ATV

Category: SHOWBIZ

  • “E përjetova keq famën”- Dua Lipa rrëfen për herë të parë vështirësitë që hasi në fillim të karrierës muzikore

    “E përjetova keq famën”- Dua Lipa rrëfen për herë të parë vështirësitë që hasi në fillim të karrierës muzikore

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet që po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

    28-vjeçarja publikoi albumin e saj debutues në vitin 2017, por pranoi se është lodhur shumë gjatë periudhës së promovimit kështu që u zotua të mos e linte më kurrë veten në atë situatë.

    Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “KISS FM” ajo ka treguar se është e “mërzitur gjatë gjithë kohës” kur është bërë e famshme për herë të parë.

    “Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbas asnjë mundësi veçanërisht në Amerikë kur isha duke bërë intervista natën vonë ose në mëngjes ose çfarëdo tjetër”– tha 28-vjeçarja.

    Ndër të tjera këngëtarja tregoi sakrificat që ajo duhej të kalonte për të tu bërë një “yll”.

    “Shumë kohë, më duhej të ngrihesha dhe të performoja dhe për një shfaqje amerikane, kisha 30 minuta para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja, të performoja dhe ta bëja atë gjë. Nëse mundem, unë do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë. Kur bëra albumin tim të fundit, kurrë nuk doja ta kaloja atë përsëri”-tha ajo.

  • Will Smith flet për pretendimet se është homoseksual

    Will Smith flet për pretendimet se është homoseksual

    Will Smith ka mohuar me forcë pretendimet se dikur ishte kapur duke kryer marrëdhënie me aktorin e Princit të Bel Air, Duane Martin.

    Kështu ka thënë në një intervistë ish-asistenti i tij personal, vëllai Bilaal. Bilaal pretendon se dikur i gjeti Smithin dhe Martinin duke bërë seks në një dhomë të zhveshjes.

    “Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Duane dhe atëherë i gjeta ata duke bërë seks anal. Will ishte i përkulur në divan dhe Duane po qëndronte atje duke e vrarë, vërtet duke e vrarë atë,” tha Bilaal në intervistën tashmë virale.

    Pasi historia u përhap, Smith foli përmes një zëdhënësi dhe e quajti historinë një “fabrikim të plotë”. Ai paralajmëroi edhe padi.

    Duane Martin (58) ishte e martuar me aktoren Tisha Campbell nga viti 1996 deri në vitin 2020. Ai bashkëpunoi me Smith në disa projekte, dhe në serialin Prince of Bel Air u shfaq në dy episode duke luajtur personazhin e Dr. Duane.

  • Rita Ora dhe Taika Waititi me rezidencë 5 milionë dollarëshe

    Rita Ora dhe Taika Waititi me rezidencë 5 milionë dollarëshe

    Ylli i muzikës pop, Rita ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë blerë rezidencë trekatëshe 5 milionë dollarë në Zelandën e Re.

    Përveç pamjes së bukur, prona ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madhe.

    ‘’Ata tashmë kanë filluar të dekorojnë dhe blejnë mobilje për t’iu përshtatur hapësirës. Ata mezi presin të kalojnë pak kohë atje”, tha një burim për ‘’The sun’’.

    Rita dhe Taika filluan lidhjen e tyre të dashurisë në mars të vitit 2021.

    Ata u martuan në gusht të vitit të kaluar dhe sic tha Taika, dasma ishte shumë private me shumë pak njerëz të ftuar dhe nuk ishte në Londër apo në Francë, sic u raportua në media, por në LA./ATVLIVE.TV/

  • Victoria Lamas nuk ishte në listën e të ftuarve në festën e DiCaprios

    Victoria Lamas nuk ishte në listën e të ftuarve në festën e DiCaprios

    Sipas Daily Mail, Victoria Lamas e cila ishte e dashura e Leonardo DiCaprios, iu ndalua të hynte në festën e ditëlindjes së 49-të të aktorit.

    Siç raportohet, ajo u pa duke u afruar te dera por nuk e lejuan të hyjnë pasi ajo nuk ishte në listën e të ftuarve.

    Sidoqoftë, Lamas qëndroi duke pritur një mikeshë të saj për të vazhduar diku tjetër dhe siç thuhej nga të pranishmit, ajo vërehej që u shqetësua nga ndalimi për të hyrë në festën e Leonardo DiCaprios.

    DiCaprio dhe Lamas u panë së bashku më 20 dhjetor 2022 , gjatë periudhës kur flitej se aktori ishte i lidhur njëkohësisht me modelen Gigi Hadid./atvlive.tv/

  • Nicki Minaj pendohet për operacionet plastike

    Nicki Minaj pendohet për operacionet plastike

    Rep artistja me famë botërore, Nicki Minaj ka thënë se është penduar për të gjitha operacionet plastike që i ka bërë.

    Në një intervistë në “Vogue podcast” tha se “Ju garantoj, nëse ndryshoni ndonjë gjë në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale me shumë gjasa do të shikoni prapa një ditë dhe do të thoni ‘Isha mirë ashtu siç isha’. Kjo është ajo që më ndodhi mua”.

    Tutje, Nicki Minaj tha se dikur nuk mund ti shihte fotografitë e vjetra sepse nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj.

    Por, që nga lindja e djalit të saj, reperja tha se i ndryshoi mënyra e të menduarit.

