ATV

Category: SHOWBIZ

  • Anëtari i ekipit të Shakirës vdes pasi u lëndua gjatë ndërtimit të skenës për koncertin në Rio

    Anëtari i ekipit të Shakirës vdes pasi u lëndua gjatë ndërtimit të skenës për koncertin në Rio

    Një punëtor i cili po ndihmonte në ndërtimin e skenës për koncertin e ardhshëm të Shakirës në Brazil, ka vdekur pasi pësoi lëndime të rënda.

    Një deklaratë e postuar në rrjete sociale nga organizatorët e koncertit tha se “një aksident të dielën pasdite i mori jetën tragjikisht një profesionisti që po punonte për montimin e strukturave për koncertin”.

    Koncerti është planifikuar të zhvillohet më 2 maj në Rio, Brazil.

    Në një deklaratë të dhënë për The Independent, Shakira tha: “Jam thellësisht e trishtuar për atë që ndodhi dje. Mësova se ndërsa përgatitesha për shfaqjen e kësaj fundjave, një punëtor vendas humbi jetën tragjikisht në një aksident”.

    “Jam vërtet e shkatërruar për familjen dhe të dashurit e tij. Zemra ime është me familjen, miqtë dhe kolegët e tij”.

  • Fillon gjyqi ndaj 21-vjeçarit, akuzohet se planifikoi sulm në koncertin e Taylor Swift

    Fillon gjyqi ndaj 21-vjeçarit, akuzohet se planifikoi sulm në koncertin e Taylor Swift

    Gjyqi i një 21-vjeçari të akuzuar për planifikimin e një sulmi në një koncert të Taylor Swift në Vjenë në vitin 2024 filloi të martën.

    Avokati i të akuzuarit tha paraprakisht se ai do të pranonte fajësinë për akuzat kryesore.

    I pandehuri, një austriak i identifikuar si Beran A, u arrestua më 7 gusht 2024, një ditë para koncertit të parë nga tre të planifikuar nga ylli amerikan i popit në Vjenë.

    Të tre datat e koncertit u anuluan më pas, raporton Reuters.

  • Shifra marramendëse që bindi Ilir Shaqirin të pranojë ftesën e “Ferma VIP”

    Shifra marramendëse që bindi Ilir Shaqirin të pranojë ftesën e “Ferma VIP”

    Hyrja e fituesit të edicionit të parë të “BBVA” Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka ndezur diskutime të forta në rrjet.

    Kjo pasi prezenca e tij në këtë format po shihet si një veprim i gabuar.

    Por duket se për të qenë në këtë reality-show Iliri ka marrë një shumë goxha të majme të hollash.

    Sipas Prive By LS thuhet se i është paguar rreth 40-mijë euro për të qenë pjesë e fermës, para të cilat jo çdokush do t’i refuzonte apo jo?

  • Kjo është artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Spotify

    Kjo është artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Spotify

    Spotify feston 20 vjetorin dhe publikoi listën e këngëve më të transmetuara të të gjitha kohërave.

    Të dhënat janë mjaft interesante dhe përfshijnë muzikantë, podkaste, albume dhe audiolibra.

    Dhe nëse jeni kuriozë, të dhënat pasqyrojnë transmetimet globale të Spotify që nga prilli i vitit 2026. Informacioni merr parasysh qindra miliona transmetime.

    Dhe nuk duhet të jetë çudi që Taylor Swift , e cila është vazhdimisht artistja më e transmetuar çdo vit, është numri një në listën e të gjitha kohërave! Bad Bunny renditet në vendin e dytë.

    Për sa i përket albumeve, kënga “Un Verano Sin Ti” e Bad Bunny është më e transmetuara ndonjëherë!

    Shkoni poshtë për të parë se kush mban titujt më të transmetuar në Spotify…

    Artistët më të dëgjuar të të gjitha kohërave në Spotify
    1) Taylor Swift
    2) Bad Bunny
    3) Drake
    4) The Weeknd
    5) Ariana Grande
    6) Ed Sheeran
    7) Justin Bieber
    8) Billie Eilish
    9) Eminem
    10) Kanye West
    11) Travis Scott
    12) BTS
    13) Post Malone
    14) Bruno Mars
    15) J Balvin
    16) Rihanna
    17) Coldplay
    18) Kendrick Lamar
    19) Future
    20) Juice WRLD.

