ATV

Category: SHOWBIZ

  • “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”, Jimmy Kimmel lexon disa shprehje në shqip, Dua Lipa ia përkthen dhe ia tregon kuptimin e tyre

    “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”, Jimmy Kimmel lexon disa shprehje në shqip, Dua Lipa ia përkthen dhe ia tregon kuptimin e tyre

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.

    Gjatë emisionit, moderatori i njohur Jimmy Kimmel ka zgjedhur disa shprehje në gjuhën shqipe, të cilat i ka shqiptuar në shqip, e më pas Dua Lipa i ka përkthyer në gjuhën angleze dhe ka sqaruar kuptimin e tyre.

    Shprehjet që ai i lexoi janë: “I ka ba rush e kumlla”, “E kish një dërrasë mangu”, “Sa për sy e faqe”, “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”.

    Pas secilës prej tyre, ata kanë qeshur.

  • Aktorja e njohur tregon se në takimin me Rita Orën, kuptoi se e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”

    Aktorja e njohur tregon se në takimin me Rita Orën, kuptoi se e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”

    Edona Reshitaj, aktorja dhe këngëtarja e njohur në studion e emisionit “LIBERO” ndau pasazhe nga karriera dhe jeta e saj.

    Edona Reshitaj në Festivalin Shqiptar të Teatrit “MOISIU”, mori çmimin “Aktorja më e mirë”- në shfaqjen “GADJO” e cila u shpreh shumë e lumtur dhe falënderuese për këtë çmim. Pikërisht në këtë ditë, Edona pranoi një ftesë nga presidenca si një ndër personat më të suksesshëm të vitit, e që për qëllim kishte festimin e ditëlindjes së Rita Orës.

     “…U ndjeva shumë mirë që ndodhesha në mes të 27 personave më të suksesshëm të vitit, shkova ta prezentoi veten tek Rita Ora dhe ajo më tha: ‘e di mori kush je ti’..,U ndjeva shumë mirë për faktin se Rita është një artiste ndërkombëtare por që ka kohë të ndjek punën time …”, tha ajo.

    Vlen të ceket se Edona me keqardhje tha se kushtet e aktrimit në përgjithësi kanë mbetur të njëjta – duke qenë se sipas aktores mundësitë e punësimit në aktrim janë shumë të vogla.

    “…Numri i artistëve është  i madh ndërkohë mundësitë e punësimit janë shumë të vogla, por nëse ke talent duhet ta gjesh mënyrën që të dalësh në pah, rrugës mund edhe të humb kreativiteti por shpirti im luftarak më ka bërë që të mos rrëzohem asnjëherë…”, tha Reshitaj.

    Gjithashtu, Edona u shpreh krenare për faktin se në tërë rrugëtimin e saj si aktore ka realizuar gjëra të cilat që në fëmijëri ka qenë e destinuar për to.

    Për të ndjekur bisedën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Dua Lipa lëndon gjunjët, detyrohet të marrë tretman ortopedik shkaku i performancës së rrezikshme

    Dua Lipa lëndon gjunjët, detyrohet të marrë tretman ortopedik shkaku i performancës së rrezikshme

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vendosur të nxisë ende më shumë pritjet e fansave të saj për albumin e ri duke paralajmëruar këngën e saj të radhës “Training Season”.

    Lajmin për këtë këngë të ardhshme ajo e bëri përmes një postimi të papritur në rrjetin social Instagram, ku ndau me ndjekësit një pjesë të vogël të melodisë dhe disa momente të zgjedhura nga koreografia që do të shoqërojë interpretimin e këngës.

    Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishterreziku dhe intensiteti i performancës së Dua Lipës, e cila, siç u zbulua më vonë, rezultoi të ishte jo vetëm një sfidë artistike, por edhe një aventurë fizike.

    Në video, artistja shfaqet duke u përfshirë në një lëvizje të përsëritur, të cilën e quajti “rrëshqitje me gju”, dhe e cila duket se ka lënë pasoja në gjunjët e saj.

    Kënga “Training Season,” siç bën të ditur vetë këngëtarja, është një metaforë për përgatitjet dhe sfidat në jetë dhe në karrierë.

    Dua Lipa ka zgjedhur ta përfaqësojë këtë koncept përmes një koreografie dinamike dhe provokuese, një lëvizje e cila duket se i ka kërkuar artistes një nivel të lartë të përkushtimit dhe forcës fizike.

