ATV

Category: SHOWBIZ

  • 2po2 gati e ka albumin e fundit në karrierë, po pensionohet nga muzika

    2po2 gati e ka albumin e fundit në karrierë, po pensionohet nga muzika

    Besnik Canolli, i njohur me emrin 2po2, ka nisur të merret me muzikë që prej vitin 1994, ku me këngën “S’me pelqen kjo loje” së bashku me Arben Mehmeti, arritën të bëjnë për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.

    2po2, pas 16 viteve karrierë, nxorri në shitje albumin e tij të parë “solo” të titulluar “AUTHENTIC”, i cili që në momentin e publikimkit, korri një sukses të jashtëzakonshëm.

    Besnik Aka 2po2 është një ndër artistët që numëron mjaft bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij më shumë artistë të skenës shqiptare.

    Dhe pas 30 vitesh karrierë, 2po2 ka vendosur të publikojë albumin e tij të fundit, duke lënë kështu të nënkuptohet se artisti do të heqë dorë nga muzika.

    “1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.

  • Platforma “X” bllokon disa kërkime nën emrin e Taylor Swift – Kjo është arsyeja

    Platforma “X” bllokon disa kërkime nën emrin e Taylor Swift – Kjo është arsyeja

    Platforma e mediave sociale X e Elon Muskut, ka bllokuar disa forma kërkimi me emrin Taylor Swift, pas qarkullimit në internet të imazheve të rreme pornografike të këngëtares.

    Nëse kërkohet emiri i saj pa thonjëza, përdoruesve u thuhet se kanë kërkuar gabim dhe të provojnë përsëri. Më vonë, kërkimi u shoqërua me njoftimin: “Mos u shqetësoni – nuk është faji juaj”.Megjithatë, nëse emri i saj vendoset në thonjëza, atëherë në platformë shfaqen postime që përmendin emrin e saj.

    Imazhet e rreme seksuale të këngëtares Swift filluan të qarkullojnë gjerësisht javën e kaluar në platformën X .

    “Ky është një veprim i përkohshëm që është marrë me shumë kujdes, pasi ne i japim përparësi sigurisë për këtë çështje,” tha në një deklaratë Joe Benarroch, nga platforma X.

    Imazhet e këngëtares Swift duket se janë krijuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

    Pasi imazhet filluan të përhapeshin në internet, mbështetësit e përkushtuar të këngëtares, të njohur si “Swifties” u mobilizuan shpejt, duke nisur një fushatë në platformën X shoqëruar me thurjen #ProtectTaylorSwift me qëllim përhapjen e sa më shumë imazheve pozitive të yllit të muzikës pop.

    Disa thanë se po raportonin llogaritë e atyre që po shpërndanin imazhet e rreme të këngëtares.

    Rrjeti i zbulimit të imazheve të rreme, Reality Defender tha se gjurmoi një sërë imazhesh të rreme këngëtares Swift, veçanërisht në platformën X. Disa imazhe depërtuan gjithashtu në Facebook dhe platforma të tjera të mediave sociale.

    Disa imazhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale lidheshin me futbollin dhe e tregonin këngëtaren të gjakosur, ose të lyer.Kërkuesit kanë thënë se përhapja e përmbajtjeve të rreme është rritur në vitet e fundit, pasi teknologjia e përdorur për të prodhuar imazhe të tilla është bërë më e lehtë për t’u përdorur.

    Në vitin 2019, një raport i publikuar nga kompania e teknologjisë DeepTrace Labs tregoi se këto imazhe kishin kryesisht si objektiv gratë.Shumica e viktimave, sipas raportit, ishin aktorë të Hollivudit dhe këngëtarë të muzikës pop në Korenë e Jugut.

  • Xhensila Myrtezaj sjell këngën më të re “Zemër e helmuar”

    Xhensila Myrtezaj sjell këngën më të re “Zemër e helmuar”

    Xhensila Myrtezaj, një emër tashmë i dashur për publikun shqiptar, ka surprizuar fansat me një këngë të re që mbart emocion dhe thellësi artistike.

    Kënga e saj më e re e titulluar “Zemër e helmuar” ka të gjitha elementet të bëhet një hit i vërtetë.

    E njohur për zërin e saj unik dhe prekës, Xhensila ka arritur të sjellë një interpretim mahnitës në këtë projekt të ri.

