ATV

Category: SHOWBIZ

  • Ndahet çifti i shumëpërfolur, Dua Lipa dhe Romain Gavras

    Ndahet çifti i shumëpërfolur, Dua Lipa dhe Romain Gavras

    Dua Lipa është ndarë me regjisorin Romain Gavras , me të cilin patën konfirmuar lidhjen e dashurisë në mars të këtij viti.

    Siç thanë burimet afër këngëtares për Sun, këngëtarja është aq e ngarkuar me punë, sidomos me albumin e saj të tretë, sa të dy kanë vendosur të ndahen përpara se gjërat të përkeqësoheshin.

    ‘’Për Duan, përqendrimi në muzikë është më I rëndësishëm’’, tha burimi.

    Lidhja e Dua Lipës dhe Romain Gavras pati vëmendje të madhe për shkak se ky i fundit, ishte në lidhje me Rita Orën./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Noor Alfallah nuk pranon të lidhë kurorë me Al Pacinon

    Noor Alfallah nuk pranon të lidhë kurorë me Al Pacinon

    TMZ ka raportuar se e dashura e Al Pacinos, Noor Alfallah po refuzon të martohet me aktorin e njohur Al Pacino.

    Sipas burimeve për TMZ, ajo është shprehur se martesa nuk është fare në mendjen e saj, duke thënë : Unë nuk jam tip I martesave.

    Para disa muajve, lidhja e tyre ishte në krizë, e që Al Pacino dhe Alfallah arritën në një marrëveshje, se pavarësisht cdo gjëje, aktori duhet të paguajë mbi 30 000 dollarë në muaj për djalin e tyre, Roman.

    Gjithashtu, Al Pacino ka pranuar që t’I jap Roman, 15 000 dollarë në vit për shkollimin e tij.
    Al Pacino dhe Noor Alfallah filluan lidhjen e tyre të dashurisë në prill të 2022, kurse në qershor të këtij viti u bënë prindër të një djali,Roman./atvlive.tv/

  • Leonardo DiCaprio më në fund zyrtarizon lidhjen me modelen, Victoria Cerett

    Leonardo DiCaprio më në fund zyrtarizon lidhjen me modelen, Victoria Cerett

    Pas shumë thashethemeve, Leonardo DiCaprio më në fund zyrtarizoi lidhjen e dashurisë me modelen Vittoria Cerett.

    Çifti dolën publikisht në Londër dhe ishin të shoqëruar edhe me familjarët e modeles.

    Sipas revistës ‘’People, cifti së shpejti edhe mund të fejohen.

    Leonardo DiCaprio 49-vjeçar, kurse modelja Cerett, 25-vjeçare, thuhet se nuk e kanë fare problem diferencën në moshë, përkundrazi sipas burimeve të ‘’People’’, kjo I bën edhe më të afërt njëri me tjetrin.

    Vittoria Cerett është një modele italiane e cila ka ecur në pasarela të ndryshme si Dior, Versace, Dolce and Gabanna.

    Në vitin 2012 ajo për herë të parë u bë modele për markën e njohur Giorgio Armani dhe që nga atëherë pati suksese të njëpasnjëshme./atvlive.tv/

  • Megan Fox zbuloi se si punon që djemtë e saj të rriten shëndetshëm

    Megan Fox zbuloi se si punon që djemtë e saj të rriten shëndetshëm

    Megan Fox ka deklaruar se për të është shumë e rëndësishm që djemtë e saj të rriten ndryshe nga burrat që aktorja dikur kishte lidhje me ta.

    ‘’Është shumë e rëndësishme për mua që ata të mos jenë gënjeshtarë, që të jenë në gjendje të jenë plotësisht transparentë dhe të ndershëm dhe të respektueshëm’’, u shpreh Megan.

    Aktorja tha se ajo gjithashtu nuk pret që djemtë e saj “të kenë një dashuri të vërtetë” në moshën 16-vjeçare.

    Megan Fox rrallë ndan fotografi të fëmijëve të saj në mediat sociale dhe kryesisht i mban ata larg vëmendjes sepse nuk dëshiron që ata të ballafaqohen me komente negative nga njerëzit përmes fotografive.

    Aktorja, e cila tani është e fejuar me reperin Machine Gun Kelly, tha se ajo sigurohet që asnjë nga fëmijët e saj të mos ndihet si “ata janë të çuditshëm apo ndryshe nga të tjerët’’.

    Përndryshe, aktorja akuzohej se I detyron djemtë e saj të visheshin me rroba vajzash, duke I thënë se është abuzim me fmëijët, por ish bashkëshorti Brain Austin Green, I doli në mbrojtje duke thënë se nuk është fare e vërtetë.

