ATV

Category: SHOWBIZ

  • Kelly Osbourne reagon ndaj kritikave për pamjen e saj: “Trupi im nuk është temë debati”

    Kelly Osbourne reagon ndaj kritikave për pamjen e saj: “Trupi im nuk është temë debati”

    Kelly Osbourne ka folur hapur për komentet negative që ka marrë pas pjesëmarrjes së saj në BRIT Awards, ku nderoi babain e ndjerë, Ozzy Osbourne, me çmimin për Arritje Jetësore. Vajza e Ozzy-t dhe Sharon Osbourne u bë objekt i kritikeve online për pamjen e saj, por ajo i quajti këto sulme mizore dhe të padrejta.

    Në një postim në Instagram Story, Kelly ripublikoi një mesazh mbështetës nga Mia Tyler, vajza e Steve Tyler, duke theksuar se dhimbja publike nuk duhet të shfrytëzohet si temë debati dhe se trupat e njerëzve nuk janë pronë publike. Ajo shtoi se komentet negative ndaj saj tregojnë mungesë të karakterit dhe se nuk do të lejojë të dehumanizohet përmes kritikave të tilla.

    Kelly u shfaq në BRIT Awards me një fustan të zi dhe xhaketë, duke mbajtur një prezencë të fuqishme dhe krenare në nder të babait të saj, ndërsa nënës së saj, Sharon, zgjodhi një kostum të zi me tre pjesë.

    Edhe pse disa kanë komentuar mbi humbjen e peshës së saj dhe shëndetin e saj, Kelly po tregon forcë dhe guxim, duke u mbajtur e vendosur në publik dhe duke treguar se dhimbja dhe humbjet personale nuk janë tema për gjykime të tjera.

  • “Vjehrri më i mirë në botë”: Luiz Ejlli uron babain e Kiarës për ditëlindje

    “Vjehrri më i mirë në botë”: Luiz Ejlli uron babain e Kiarës për ditëlindje

    Këngëtari dhe fituesi i “BBV2”, Luiz Ejlli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar vjehrrin e tij për ditëlindje. Përmes një postimi në Instastory, ai ka ndarë një moment relaksi krah babait të Kiarës, duke shijuar pushimet në një ambient bregdetar.

    Në foto, ata shihen duke pirë puro dhe duke trokitur gotat me njëri-tjetrin, një imazh që tregon raportin e ngushtë dhe shoqëror që kanë krijuar. Luiz Ejlli e ka shoqëruar foton me mbishkrimin: “Kush e ka vjehrrin më të mirë në botë 😉 @arbitito”, duke etiketuar babanë e partneres së tij.

    Atmosferën festive ai e ka kompletuar edhe me sfondin muzikor të këngës “Happy Birthday”, duke treguar një mënyrë të ngrohtë dhe të afërt për të festuar ditën e veçantë të vjehrrit. Ky postim ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u komentuar për raportin miqësor dhe të veçantë mes Luizit dhe babait të Kiarës.

  • “Çdo sukses është për ju”, Elijona shkon tek varri i nënës dhe motrës

    “Çdo sukses është për ju”, Elijona shkon tek varri i nënës dhe motrës

    Pak ditë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona ka shkuar tek varrezat, vendi ku prehen nëna dhe motra e saj të cilat vdiqën tragjikisht pak vjet më parë pas një aksidenti në Kroaci.

    Suksesin e fituar përgjatë qëndrimit brenda shtëpisë, Elijona ua dedikoi dy më të dashurave të saj, duke shkruar: “Shpresoj që nga lart po më shihni dhe jam duke iu bërë krenare”.

    “Çdo sukses është për ju. Ju dua përjetë, mami dhe motra ime”, thuhet tutje në fotografinë të cilën banorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

    Për këtë histori të dhimbshme, Elijona ka folur disa herë edhe në BBVK.

  • Mossi i reagon sërish Burimit: Unë dua gjak e mish, nuk rrahem me grushta

    Mossi i reagon sërish Burimit: Unë dua gjak e mish, nuk rrahem me grushta

    Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, Mossi, ka reaguar sërish në rrjete sociale.

