ATV

Category: SHOWBIZ

  • “Forca Moza” – Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në “Ferma VIP”

    “Forca Moza” – Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në “Ferma VIP”

    Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri duket se po e ndjek me interes reality-show-n “Ferma VIP”, i cili po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes për dinamikat mes fermerëve dhe zhvillimet e përditshme në garë.

    Së fundmi, artistja ka dhënë edhe një sinjal të qartë se kë po e mbështet në këtë sezon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dafina ka zbuluar fermeren e saj të preferuar, duke ndarë një fotografi të Mimozës dhe duke i dërguar një mesazh inkurajues.

    “Forca Moza, të duam”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me ton mbështetës dhe të drejtpërdrejtë.

    Postimi i saj u komentua menjëherë nga ndjekësit, ndërsa mbështetja nga figura të njohura publike pritet t’i shtojë edhe më shumë jehonë emrit të Mimozës në këtë edicion.

    Në fakt, Mimoza Ahmeti po konsiderohet nga shumë shikues si fenomeni i këtij sezoni, duke u pëlqyer për stilin e veçantë, mënyrën e të shprehurit dhe karizmën që e bën të dallueshme në ekran. Momentet e saj po qarkullojnë shpesh edhe në rrjetet sociale, ku komentohet gjerësisht për prani dhe qasje ndryshe brenda formatit.

    “Ferma VIP” vazhdon me episodet e radhës, ndërsa mbetet të shihet se si do të ecë rrugëtimi i Mimozës në javët në vijim.

  • Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran me emisionin “Ndërrimi i Dytë” në ATV

    Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran me emisionin “Ndërrimi i Dytë” në ATV

    Një format i ri mediatik pritet t’i shtohet së shpejti programacionit të ATV, duke sjellë një kombinim të televizionit dhe radios në një eksperiencë të vetme komunikimi me publikun.

    Emisioni “Ndërrimi i Dytë”, i cili do të transmetohet në ATV dhe do të moderohet nga Kaltrina Mikushnica, synon të krijojë një hapësirë të hapur diskutimi për tema që lidhen me përditshmërinë, duke vendosur në qendër zërin e qytetarëve.

    Programi do të zhvillohet në një studio të konceptuar për ndërveprim të drejtpërdrejtë, ku publiku, përmes mikrofonit dhe ekranit, do të ketë mundësi të bëhet pjesë aktive e diskutimeve dhe debateve.

    “Ndërrimi i Dytë” pritet të startojë së shpejti në ATV, duke ofruar një formë më të drejtpërdrejtë dhe bashkëkohore të komunikimit mes medias dhe audiencës.

    Më poshtë mund të ndiqni edhe promon e emisionit:

  • Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

    Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

    Është liruar nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio.

    39-vjeçari vuante dënimin në burgun e Fierit që prej tetorit të vitit 2025, kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.E

    Ahmeti vuajti dënimin për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë, akuza që lidhen me konfliktin mes tij dhe reperit Rigels Rajku (Noizy)./a2cnn

  • Ish-ndihmësja e padit Kylie Jenner

    Ish-ndihmësja e padit Kylie Jenner

    Një ish-pastruese e Kylie Jenner, Angelica Vazquez, ka ngritur një padi kundër yllit televiziv dhe dy agjencive të punësimit, duke pretenduar një mjedis “toksik” pune të mbushur me diskriminim dhe ngacmime.

    Vazquez pretendon se gjatë periudhës 2024-2025 në rezidencën në Hidden Hills, ajo u përball me abuzime sistematike, izolim dhe nënçmim për shkak të racës dhe fesë së saj, duke e detyruar përfundimisht të largohej nga puna.

    Për shkak të sjelljes së supozuar, Vazquez pretendon se filloi të vuante nga ankthi, stresi i rëndë dhe simptoma që i ngjanin çrregullimit të stresit post-traumatik. Ajo gjithashtu pretendon se iu mohua një pjesë e pagës së saj pasi u ankua. Vazquez po kërkon dëmshpërblim ndëshkues dhe kompensues në padi, duke përfshirë pagat e papaguara, pagesat për vakte dhe pushime, shpenzimet e papaguara të lidhura me punën, lejen mjekësore të papaguar dhe çdo përfitim tjetër që ajo pretendon se i është mohuar padrejtësisht.