    Megan fox dhe Brain Austin Green I dhanë fund martesës së tyre 10 vjecare në vitin 2020./atvlive.tv/

  • Këngëtarja rumune që mahniti me interpretimin “Mora Fjalë”, viziton Prekazin

    Këngëtarja rumune që mahniti me interpretimin “Mora Fjalë”, viziton Prekazin

    Andreea Vilcan, këngëtare nga Rumania, ka publikuar ‘coverin’ e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”.

    “Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, ka thënë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.

    Vilcan kishte paralajmëruar po ashtu se më 28 nëntor do të vizitojë Kosovën.

    Ajo ishte dje në Prekaz teksa ka ndarë edhe pamje me ndjekësit.

  • “Na përfaqëson denjësisht në mbarë botën”- Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë

    “Na përfaqëson denjësisht në mbarë botën”- Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë

    Këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora i është dhuruar “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Komunës (Bashkisë) së Prishtinës, Përparim Rama për përfaqësimin me dinjitet që i ka bërë Shqipërisë në mbarë botën.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku gjithashtu i ka falënderuar çiftin për vizitën e tyre në Kosovë.

    “Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam ‘Çelësin e Qytetit’ për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik!

    “Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”– ka shkruar ai.

    Artistja së bashku bashkëshortin,Taika Waititi prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë, ku festoi edhe 33-vjetorin e lindjes.

    Ajo është pritur nga kryetari i komunës, Rama, kryeministri Albin Kurti si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.

  • Albin Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën

    Albin Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar pamje të reja nga takimi me yllin botëror të muzikës me prejardhje shqiptare, Rita Orën.

    Kurti u përkujdes që këngëtaren ta pres me lule dhe tortë, me rastin e ditëlindjes së saj.

    I pari i qeverisë i bëri edhe dhuratë Orës, një libër dhe një pjatë punim artizanal.

    Ditën e djeshme, Kurti e quajti “Ditë të paharrueshme”.

    Ndër të tjera, ata biseduan edhe për realizimin e disa projekteve me rëndësi.

  • “I nderuar të vizitoj atdheun e gruas”- Rita Ora e solli në Prishtinë për ditëlindjen e saj, Taika Waititi: Ndihem si në shtëpi

    “I nderuar të vizitoj atdheun e gruas”- Rita Ora e solli në Prishtinë për ditëlindjen e saj, Taika Waititi: Ndihem si në shtëpi

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka sjellë për herë të parë në Kosovë, bashkëshortin e saj nga Zelanda, Taika Waititi.

    48 vjeçari që është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.

    “Është hera e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vij, e të vizitoj atdheun e gruas sime”, ka thënë Waititi.

    Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.

    “Po ndihem si në shtëpi tashmë”, ka thënë ai.

    Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj.

    Një ditë më parë, është pritur në aeroportin e Prishtinës nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Ndërkohë, ditën e sotme, çifti është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se ishte i nderuar t’i priste ata.

    “Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititi, sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit.”, shkruan ai.

  • Rita Ora sot ka ditëlindjen, vjen në Kosovë me bashkëshortin

    Rita Ora sot ka ditëlindjen, vjen në Kosovë me bashkëshortin

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë.

    Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Bashkë me Ritën ka ardhur edhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

    “Mirë se vini në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora! Ju duam!
    Mirësevini në Kosova Taika Waititi, duke ju uruar një qëndrim të mrekullueshëm“, ka shkruar Rama.

    Superylli i muzikës sot feston edhe ditëlindjen e 33’të.

  • “Je bekimi i jetës sime”- Marina Vjollca dhe Getoar Selimi urojnë të voglën e tyre për ditëlindje me dedikimin emocionues

    “Je bekimi i jetës sime”- Marina Vjollca dhe Getoar Selimi urojnë të voglën e tyre për ditëlindje me dedikimin emocionues

    Vajza e këngëtarit të njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, Marget, ditën e sotme feston 2-vjetorin e lindjes.

    Në këtë ditë kaq të veçantë, moderatorja e ka uruar të bijën me fjalët më të veçanta.

    Krahas fotos së ëmbël me të bijën, ajo ka shkruar: “Ti nxjerr më të mirën në këdo që takon. Shpirti jot mund të ndriçojë qiellin më të errët. Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetes sime. Gëzuar ditëlindjen Marget, beba ime”.

    Nga ana tjetër edhe Getoari i ka kushtuar një këngë të voglës së tyre.

    Lajmin e bëri të ditur vetë Getoari për ndjekësit e tij me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

    Ai shfaqet krah Marget në bregdet, teksa në rreshtat e këngës Getoari përshkruar ndjesitë më të bukura që ka përjetuar falë saj.