    Performanca e Dua Lipës nuk mbeti pa u vënë re nga kritikët dhe entuziastët e muzikës në edicionin e 66-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ku ajo bëri një hapje të fuqishme.

    Sidoqoftë, pas performancës, në fund të videos së publikuar, shihet qartë se këngëtarja ka kaluar nëpër një tretman ortopedik për t’i mbrojtur gjunjët nga çdo lëndim që mund të ndodhë në të ardhmen. /Telegrafi/

  • Bebe Rexha përshëndet me “Selam Aleykum” publikun në Arabinë Saudite: Jam shqiptare e lindur në New York nga prindër myslimanë

    Bebe Rexha përshëndet me “Selam Aleykum” publikun në Arabinë Saudite: Jam shqiptare e lindur në New York nga prindër myslimanë

    Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ditë më parë ka performuar në festivalin e famshëm “Beast Balas” në Arabinë Saudite.

    Ajo ka dhuruar spektakël teksa ka interpretuar një sërë hitesh nga karriera e saj, para një turme të madhe fansash në Jeddah.

    E teksa po bënte një pauzë të shkurtër, 34-vjeçarja, në një moment entuziazmoi audiencën, duke thënë disa fjalë në gjuhën arabe si “Selam Alejkum” dhe “Mashallah”.

    “Selam Aleykum, si po ia çoni? Mashallah, Mashalla. Unë jam rritur në New York City, jam lindur në Brooklyn nga prindër shqiptarë myslimanë”, tha Bebe Rexha në skenë.

    Në atë moment, turma e madhe shpërtheu me brohoritje dhe duartrokitje të shumta për këngëtaren shqiptare, e cila ka kapur majat e suksesit në muzikën botërore.

    Kjo nuk është hera e parë që Rexha performoi në Arabinë Saudite, pasi në dhjetor ajo ishte prezente edhe në stadiumin “King Abdullah Sport City” në Jeddah, për të kënduar himnin zyrtar të Kampionatit Botëror për klube. /Telegrafi/

     

  • 2 Ton publikon dy këngë të reja, “Trëndafil” dhe “Njo si ti”

    2 Ton publikon dy këngë të reja, “Trëndafil” dhe “Njo si ti”

    Rap-artisti i njohur shqiptar, 2 Ton, është në përgatitje të një albumi të ri.

    Ai tashmë ka sjell dy këngë nga EP, “Trëndafil” dhe “Njo si ti”, të cilat ndodhen në platformën YouTube.

    Producimi i këtyre projekteve është bërë nga Nego me tekst të shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Ghulon.

    Për vijën melodike është përkujdesur gjithashtu 2 Ton dhe Nego me masterizim të këtij të fundit.

    Këto këngë besoj që do të priten mirë edhe nga fansat e tij e publiku pasi pati reagime të shumta që në fillim.

    2 Ton ndryshe ka të njëjtin stil muzikor që nga fillimi, por që numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/

  • Taylor Swift bën historinë në Grammy

    Taylor Swift bën historinë në Grammy

    Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, ka shënuar një rekord të ri, duke e fituar për herë të katërt çmimin Grammy për Albumin e vitit. Ajo fitoi me albumin e saj “Midnights”.

    “Ky është momenti më i lumtur i jetës sime,” tha 34 vjeçarja gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në Los Anxhelos.

    Ajo tha se mënyra e votimit është reflektim direkt i fansave.

    “Pra, dua të falënderoj fansat duke ju thënë një sekret që e kam mbajtur nga ju për dy vitet e fundit”, tha ajo derisa njoftoi se albumi i saj i ri “The Tortured Poets Department” do të dalë më 19 prill.

    Taylor Swift u bë këngëtarja e parë që fitoi për herë të katërt këtë çmim.

    Shfaqja u hap nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ndër të tjera edhe me këngën e saj të re “Houdini”.

    Momente me emocione në ceremoninë e 66-të u shfaqen kur Celine Dion u ngjit në skenë për të dorëzuar çmimin për albumin e vitit.

    Kjo është paraqitja e parë në një ceremoni e këngëtares 55 vjeçare prej kur u diagnostikua me Sindormwn e personit të ngurtë.

    “Kur ju them se jam shumë e lumtur që jam këtu, e them nga thellësia e zemrës…Me shumë kënaqësi do të prezantoj Grammy-n që më dhanë Diana Ross dhe Sting 27 vjet më parë, këtë për albumin më të mirë të vitit”, tha Celine Dion mes duartrokitjesh të mëdha.

