhmja e Vinicius Jr duket se do të jetë larg Real Madridit,dhe se një largim nga Santiago Bernabeu në verë është vënë në diskutim.

    Gazetari spanjoll Jose Miguel Villarroya bën të ditur se në Angli janë duke qarkulluar zëra se Manchester City synon të nënshkruaj me yllin brazilian,dhe se drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar lojtarin në mënyrë që ta bind lojtarin për të mos nënshkruar kontratën e re me “Los Blancos”

    Përndryshe sipas të njëjtit gazetar ardhja e Vincius Jr mund të varet edhe për faktin se nëse Pep Guardiola do të mbetet trajner tek City apo jo,dhe në rast se tekniku spanjoll nuk vazhdon me City-in atëherë një transferim i Vinicius Jr tek City mund të vihet në dyshim.

    Kujtojmë që Vinicius Jr ka kontratë me Real Madridin deri më 2027  teksa në anën tjetër në tregun e transferimeve vlen deri në 150 milionë euro.

  • Lamine Yamal thyen një rekord të Messit dhe Bojan Krkic

    Lamine Yamal thyen një rekord të Messit dhe Bojan Krkic

    Në kuadër të javës së 25-të të La Ligas, Barcelona triumfoi bindshëm ndaj Levante me rezultat 3-0 në ‘Camp Nou’.

    Golat u shënuan nga Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez, ndërsa një nga asistet u realizua nga Lamine Yamal, mesfushori i talentuar i klubit katalanas.

    Me këtë paraqitje, Yamal arriti një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij: u bë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që regjistron 100 fitore me ekipin.

    Ai arriti këtë sukses në moshën 18 vjeç dhe 227 ditë, duke lënë pas Bojan Krkic (20 vjeç dhe 136 ditë) dhe Lionel Messi (21 vjeç dhe 275 ditë).

    Ky rekord vjen si një dëshmi e rritjes dhe stabilitetit të Yamal si një nga talentet më premtuese të futbollit botëror.

  • Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore, flamuri i Kosovës valëvitet nga skitari Drin Kokaj

    Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore, flamuri i Kosovës valëvitet nga skitari Drin Kokaj

    Pas 16 ditësh gara, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 janë mbyllur me një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin e Veronës.

    Mbylljen e LOD e bëri presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila iu drejtua sportistëve me fjalët “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër e pasion”.

    Në ceremoninë mbyllëse, flamurin Kosovës e valoi skitari Drin Kokaj, i cili mori pjesë në disiplinën e sllallomit në skijim alpin, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.

    Ndryshe, në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia, doli e para me 41 medalje, e pasuar nga SHBA (33) dhe Italia (20).

    Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen në Alpet Franceze në vitin 2030.

  • Drita fiton derbin ndaj Llapit-Prishtina dhe Ballkani lëshojnë pikë

    Drita fiton derbin ndaj Llapit-Prishtina dhe Ballkani lëshojnë pikë

    Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së diel në Albi Mall Superligë.

    Kampioni aktual Drita ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Llapit,duke e mposhtur me rezultat 2:0.

    Blerton Sheji në minutën e 69-të shënoi për 1:0,kurse në minutën e fundit Drita shënoi golin e dytë për fitoren e gjilanasve në 2:0.

    Ballkani në anën tjetër pësoi humbje nga Ferizaj 2:1,ku Ruben Silva Richards realizoi dy gola teksa për Suharekasit shënoi Almir Kryeziu.

    Në anën Prishtina pësoi humbje nga Gjilani me rezultat minimal 1:0,ku golin e vetëm e realizoi Edi Basa për vendasit në minutën e 37-të.

  • Lionel Messi dhe Inter Miami e nisin në mënyrën më të keqe sezonin e ri në MLS

    Lionel Messi dhe Inter Miami e nisin në mënyrën më të keqe sezonin e ri në MLS

    Inter Miami CF e nisi sezonin 2026 me një humbje të rëndë 3-0 në transfertë ndaj Los Angeles FC, duke dhënë sinjale se mbrojtja e titullit do të jetë një sfidë e madhe.

     

    Pas triumfit në Kupën MLS sezonin e kaluar, pritshmëritë ishin të larta për skuadrën nga Florida, por LAFC u shfaq më e fortë dhe më e organizuar para tifozëve të vet.

     

    Golat e David Martínez, Denis Bouanga dhe Nathan Ordaz vulosën fitoren bindëse të vendasve.

     

    Nga ana tjetër, ylli argjentinas Lionel Messi, i rikthyer pas një dëmtimi, luajti 90 minuta të plota dhe dha disa momente kreativiteti në fazën sulmuese, duke lidhur repartet në të tretën e fundit. Megjithatë, ai nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa Inter Miami e nis sezonin e ri me një humbje që ngre pikëpyetje për vazhdimësinë.

  • Houston Rockets pëson humbje nga New York Knicks-San Antonio Spurs Fiton Sacramento Kings

    Houston Rockets pëson humbje nga New York Knicks-San Antonio Spurs Fiton Sacramento Kings

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Houston Rockets pësoi humbje ndaj Neë York Knicks me rezultat 108:106.

    30 pikët e Kevin Durant nuk mjaftuan që Rockets të shmangin humbjen,njësoj sikurse 20 pikët e Jabari Smith Jr dhe 12 kërcimet e Tari Eason.

    Për Knicks basketbollisti më i mirë ishte Karl-Anthony Toëns me 25 pikë e 7 kërcime,teksa kontribuan dhanë dhe OG Anunboy dhe Jalen Brunson që realizuan 20 pikë secili.

    Në anën tjetër San Antonio Spurs shënoi fitore në shtëpi kundër Sacramento Kings me rezultat 139:122.

    Victor Ëembanyama me 28 pikë e 15 kërcime ishte basketbollisti më efikas tek Spurs,teska De Aron Fox dhe Stephon Castle shënuan nga 18 pikë secili.

    Tek Kings Keegan Murray dhe Demar DeRozan me 20 pikë secili ishin më të mirët,kurse në anën tjetër Malik Monk realizoi 19 pikë.