ATV

Category: Sport

  • Kapiteni i “Dardanëve” feston ditëlindjen!

    Kapiteni i “Dardanëve” feston ditëlindjen!

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, sot feston ditëlindjen.

    Ai, sot mbushi plot 32 vjet jetë.

    Një urim të veçantë për kapitenin kosovar e ka rezervuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

    “Urime ditëlindjen Kapiten! Të dëshirojmë të mira pa fund!”, FFK uroi Rrahmanin.

  • ​Sonte mësohen katër skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve nga playoff-i

    ​Sonte mësohen katër skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve nga playoff-i

    Gara më prestigjose evropiane në nivel klubesh në futboll, Liga e Kampionëve, do të sjellë sonte katër ndeshje spektakolare nga faza e playoff-it, ku edhe do ta dalin katër skuadrat që do të vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.

    Neurazzurët e presin në shtëpi sonte ekipin që po bën “kërdi” në Ligën e Kampionëve. Bodo Glimt e deklasoi Interin në ndeshjën e parë me rezultat 3-1 të vlefshme për play off të këtij kompeticioni.

    Skuadra e Chivu-s synon të bëj remuntadën e famshme pasi që rezultati është diferencë prej dy golash.

    E sfidë tjetër interesante do të jetë ajo që në javën e kaluar mbeti 3-3, Club Brugge e Atletico Madrid e cila nis nga ora 18:45, ku edhe sonte pritet të jetë dramë e vërtetë mes skuadrës së Simeones dhe asaj të Lekos.

    Dy përballje të tjera janë Bayer Leverkusen dhe Olympiacos Pireaus e cila përfundoi 2-0 në favor të gjermanve dhe ajo mes Neëcastle e Qarabag e cila tashmë është pothuajse e përfunduar ngase “sorrat” e mposhtën me rezultat të thellë skuadrën nga Azerbaxhani, 6-1.

  • Dhuna në Meksikë, çfarë do të thotë për Kupën e Botës 2026?

    Dhuna në Meksikë, çfarë do të thotë për Kupën e Botës 2026?

    Shpërthimi i dhunës nga karteli Jalisco New Generation Cartel (CJNG), pas vrasjes së liderit të tij Nemesio Oseguera Cervantes, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e ndeshjeve të Kupës së Botës 2026 në Meksikë.

    Përplasjet me ushtrinë, djegia e automjeteve dhe bllokimi i rrugëve në shtetin Jalisco ku ndodhet Guadalajara, një nga qytetet pritëse kanë alarmuar autoritetet dhe tifozët.

    Guadalajara do të presë katër ndeshje, ndërsa takime të tjera janë planifikuar në Mexico City dhe Monterrey. Ekspertët paralajmërojnë se një vakuum pushteti brenda kartelit mund të sjellë paqëndrueshmëri të re, megjithëse theksojnë se vetë grupet kriminale kanë interes ekonomik që turneu të zhvillohet pa incidente.

    Autoritetet amerikane kanë këshilluar qytetarët e tyre në Jalisco të qëndrojnë brenda, ndërsa Kanadaja ka anuluar disa fluturime drejt Puerto Vallarta.

    Megjithatë, analistët vlerësojnë se rreziku për turistët gjatë verës mbetet “i moderuar”, nëse operacionet ushtarake nuk përshkallëzohen. Vëmendja tashmë është zhvendosur tek FIFA dhe aftësia e bashkëorganizatorëve – Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë për të garantuar sigurinë e tifozëve.

    Me turneun që afrohet, imazhet e dhunës që qarkullojnë globalisht mund të ndikojnë perceptimin e udhëtimit drejt Meksikës, ndërsa organizatorët përballen me sfidën për të ruajtur stabilitetin dhe besimin ndërkombëtar.

  • Mallorca ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Arrasate

    Mallorca ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Arrasate

    Mallorca, skuadra ku luan Vedat Muriqi, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jagoba Arrasate, pas rezultateve të dobëta në këtë sezon të La Liga.

    Klubi spanjoll njoftoi se ky hap ka për qëllim nisjen e një faze të re, me fokus kryesor sigurimin e mbijetesës në kategorinë më të lartë të futbollit spanjoll.

