ATV

Category: SHOWBIZ

  • “Ferma VIP 3” drejt startit, Arbana Osmani zbulon përgatitjet nga prapaskenat

    “Ferma VIP 3” drejt startit, Arbana Osmani zbulon përgatitjet nga prapaskenat

    Edicioni i tretë i Ferma VIP po merr zyrtarisht formë dhe tashmë është konfirmuar se në krye të spektaklit do të jenë Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj.

    Pas javësh të tëra spekulimesh në media dhe rrjete sociale, dyshja ka vulosur rikthimin e tyre në këtë projekt, duke i dhënë fund aludimeve për stafin drejtues të sezonit të ri.

    Së fundmi, Arbana ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga prapaskenat, ku shihet se përgatitjet kanë nisur me ritëm intensiv. Nga strukturat e fermës deri te organizimi i hapësirave, çdo detaj duket se po punohet me kujdes për të sjellë një sezon edhe më dinamik.

    Në videot e publikuara, ambienti duket pothuajse gati për të pritur fermerët VIP, ndërsa produksioni po finalizon elementet e fundit para nisjes së spektaklit. Nën regjinë e Eduart Grishajt dhe moderimin e Arbanës, “Ferma VIP 3” pritet të rikthehet me risi dhe surpriza për publikun.

  • Mes tensioneve familjare, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht djalin e tyre Brooklyn

    Mes tensioneve familjare, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht djalin e tyre Brooklyn

    Pavarësisht zërave për krisje në marrëdhëniet familjare, David Beckham dhe Victoria Beckham kanë zgjedhur të urojnë publikisht djalin e tyre të madh, Brooklyn Beckham, me rastin e ditëlindjes.

    Çifti i njohur publikoi mesazhe të ndjera në rrjetet sociale, duke ndarë fotografi familjare dhe kujtime nga fëmijëria e Brooklyn-it. Në postimet e tyre, ata shprehën krenarinë dhe dashurinë për djalin, duke e cilësuar si një person të mrekullueshëm dhe të përkushtuar.

    Urimet vijnë në një periudhë kur mediat britanike kanë raportuar për distancim mes Brooklyn-it dhe familjes së tij, veçanërisht pas martesës së tij me aktoren Nicola Peltz. Spekulimet për tensione mes nuses dhe familjes Beckham kanë qenë të vazhdueshme, megjithëse asnjëra palë nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë konflikt serioz.

    Megjithatë, postimet e fundit duket se tregojnë se, pavarësisht çdo thashethemi, lidhja familjare mbetet e fortë. Fansat reaguan menjëherë me komente pozitive, duke përgëzuar familjen për mbështetjen dhe unitetin.

    Familja Beckham vazhdon të jetë një nga më të komentuarat në botën e showbiz-it, ku çdo veprim i tyre në rrjetet sociale kthehet në lajm. Dhe këtë herë, një urim i thjeshtë ditëlindjeje mjaftoi për të ndezur sërish vëmendjen e publikut.

  • FOTO/ Pasi Benny Blanco u bë viral për papastërtinë, Selena Gomez i puth këmbët

    FOTO/ Pasi Benny Blanco u bë viral për papastërtinë, Selena Gomez i puth këmbët

    Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një moment të pazakontë publik me partneren e tij, Selena Gomez.

    Gjatë episodit të fundit të podcast-it “Friends Keep Secrets”, të transmetuar të martën, Gomez ka surprizuar publikun duke puthur gishtin e dytë të këmbës së Blanco-s, një moment ky që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

    Ky gjest vjen pasi në internet qarkulluan komente tallëse lidhur me paraqitjen e këmbëve të producentit, të cilat madje janë vlerësuar me notën 3 nga 5 në platformën WikiFeet. Këmbët e tij kanë qenë më parë objekt diskutimesh online për shkak të një fotografie virale.

    Momenti i transmetuar në podcast ndodhi gjatë një bisede serioze mes çiftit për të ardhmen dhe fëmijët. Në një çast spontan, Gomez vuri re këmbët e Blanco-s të vendosura mbi tavolinë dhe reagoi me një puthje, duke e lënë producentin dukshëm në siklet, por dhe duke shkaktuar të qeshura në studio.

    Gjesti i artistes u interpretua si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave në rrjet, duke treguar mbështetje publike për partnerin e saj dhe duke e kthyer situatën në një moment humori dhe afeksioni.