  • Ja sa para merr Selin nga çmimi i madh

    Ja sa para merr Selin nga çmimi i madh

    Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me plot ulje e ngritje, Selin u kurorëzua më në fund fituese. Ajo ngriti lart çekun e shumëlakmuar prej 100 mijë eurosh, duke mbyllur me sukses një nga aventurat më të komentuara. Por, ku do të përfundojnë vërtet këto para?

    Siç e ka thënë edhe vetë, një pjesë e këtij buxheti do të shkojë për bamirësi, ndërsa pjesa tjetër do t’i dedikohet qëllimit të saj më të madh thellësisht personal: bashkimit të familjes.

    Gjithsesi, në llogarinë e saj nuk do të kalojë e gjithë shuma e premtuar në ekran. Sipas ligjit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen me 15 për qind në burim. Bëni llogaritë: nga 100 mijë eurot e finales, shteti mban 15 mijë, duke i lënë asaj në xhep saktësisht 85 mijë euro.

    Megjithatë, kjo shifër është vetëm fillimi. Si imazhi më i kërkuar i momentit, kontratat, reklamat dhe bashkëpunimet e panumërta komerciale, me shumë gjasa, do ta kalojnë me lehtësi shifrën e fituar nga vetë çmimi televiziv.

    Ndërkohë, një detaj që nuk kalon pa vëmendje është fakti se çmimi i këtij spektakli ka mbetur i ngrirë që nga sezoni i parë. Kjo vjen si një kontrast i plotë me formatet e tjera si Big Brother VIP Kosova apo Ferma VIP, ku fituesi këtë vit arkëton dukshëm më tepër nga produksioni.

    Lind natyrshëm pyetja: a duhet të fitojë më shumë një fitues i këtij formati apo edhe kaq janë mëse boll?/ Prive By Liberta Spahiu

  • Dalja e parë në club u kthye në makth. Rasti tronditës i 18-vjeçares në Britani të Madhe

    Dalja e parë në club u kthye në makth. Rasti tronditës i 18-vjeçares në Britani të Madhe

    Një ngjarje shqetësuese në Britani të Madhe  ka rikthyer në vëmendje rrezikun e “drink spiking” dhe sigurinë në jetën e natës, pasi 18-vjeçarja Millie Taplin ka rrëfyer përvojën e saj tronditëse gjatë festës së ditëlindjes.

    Sipas rrëfimeve të publikuara nga familja e saj, Millie kishte dalë për të festuar për herë të parë në një klub nate, kur iu ofrua një pije nga një person i panjohur. Ajo ka konsumuar një vodka me limonadë, por pak momente më vonë gjendja e saj është përkeqësuar me shpejtësi.

    Ajo ka përjetuar mpirje të menjëhershme në fytyrë, humbje të kontrollit të muskujve dhe vështirësi të rënda fizike, ndërsa mbeti e vetëdijshme gjatë gjithë kohës. Sipas familjes, trupi i saj është bërë i ngurtë dhe ajo nuk ka mundur të lëvizë apo të komunikojë, pavarësisht se ishte e vetëdijshme për gjithçka që po ndodhte rreth saj.

    Miqtë e saj kanë ndërhyrë menjëherë dhe ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët dyshuan për ekspozim ndaj substancave të panjohura. Sipas raportimeve, mjekët kanë vlerësuar se mund të ketë qenë një kombinim substancash që kanë ndikuar si në sistemin motorik ashtu edhe në vetëdijen e saj.

    Megjithatë, testet nuk kanë arritur të identifikojnë saktësisht substancat e përdorura, duke shtuar shqetësimet për vështirësinë e zbulimit të rasteve të tilla.

    Millie Taplin ka mbijetuar, por përvoja e saj është kthyer në një shembull të fortë të rrezikut që mund të fshihet në një dalje të zakonshme nate. Rasti i saj ka nxitur reagime dhe thirrje për më shumë kujdes, rritje të sigurisë në klube dhe vetëdijësim më të madh te të rinjtë.

  • Historia prekëse e miqësisë mes Selena Gomez dhe Francia Raisa që ende komentohet në Hollywood

    Historia prekëse e miqësisë mes Selena Gomez dhe Francia Raisa që ende komentohet në Hollywood

    Një nga historitë më prekëse të miqësisë në botën e showbiz-it mbetet ajo mes Selena Gomez dhe shoqes së saj të ngushtë, Francia Raisa.

    Në vitin 2017, këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez po përballej me komplikime serioze shëndetësore si pasojë e sëmundjes Lupus. Gjendja e saj u rëndua në atë masë sa kishte nevojë urgjente për transplant të veshkës.

