ATV

Category: Sport

  • PSG gëzon tifozët: Mesazh i veçantë me rastin e Ramazanit

    PSG gëzon tifozët: Mesazh i veçantë me rastin e Ramazanit

    Futbollistët e Paris Saint-Germain u dërguan një urim të veçantë myslimanëve në mbarë botën për Ramazanin.

    Një video e shkurtër u postua në kanalet zyrtare të mediave sociale të klubit, në të cilën lojtarët e PSG-së thonë: “Gëzuar Ramazanin nga familja jonë tek familja juaj”, duke uruar paqe, shëndet dhe bekime në muajin e shenjtë të Ramazanit.

    Videoja tërhoqi shpejt vëmendjen dhe shkaktoi reagime të shumta pozitive nga tifozët, të cilët vlerësuan gjestin e klubit dhe lojtarëve të tij, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kulturave dhe traditave të ndryshme.

    Me këtë veprim, PSG demonstroi edhe një herë dimensionin e saj global dhe afërsinë me tifozët në mbarë botën.

  • “Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

    “Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

    Sonte, me fillim nga ora 21:00, qyteti i Prishtinës dhe gjithë Kosova jetojnë një tjetër kapitull historik në Evropë. FC Drita pret skuadrën sllovene NK Celje në ndeshjen e parë të Play-Off-it të fazës nokaut të UEFA Conference League. Takimi zhvillohet në Stadiumi “Fadil Vokrri”, që pritet të jetë i mbushur me zë, pasion dhe krenari.

    Një ditë para përballjes, Drita mbajti konferencë për media, ku folën trajneri Zekirija Ramadani dhe lojtari Raddy Ovouka. Ovouka theksoi se ekipi është i përgatitur për një ndeshje të madhe dhe se do të japë maksimumin, pavarësisht pozicionit ku do të aktivizohet.

    Nga ana tjetër, Ramadani nënvizoi se Drita nuk do të devijojë nga identiteti i saj: ekip kompakt, i motivuar dhe i përgatitur fizikisht, psikologjikisht dhe taktikisht. Edhe pse sfida është e vështirë dhe ka mungesa në skuadër, trajneri shprehu bindjen se kualifikimi është i mundur dhe se ekipi është gati të japë më të mirën.

  • Ylli i FC Barcelona i përgjigjet interesimit të AC Milan

    Ylli i FC Barcelona i përgjigjet interesimit të AC Milan

    FC Barcelona pritet të ketë disa lëvizje gjatë afatit kalimtar veror, me disa lojtarë që mund të largohen nga “Spotify Camp Nou”. Mes emrave të përmendur janë Marc-Andre ter Stegen, Marc Casado dhe Gerard Martin.

    Ky i fundit ka pasur një rol të rëndësishëm këtë sezon, duke u aktivizuar më shpesh si qendërmbrojtës, ndonëse natyralisht është mbrojtës i majtë. Trajneri Hansi Flick e konsideron një alternativë të besueshme në repartin defensiv.

    Interesim për Martin ka shfaqur edhe AC Milan, që e sheh si përforcim të vlefshëm për sezonin e ardhshëm. Duke qenë se ai nuk është titullar i padiskutueshëm te Barcelona, në Itali besohej se një marrëveshje mund të ishte e arritshme.

    Megjithatë, sipas raportimeve të Mundo Deportivo, vetë lojtari nuk ka asnjë dëshirë të largohet. Martin thuhet se ndihet i lumtur në klubin katalanas dhe e konsideron këtë periudhë si realizim të një ëndrre.

    Me kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, gjasat për një transferim drejt Milanit në verë duken aktualisht të vogla.

  • “Je një idiot, një pleh që u bë trajner dje”, Allegri sulmoi ashpër Fabregasin pas ndeshjes

    “Je një idiot, një pleh që u bë trajner dje”, Allegri sulmoi ashpër Fabregasin pas ndeshjes

    Mbrëmë (e mërkurë), Milani barazoi me Comon (1-1) në derbin e Serie A në San Siro, dhe tema kryesore pas ndeshjes është sulmi i ashpër verbal i trajnerit vendas Massimiliano Allegri ndaj kolegut të tij në anën tjetër, Cesc Fabregas.