  • Vdes supermodelja dhe aktorja Annabel Schofield në moshën 63 vjeç

    Vdes supermodelja dhe aktorja Annabel Schofield në moshën 63 vjeç

    Supermodelja dhe aktorja Annabel Schofield, e njohur globalisht në vitet ’80, ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeç pas një beteje me kancerin, raporton The Hollywood Reporter.

    E lindur në Uells, Schofield u bë një figurë ikonike e skenës së modës moderne dhe glamuroze të Londrës të viteve 1980, duke pozicionuar veten në kopertinat e qindra revistave dhe në fushata për marka të njohura si Yves Saint Laurent, Rimmel, Revlon dhe Boots No.7.

    Si aktore, ajo u bë e njohur për rolin e saj përkrah Hagman në telenovelën e njohur “Dallas”. Pas diagnostikimit me tumor në tru, Schofield mbajti publikun të informuar për gjendjen e saj përmes një faqeje GoFundMe, e cila u krijua për të ndihmuar me shpenzimet mjekësore. Lajmin e fundit për gjendjen e saj ajo e ndau më 18 janar, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

    Në kulmin e famës së saj, Schofield u përfaqësua nga agjencia londineze Take Two, duke lënë gjurmë të paharrueshme në botën e modës dhe ekranit të madh.

  • Reperi ‘Mossi’ arrestohet për sulm ndaj gazetarit Burim Pacolli

    Reperi ‘Mossi’ arrestohet për sulm ndaj gazetarit Burim Pacolli

    Reperi i njohur shqiptar, ‘Mossi’, bashkë me dy persona të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

    Sipas raportimeve, Mossi kishte bërë edhe kërcënime të rënda ndaj gazetarit gjatë kohës që ishte në arrati.

    Prokuroria dhe Policia ishin mobilizuar menjëherë për rastin, i cili shkaktoi reagime të ashpra në opinion publik.

  • Bad Bunny thyen çdo rekord në Super Bowl, mbi 4 miliardë shikime!

    Bad Bunny thyen çdo rekord në Super Bowl, mbi 4 miliardë shikime!

    Performanca historike e Bad Bunny në Super Bowl ka vendosur një rekord të ri shikueshmërie, duke grumbulluar mbi 4 miliardë shikime në mbarë botën.

    Sipas NFL në bashkëpunim me Roc Nation dhe Apple Music, performanca arriti në 4.157 miliardë shikime globale. Në këto shifra përfshihen transmetimet ndërkombëtare, si dhe shikimet në YouTube dhe platformat e tjera të rrjeteve sociale.

    Më herët ishte raportuar se performanca e tij gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Super Bowl kishte tërhequr 128.2 milionë shikues. Me këtë arritje, ai vendosi një rekord të ri në historinë e eventit, duke lënë pas performancën e vitit të kaluar nga Kendrick Lamar, e cila kishte grumbulluar 133.4 milionë shikues, sipas Rolling Stone.

    Pas spektaklit në Super Bowl, Bad Bunny nisi fazën e radhës të turneut të tij botëror “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”. Artisti tashmë ka performuar në Sydney dhe pritet të ngjitet në skenë në Tokio më 7 mars. Shfaqjet në Evropë janë planifikuar për fundin e majit, ndërsa turneu pritet të zgjasë deri në fund të korrikut të këtij viti.

  • Futbollisti anglez shfaqet me modelen 14 vite më të re pas ndarjes nga bashkëshortja

    Futbollisti anglez shfaqet me modelen 14 vite më të re pas ndarjes nga bashkëshortja

    Mbrojtësi i Newcastle United F.C., Kieran Trippier, është parë së fundmi në një dalje nate në Newcastle, në shoqërinë e modeles së OnlyFans, 21-vjeçares Kehlani Webster, e cila është 14 vite më e re se ai.

    Sipas raportimeve, futbollisti kaloi disa orë me të në lokalin “Babucho”, ndërsa në një moment u pa duke i dhënë edhe bluzën e tij për ta mbajtur ngrohtë. Ata shoqëroheshin nga disa vajza të tjera dhe ishin ndër të fundit që u larguan nga ambienti.

    Kehlani Webster punon gjithashtu në një klub privat në qytet dhe ofron përmbajtje me pagesë në platformën OnlyFans.

    Dalja e fundit e Trippier vjen pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Charlotte Trippier, me të cilën ka edhe fëmijë. Problemet në martesën e tyre u raportuan që në maj të vitit 2024, kur qarkulluan video ku ai shihej me një vajzë tjetër në një bar në Newcastle.

    Më vonë, Charlotte u zhvendos me fëmijët në Cheshire, ndërsa shtëpia e çiftit në Morpeth u nxor në shitje. Çifti, i martuar që nga viti 2016, konfirmoi verën e kaluar se kishin qenë të ndarë prej më shumë se një viti dhe se po shkonin drejt divorcit.

    Në një deklaratë publike, Trippier theksoi se ndarja ishte çështje private dhe kërkoi respekt për privatësinë e familjes, veçanërisht për hir të fëmijëve.

    Pas divorcit, Kieran Trippier shfaqet me një modele të OnlyFans 14 vite më të re

  • Tenistja e famshme Aryna Sabalenka fejohet me milionerin brazilian

    Tenistja e famshme Aryna Sabalenka fejohet me milionerin brazilian

    Numri një në botë në tenisin e femrave, Aryna Sabalenka, ka kurorëzuar dashurinë me një propozim spektakolar martese nga partneri i saj, sipërmarrësi Georgios Frangulis.

    Tenistja e njohur bjelloruse, Aryna Sabalenka, ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e saj këtë herë jashtë fushës së tenisit. Ajo ka pranuar propozimin për martesë nga partneri i saj prej kohësh, Georgios Frangulis.

    Lajmi u bë publik përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ku çifti ndau me ndjekësit momentin emocionues. Në një ambient romantik nate, të mbushur me qirinj dhe lule, Sabalenka pranoi unazën e fejesës nga partneri i saj brazilian me origjinë greke. Videoja e propozimit u publikua në Instagram, duke marrë menjëherë mijëra reagime dhe urime.

    Frangulis, një sipërmarrës i suksesshëm dhe milioner, është themelues dhe pronar i kompanisë Oakberry, e specializuar në produkte ushqimore të shëndetshme. Çifti ka afro dy vite në lidhje, një romancë që në fillimet e saj u shoqërua me polemika, por që tashmë po kurorëzohet me martesë.

    Ky hap shënon një kapitull të ri në jetën personale të tenistes më të mirë në botë, e cila vazhdon të shkëlqejë si në karrierë, ashtu edhe në dashuri.

  • Blero ironizon: Jam i hapur për pozitën e Presidentit

    Blero ironizon: Jam i hapur për pozitën e Presidentit

    Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale.

    Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë.

    “Jam i hapur për pozitën e Presidentit”, ka shkruar ai.

    Kjo vjen pasi këto ditë është diskutuar tejet shumë zgjedhja e Presidentit, ndonëse janë propozuar disa emra.

    Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.

    Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë ndonjë vendim sa i përket kësaj.

    Për shkak të situatës kanë vijuar edhe reagimet e të famshmëve me ironi.

  • Bashkëshortja e Rooney-t shfaqet pa unazë në publik pasi futbollisti u pa së fundmi me dy gra misterioze

    Bashkëshortja e Rooney-t shfaqet pa unazë në publik pasi futbollisti u pa së fundmi me dy gra misterioze

    Coleen Rooney është shfaqur në publik pa unazën e saj të martesës, për herë të parë që kur bashkëshorti i saj Wayne Rooney u pa duke festuar me dy gra të panjohura gjatë fundjavës përpara ndarjes së çmimeve BRIT.

    Ish-futbollisti 40-vjeçar, ishte në Manchester përpara ngjarjes muzikore, ku qëndroi jashtë deri në orët e para të mëngjesit.

    Sipas raporteve, ai u pa teksa hasi në vështirësi të mbante pantallonat kur po dilte nga tualetet e një hoteli të shtrenjtë, derisa u bashkua me një grup miqsh, përfshirë këngëtarin pop Calum Scott.

    Në disa foto të siguruara nga The Sun, ai shihet duke pirë dhe “biseduar” me gratë, dhe ky moment vazhdoi për rreth dy orë, përpara se të largohej me një prej tyre. Dyshja më pas u pane duke hyrë në makina të ndara rreth orës 3:25 të mëngjesit.

    Pas fundjavës së tij të egër, bashkëshortja e ish-futbollistit, Coleen u shfaq në Cheshire të hënën pasdite, ndërsa kryente punët e ditës dhe bëri disa blerje në një dyqan.

    Ajo ishte veshur thjesht me veshje sportive dhe me një xhaketë të trashë bezhë.

    Wayne dhe Coleen janë të martuar që nga viti 2008 dhe së bashku janë prindër të katër djemve: Kai, 16 vjeç; Klay, 12 vjeç; Kit, 10 vjeç; dhe Cass, 8 vjeç.