    Për më tepër, bashkëpunimi me kompozitorin e talentuar Pirro Çakon ka sjellë një harmoni të mrekullueshme mes muzikës dhe tekstit, duke i dhënë këngës “Zemër e helmuar” një cilësi të përkryer në çdo notë.

    Me një imazh plot sharm dhe elegancë, Xhensila jep një paraqitje sensuale dhe joshëse, e veshur me një fustan të kuq të errët.

    “Zemër e helmuar” tashmë premton të bëhet një nga këngët më të dëgjuara nga adhuruesit e Xhensilës. /Telegrafi/

     

  • Me këngë për Nënën Terezë, Ukraina merr pjesë në Eurovision 2024

    Me këngë për Nënën Terezë, Ukraina merr pjesë në Eurovision 2024

    Këngëtaret ukrainase Jerry Heil dhe Alyona Alyona do të përfaqësojnë këtë vit Ukraininën në Eurovision 2024.

    Është e vecantë se këto këngëtare në këtë festival të muzikës do të prezantohen me këngë që i kanë dedikuar Nënës Terezë dhe Marisë, nënës së Krishtit, këngë që edhe titullohet “Teresa & Maria”.

  • Sofia Vergara flet për ndarjen: Nuk dua të bëhem nënë në këtë moshë

    Sofia Vergara flet për ndarjen: Nuk dua të bëhem nënë në këtë moshë

    Sofia Vergara u shpreh haptazi rreth divorcit me Joe Manganiello. Duke bërë një rrëfim personal në një intervistë, aktorja zbuloi se kishte arritur në një mospajtim me Joe për çështjen e krijimit të familjes.

    “Lidhja jonë përfundoi sepse ishim në dy stade të ndryshme të jetës,” u shpreh Vergara.

    “Ai, si një burrë më i ri, kishte dëshirën të bënte fëmijë ndërsa unë nuk isha e gatshme të ndërmarrë një rrugëtim të tillë në këtë pikë të jetës sime.”

    Vergara, tregoi se ka pritur me padurim kapitullin e ri të jetës pa përfshirjen e rritjes së një fëmije meqë siç tha ajo, është e vjetër për të rritur atë.

    “Kam një perspektivë tjetër ndaj rrethanave dhe ndjej se duhet të jem e sinqertë ndaj vetes dhe të mos ndjek rrugën e prindërimit në këtë fazë,” tha ajo, duke shtuar se respekton plotësisht njerëzit që zgjedhin të bëjnë fëmijë në çdo moshë, por për veten e saj, kjo nuk është më një mundësi që ajo dëshiron të ndjekë.

  • Justin Timberlake feston ditëlindjen me koncert falas në Irving Plaza të New York-ut

    Justin Timberlake feston ditëlindjen me koncert falas në Irving Plaza të New York-ut

    Justin Timberlake, ka njoftuar një performancë të jashtëzakonshme falas në Irving Plaza në qendër të New Yorkut, sipas lajmeve të fundit të dalë nga CBSNeës.

    Ky koncert, i cili do të zhvillohet në nder të ditëlindjes së artistit më 31 janar, premton të jetë një festë e madhe për të.

    Timberlake ka tërhequr vëmendjen me zbulimin e një video të për albumin e tij të ardhshëm me titull “Everything I Thought It Was”.

    Pasi tërhoqi vëmendjen me albumin e tij të mëparshëm në 2018 “Man of the Woods”, i cili pushtoi vendin e parë në renditjen prestigjioze të “Billboard Hot 200”, Timberlake duket se është gati të vazhdojë me të njëjtin hov dhe të jetë edhe më afër audiencës së tij./atvlive.tv/

  • Konjufca e fton në zyrë aktorin që e imitoi, realizojnë një video së bashku

    Konjufca e fton në zyrë aktorin që e imitoi, realizojnë një video së bashku

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si duket e ka ftuar në zyre aktorin Agan Asllani, pas një imitimi fantastik që i bëri në serialin ‘Logjikonomia’.

    Në videon e shpërndarë nga shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, shihet aktori Agan Asllani duke imituar kryekuvendarin, derisa në fund shfaqet edhe vet Konjufca.

    “Kur, ku, si dhe pse… liberalizimi”, thonë Asllani dhe Konjufca.

