ATV

Category: SHOWBIZ

  • Robert Berisha më i dashuruar se kurrë, flet për herë të parë për Anën

    Robert Berisha më i dashuruar se kurrë, flet për herë të parë për Anën

    Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin STUDO A në ATV, ku bëri një rrëfim një rrëfim për jetën e tij private, familjen si dhe karrierën artistike.

    Në këtë emision ai foli edhe për herë të parë për të dashurën e tij, Ana Skrel.

    Ai tha se ajo është e rritur në Amerikë, madje nuk ka ditur asgjë as për këngët e tij.

    Robert Berisha ka treguar edhe si ka ndodhur takimi i parë më Anën.

    Rrëfimin e tij e gjeni ën videon më poshtë:

  • Dafina Zeqiri publikon fotografi me Rita Orën dhe bashkëshortin e saj, në sy bie shqiponja e vendosur mbi ballin e Taikas

    Dafina Zeqiri publikon fotografi me Rita Orën dhe bashkëshortin e saj, në sy bie shqiponja e vendosur mbi ballin e Taikas

    Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka ndarë një fotografi të rrallë përmes InstaStory me fansat e saj, ku shfaqet së bashku me yllin me famë ndërkombëtare Rita Ora dhe bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur hollivudian Taika Waititi.

    Pavarësisht se nuk ka dhënë detaje shtesë në postim, imazhi flet vetë për mikpritjen dhe gëzimin e këtij takimi.

    Fotografia duket se është realizuar në ditëlindjen e 33-të të Ritës, e cila është mbajtur në Prishtinë në nëntorin e vitit të kaluar. Rita Ora dhe Taika Waititi vizituan kryeqytetin shqiptar, duke u takuar me disa prej figurave më të njohura të skenës politike dhe shoqërore të vendit.

    Në foto, Dafina dhe Rita shfaqen duke qeshur dhe duke shkëmbyer momente të lumtura, ndërsa Taika Waititi duket se ka pranuar me krenari simbolet kulturore të Shqipërisë, duke mbajtur në ballë një shqiponjë dykrenare dhe duke formuar me duar një simbol të ngjashëm me shqiponjën.

    Ky takim simbolizon një urë midis yjeve shqiptare me ata ndërkombëtarë, dhe tregon fqinjësinë dhe vlerat e kulturës shqiptare. /Telegrafi/

     

  • Ka mbi dhjetë vite karrierë, por Bella Hadid largohet nga bota e modës për një arsye të veçantë

    Ka mbi dhjetë vite karrierë, por Bella Hadid largohet nga bota e modës për një arsye të veçantë

    Supermodelja Bella Hadid ka vendosur të tërhiqet nga karriera e saj magjepsëse dhe të bëjë një jetë të re në Teksas së bashku me partnerin e saj, Adan Banuelo.

    Pas dhjetë vitesh në industrinë e modelingut, Hadid e kuptoi se ajo duhej t’i jepte përparësi mirëqenies mbi karrierën e saj.

    Në një intervistë me revistën Allure, zeshkania ndau ndjenjën e saj të re të lirisë dhe autenticitetit. Bukuroshja shprehu se si jeta e saj në Teksas ndryshon nga përvojat e saj të së kaluarës, duke theksuar rëndësinë e kalimit të kohës me miqtë e vërtetë dhe fokusimit në kujdesin për veten.

    Vendimi i Hadid për t’i dhënë përparësi shëndetit të saj mendor dhe fizik vjen pasi luftoi në heshtje me sëmundjen ‘Lyme’ dhe çështje të tjera shëndetësore gjatë vitit të kaluar.

    Pavarësisht suksesit të saj të mëparshëm në industrinë e modës, ajo zbuloi se kërkesat e modelingut nuk po e përmbushnin atë në nivel personal.

    Zhvendosja në Teksas e ka lejuar Hadidin të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo e përshkruan kohën e saj në Teksas si “kohën më të mirë”, duke theksuar gëzimin e lidhjeve të vërteta dhe lirinë për të qenë vetvetja pa presionin e mbajtjes së një imazhi të caktuar.