    Një nga çmimet më të mëdha të natës, regjistrimi i vitit, u nda për Miley Cyrus me këngën “Flowers”.

    “Ky çmim është i mahnitshëm”, tha ajo në fjalën e saj.

    Çmimi për artistin më të ri u nda për Victoria Monet, ndërkaq Billie Eilish fitoi këngën e vitit për shkrimin e kolonës zanore të filmit “Barbie”.

    Karol G hyri në historinë e Grammy-t të dielën duke u bërë interpretuesja e parë femër që fitoi albumin më të mirë të muzikës urbane, për rekordin e saj të suksesshëm “Manana Sera Bonito”.

    “Kjo është hera ime e parë në Grammy,” i tha ajo audiencës, në anglisht.

    Killer Mike me “Michael” mori çmimin për albumin më të mirë Rap, “This is Why” nga Paramore mori çmimin për albumin më të mirë Rock, ndërsa Taylor Swift mori çmimin për albumin më të mirë Pop me “Midnights”. /rel

  • Dua Lipa mundohet t’iu shmanget paparacëve, ndërsa fotografohet me të dashurin e ri në Los Angeles

    Dua Lipa mundohet t’iu shmanget paparacëve, ndërsa fotografohet me të dashurin e ri në Los Angeles

    Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner u panë duke shijuar një darkë në Los Angeles këtë javë.

    Këngëtarja 28-vjeçare ishte e mbështjellë me një pallto të gjatë të bardhë, me flokët e saj të lyer ngjyrë vjollce të lëna të lira për të kornizuar makijazhin e saj.

    Ajo mund të shihej teksa mbante mbetjet e ushqimit të saj në një enë për ushqim, teksa doli nga restoranti me të dashurin e saj që ecte pas saj, shkruan DailyMail.

    Callum, 33 vjeç, ndërkohë kishte veshur një xhaketë bomber ngjyrë jeshile-ulliri mbi një bluzë dhe një palë xhinse që ishin shumë në modë.

    Lajmi për romancën e tyre “shpërtheu” këtë muaj kur dyshja u panë duke u ndjerë komodë pranë njëri-tjetrit në një festë në Beverly Hills, në promovimin e serialit më të ri “Masters Of The Air” ku aktori ka një rol kryesor.

    Në pamjet e siguruara nga tabloidi amerikan TMZ, superylli i popit mund të shihet për një kohë të shkurtër duke kërcyer ngadalë me Callumin në ambientin e mbushur me yje të Hollywoodit.

    Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata shkëmbyen puthje gjatë këtij momenti romantik mes tyre.

    Një burim i brendshëm më pas konfirmoi lidhjen për tabloidin Page Six, duke thënë: “Është diçka e re, por ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ajo ishte në premierë për ta mbështetur”.

    Romanca e fundit e Duas vjen pak kohë pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri i mëparshëm, regjisori francez Romain Gavras.

    Ndërkohë Callum vitin e kaluar ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen angleze Mathilda Lowther, mbesa e Earl-it të 7-të të Lonsdale.

    Para kësaj, ai pati një lidhje katër vjeçare me Vanessa Kirby, e cila fitoi famë ndërkombëtare si Princesha Margaret në dy sezonet e para të serialit “The Crown”. /Telegrafi/

  • Margot Robbie thyen heshtjen rreth nominimeve për Oscar

    Margot Robbie thyen heshtjen rreth nominimeve për Oscar

    Margot Robbie, aktorja dhe producentja ekzekutive e filmit “Barbie”, ka thyer heshtjen në lidhje me përjashtimin e filmit nga nominimet për Oscar.

    Komedia e drejtuar nga Greta Gerwig është e nominuar për tetë Oscar, duke përfshirë Kategorinë e Mësuesve të Aktorit më të Mirë për Ryan Gosling dhe Kategorinë e Aktorit Mbështetës më të Mirë për America Ferrera. Ndërsa Gerwig dhe Robbie janë respektivisht nominuar për Skenar Adaptuar më të Mirë dhe Filmin më të Mirë, ato nuk u përzgjodhën në kategoritë e Drejtorit të Mirë dhe Aktorit Kryesor, duke shkaktuar një reagim masiv nga shikuesit e filmit dhe figura publike.

