ATV

Category: SHOWBIZ

  • Dua Lipa refuzon të performojë në duelin e boksit Joshua-Fury

    Dua Lipa refuzon të performojë në duelin e boksit Joshua-Fury

    Pop-ylli botëror, Dua Lipa, nuk pritet të performojë në mbrëmjen e duelit të madh të boksit, Anthony Joshua-Tyson Fury, që do të mbahet më vonë gjatë vitit.

    Britanikët Joshua e Fury do të përballen në meçin e shumëpritur në fund të vitit.

    Gjithsesi kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh, ka sugjeruar se meçi rrezikohet nëse Dua Lipa nuk pranon të performojë si pjesë e promovimit të ngjarjes.

    Është e paqartë nëse komenti ishte dhënë me qasje serioze apo me shaka, por BBC Sport ka raportuar të premten se yllit me rrënjë nga Kosova i është kërkuar të performojë, por e ka refuzuar ofertën dhe nuk pritet të jetë e përfshirë në ngjarje.

    Dua Lipa është një prej yjeve më të mëdha të botës në muzikë.

    Vendi i meçit Fury-Joshua nuk është caktuar ende, edhe pse raportohet se stadiumi Wembley në Britani është i preferuari për muajin tetor.

    Viteve të fundit është shtuar prania e yjeve muzikore në organizime sportive.

    Reperi Eminem e shoqëroi Terence Crawfordin në meçin ndaj Errol Spence Jr. Ndërkaq frontmeni i Oasis, Liam Gallagher, performoi disa këngë para meçit Daniel Dubois – Anthony Joshua më 2024. E reperi 50 Cent performoi gjatë hyrjes së Chris Eubankut për rimeçin ndaj Conor Bennit.

  • “Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija kujton Shpat Kasapin në ditën e tij të lindjes

    “Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija kujton Shpat Kasapin në ditën e tij të lindjes

    Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

    Ajo ka publikuar një video ku Shpati shihet në momente të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

    Krahas saj, Selvija ka shkruar se dhimbja për mungesën e tij është ende e madhe, por beson se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

    Në mesazhin e saj ajo tregon edhe për Roelin, duke thënë se fjalët e tij e prekin shumë. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar Shpatit ditëlindjen në qiell.

    Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur në nëntor 2025 si pasojë e një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku shqiptar.

  • Selin Bollati krahas vjehrres në vendlindjen e DJ Gimbos në Istog

    Selin Bollati krahas vjehrres në vendlindjen e DJ Gimbos në Istog

    Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati ndodhet në Kosovë.

    Kjo marrë parasysh lidhjen e saj me DJ Gimbon, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e formatit të lartpërmendur.

    Ka qenë DJ që ka postuar një fotografi në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, ku shfaqet krah të ëmës dhe Selin.

    “Familja”, ishte përshkrimi i fotografisë.

  • Zbulohet bashkëpunimi mes dy këngëtarëve – Ende pa u publikuar kap milionat

    Zbulohet bashkëpunimi mes dy këngëtarëve – Ende pa u publikuar kap milionat

    Një bashkëpunim i shumëpritur duket se është në prag publikimi në skenën muzikore shqiptare. Këngëtarët Elvana Gjata dhe Rilind Alimani kanë paralajmëruar projektin e tyre të përbashkët, i cili pritet të vijë së shpejti për publikun.

    Ishte fillimisht Rilindi ai që “ngacmoi” ndjekësit në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet për një projekt të ri muzikor. Pak më vonë, konfirmimi erdhi nga vetë Elvana Gjata, e cila zbuloi se bëhet fjalë për një duet mes tyre.

    Edhe pse kënga ende nuk është publikuar zyrtarisht, ajo ka arritur të marrë vëmendje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona klikime dhe reagime nga fansat.

    Sipas paralajmërimeve, projekti pritet të jetë një këngë verore, me ritme energjike dhe atmosferë pozitive, duke premtuar të kthehet në një nga hitet e sezonit.

     

     

  • Kanye West vjen në Tiranë, koncert live më 11 korrik

    Kanye West vjen në Tiranë, koncert live më 11 korrik

    Kanye West do të mbajë një koncert live në Tiranë më 11 korrik.

    Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar organizimin e eventit në kryeqytet.

    Koncerti pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, duke sjellë në skenë një nga emrat më të njohur të industrisë globale të muzikës.

    Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi vendin e zhvillimit, orarin apo mënyrën e shpërndarjes së biletave.

  • Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP 3 kryeministrit Edi Rama

    Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP 3 kryeministrit Edi Rama

    Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka sjellë një nga momentet më komike në Ferma VIP, teksa gjatë një sfide brenda fermës i është drejtuar me një “thirrje” të pazakontë kryeministrit Edi Rama.

    E vendosur nën presion për të fituar sfidën e mbledhjes së lepujve, Ahmeti zgjodhi ta trajtojë situatën me humor, duke “kërkuar” ndihmën e Ramës përmes satelitëve imagjinarë “Albania 1” dhe “Albania 2”, si zgjidhje për lokalizimin e kafshëve.

    “Kryeministër, a punon sateliti me i gjet pak lepujt e mi?… Lësho pak satelitin t’i kapin”, u shpreh ajo gjatë bisedës me konkurrentët, ndërsa shtoi se po “humbte pikë” në sfidë dhe ishte në minus.

    Në të njëjtën bisedë, konkurrentja Sara e nxiti të kapte të paktën një lepur vetë, por Moza vijoi me batuta, duke insistuar se Rama “nuk lë gjë pa gjetur”.

    “I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, ti çfarë nuk gjen”, dëgjohet të thotë Ahmeti, duke e kthyer sfidën në një skenë plot ironi.

    Por “kërkesa” e saj nuk u ndal me kaq. Në vazhdën e humorit, Mimoza kërkoi edhe ndihmën e platformës e-Albania, duke sugjeruar me ironi që lepujt të pajisen me certifikata identiteti, në mënyrë që të mos mbeten “me identitet të panjohur”.

    “Dua shtatë certifikata lepujsh me e-Albania, ju lutem punon sistemi?… Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura mes konkurrentëve.

    Momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, ku ndjekësit e emisionit e kanë komentuar si një nga skenat më spontane dhe argëtuese të Ferma VIP, duke vlerësuar stilin ironik të Ahmetit dhe mënyrën si e kthen çdo situatë në batutë.

  • Arrestohet vëllai i kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gokçe, dyshohet për përfshirje në rrjet prostitucioni

    Arrestohet vëllai i kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gokçe, dyshohet për përfshirje në rrjet prostitucioni

    Ozgur Gokçe, vëllai i kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokçe, është arrestuar në Stamboll më 27 prill nën akuzën për lehtësim të prostitucionit të të miturve.

    Sipas prokurorisë, rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë për prostitucion, të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kuçukçekmece, e cila merret me krime të organizuara dhe terrorizëm.

    Hetimi ka nisur më 30 janar me një operacion ndaj personave të dyshuar për ndërmjetësim në prostitucion dhe sigurim të ambienteve për këtë aktivitet.

    Autoritetet kanë deklaruar se nga analiza e telefonave të sekuestruar janë zbuluar prova shtesë, përfshirë persona që vepronin si ndërmjetës dhe llogari bankare të përdorura për të mbledhur të ardhura nga prostitucioni.

    Pas këtyre gjetjeve, më 17 prill është zhvilluar një tjetër operacion, ku disa persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë lënë të lirë me masa gjyqësore.

    Ozgur është ndaluar zyrtarisht më 27 prill dhe më pas është dërguar në gjykatë me kërkesë për arrest, nën akuzën e lehtësimit të prostitucionit të fëmijëve sipas Kodit Penal turk.

    Ai kishte qenë më herët i ndaluar edhe në një tjetër hetim për prostitucion dhe drogë, por ishte liruar pasi kishte mohuar akuzat për përfitim financiar nga ndërmjetësimi i personave.

  • Kishte abuzuar vajzat e mitura, aktori i njohur dënohet me burgim të përjetshëm

    Kishte abuzuar vajzat e mitura, aktori i njohur dënohet me burgim të përjetshëm

    Nathan Chasing Horse, i njohur dikur për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar “Dances with Wolves”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nevada, pas një rasti që ka tronditur opinionin publik.

    49-vjeçari u shpall fajtor për 13 akuza të rënda, përfshirë sulme seksuale ndaj tre vajzave indigjene. Sipas prokurorisë, ai kishte ndërtuar një rrjet abuzimi duke përdorur rolin e tij si udhëheqës shpirtëror i një sekti të quajtur “The Circle”.

    Hetimet zbuluan se Chasing Horse kishte shfrytëzuar besimin dhe ndjeshmërinë e viktimave, duke i manipuluar nën premtime dhe kërcënime. Në disa raste, abuzimet janë justifikuar si “rituale shpirtërore” ose si mënyra për të “shpëtuar” familjarë të viktimave nga sëmundje të rënda.

    Një nga viktimat dëshmoi në gjykatë se ishte detyruar të heshtë për vite me radhë, pasi ishte kërcënuar se do të dëmtohej nëse fliste. Ajo tha se ishte vetëm 14 vjeçe kur nisi abuzimi dhe përshkroi humbjen e fëmijërisë së saj si një plagë të pashërueshme.

    Prokurorët deklaruan gjithashtu se organizata e tij funksiononte si një sistem kontrolli, ku anëtarët sillnin vajza të reja dhe i dorëzonin tek ai. Disa prej rasteve përfshijnë edhe të mitura që planifikoheshin të martoheshin sapo të mbushnin moshën ligjore.

    Gjykatësi theksoi se veprimet e tij përbëjnë një abuzim ekstrem të pushtetit dhe besimit shpirtëror, duke e cilësuar dënimin me burgim të përjetshëm si të domosdoshëm për drejtësi ndaj viktimave.

  • Vedati ironizon me situatën politike në vend, publikon një fotografi me ‘Gjylën’ nga një skeç i vitit 2016: Presidentet e ardhshme

    Vedati ironizon me situatën politike në vend, publikon një fotografi me ‘Gjylën’ nga një skeç i vitit 2016: Presidentet e ardhshme

    Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, ka marrë vëmendje me një postim të publikuar së fundmi në rrjete sociale.

    Ai ka ironizuar me situatën politike, më konkretisht dështimin për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

    I njëjti ndau një imazh të përbashkët me aktorin Osman Azemi, të realizuar vite më parë.

    “Presidentet e ardhshme”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.

    Fotografia e tyre është marrë nga skeçi “Zojat në Interaktiv”, të bërë para 10 viteve.

    Ata tashmë janë ndarë dhe kanë vazhduar secili me projektet e angazhimet e tyre.

    Duhet theksuar që Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit ka dështuar të përmbyllet brenda afateve kushtetuese.

  • Rina Balaj zbulon se kur publikohet kënga e saj e re

    Rina Balaj zbulon se kur publikohet kënga e saj e re

    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ppo vjen me një projekt të ri muzikor.

    Kështu ka bërë të ditur vet ajo, duke treguar se lansimi do të bëhet me 30 prill.

    “Ma Baby, Ma Friend – 30. APRIL”, ka shkruar Balaj në Instagram.