    Meqenëse e paralajmëroi se nuk do të ndalet me kaq, reperi ferizajas i ka bërë kërcënime të reja.

    Në një postim në rrjetin social Instagram, Mossi ka thënë se do gjak e mish.

    “Normal unë dua gjak, dua të shoh mish nuk jam kangur me u rrah me grushta por pasi ke ti u bë një përjashtim i cili s’ka me u bë”, shkruan ai.

    Tutje vazhdoi: “Të shohim sërish kush është cekëll a çka është se edhe kokën e enjtur edhe akoma duke folur”.

    Mossi duhet theksuar se është akoma në arrati.

    Duket se kjo ndodhi për shkak të analizave që Burimi ia ka bërë teksteve të tij, projekteve që ka publikuar.

  • Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ka mbushur

    Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ka mbushur

    Diva e muzikës shqipe, Leonora Jakupi, ditën e sotme feston ditëlindjen.

    Ajo ka mbushur plot 47-vjet jetë.

    Në rrjetet sociale ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e saj.

    Kujtojmë se Leonora po qëndron aktive në tregun muzikor pas një 3-mujorshi intensiv në “BBVK” si opinioniste

  • Luksi në tapetin e kuq: Connor Storrie me diamante 6.15 karatësh

    Luksi në tapetin e kuq: Connor Storrie me diamante 6.15 karatësh

    Gjerdani i Connor Storrie në “Çmimet e Aktorëve 2026” tërheq vëmendjen për vlerën e tij të jashtëzakonshme.

    Ylli i serialit “Heated Rivalry” mbante një gjerdan mbresëlënës me diamante nga Tiffany & Co, me çmim prej 509,000 dollarë. Bizhuteria përfshinte diamante të mëdha të rrethuara nga diamante më të vogla me shkëlqim, me një total prej 6.15 karatësh.

    Ai mbante gjithashtu:

    • Vathë Tiffany në formë T prej ari të bardhë (4,000 dollarë)

    • Unazë Jean Schlumberger nga Tiffany Stitches me diamante të rrumbullakëta 4.24 karatësh në brez ari të verdhë dhe platini (60,000 dollarë)

    • Orë Tiffany në ar të bardhë (19,000 dollarë)

      Ky kombinim i bizhuterive të shtrenjta nënvizon stilin luksoz të aktorit në tapetin e kuq.
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    Reperi Gramos Krasniqi, i njohur me emrin “Mossi”, i cili së bashku me disa persona të tjerë sulmuan fizikisht gazetarin Burim Pacolli, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Instagram, duke u lëshuar në kërcënime të reja të hapura ndaj gazetarit.

    Në shkrimin e tij, “Mossi” justifikon veprimet e tij.

    Në fund të reagimit ai ka kërcënuar Pacollin se nuk do të jetë i mbrojtur asnjëherë.

    Reperi, ndër të tjera, shkruan tekstualisht:

    “Edhe kur u takum the une nuk te marr seriozisht per vrejtjen qe po ma terhjek e ti mendove si nje gazetar qe je ti je i paprekshum dhe i mbrojtur munesh me fol keq edhe me ul tjetrin sa here tjetri poston klip veq pse ka vendos nihere mos me pas interviste ose podcast gja tcilen sosht qe kom bo najher dikun tjeter e te ti jo qe me tmet hatri e me marr kaq personale po nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton ,pa ndalim dhe pa nevoje .”

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se organet e rendit janë duke zhvilluar “hetime intensive” lidhur me rastin.

  • Kesha e quan Trump-in “Grabitqar kriminal”, pasi ky i fundit ia përdori këngën!

    Kesha e quan Trump-in “Grabitqar kriminal”, pasi ky i fundit ia përdori këngën!

    Mbretëresha rrebele e pop-it kundër Shtëpisë së Bardhë dhe këtë herë nuk po pëshpërit. Po bërtet e ofendon!