  • Befason Drake, vesh bluzën me mbishkrimin shqip

    Befason Drake, vesh bluzën me mbishkrimin shqip

    Ylli i muzikës, Drake ka befasuar me paraqitjen e radhës.

    Interpretuesi i shumë hiteve ka publikuar një fotografi ku shihet një bluzë që ai ka veshur e në të cilën shkruahet fjala ZEMËR.

  • Rihanna bën bujë në Instagram me fotografitë nga koleksioni “Savage X Fenty”

    Rihanna bën bujë në Instagram me fotografitë nga koleksioni “Savage X Fenty”

    Rihanna ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale pasi postoi disa fotografi në Instagram ku shfaqej me të brendshme nga koleksioni i saj “Savage X Fenty”.

    Këngëtarja 36-vjeçare pozoi me set të kuq me motive lulesh, duke promovuar vetë markën e saj.

    Ajo u shfaq me reçipeta me dekolte të thellë, tanga dhe minifund, ndërsa imazhet u komentuan gjerësisht nga fansat, të cilët e quajtën “më tërheqëse se kurrë”.

    Rihanna është themeluese e Savage X Fenty, markë që u lançua në vitin 2018 dhe vlerësohet në rreth 1 miliard dollarë (rreth 920 milionë euro).

    Edhe pse u tërhoq nga posti i CEO në vitin 2023, ajo mbetet bashkëpronare dhe kryetare ekzekutive.

    Në të njëjtën kohë, partneri i saj ASAP Rocky ka folur rrallë për jetën e tyre familjare, duke thënë se Rihanna ka ndryshuar pas mëmësisë, por sipas tij ajo ka qenë gjithmonë magjike.

    Çifti janë prindër të tre fëmijëve.

  • Rita Ora risjell skenat e hitit “Praising You”: Fatboy Slim do të jetë gjithmonë legjendë

    Rita Ora risjell skenat e hitit “Praising You”: Fatboy Slim do të jetë gjithmonë legjendë

    Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka rikthyer së fundmi kujtimet nga një prej bashkëpunimeve të saj më të komentuara, duke ndarë me ndjekësit në Instagram një seri fotografish nga xhirimet e klipit “Praising You” (2023), këngë e realizuar në bashkëpunim me DJ-in e famshëm britanik Fatboy Slim.

    Në setin e publikuar, Rita shfaqet në disa momente prapa skenike, ku bie në sy energjia e xhirimeve dhe atmosfera e stilit “club”, të cilën këngëtarja e ka përmendur edhe në mbishkrimin që shoqëron postimin.

    Në disa prej fotove ajo pozon me veshje sportive dhe pamje natyrale, duke dhënë përshtypjen e një dite intensive pune, ndërsa në të tjera shihet mes ekipit të kërcimtarëve dhe stafit, me buzëqeshje e gjendje të mirë – detaje që e bëjnë postimin të duket më shumë si një kujtim personal sesa thjesht promovim.

    Një tjetër fotografi e veçantë është ajo ku Rita shfaqet krah Fatboy Slim, duke e nënvizuar edhe më shumë raportin profesional mes dy artistëve dhe “kiminë” e bashkëpunimit që u reflektua edhe në projektin muzikor.

    Krahas imazheve, Rita Ora ka ndarë edhe një mesazh të ndjerë për DJ-in britanik, duke shkruar: “Si një fëmijë i viteve ’90 që po i jeton prapë ditët e saj të klubeve, Fatboy Slim do të mbetet gjithmonë një LEGJENDË. Ishte një ëndërr të ‘rimendonim’ hitin e tij dhe ta shndërronim në ‘PRAISING YOU’… 2023”, ka shkruar ajo, duke e përshtatur nostalgjinë e saj me respektin për një emër ikonë të skenës elektronike.

    – YouTube youtu.be

    Kujtojmë se Fatboy Slim vitin e kaluar ishte në Kosovë për një performancë në festivalin “Sunny Hill”, ku kishte dhënë edhe një intervistë ekskluzive për Telegrafin, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin e tij me Ritën dhe energjinë që ajo solli në projekt.

    Postimi i fundit i Ritës u prit me reagime të shumta nga fansat, të cilët e komentuan nostalgjinë e saj për periudhën e vitit 2023 dhe pamjet nga prapaskenat, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te “Praising You” dhe tek bashkëpunimi me një prej DJ-ëve më të njohur në botë. /Telegrafii

  • Ilir Shaqiri me fjalë prekëse për Rexhep Qosjen: U shua institucioni i mendimit shqiptar

    Ilir Shaqiri me fjalë prekëse për Rexhep Qosjen: U shua institucioni i mendimit shqiptar

    Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar dhe një prej emrave më të rëndësishëm të kulturës sonë.

    Në reagimin e tij publik, Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të spikatura për të përshkruar ndikimin e Qosjes ndër dekada, duke e quajtur atë “institucion” dhe një dritë udhërrëfyese për shqiptarët.

    “U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve! Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë! Lamtumirë, PROFESOR!”, shkroi Shaqiri.

  • Spekulime për martesë në Itali: Çfarë dihet për planet e Dua Lipës

    Spekulime për martesë në Itali: Çfarë dihet për planet e Dua Lipës

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është bërë sërish në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare pas raportimeve se mund të jetë duke planifikuar një ceremoni martesore në Itali. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga artistja apo përfaqësuesit e saj.

    Sipas disa mediave italiane, hoteli historik “Villa Igiea” në Palermo dyshohet se është rezervuar për një event privat në fillim të shtatorit, konkretisht mes datave 5 dhe 7. Këto raportime kanë nxitur spekulime se mund të bëhet fjalë për një dasmë të mundshme.

    Dyshimet janë shtuar edhe pas shfaqjes së këngëtares në shoqërinë e organizatores së njohur të eventeve, Alessandra Grillo, e cila ka realizuar disa nga ceremonitë më prestigjioze në Itali. Megjithatë, as ky detaj nuk është konfirmuar si i lidhur me ndonjë plan konkret martese.

    Palermo, ndërkohë, është kthyer në një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale, ku fansat dhe mediat lokale kanë nxitur diskutime për një event të mundshëm, edhe pse mungojnë prova të drejtpërdrejta.

    Lidhja e Dua Lipës me qytetin sicilian daton më herët. Në verën e vitit 2025, ajo vizitoi Palermon së bashku me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner. Çifti u pa duke vizituar disa prej atraksioneve kryesore turistike, përfshirë Kapelën Palatine dhe Katedralen e Palermos, si dhe duke shijuar jetën dhe kuzhinën lokale.

    Më pas, artistja ndau në rrjetet sociale momente nga udhëtimi, duke e përshkruar qytetin si “Palermo in my heart”, ndërsa më vonë e përmendi eksperiencën edhe gjatë një koncerti, duke theksuar përshtypjet e saj pozitive për kulturën dhe gastronominë siciliane.

    Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje që nga viti 2024 dhe e bënë publike marrëdhënien e tyre në vitin 2025. Turner, ndërkohë, përflitet edhe si një nga emrat e mundshëm për rolin e ardhshëm të James Bond, çka ka rritur më tej interesin mediatik rreth çiftit.

  • Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

    Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

    Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, është larguar nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që prej 7 prillit dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit. Dalja e tij nga spitali është shoqëruar me deklarata të forta që kanë tërhequr vëmendje të madhe në Turqi dhe më gjerë.

    Gjatë prononcimit për mediat, Tatlıses foli hapur për periudhën e qëndrimit në spital, duke zbuluar se vetë kishte kërkuar që disa nga fëmijët e tij të mos lejoheshin ta vizitonin. Ai u shpreh me tone emocionale për marrëdhëniet familjare, duke veçuar vajzën Tuğçe, ndërsa la të kuptohej se raportet me djalin e tij Ahmet Tatlıses mbeten të tensionuara. “Jo të gjithë janë në vendin që meritojnë në zemrën time,” tha ai, duke shtuar se nëse do të ishte në vendin e fëmijëve të tij, nuk do ta linte kurrë babanë vetëm në një situatë të tillë.

    Artisti turk gjithashtu bëri bujë me deklaratën për trashëgiminë e tij, duke theksuar se nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve, por shtetit turk. Ai argumentoi se pasurinë e ka krijuar vetë dhe se secili duhet të ndërtojë rrugën e tij në jetë, duke shtuar se emri “İbrahim Tatlıses” është trashëgimia më e madhe që u ka lënë.

    Në fund, ai njoftoi fansat për projekte të reja muzikore, përfshirë publikimin e këngës “Baboş” këtë javë, si dhe dha një parashikim sportiv duke deklaruar se në derbin e ardhshëm “Fenerbahçe do të fitojë”.