  • Moderatori Resul Sinani po shijon pushimet në Kilimanxharo, ngjitet në majën më të lartë në kontinentin afrikan

    Moderatori Resul Sinani po shijon pushimet në Kilimanxharo, ngjitet në majën më të lartë në kontinentin afrikan

    Moderatori i njohur kosovar, Resul Sinani, ka disa vite që ka filluar të merret me alpinizëm.

    Drejtuesi i emisionit LIBERO në ATV, i shtyrë nga pasioni për alpinizëm, këtë fillimvit zgjodhi si destinacion Tanzaninë në Afrikën Lindore.

    Në profilin e tij në facebook, ai ka ndarë pamje nga maja Uhuru të malit Kirimanxharo.

    “”Nuk është mali që ne pushtojmë, por veten tonë”, ka shkruar ai në facebook.

    Maja Uhuru, xhevahiri i kurorës së malit Kilimanjaro, qëndron si pika më e lartë në kontinentin afrikan, me në një lartësi prej 5,895 metrash (19,341 këmbë) mbi nivelin e detit.

    E vendosur në majë të Kibos, konit qendror vullkanik të Kilimanxharos, maja Uhuru ofron një pamje panoramike mahnitëse që shtrihet në hapësira të gjera të peizazhit të Afrikës Lindore. /atvlive.tv

  • Rita Ora mahnit me dukjen, e veshur me një kostum të zi derisa shijon Javën e Modës ‘Haute Couture’ në Paris

    Rita Ora mahnit me dukjen, e veshur me një kostum të zi derisa shijon Javën e Modës ‘Haute Couture’ në Paris

    Rita Ora dukej elegante si gjithmonë ndërsa doli nga hoteli “Mandarin Oriental” në Paris për të shijuar Javën e Modës “Haute Couture” të martën.

    Këngëtarja, 33 vjeçe, dukej shumë stil në të zeza ndërsa veshi një xhaketë të zezë dhe një palë pantallona që përputheshin, shkruan DailyMail.

    Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte veshur gjithashtu një reçipetë me ngjyrë kafe dhe i shtoi lartësi figurës së saj me një palë taka të larta.

    Me flokët e saj të verdha dhe të lira mbi supet, Rita e bëri edhe më të bukur pamjen e saj me një kokore të zezë të vendosur në kokë për t’i mbledhur flokët e saj.

    Java e kaluar, Rita zbuloi se kishte bashkëpunuar me Keith Urban dhe ndau një klip të shkurtër, e cila ishte si një ‘trailer’ i klipit të saj të ri në ardhje.

    Ajo ka ripërpunuar këngën e saj “Shape Of Me”, e cila është një dedikim për nënën e saj, dhe të gjitha gratë në përgjithësi.

    Kënga është pjesë e albumit të saj të tretë, “You and I”, të cilin ajo publikoi në korrik të vitit 2023. /Telegrafi/

  • Dakota Johnson korrigjoi lajmet se ajo pëlqen të flejë 14 orë

    Dakota Johnson korrigjoi lajmet se ajo pëlqen të flejë 14 orë

    E ftuar në ‘’The Tonight Show” me Jimmy Fallon’’, aktorja Dakota Johnson korrigjoi lajmin e para një viti që raportohej se ajo pëlqen të flejë 14 orë.

    ‘’Nuk e thash fare ashtu’’, Thashë se mund të fle lehtë 14 orë. Por nuk më pëlqen ta kërkoj-tha Dakota .

    Tutje tha se ka dashur të shprehet se nuk merr ndonjë medikament për gjumë dhe se nuk vuan nga pagjumësia.

    Aktorja tha se gjumi është ‘përparësia e saj numër një’ dhe meditimi për të menaxhuar ankthin.

    Ajo tha: ‘Unë nuk kam një kohë të rregullt të zgjimit. Varet nga ajo që po ndodh në jetën time. Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam një ditë pushim të hënën, atëherë do të fle sa të mundem. Gjumi është prioriteti im numër një në jetë’’.

    Mes tjerash ajo shpjegoi se si ai lajm pati aq vëmendje të madhe sa njerëzit kishin shkruajtur komente si : Nuk e dija që është një dembele aq e madhe.

    Për këtë, ajo tha se tani ishte momenti që të përmirësoj lajmet që keqinterpretuan deklaratën e saj./atvlive.tv/