    Konkluzioni është se konflikti filloi në minutën e 80-të kur Fabregas tërhoqi lojtarin e Milanit, Alexis Saelemaekers, kur ai ishte gati të ekzekutonte një goditje dënimi pas një faulli për ekipin vendas.

    Një Allegri i tërbuar sulmoi më pas Fabregasin, gjë që përfundimisht i dha atij një përjashtim, ndërsa trajneri mysafir nuk mori asnjë dënim.

    Allegri u tha kamerave televizive në fushë pas ndeshjes se trajneri nuk duhet ta bënte këtë, ndërsa Fabregas kërkoi falje publikisht në të njëjtin vend.

    Megjithatë, kur Fabregas po largohej nga shtypi, ku kërkoi falje edhe një herë, ai takoi Allegrin, i cili kishte ardhur për t’iu drejtuar publikut.

    Gazetarët italianë dëshmojnë se trajneri i Milanit më pas e sulmoi përsëri verbalisht me fjalë fyese e të pahijshme kolegun e tij.

    “Ju jeni fëmijë… je një idiot! Një fëmijë që u bë trajner dje”, tha me zë të lartë Allegri, siç raportohet nga Tuttomercato.

  • Fede Valverde mund të përballet me dënim nga UEFA për shkak të incidentit me Samuel Dahl të Benficës

    Fede Valverde mund të përballet me dënim nga UEFA për shkak të incidentit me Samuel Dahl të Benficës

    Ylli uruguajan i Real Madridit Federico Valverde mund të përballet me një dënim nga UEFA për ndeshjen kundër Benficës.

    Valverde u përplas me mbrojtësin e ekipit portugez Samuel Dahl,ku nga pamjet e treguara shihet duke grushtuar atë,dhe përkundër kësaj gjyqtari vendosi që të mos jap karton të verdhë.

    Përndryshe rregullat e IFAB thonë kështu:

    “Kur një lojtar përdor ose përpiqet të përdorë forcë ose brutalitet të tepruar ndaj një kundërshtari kur nuk sfidon për topin, ose ndaj një bashkëlojtar, zyrtari i ekipit, zyrtari i ndeshjes, spektatori ose ndonjë person tjetër, pa marrë parasysh nëse ka pasur kontakt”.

     “Një lojtar që, kur nuk sfidon për topin, qëllimisht godet një kundërshtar ose ndonjë person tjetër në kokë ose fytyrë me dorë ose krah, është fajtor për sjellje të dhunshme, përveç nëse forca e përdorur ishte e parëndësishme”

    Sa i përket rregullave të lartëpërmendura Valverde mund të dënohet me tre deri në pesë ndeshje moslojë,që do të thotë se mund ta humb ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu si dhe fazën e 1/8 së finales dhe çerekfinales së Champions nëse Reali arrin deri atje.

  • Infantino reagon për incidentin me Viniciusin: Zero tolerancë ndaj racizmit

    Infantino reagon për incidentin me Viniciusin: Zero tolerancë ndaj racizmit

    Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka reaguar publikisht pas incidentit të raportuar mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiannit gjatë përballjes së UEFA Champions League ndërmjet SL Benfica dhe Real Madrid CF.

    Takimi i parë përfundoi me fitoren 1-0 të madrilenëve, me gol të realizuar nga vetë Vinicius. Pas shënimit, loja u ndërpre për disa minuta, pasi braziliani njoftoi gjyqtarin për një incident të dyshuar me përmbajtje raciste.

    Në deklaratën e tij, Infantino u shpreh i tronditur nga ajo që pa në fushë.