    Në një shpërthim të zjarrtë në rrjetet sociale që pushtoi internetin brenda sekondash, Kesha i kërkoi publikisht Donald Trump të ndalojë përdorimin e muzikës së saj në evente të lidhura me fushatën dhe nuk u përmbajt aspak. Duke e quajtur “grabitqar kriminal”, këngëtarja e hiteve në “Tik Tok” e bëri të qartë se këngët e saj nuk janë kolonë zanore për politikën e tij.

    Përplasja shpërtheu pasi në rrjet qarkulluan video nga evente të lidhura me Trump ku dëgjoheshin këngët e saj para turmave entuziaste. Burime pranë artistes thonë se ajo ishte e zemëruar, duke theksuar se nuk ka dhënë asnjë leje dhe nuk dëshiron që arti i saj të lidhet me imazhin apo mesazhin e tij.

    Kjo nuk është hera e parë që Trump përballet me reagime nga artistët për përdorimin e muzikës në fushatë. Nga legjenda të rock-ut te yje të pop-it, shumë muzikantë kanë kundërshtuar publikisht. Por fjalët e Kesha-s ishin më të ashpra. Të drejtpërdrejta dhe totalisht në stilin e saj.

    Fansat janë të ndarë, disa e duartrokasin për qëndrimin e saj, të tjerë e akuzojnë se po e përzien muzikën me politikën. Ndërkohë, ekspertët ligjorë theksojnë se fushatat ndonjëherë mund të përdorin këngë përmes licencave të përgjithshme, edhe kur artistët personalisht kundërshtojnë.

    Kesha nuk po hesht dhe në këtë përballje mes fuqisë së pop-it dhe muskujve të politikës, ajo po e bën të qartë se ku qëndron.

    Kliko për videon!

  • Shakira thyen rekord në Mexico City – 400 mijë persona të pranishëm në koncert

    Shakira thyen rekord në Mexico City – 400 mijë persona të pranishëm në koncert

    Shakira e mbylli me sukses të jashtëzakonshëm pjesën meksikane të turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, duke vendosur një rekord të ri me rreth 400 mijë pjesëmarrës në një koncert falas në sheshin kryesor të Mexico City.

    Sipas autoriteteve lokale, kjo ishte turma më e madhe e mbledhur ndonjëherë në sheshin publik të vendit.

    Në një atmosferë plot emocion, artistja kolumbiane u rikthye në këtë skenë për herë të parë që nga viti 2007, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj të thellë për publikun meksikan.

    Ajo e cilësoi marrëdhënien me Meksikën si një histori të veçantë dashurie dhe miqësie që zgjat prej vitesh.

    Rekordi i mëparshëm mbahej nga grupi argjentinas Los Fabulosos Cadillacs, i cili kishte mbledhur 300 mijë persona në qershor 2023, ndërsa më herët Grupo Firme kishte tërhequr rreth 280 mijë pjesëmarrës.

    Gjatë një performance njëorëshe, Shakira interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “Antologia”, “Loba” dhe “Hips Don’t Lie”.

    Kryetarja e bashkisë së qytetit, Clara Brugada Molina, konfirmoi shifrën prej 400 mijë të pranishmëve.

    Sipas Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Shërbimeve dhe Turizmit, koncerti gjeneroi një ndikim ekonomik prej rreth 23,2 milionë dollarë, duke përfituar hotelet, restorantet dhe bizneset lokale.

  • Tensionet në Lindjen e Mesme, Fero ndodhet në Dubai: Jam mirë

    Tensionet në Lindjen e Mesme, Fero ndodhet në Dubai: Jam mirë

    Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht. Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

    “Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, ka shkruar Fero në InstaStory.

    Reagimi i reperit vjen pasi shumë ndjekës i kanë shkruar për të pyetur mbi gjendjen e tij, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe situatën e tensionuar në disa zona të rajonit, që kanë ngritur shqetësime për sigurinë.

    Figura të ndryshme publike që ndodhen jashtë vendit kanë zgjedhur gjithashtu të informojnë ndjekësit për gjendjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke qetësuar fansat dhe duke falënderuar për interesimin dhe mbështetjen.

    Ndërkohë, Fero mbetet aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e tij dhe komunikon drejtpërdrejt me ndjekësit që vazhdojnë ta mbështesin në çdo hap të karrierës së tij.