    Në një gjest të jashtëzakonshëm dashurie dhe miqësie, Francia Raisa nuk hezitoi dhe vendosi t’i dhurojë njërën nga veshkat e saj, duke i shpëtuar jetën shoqes së saj.

    Operacioni u realizua me sukses, ndërsa më vonë Selena Gomez e bëri publik këtë moment të rëndësishëm, duke e cilësuar Francian si “dhuratën më të madhe” që kishte marrë ndonjëherë.

    Kjo histori është kthyer në një simbol të fuqishëm të miqësisë së vërtetë në showbiz, duke treguar se lidhjet e sinqerta mund të shkojnë përtej famës dhe jetës publike.

  • Madonna ofron shpërblim për kostumet e vjedhura në Coachella: Këto janë pjesë e historisë sime

    Madonna ofron shpërblim për kostumet e vjedhura në Coachella: Këto janë pjesë e historisë sime

    Madonna është përballur me një incident pas performancës së saj surprizë në Coachella në Indio të Kalifornisë, ku u shfaq në skenë së bashku me Sabrina Carpenter.

    Pas interpretimit të këngëve “Vogue”, “Like A Prayer” dhe një materiali të ri, disa prej kostumeve të saj arkivore u zhdukën, përfshirë xhaketë, korse dhe fustane.

    Në një reagim në Instagram, 67-vjeçarja kërkoi kthimin e tyre dhe ofroi shpërblim, shkruan DailyMail.

    “Zbulova se veshjet vintage që kisha veshur ishin zhdukur. Xhaketë, korse, fustan dhe të gjitha veshjet e tjera. Këto nuk janë vetëm rroba, ato janë pjesë e historisë sime. Sende të tjera arkivore nga e njëjta epokë u zhdukën gjithashtu”.

    “Shpresoj dhe lutem që ndonjë shpirt i mirë t’i gjejë këto sende dhe të kontaktojë ekipin tim në [email protected]. Po ofroj një shpërblim për kthimin e tyre të sigurt. Faleminderit me gjithë zemër”.

    Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se sendet dyshohet të jenë humbur gjatë transportit të stafit me karrocë golfi, dhe nuk ka prova për vjedhje të qëllimshme.

    Pavarësisht incidentit, Madonna e ka quajtur performancën në Coachella një moment të veçantë dhe emocional në karrierën e saj.

  • Aida Doçi në zi, humb personin e dashur të familjes

    Aida Doçi në zi, humb personin e dashur të familjes

    Sot është një ditë e kobshme për familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Aida Doçi.

    Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

    Krahas një fotografie ku shihet e përqafuar me të ndjerën, Aida i ka dedikuar fjalë mjaft emocionuese. Ajo e ka përshkruar gjyshen e saj si një grua të fortë, me zemër të madhe dhe me një besim të rrallë. Këngëtarja ka kujtuar gjithashtu fëmijërinë e saj, e cila tha se do të mbetet përgjithmonë e lidhur me ngrohtësinë, buzëqeshjen dhe dashurinë që gjyshja i dhuronte sa herë e vizitonin.

    Në përmbyllje të mesazhit të saj të lamtumirës, Aida u lut që Zoti ta mëshirojë dhe ta bëjë banore të Xhennetit, duke theksuar se ajo e meriton këtë paqe më shumë se kushdo.

  • Naser Rafuna kritikon deputetët: Aktivizohen vetëm para zgjedhjeve për vota

    Naser Rafuna kritikon deputetët: Aktivizohen vetëm para zgjedhjeve për vota

    Aktori Naser Rafuna ka reaguar me një postim kritik, duke iu drejtuar në mënyrë të përgjithshme deputetëve pa përmendur ndonjë emër konkret.

    Në reagimin e tij, ai shpreh pakënaqësi për mungesën e angazhimit të disa deputetëve gjatë mandatit, duke theksuar se ata nuk kanë folur apo vepruar në interes të qytetarëve.

    Sipas Rafunës, vetëm në prag të zgjedhjeve ata bëhen aktivë, me qëllim sigurimin e votave për një mandat të ri.

    Ai e konsideron këtë sjellje si të papranueshme dhe të pandershme, duke kritikuar ashpër qasjen e politikanëve që, sipas tij, kujtohen për qytetarët vetëm kur u nevojitet mbështetja elektorale.