    Sipas një raporti nga Deadline, Robbie më në fund foli në lidhje me këtë çështje gjatë një paneli në një shfaqje të veçantë të filmit në SAG. Duke pajtuar se Gerwig duhej të ishte e nominuar për Drejtorin më të Mirë, Robbie gjithashtu tha se viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm për filma dhe se “Barbie” arriti pikërisht atë që kishte synuar, ndikimin në kulturë. Shihni komentet e saj të plota mbi këtë çështje më poshtë:

    “Nuk ka mënyrë të ndihesh i trishtuar kur e di se je kaq e privilegjuar. Sigurisht, mendoj se Greta duhet të ishte nominuar si regjisore, sepse ajo çfarë bëri është një gjë një herë në një karrierë, një herë në jetë, ajo që ajo arriti, vërtetë është. Por ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për të gjitha filmat. Thjesht dyshoj se është diçka më e madhe se ne. Është më e madhe se ky film, është më e madhe se industrija jonë. [Jam] përtej euforisë që kemi tetë nominime për Çmimet Akademike, është kaq e çmendur. Të gjithë që janë nominuar janë thjesht të paimagjinueshëm, përfshirë dhe nominimin për Best Picture. Ne kishim një qëllim, të bënim diçka që do të ndryshonte kulturën, do të ndikonte në kulturë, thjesht të bënte një lloj impakti. Dhe tashmë ka bërë kaq shumë, më shumë se çfarë kishim ëndërruar ndonjëherë. Dhe kjo është vërtetë shpërblimi më i madh që mund të dalë nga kjo gjithçka.” /KultPlus.com

  • “No Filt” me Rrona Markun, çdo të shtunë vjen në ATV me ngjarjet më të nxehta nga bota e shoubizit

    “No Filt” me Rrona Markun, çdo të shtunë vjen në ATV me ngjarjet më të nxehta nga bota e shoubizit

    Emisioni “No Filt” nisë udhëtimin e ri, duke sjellë emocionet dhe intrigat e botës së shoubizit vendor dhe ndërkombëtar, çdo të shtunë në ekranin e ATV-së me fillim nga ora 22:00.

    Ky emision i udhëhequr nga moderatorja Rrona Marku, do të jetë një rrugëtim fascinant në botën e artit, muzikës dhe filmit.

    “No Filt” nuk do të jetë thjeshtë një emision, por një burim informacioni që hedh dritë mbi ngjarjet më të nxehta në botën e shoubizit, duke bërë thyerjen e tabuve dhe promovimin e artit në të gjitha format e tij konform trendëve më të fundit.

    Moderatorja Rrona Marku do të sjellë para jush intervista ekskluzive, pasqyra të ngjarjeve të ndryshme dhe pasazhe nga jeta private dhe publike e yjeve të shoubizit.

    Emisionin “No Filt” me Rrona Markun do ta keni mundësinë ta shikoni edhe në kanalin zyrtar të ATV-së në Youtube si dhe në pjesëza më të shkurtra edhe në faqen e ATV LIVE në facebook.

  • Jennifer Lopez mahnit me paraqitjen në klipin e ri

    Jennifer Lopez mahnit me paraqitjen në klipin e ri

    Jennifer Lopez publikoi këngën e saj të parë nga albumi i ri – “Can’t Get Enough”, e ndjekur nga një remix me një video shoqëruese.

    Pikërisht për shkak të paraqitjes së saj në video, shkruajnë se ajo duket si e ngrirë në vitet ’90 dhe se është si një vampir që nuk plaket.

    Këngëtarja e njohur JLo ka prezantuar së fundmi këngën e re të quajtur “Can’t Get Enough” dhe videoja ka mbledhur gati 9 milionë shikime vetëm në YouTube.

    Ajo publikoi një remix me reperin amerikan Latta dhe ajo që i bën të dallohen dy këngët janë videoklipet dhe pamja e mahnitshme e Jennifer-it, e cila bëri që ajo të quhej vampir.

    Në videon e parë të drejtuar nga Dave Meyers, JLo reflekton me shaka për martesat e saj të kaluara.

    Ndërsa klipi vazhdon, ajo kalon nga burri te bashkëshorti ndërsa të pranishmit në dasmat e saj vendosin baste se sa do të zgjasë secila.

    Në një moment, Lopez u hedh një buqetë të ftuarve, të cilës i pëshpëritet: “Mos e kapni, është e mallkuar”.

    Gjithashtu, aktorja 54-vjeçare kërcen thuajse gjatë gjithë kohës në video, e cila i ka marrë komplimente shtesë.

    “Can’t Get Enough” është kënga e parë nga albumi i nëntë i Lopez, “This Is Me… Now”, i cili do të publikohet më 16 shkurt. /Telegrafi/