ATV

Category: Sport

  • ​FIFA kërkon ndryshimin e rregullit të ‘ligjit Prestianni’ pas incidentit me Vinicius Jr

    ​FIFA kërkon ndryshimin e rregullit të ‘ligjit Prestianni’ pas incidentit me Vinicius Jr

    Shtëpia e futbollit botëror, FIFA pritet të sjellë një ligj të ri pas akuzave ndaj Gianluca Prestiannit për një koment racist ndaj Vinicius Jr.

    Braziliani shënoi golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa Real Madridi mundi Benficën 0-1 në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve, por heroizmat e tij u eklipsuan nga një vërejtje e supozuar raciste nga Prestianni.

    Menjëherë pasi gjeti rrjetën në mënyrë të shkëlqyer, Vinicius vrapoi te gjyqtari për t’u ankuar për një koment nga Prestianni dhe protokolli anti-racizëm u aktivizua për të sjellë një ndërprerje 10-minutëshe.

    Kylian Mbappe pretendoi se e dëgjoi Prestiannin, i cili mbuloi gojën me bluzën e tij, të përdorte fjalën “majmun ” dhe kërkoi pezullim nga ndeshja e kthimit.

    UEFA njoftoi se po hetonte “akuzat për sjellje diskriminuese” dhe sipas Sky Sports, procesi mund të zgjasë deri në tre javë – që do të thotë se argjentinasi mund të luajë në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.

    Por incidenti mund të shkaktojë futjen e një rregulli të ri në lojë. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Arsenal, Mikael Silvestre, anëtar i Panelit të Zërit të Lojtarëve të FIFA-s prej 16 anëtarësh, ka zbuluar se ka diskutime rreth dënimeve për lojtarët që bëjnë një përpjekje të qartë për të mbuluar gojën e tyre.

    “Grupi ynë në WhatsApp ishte në zjarr dhe po përpiqemi të gjejmë mënyra për të sanksionuar lojtarët që flasin duke mbuluar gojën”, ka fillimisht ai për Sky Sports.

    “Është një gjë të flasësh për taktikat me shokët e skuadrës ose të bësh një diskutim të rastësishëm, por qartësisht kishte urrejtje midis lojtarëve dhe veçanërisht nga njëri ndaj tjetrit”.

    “Ndoshta duhet ta sanksionojmë këtë lloj sjelljeje – qoftë nëse i vë duart para gojës apo e mbulon gojën me bluzë siç bëri ai”.

    “Duhet të flasim me gjyqtarët se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë. Është një punë në vazhdim”, përfundoi Silverstre.

    Benfica i hodhi poshtë pretendimet në një postim të çuditshëm në rrjetet sociale ku tha se “lojtarët e Real Madridit nuk mund ta kenë dëgjuar atë që pretendojnë se kanë dëgjuar”.

    Gjigantët e Lisbonës më pas lëshuan një deklaratë ku thanë se Prestianni ishte nënshtruar një “fushate shpifjeje”, ndërsa lojtari, i cili çaktivizoi komentet në Instagramin e tij, ka mohuar të ketë përdorur ndonjë fyerje raciste.

    Në përputhje me Nenin 14 të rregullores disiplinore të UEFA-s (racizëm dhe sjellje diskriminuese), Prestianni mund të përballet me një pezullim prej 10 ndeshjesh nëse shpallet fajtor.

    Ky sanksion iu dha mbrojtësit të Slavia Pragës, Ondrej Kudela, pasi u shpall fajtor për abuzim racist ndaj Glen Kamaras gjatë një ndeshjeje të Ligës së Evropës kundër Rangers.

  • Provokim i rëndë në stadiumin e Francës – Flamur për Kosovën “si pjesë e Serbisë” në ndeshjen Lille–Zvezda

    Provokim i rëndë në stadiumin e Francës – Flamur për Kosovën “si pjesë e Serbisë” në ndeshjen Lille–Zvezda

    Ndeshja e play-offit të Ligës së Evropës mes Lille OSC dhe Crvena zvezda, e zhvilluar në stadiumin Stade Pierre-Mauroy, u shoqërua me mesazhe provokuese nga një pjesë e tifozëve vendas, duke e zhvendosur vëmendjen nga fusha në tensione politike.