    “Mallorca dëshiron të falënderojë publikisht punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga Jagoba Arrasate dhe i gjithë stafi i tij teknik gjatë kohës së tij në krye të ekipit”.

    “Angazhimi i tyre i përditshëm dhe sjellja shembullore kanë qenë gjithmonë në lartësinë e asaj që përfaqëson ky entitet. Klubi ju uron fat të mbarë si në nivel personal ashtu edhe profesional në projektet tuaja të ardhshme”, shkruan në njoftimin e Mallorcas.

    Në këtë sezon, një nga pikat më të forta të ekipit ka qenë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka shkëlqyer nën drejtimin e Arrasate.

    Ai ka realizuar 16 gola dhe ka arritur kuotën e 50 golave në La Liga me fanellën e Mallorcas.

    Muriqi renditet tashmë si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, duke lënë pas shumë emra të njohur. Vetëm Samuel Eto’o mban rekordin me 54 gola të shënuar për Mallorcan në kampionat.

  • Real Madrid dhe Barcelona vihen pas Rodri, verë vendimtare për Manchester City

    Real Madrid dhe Barcelona vihen pas Rodri, verë vendimtare për Manchester City

    Afati kalimtar i verës pritet të sjellë tension dhe lëvizje të mëdha në “Etihad Stadium”, teksa Manchester City përballet me sfidën për ta mbajtur në radhët e veta një nga shtyllat kryesore të skuadrës, Rodri.

    Sipas raportimeve të mediumit gjerman Bild, mesfushori spanjoll ka hyrë seriozisht në radarët e dy gjigantëve të La Liga, Real Madrid dhe Barcelona. Të dy klubet thuhet se po përgatisin oferta të konsiderueshme financiare për ta bindur 29-vjeçarin që të rikthehet në Spanjë.

    Rodri ka qenë figurë kyçe në sukseset e Cityt në vitet e fundit, duke kontrolluar ritmin e lojës në mesfushë dhe duke dhënë kontribut vendimtar në trofetë e fituar në arenën vendore dhe evropiane. Kontrata e tij me kampionët e Anglisë është e vlefshme deri më 30 qershor 2027, çka i jep klubit anglez një avantazh të rëndësishëm në çdo negociatë të mundshme.

    Megjithatë, interesimi në rritje nga Spanja pritet të rrisë presionin mbi drejtuesit e Cityt, të cilët mund të detyrohen t’i ofrojnë kushte të reja dhe përmirësime kontraktuale për ta bindur mesfushorin të vazhdojë projektin në Manchester.

    Me verën që afrohet dhe spekulimet që shtohen, e ardhmja e Rodrit mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos evropiane.

  • Kosova publikon listën për duelin me Slovakia në parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029

    Kosova publikon listën për duelin me Slovakia në parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029

    Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar listën e zgjeruar të lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, nën drejtimin e përzgjedhësit Bujar Loci.

    Në këtë grumbullim janë përfshirë: Valon Bunjaku, Divine Myles, Musab Mala, Jon Ismajli, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Arian Qallaku, Muhamedali Janjeva, Samir Zekiqi, Bardh Istrefi, Gëzim Morina, Dardan Kapiti dhe Lis Shoshi – një kombinim i përvojës dhe energjisë së re që synon të vazhdojë paraqitjet pozitive të përfaqësueses.

    Ndërkohë, pjesë e ftesave nga shtabi teknik kanë qenë edhe Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili, por ata nuk do të jenë në dispozicion për këtë përballje. Pas vlerësimit nga stafi mjekësor, është vendosur që lojtarët të vazhdojnë procesin e rikuperimit, pasi nuk janë ende në gjendje optimale për paraqitje.

    Kosova do të përballet me Slovakia më 27 shkurt 2026, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket 2029, në një ndeshje me rëndësi të madhe për rrugëtimin evropian të Dardanëve.

  • UEFA pezullon përkohësisht Gianluca Prestianni pas akuzave për abuzim racist ndaj Vinícius Júnior

    UEFA pezullon përkohësisht Gianluca Prestianni pas akuzave për abuzim racist ndaj Vinícius Júnior

    UEFA ka konfirmuar pezullimin e përkohshëm të Gianluca Prestianni, në kuadër të një hetimi disiplinor që lidhet me pretendimet për abuzim racist ndaj Vinícius Júnior.

    Incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë ndeshjes së parë mes Benfica dhe Real Madrid, e zhvilluar në Lisbonë, ku mbrojtësi i skuadrës portugeze akuzohet për komente me përmbajtje raciste në drejtim të sulmuesit brazilian.

    Sipas raportimeve, Vinícius Júnior e ka denoncuar menjëherë rastin te arbitri i takimit, duke bërë që të aktivizohet protokolli zyrtar i UEFA-s kundër racizmit. Si pasojë, ndeshja u ndërpre për rreth dhjetë minuta, ndërsa zyrtarët zbatuan procedurat e parashikuara nga rregullorja për situata të tilla, përpara se loja të rifillonte.

    Si rrjedhojë e pezullimit të përkohshëm, Prestianni nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

    UEFA ka bërë të ditur se hetimet janë ende në proces dhe se vendimi përfundimtar disiplinor do të merret pas një shqyrtimi të plotë të të gjitha provave dhe raporteve zyrtare.

  • Prishtina e Re shënon fitore kundër Drenicës në luftën për mbijetesë

    Prishtina e Re shënon fitore kundër Drenicës në luftën për mbijetesë

    Prishtina e Re ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë,duke mundur skuadrën e Drenicës me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë pati raste të shumta për shënim,por më efikas ishin mysafirët të cilët shënuan në fund të pjesës së parë përmes Lorik Dobratiqit në 1:0,dhe me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë.

    Edhe në pjesën e dytë Prishtina e Re menaxhoi mjaft mirë lojën,dhe në minutën e 57-të Dobratiqi shënoi edhe golin e dytë për 2:0.

    Deri në fund më gola nuk pati,dhe kështu Prishtina e Re siguron 3 pikë të rëndësishme në luftë për mbetje në Albi Mall Superligë.

    Prishtina e Re pas kësaj xhiroje tubon 21 pikë dhe ngritet në pozitën e 9-të,teksa Drenica bie në vendin e fundit me po aq pikë.

    Në xhiron e rradhës Prishtina e Re e pre Llapin,teksa Drenica i shkon në udhëtim Ballkanit.

  • La Lakers humb ndaj Boston Celtics-Portland Trail Blazers fiton në udhëtim ndaj Phoenix Suns

    La Lakers humb ndaj Boston Celtics-Portland Trail Blazers fiton në udhëtim ndaj Phoenix Suns

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në shtëpi kundër Boston Celtics me rezultat 111:89.

    25 pikët e Luka Doncic nuk mjaftuan që Lakers ta shmagë humbjen,njësoj sikurse edhe 20 pikë të realizuara të Lebron James.

    Në anën tjetër tek Celtics Jaylen Broën me 32 pikë e 8 kërcime ishte më efikasi në fitoren e kësaj skuadre,teksa në anën tjetër Payton Pritchard me 30 pikë e 8 asistime.

    Portland Trail Blazers ndërkohë mundi në udhëtim Phoenix Suns me rezultat 92:77.

    Jerami Grant dhe Donovan Clingan me 23 pikë secili ishin basketbollistët më të mirë tek Blazers,ndërkohë që Toumani Camara kontribuoi me 10 kërcime.

    Tek Suns më i miri Collin Gillespie me 18 pikë të realizuara,ndërkohë që Jalen Green me 13 pikë ishte i dyti më pikë të realizuara.

  • Michael Carrick me fjalë të mira për Casemiron-Pranon se do të jetë vështirë për ta zëvendësuar brazilianin

    Michael Carrick me fjalë të mira për Casemiron-Pranon se do të jetë vështirë për ta zëvendësuar brazilianin

    Trajneri i Manchester United Michael Carrick ka vlerësuar në mënyrë pozitive mesfushorin brazilian Casemiro.

    Carrick thotë se braziliani ka një ndikim tek ekipi kohët e fundit,dhe se kjo bëri që ekipi të ketë rezultatet e mira në ndeshjet e fundit.

    Përdryshe Carrick shton se do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësuar brazilianin në repartin e mesfushës,kjo në rast se Casemiro largohet nga Old Trafford,dhe se ylli brazilian pritet të largohet në fund të sezonit.

    Kujtojmë që Casemiro ka bërë 25 paraqitje këtë sezon me Man United,duke arritur të shënoj 5 gola e bëri 2 asistime.