    Edhe në ditët sfiduese, Hadid vlerëson mundësinë për t’i dhënë përparësi mirëqenies së saj dhe për të marrë kohë për veten.

    Ky ndryshim në perspektivë i ka sjellë asaj një ndjenjë të re të lumturisë dhe kënaqësisë. /Telegrafi/

  • Pasuria e Dua Lipës në vlerë miliona dollarë

    Pasuria e Dua Lipës në vlerë miliona dollarë

    Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në vitin 2017 me albumin e saj dhe me hitet si “New Rules” dhe “IDGAF”. Që atëherë, ajo ka fituar çmime si “Grammy” dhe “Brits” dhe madje ka zënë një vend në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës Time.

    Lipa filloi të postonte këngë në YouTube si adoleshente. Ajo nënshkroi me Warner Music Group në 2015 dhe publikoi këngën e saj debutuese “New Love”. Më pas publikoi albumin e saj debutues me titull “Dua Lipa” në vitin 2017. Albumi krijoi këngë hit si “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

    “New Rules” u bë një nga këngët më të transmetuara nga një artiste femër në Spotify. Ajo fitoi dy çmime “Brit” për Artiste Solo Britanike dhe British Breakthrough Act.

    Sipas “networth”-it, pasuria e Duas vlerësohet me rreth 35 milionë dollarë!

  • Zvicra është fituese e Eurovision 2024

    Zvicra është fituese e Eurovision 2024

    Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Zvicër.

    Këngëtari zviceran Nemo është fitues i edicionit të 68-të të Eurovision, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë. Ai mblodhi 591 pikë pas votave të tifozëve dhe jurisë profesionale.

    Nga juritë profesionale të 37 shteteve, Zvicra u rendit e para me 365. Gjithsej 22 shtete i dhanë pikët maksimale (Ukraina, Luksemburgu, Azerbajxhani, San Marino, Malta, Shqipëria, Danimarka, Spanja, Gjeorgjia, Greqia, Estonia, Holanda, Austria, Italia, Finlanda, Portugalia, Letonia, Irlanda, Polonia, Lituania, Suedia)

    Ndërsa nga publiku, Zvicra mori 226 pikë, të mjaftueshme për të lënë në vend të dytë Kroacinë, e cila u votua me 337 pikë nga publiku.

    25-vjeçari zviceran Nemo performoi me këngën “Kodi”.

    I lindur në vitin 1999 në Biel, një qytet i vogël dygjuhësh në Zvicër, Nemo ka luajtur në violinë, piano dhe bateri që kur ishte fëmijë i vogël.

    Në vitin 2016, Nemo u bë i famshëm brenda natës përmes një paraqitjeje në SRF Virus (#Cypher), i cili u bë viral në mediat sociale. Më pas ata publikuan dy EP – përmes të cilave 7 këngë u futën drejtpërdrejt në top-listën e singleve zvicerane

    2020-ta shënoi fillimin e një periudhe ndryshimi për Nemo, kur ai dhe grupi i tij filluan të shkruanin dhe të prodhonin për artistë të tjerë, si dhe filluan të publikonin këngë në anglisht.

    Në muzikën e tij, Nemo merret me tema të tilla si identiteti gjinor, shëndeti mendor dhe gjetja e vendit të dikujt në këtë botë.

  • Rita Ora shfaqet ‘e nxehtë’ nga pushimet në Meksikë me bashkëshortin dhe motrën e saj

    Rita Ora shfaqet ‘e nxehtë’ nga pushimet në Meksikë me bashkëshortin dhe motrën e saj

    Rita Ora dukej spektakolare teksa kombinoi një bikinit me pantallona të shkurtra xhinse për një udhëtim ëndërr në Tulum.

    Këngëtarja 33-vjeçare e hitit “Hot Right Now” është në një pushim të qetë bregdetar me motrën e saj të madhe, 35-vjeçare, dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga eksplorimi i saj atje.