    Edhe pse stadiumi nuk ishte i mbushur plotësisht, një grup i tifozëve më të zjarrtë të Lille-it shpalosën një flamur ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, të shoqëruar me pankartën me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Mesazhi, me përmbajtje të qartë politike, u interpretua si provokues dhe nxitës i tensioneve, duke rikthyer çështje të ndjeshme kombëtare në një ngjarje sportive ndërkombëtare.

    Ky veprim u kritikua në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e cilësuan si përzierje të papranueshme të sportit me nacionalizmin dhe simbolikën politike që mund të nxisë gjuhë urrejtjeje.

    Nga ana tjetër, klubi serb reagoi në platformën X me një mesazh të shkurtër në frëngjisht – “Merci!” – duke falënderuar tifozët vendas.

  • Bukayo Saka rinovon me gjigantin londinez Arsenal

    Bukayo Saka rinovon me gjigantin londinez Arsenal

    Ylli anglez Bukayo Saka do të mbetet pjesë e gjigantit anglez Arsenal edhe në sezonet e ardhshme.

    Saka ka arritur një marrëveshje të re me “The Gunners”për shumë vite,dhe me londinezët synon të arrij suksese të mëdha në sezonet që do të vijnë.

    Përndryshe Saka së fundmi është rikthyer nga lëndimi i pësuar të mërkurën ndaj Tootenhamit,ku edhe realizoi në barazimin 2:2 të liderit të Premierligës ndaj skuadrës së vendit të fundit Ëolverhampton.

    Kujtojmë që Bukayo Saka iu bashkua Arsenalit si tetëvjeçar në maj të vitit 2010 dhe që atëherë është bërë golashënuesi, asistuesi dhe lojtari më i mirë tek londinezët me 78 gola dhe gati 300 paraqitje me klubin në të gjitha garat.

  • Thibaut Courtois investon në klubin francez Le Mans FC

    Thibaut Courtois investon në klubin francez Le Mans FC

    Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, po zgjerohet në biznes duke blerë aksione në skuadrën franceze, Le Mans.

    Gardiani belg, përmes kompanisë së tij të investimeve NxtPlay, të cilën e bashkëthemeloi, do të ketë aksione edhe te skuadra nga kryeqyteti francez.

    Sipas L’Equipe, pak më shumë se gjashtë muaj pasi fondi Outfield bleu një aksion në klub, fondi brazilian i investimeve është gati të bëhet aksionari kryesor i Le Mans FC.

    Courtois i bashkohet kështu një grupi investitorësh të njohur, ku bëjnë pjesë edhe Novak Djokovic, Felipe Massa dhe Kevin Magnussen.

  • Ambasadori Rudolph në FFK: Futbolli forcon partneritetin Kosovë–Gjermani

    Ambasadori Rudolph në FFK: Futbolli forcon partneritetin Kosovë–Gjermani

    Ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph, ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.

    Ambasada gjermane përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se futbolli është në thelb të të dy kulturave dhe vazhdon të forcojë lidhjen e ngushtë mes Gjermanisë dhe Kosovës.

    “Një sport. Dy shtete. Një lidhje e fortë. Gjermania mbetet partner i rëndësishëm në përkrahjen e zhvillimit të futbollit në Kosovë, përforcimin e bashkëpunimit, ekspertizës dhe vlerave të përbashkëta përmes sportit”.

    “Futbolli bashkon kombet tona ndërtimi i urave, krijimi i mundësive dhe forcimi i partneritetit mes Gjermanisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Real Madrid mund ta shpërblejë Alvaro Arbeloan me kontratë të re

    Real Madrid mund ta shpërblejë Alvaro Arbeloan me kontratë të re

    Real Madrid së fundmi po përjeton një periudhë të mirë nën drejtimin e trajnerit Alvaro Arbeloa.

    Tekniku spanjoll ka rikthyer atmosferën pozitive tek ekipi,dhe kjo po vërehet edhe në rezultatet e fundit ku së fundi fituan ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve.

    Përndryshe raportohet se drejtuesit e “Los Blancos”po synojnë ta mbajnë Arbeloasn edhe në sezonin e ardhshëm,teksa mbetet të shihet se nëse Reali do të mund të fitoj dy trofetë në fund të sezonit si titulli i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

    Kujtojmë që Real Madrid është lider në La Liga me 60 pikë,dy më shumë se rivali Barcelona që gjendet në pozitën e dytë në tabelë.