    “Mendoj se shtatzënia mund të ketë luajtur një rol sepse duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Vetja ime e vërtetë. Më bëri të mendoj pse nuk më pëlqeu kjo? E çuditshme. Por, duke parë fotot e vjetra, duke qenë në gjendje të shikoja sërish fotot e vjetra, më bëri të kuptoja se këto foto të vjetra janë të bukura. Duajini format tuaja, duajeni veten ashtu sic jeni’’, tha Minaj./atvlive.tv/

  • Xhensila Myrtezaj nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

    Xhensila Myrtezaj nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

    Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ëshë bërë nënë për herë të dytë, ndërsa ka njoftuar lindjen e një djali.

    Përmes një postimi në Instagram, vetë Xhensila njoftoi se vogëlushi ka ardhur në jetë ditën e sotme, më 11 Nëntor.

    Krahas fotos ku duket dora e vogëlushit së bashku me të sajën, këngëtarja bashkangjit edhe në dedikim mjaft emocionues, ku flet për vështirësitë e kaluar në 9 muajt e shtatzanisë.

    “Çfarë rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin. Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit”, shkruan këngëtarja.

  • Ndërron jetë në moshë të hershme dizajneri i famshëm kosovar

    Ndërron jetë në moshë të hershme dizajneri i famshëm kosovar

    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot për familjen Pestisha, pasi më i dashuri i tyre, Valoni ka ndërruar jetë në moshë të hershme.

    Valon Pestisha është i njohur si dizajneri i fustaneve.

    Lajmin për vdekjen e dizajnerit e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

    Njoftimi mortor:

    Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

    Me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, ka vdekur djali i tezës sime Valon Pestisha.

    Allahu e mëshiroftë dhe na takoftë me të në Xhennet

  • Një tjetër sukses për dy këngëtaret e njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimin e madh

    Një tjetër sukses për dy këngëtaret e njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimin e madh

    Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë ndër të nominuarat në “Grammy Awards 2024”.

    Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guettan.

    Ndërsa Dua Lipa është nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë “Akademia e Regjistrimit të Muzikës” në Los Angeles, e cila ditën e djeshme ka shpallur listën vjetore të nominimeve për mbrëmjen më të rëndësishme të çmimeve në industrinë e muzikës, ‘Grammy Awards 2024’.

    Nga ana tjetër Dua dhe Bebe kanë vendosur që ta ndajnë këtë gëzim me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

    “10 milionë shikime për ‘Houdini’ në më pak se 24 orë dhe dy nominime ‘Grammy’ për ‘Dance The Night’. Çfarë dite. Faleminderit, faleminderit”, ka shkuar Dua krahas fotove.

    Ndërsa Bebe teksa ndau me ndjekësit një foto me David Guettan ka shkruar: “Faleminderit Akademisë së Regjistrimit që vendosët një buzëqeshje në fytyrën time sot”.

    Kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçarja ka qenë e nominuar për këtë çmim, pasi edhe vitin e kaluar u nominua për ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’ për hitin e saj “I’m Good (Blue)”, por Beyonce ia rrëmbey çmimin me këngën “Break My Soul”.

  • Bebe Rexha nominohet për tri çmime në “Billboard Music Awards 2023”

    Bebe Rexha nominohet për tri çmime në “Billboard Music Awards 2023”

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards 2023.

    Ajo është nominuar në këtë event në tri kategori: “Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

    Krahas shpresës për të fituar njërën nga këto çmime, 34-vjeçarja do të jetë në ngjarjen e madhe edhe për të performuar.

    Në një postim të bërë nga Billboard Music Awards në Instagram, këngëtarja shqiptare është paraqitur si pjesë e listës së artistëve që do të performojnë.

    Ajo do të këndojë live këngën e saj më të fundit “One in a milion”, shoqëruar nga DJ David Guetta.

    Billboard Music Awards 2023 do të mbahet të dielën e 19 nëntorit në ‘Arena Paradise’ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Bebe Rexha këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimet e rëndësishme: “Grammy” dhe MTV Video Music Awards. /Telegrafi/

  • Prezantuesja e njohur thotë se e mendoi vdekjen, kjo është sfida shëndetësore që e përjetoi

    Prezantuesja e njohur thotë se e mendoi vdekjen, kjo është sfida shëndetësore që e përjetoi

    Prezantuesja e njohur, Era Berisha ishte e ftuar në emisionin “LIBERO” në ATV dhe shpalosi shumë të pathëna përsa i takon karrierës por edhe jetës së saj personale.

    Në mes emocionesh, ajo ndau periudhën më të vështirë të jetës – me të cilën u përballë në moshë shumë të re.

     “…Ndihesha sikur nuk po marrë frymë, fillova të kem dhimbje në gjoks… Pas disa kontrollave të cilat i kam bërë, doli të jetë një infeksion shumë i thellë në mushkëri”, deklraroi Berisha, derisa theksoi se në atë kohë pinte 13 lloje të barnave.

    Tutje, ajo potencoi se kjo fazë i ndikoi (edhe) në aspektin e shëndetit mendor.

    “…Filloi të lindë një lloj ankthi brenda vetes, një lloj frike. Mendja ime brenda sekondave fluturonte në fund të botës. Fillova ta mendoj vdekjen…”, tha ajo.

    Vlen ta potencojmë se ankthi është një nga problematikat më të shprehura për sa i takon shëndetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 4% e popullsisë globale aktualisht përjetojnë një çrregullim ankthi.

    Për ta dëgjuar në detaje intervistën e Era Berishës, klikoni në linkun e mëposhtëm: