ATV

Category: SHOWBIZ

  • Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit – Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën “Titan”

    Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit – Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën “Titan”

    Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit madhështor evropian, “Eurovision Song Contest”.

    Këtë vit, do të na përfaqësojë këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima me këngën “Titan” derisa këndon e dyta me renditje.

    Besa e cila ka bërë disa modifikime në këngë nga versioni i parë, pritet të rrëqeth publikun me performancën e saj elektrizuese; kështu së paku është parë nga pamjet e provave.

    Ajo do të jetë në shoqërinë e tre valltareve, të cilat do t’i japin ngjyrim të mëtejmë performancës së saj.

    Eurovisioni këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores triumfuese të Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

    Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën më 7 maj ku përformuan 15 shtete, prej të cilave 10 vende siguruan finalen e madhe.

    Sidoqoftë, sot, në gjysmëfinalen e dytë do të performojnë 16 shtete; kjo është renditja:

    Malta;

    Shqipëria;

    Greqia;

    Zvicra;

    Republika Çeke;

    Austria;

    Danimarka;

    Armenia;

    Letonia;

    San Marino;

    Xhorxhia;

    Gjeorgjia;

    Belgjika;

    Estonia;

    Izraeli;

    Norvegjia;

    Holanda. /Telegrafi/

  • Zbulohen arsyet që çuan drejt divorcit Elia Zaharian dhe Princ Lekën

    Zbulohen arsyet që çuan drejt divorcit Elia Zaharian dhe Princ Lekën

    Princ Leka dhe Elia Zaharia, janë tashmë zyrtarisht të ndarë. Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes të dyve, përmes një dakordësie të arritur mes të dy palëve.

    Në vendimin e zbardhur të gjykatës, të siguruar nga BalkanWeb thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc te tre arsye.

    Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tre arsyet e forta të divorcit të çiftit.

    Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia.

    Kujtojmë se në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit Gjergj Zaharia shkuan deri në përplasje fizike.

    Dy ditë pas ngjarjes, më 12 mars, Gjykata e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharian, atëherë në proces divorci. Sipas urdhrit të mbrojtjes, çifti duhet të mbante distancë 5m nga njëri-tjetri. Gjykata nuk pajisi me urdhër mbrojtje babain e Elia Zaharisë, Gjergj Zaharinë, i cili u denoncua nga Princ Leka për dhunë.

    Gjithashtu, në urdhrin e Gjykatës së Tiranës saktësohej se Princi nuk duhet të qëndrojë në Pallatin e trashëguar, ndërkohë Elia nuk duhet të jetë në banesë në momentin që Leka do të takohet me vajzën e tij, trashëgimtaren e drejtpërdrejtë të Pallatit mbretëror, princeshë Geraldina.

    Ndërkohë, Princ Leka ka nisur një lidhje të re dashurie dhe bashkëjetesë me fotografen Blerta Celibashi./Topchannel

  • Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, futbollisti shqiptar bën thirrje për mbështetje

    Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, futbollisti shqiptar bën thirrje për mbështetje

    Këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2024”, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

    Këngëtarja shqiptare do të performojë në datën 9 maj me këngën “Titan”.

    Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani përmes një video në “InstaStory” ka bërë thirrje për mbështetje. Ai kërkon që të gjithë të votojnë Shqipërinë.

    “Në 9 maj Shqipëria do të luajë në Europianin e muzikës, Eurovision 2024. Të bashkohemi dhe ta mbështesim këngën “Titan” dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në Eurovision 2024. Votoni 02″, thotë Asllani.

  • Sonte fillon Eurovision 2024

    Sonte fillon Eurovision 2024

    Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest.

    15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

    Shfaqja fillon në orën 21:00 CEST, drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi.

    Prezantuesit e këtij spektakli janë: Petra Mede dhe Malin Akerman.

    Të enjten, gjysmëfinalja e dytë do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 16 këngë.

    Shqipëria në ndërkohë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit.

    Sivjet përfaqësohet nga artistja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima me “Titan”.

    Më poshtë ua sjellim listën e vendeve që do të performojnë në natën e parë të Eurovision:

     

  • Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 – mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

    Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 – mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

    Dua Lipa vazhdon të dëshmojë se është një nga yjet me plot stil me paraqitjet që bën në tapetin e kuq.

    Fituesja e ‘Grammy’-t, 28 vjeçe, ka shkëlqyer në një ansambël Marc Jacobs tërësisht të zi në Met Gala 2024 të hënën, më 6 maj.

    Duke ecur në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit të New York-ut, Lipa mahniti në një fustan të tejdukshëm dantelle mbi një korse të bardhë.

    Duke kanalizuar temën e ekspozitës “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”, veshja paraqiste detaje me lule.

    Lipa e kompletoi ‘look’-un me një pelerinë me pupla të zeza, grim sysh të nxirë, doreza me dantella të zeza me pika dhe shumë bizhuteri argjendi nga Tiffany & Co.

    Këngëtarja e “Houdini” ka kaluar në tapetin e kuq pa të dashurin e saj, Callum Turner.

    Edhe pse Met Gala e këtij viti nuk shënoi debutimin e çiftit në tapetin e kuq, Lipa më parë mori pjesë në eventin e vitit 2019 me të dashurin e saj të atëhershëm, Isaac Carew. /Telegrafi/

    LEXONI EDHE:

    Rita Ora mahnit me dukjen – shfaqet tërësisht e zhveshur në Met Gala 2024

     

  • Rita Ora mahnit me dukjen – shfaqet tërësisht e zhveshur në Met Gala 2024

    Rita Ora mahnit me dukjen – shfaqet tërësisht e zhveshur në Met Gala 2024

    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala.

    Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka marrë pjesë për të 10-tën herë në këtë event prestigjioz.

    Ajo edhe këtë herë mori vëmendjen e të gjithëve, duke iu përshtatur temës së përzgjedhur për këtë vit.

    Bukuroshja nga Kosova zgjodhi një fustan të guximshëm shumëngjyrësh, i cili ia vë në pah linjat e bujshme trupore – marrë parasysh edhe përshtatjen e temës.

    Me model flokësh të veçantë e grim të thjeshtë, 33-vjeçarja edhe një herë ka mahnitur.

    Në një shkrim të gjatë në Instagram, ajo flet për fustanin dhe për përzgjedhjen që ka bërë duke falënderuar ekipin e saj.

    Postimi i plotë i Orës:

    “Paraqitja ime e dhjetë në Met! Faleminderit revista Vogue. Tema e këtij viti: Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës.

    Ky fustan përmbledh në mënyrën më delikate dhe më të fuqishme një sixhade të vërtetë artizanale njerëzore që përfshin një periudhë prej dy mijëvjeçarësh nga Egjipti në Romë.

    Ai përbëhet nga rruaza qelqi antike të një lloji nga e gjithë bota, duke nxjerrë në pah një nga objektet e punuara më të lashta të njerëzimit dhe të kombinuara së bashku me rruaza qelqi antike të punuar me dorë nga Murano, duke filluar nga vitet 40 deri në vitet 70.

    Është ndërtuar sikur të gjitha rruazat vertikale të jenë thurur së bashku për të bërë një lojë të ndërlikuar të modelit midis ngjyrës dhe strukturës.

    Vertikaliteti i fustanit zgjat siluetën, dhe tensioni i lehtë rreth belit nxjerr më tej kthesat e trupit. E gjitha varet nga një strukturë e bukur metalike e punuar me dorë, e cila zbukuron qafën pothuajse si një xhevahir dhe e përcakton atë në një mënyrë shumë grafike. Faleminderit ekipi i ëndrrave”. /Telegrafi/

  • “Kur e pashë Afronën me lot në sy, me doli loti, edhe burrat qajnë”, Blero flet për herë të parë për takimin pas dy vitesh me ish-gruan

    “Kur e pashë Afronën me lot në sy, me doli loti, edhe burrat qajnë”, Blero flet për herë të parë për takimin pas dy vitesh me ish-gruan

    Mori vëmendje të madhe një promo e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Një takim mes ish çiftit pas dy vitesh.

    Lidhur me këtë takim me Afronën, Blero ka folur për herë të parë.

    I ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, ai dha detaje të shumta duke treguar se kanë folur për shumë gjëra të ndryshme, madje edhe se si erdhi deri te takimi mes dyshes.

    “E kam pa të arsyshme me shku edhe me taku Afronën edhe me folë disa gjana qe s’janë fol, na s’kena pasë kontakte dy vjet. Edhe Afrona ke dakord për atë takim, kemi fol me orë të tana për shumë sende, në ndërkohë thash qysh po të ec emisioni, tha shumë mirë, i thash a po don me ta dhezë emisionin , tha pse a ishe ardhë a, i thash gjithë, edhe vendosëm që me shku në emision. Ne i kemi borxh publikut se është folë shumë për ndarjen tonë. Afrona është e ndjeshme, edhe kemi kalu shumë sfida me Afronën, edhe burrat qajnë, edhe kur e pash atë me lot në sy, më shkoj edhe mu një lot”, tha Blero.

    Rrëfimin e tij të plotë e gjeni ën videon më poshtë:

  • Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Titanic” në moshën 79-vjeçare

    Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Titanic” në moshën 79-vjeçare

    Aktori i njohur i filmit “Titanic”, Bernard Hill ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

    Sipas raportimeve të “BBC News”, ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

    Me origjinë nga Mançesteri, Hill i jetoi në Suffolk me gruan dhe aktoren Mariana Hill.

    Përveç roleve në “Titanic-ut” dhe “Lord of the Rings”, ai gjithashtu luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Poashtu luajti edhe personazhin e Yosser Hughes në serialin ikonik të dramës “Boys from the Blackstuff”.

  • Stili unik i Rita Orës, ‘pushton’ New York-un

    Stili unik i Rita Orës, ‘pushton’ New York-un

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka “çmendur” fansat me veshjen e saj.

    Bukuroshja në paraqitjen e radhës në NYC përzgjidhi të vesh një pallto të gjatë, te brendshme poshtë dhe çizme të bardha me taka deri tek gjuri.

    Ajo mbante një palë syze dielli me kornizë të bardhë dhe iu shmang shiut me një ombrellë të mbajtur nga një anëtar i stafit.

    Rita shkëlqeu ndërsa bëri një ecje për të shfaqur veshjen para se të hipte në makinë.

    “Met Gala” do të mbahet më 6 maj dhe pritet që kosovarja të shkëlqej me stilin e saj.

  • Dua Lipa publikon albumin e tretë në karrierë “Radical Optimism”

    Dua Lipa publikon albumin e tretë në karrierë “Radical Optimism”

    Ylli i muzikës me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shënuar sot (e premte) një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore me lansimin e albumit të saj më të ri me titull “Radical Optimism”.

    Ky album vazhdon rrugëtimin e saj të mbresëlënëshëm pas suksesit të jashtëzakonshëm të dy albumeve të para, “Future Nostalgia” (2020) dhe albumit debutues të saj në vitin 2017, me titull “Dua Lipa”.

    “Radical Optimism” përmban një koleksion prej 11 këngësh, përfshirë edhe hitet që tashmë kanë bërë jehonë si “Houdini”, “Training Season” dhe “Illusion”, të cilat janë të njohura nga publiku pasi u publikuan disa muaj më parë.

    Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Dua Lipa ka shpërndarë disa fotografi ekskluzive nga prapaskenat e përgatitjes së albumit, duke ndarë emocionet e saj me ndjekësit.

    Ajo shprehu ndjenjat e saj në mbishkrimin e fotografive duke shkruar: “RADICAL OPTIMISM ËSHTË I JUAJI! Shumë e mirënjohur për atë që ky album më ka dhuruar gjatë kohës së shkrimit dhe jam kaq e lumtur/e lehtësuar/e entuziazmuar/e trembur/po qaj/po vërshëlloj që më në fund është i juaji. Ju dua dhe faleminderit për gjithë mbështetjen në çdo hap të rrugës”.

    Me këto fjalë, Dua Lipa thekson lidhjen e saj të ngushtë me fansat dhe falënderon secilin prej tyre për mbështetjen e pandërprerë. Albumi i ri “Radical Optimism” pritet të sjellë një përmbledhje të mahnitshme të zërave dhe tekstshkrimit të Dua Lipës dhe të vazhdojë të forcojë praninë e saj në skenën botërore të muzikës pop. /Telegrafi/