  • E konfirmuar: Bayern Munich shfaq interes për Fisnik Asllanin

    E konfirmuar: Bayern Munich shfaq interes për Fisnik Asllanin

    Bayern ka rikthyer interesimin për sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te TSG Hoffenheim.

    Sipas “Fichajes”, klubi bavarez po kërkon një qendërsulmues që mund t’i japë pushim Harry Kane pa rrezikuar fuqinë ofensive të ekipit dhe Asllani shihet si zgjidhje ideale, transmeton Klankosova.tv.

    Reprezentuesi kosovar ka bindur me paraqitjet e këtij sezoni, duke regjistruar 8 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje zyrtare.

    Me një klauzolë lirimi prej rreth 30 milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2029, 23-vjeçari shihet si investim strategjik për të ardhmen e sulmit të Bayernit.

  • Sigal Prishtina-Trepça kryendeshja e fundjavës në Procedit Superligën e Kosovës në basketboll

    Sigal Prishtina-Trepça kryendeshja e fundjavës në Procedit Superligën e Kosovës në basketboll

    Procedit Superliga e Kosovës në basketboll pritet të sjellë xhiron e 21-të,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Vëmendja pritet të jetë të shtunën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,ku Sigal Prishtina e pret kampionin aktual Trepçën në derbin e kësaj fundjave.

    Kryeqytetasit nuk po mund të këndellen fare nga forma katastrofale në këtë sezon,dhe ndaj rivalit synon që më fund t’i jap kësaj serie negative.

    Në anën tjetër mitrovicasit vijnë nga fitimi i Kupës së Kosovës në finale ndaj Bashkimit,dhe në ligë ndaj kryeqytetasve synon të vazhdojë serinë e fitoreve.

    Të premten pritet të zhvillohen dy takime të tjera në Procredit Superligë,ku Bashkimi synon të harrojë humbjen në finale të Kupës dhe të shënojnë fitore ndaj Boras,teksa Golden Eagle Ylli luan në udhëtim kundër Rahovecit 029 kurse të shtunën zhvillohet vetëm një takim ku GO+Peja e pret Vëllaznimin.

  • Christian Chivu konfirmon lëndimin e Lautaro Martinez

    Christian Chivu konfirmon lëndimin e Lautaro Martinez

    Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së Interit në ndeshjet e rradhës.

    Lautaro pësoi një lëndim pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Bodo Glimt në Ligën e Kampionëve,në një ndeshje të cilën neuroazzurët e humbën 3:1 në një terren të vështirë për shkak të temperaturave të ftohta.

    Përndryshe lëndimin e Lautaros e konfirmoi edhe trajneri Christian Chivu,duke thënë se ylli argjentinas mund të mungojë për një kohë dhe se lëndimi është tejet serioze.

    Kujtojmë që Inter pësoi 3:1 në Norvegji nga Bodo Glimt duke rrezikuar eliminimn nga Liga e Kampionëve,dhe në ndeshjen e kthimit i duhet një fitore pre 3 golash për kalim në 1/8 e finales.

  • Pau Cubarsi:Do synojmë të fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve

    Pau Cubarsi:Do synojmë të fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve

    Qendërmbrojtësi Pau Cubarsi ka folur për gjasat e Barcelonës për fitimin e titujve në fund të sezonit.

    Cubarsi ka deklaruar edhe për gjasat e fitimit të Ligës së Kampionëve,duke thënë se do të bëjnë të pamundurën që të sjellin në Camp Nou trofeun më prestigjioz evropian.

    “Ne duam që ata të jenë me ne, sepse do të luftojmë deri në fund, siç kemi bërë gjithmonë, dhe do të përpiqemi të sjellim në shtëpi Ligën e Kampionëve dhe të gjitha titujt e mundshëm në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur dhe të mund të festojmë një sezon të shkëlqyer”

    Përndryshe Cubarsi shton se fillimi i sezonit ishte i vështirë,por beson se në fund skuadra mund t’ia dal deri në fund për një sezon të suksesshëm.

    Kujtojmë që Barcelona aktualisht është i dyti në La Liga me 58 pikë dy më pak se Real Madrid që është lider në La Liga,teksa është afër eliminimit nga Kupa e Mbretit nga Atletico Madrid.