    “Isha i tronditur dhe i trishtuar kur pashë incidentin e dyshuar të racizmit ndaj Vinícius Júnior. Nuk ka absolutisht asnjë vend për racizëm në sportin tonë dhe në shoqëri. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime dhe të mbajnë përgjegjës ata që janë fajtorë”, theksoi kreu i FIFA-s.

    Ai shtoi se institucioni që drejton është i angazhuar përmes programeve globale kundër racizmit dhe përmes panelit të zërit të lojtarëve, me synimin që futbollistët, zyrtarët dhe tifozët të jenë të mbrojtur dhe të respektohen.

    Infantino përgëzoi edhe gjyqtarin francez François Letexier për aktivizimin e protokollit anti-racizëm dhe ndalimin e menjëhershëm të ndeshjes për të trajtuar situatën.

    “FIFA dhe futbolli botëror qëndrojnë në solidaritet të plotë me viktimat e racizmit dhe çdo forme diskriminimi. Do ta përsëris gjithmonë: Jo racizmit! Jo çdo forme diskriminimi!”, përfundoi ai.

  • Osimhen shpërthen në Champions League, lider absolut i Galatasarayt

    Osimhen shpërthen në Champions League, lider absolut i Galatasarayt

    Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, po kalon një sezon mbresëlënës në UEFA Champions League, duke u shndërruar në figurën kyçe të Galatasaray në arenën evropiane.

    Në shtatë paraqitje këtë edicion, Osimhen ka realizuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me dy asistime, duke regjistruar tetë përfshirje direkte në gola, një mesatare që e konfirmon si “game changer” për kampionët turq.

    Forma e tij ka qenë vendimtare në ndeshje të rëndësishme, ku shpejtësia, forca fizike dhe instinkti para portës kanë bërë diferencën. Çdo herë kur Galatasaray ka pasur nevojë për një moment vendimtar, sulmuesi 25-vjeçar ka qenë aty për të marrë përgjegjësinë.

    Statistikat e tij flasin qartë, tetë kontribute në shtatë ndeshje në kompeticionin më elitar evropian janë shifra që e vendosin ndër sulmuesit më produktivë të këtij sezoni.

    Me këtë ritëm, Osimhen jo vetëm që po udhëheq Galatasarayn drejt objektivave ambicioze në Champions, por po forcon edhe më shumë statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian.

  • Zekrija Ramadani para sfidës me Celjen: Drita nuk frikësohet, kualifikimi është i arritshëm

    Zekrija Ramadani para sfidës me Celjen: Drita nuk frikësohet, kualifikimi është i arritshëm

    Drita është në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, teksa nesër mbrëma përballet me NK Celje në kuadër të fazës “play-off” të UEFA Europa Conference League. Takimi zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët vendas.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i gjilanasve, Zekirija Ramadani, foli me optimizëm, duke theksuar se forca e skuadrës së tij qëndron te loja kolektive dhe uniteti në fushë.

    “E rëndësishme është të mos devijojmë nga identiteti ynë si ekip. Sa herë kemi funksionuar si grup, kemi arritur rezultate. Nuk jemi skuadër që mbështetemi te individët, por te forca e përbashkët”, u shpreh Ramadani.

    Ai zbuloi se pas përballjes së fundit në kampionat, stafi teknik ka zhvilluar analiza të detajuara me futbollistët, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe përqendrim maksimal për sfidën evropiane.

    “Duhet të mbështesim njëri-tjetrin në çdo moment. Jemi në një pikë ku shumë skuadra do të dëshironin të ishin. Nëse ndodh humbja, duhet të largohemi me kokën lart, por jo si skuadër që frikësohet”, shtoi ai.

    Ramadani theksoi se kundërshtari është studiuar me kujdes, ndërsa ekipi është përgatitur në aspektin fizik, psikologjik dhe taktik. Sipas tij, Celje ruan të njëjtin stil loje pavarësisht ndryshimeve në stol, ndërsa kualifikimi mbetet i arritshëm.

    “Do të jetë sfidë e vështirë, por jo e pamundur. Duhet ta shfrytëzojmë faktorin fushë dhe përkrahjen e tifozëve. Një epërsi, qoftë edhe minimale, do të ishte shumë e rëndësishme”, theksoi tekniku.

    Ai konfirmoi mungesat e Mesës, Manajt dhe Brojës, por shprehu besim të plotë te pjesa tjetër e skuadrës, duke siguruar se Drita do të japë maksimumin për të realizuar ëndrrën evropiane.

  • Mourinho shpërthen pas humbjes në Madrid, flet për gjykim të njëanshëm dhe mbron Prestiannin

    Mourinho shpërthen pas humbjes në Madrid, flet për gjykim të njëanshëm dhe mbron Prestiannin

    Trajneri i Benfica, Jose Mourinho, ka reaguar ashpër pas humbjes 1-0 ndaj Real Madrid në ndeshjen e së martës mbrëma, duke lënë të kuptohet se skuadra e tij nuk u trajtua në mënyrë të barabartë nga gjyqtari. Megjithatë, ai pranoi se madrilenët e merituan fitoren për paraqitjen në fushë.

    Portugezi, i cili ka drejtuar më parë “Los Blancos”, e kishte ngritur edhe më herët çështjen e vendimeve të diskutueshme në Spanjë dhe Evropë, por këtë herë fokusi i tij ishte i dyfishtë: gjykimi dhe akuza për racizëm që përfshiu talentin e ri Gianluca Prestianni dhe yllin brazilian të Realit, Vinícius Júnior.

    Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Mourinho mbrojti lojtarin e tij, duke theksuar se situata mbetet e paqartë për shkak të versioneve të ndryshme të ngjarjes. Ai shmangu marrjen e një qëndrimi të prerë, por insistoi se duhet kujdes para se të bëhen akuza të rënda.

    Një tjetër moment tensioni ishte përjashtimi i tij në minutat e fundit. Mourinho u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak çastesh nga gjyqtari francez François Letexier, pasi protestoi për një ndërhyrje të Vinicius që, sipas tij, duhej të ishte ndëshkuar me karton të dytë.

    “U përjashtova sepse i thashë gjyqtarit diçka shumë të qartë. Duket sikur kishte lojtarë që nuk mund të ndëshkoheshin. Ia thashë këtë hapur”, deklaroi Mourinho, duke shtuar se përvoja e tij mbi 1,400 ndeshje në stol i jep të drejtën të shprehë mendimin e tij.

    Ai kritikoi gjithashtu festimin e Viniciusit, duke sugjeruar se duhej të ishte më i përmbajtur dhe të festonte me bashkëlojtarët, jo përballë tribunave.

    Në fund, pavarësisht polemikave, tekniku portugez pranoi superioritetin e kundërshtarit: “Real Madridi ishte më i fortë. E merituan fitoren”, përfundoi ai.

  • Mbappé mbështet Vinícius Jr: Askush nuk e meriton atë që po i ndodh

    Mbappé mbështet Vinícius Jr: Askush nuk e meriton atë që po i ndodh

    Kylian Mbappé ka dalë hapur në mbrojtje të sulmuesit të Real Madrid CF, Vinícius Jr., pas incidentit të ndodhur të martën mbrëma gjatë përballjes në UEFA Champions League midis Benfica dhe Real Madridit në Estádio da Luz.

    Mbappé theksoi se edhe nëse Vinícius ka provokuar apo ka bërë gabime në të kaluarën, askush nuk e meriton kurrë të sulmohet racialisht. Ylli i Paris Saint-Germain kritikoi ashpër ata që justifikojnë sulmet ndaj brazilianit me arsyen se “provokon”.

    Fjalët e Mbappé shërbejnë si një mesazh i qartë kundër racizmit dhe mbështetje e fortë për Vinícius, duke rikujtuar rëndësinë e mbrojtjes së lojtarëve nga sulmet diskriminuese në futbollin evropian.