    Ajo dhe burri i saj, regjisori Taika Waitit, publikuan disa imazhe të përbashkëta nga plazhi meksikan, me motrën e Ritës, Elenën që gjithashtu mori ca poza pranë palmave, shkruan The Sun.

    Ndërkohë, Rita zgjodhi një palë bikini në formë trekëndëshe ngjyrë jeshile dhe pantallona të shkurtra të vogla derisa shtrihej mbi një dysheme të pikturuar, duke i shpëtuar nxehtësisë për freskinë e gurit.

    Gjatë një dite tjetër jashtë, ajo gjithashtu zgjodhi pantallona sportive të bardha me një vijë të lartë dhe një bluzë tjetër noti, e mbuluar me një jelek të bardhë.

    Ajo ndryshoi pamjen e zakonshme për një fustan dantelle gjysmë-transparent dhe këpucë flip-flop të zeza për një dalje në mbrëmje, përpara vizitës në një muze natën.

    Ndërsa stili i këngëtares pop mund të ketë bërë përshtypje në pushimet e saj, ndjekësit me sy të mprehtë vunë re se produktet e saj nga linja e modës me markën “Primark” janë ulur ndjeshëm në çmim.

    Shumë prej fansave kanë pyetur gjithashtu nëse fustani i saj shumë provokues dhe i hapur në ‘Met Gala 2024’ ishte nga dyqani “Primark”.

    Por në fakt, fustani i saj i “Met Gala” ishte nga realizuar nga dizajneri italian Marni dhe këngëtarja shpjegoi në një postim në Instagram se fustani “përfshin në mënyrën më delikate dhe të fuqishme një tapiceri të vërtetë të zanateve njerëzore që shtrihen në një periudhë prej dy mijëvjeçarësh nga Egjipti në Romë”. /Telegrafi/

  • Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovisionit

    Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovisionit

    Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga finalja e Eurovisionit të këtij viti që mbahet sot [e shtunë].

    Klein pati një incident në prapaskenë pas performancës në gjysmëfinale të enjten. Një anëtare e grupit të produksionit pretendoi se këngëtari holandez tentoi ta frikësonte. Policia suedeze më pas nisi hetimet.

    Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme që Kleini të vazhdonte në garë” derisa të zhvillohet procesi ligjor.

    “Klein ka thyer rregullat e garës”, thuhet tutje në reagimin e Eurovisionit.

    Klein kishte qenë ndër favoritët për të fituar garën e këngës me “Europapa”.

    “Europapa” i kushtohet babait të Kleinit të cilën e humbi kur ishte 12-vjeçar. Tani 26-vjeç, këngëtari i kishte premtuar babait se një ditë do të arrinte në skenën e Eurovizionit.

    Me largimin e Holandës, në finale do të garojnë 25 këngë.

  • Hailey dhe Justin Bieber po bëhen prindër për herë të parë

    Hailey dhe Justin Bieber po bëhen prindër për herë të parë

    Dyshja e njohur, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

    Këtë lajm, çifti e konfirmoi përmes Instagramit, ku modelja shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

    Ndryshe, Hailey dhe Justin kanë qenë shumë të hapur për dëshirën për të pasur fëmijë.

  • Shqipëria nuk kalon në finale të Eurosong 2024

    Shqipëria nuk kalon në finale të Eurosong 2024

    Këngëtarja Besa Kokëdhima është eliminuar në gjysmëfinale të Eurosong 2024 dhe nuk do të këndojë në finale që do të mbahet të shtunën.

    Besa u paraqit sonte e dyta me këngën “Titan” por kjo këngë nuk arriti që ta kalojë gjysmëfinalen.

    Në finale u kualifikuan 10 shtete për t’ju bashkuar 16 shteteve tjera.

    Në gjysmëfinalen e parë u kualifikuan: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

    Ndërkaq në gjysmëfinalen e dytë kaluan: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia.

  • FSHF me fushatë mbëshetëse për këngën “TITAN” në Eurovision

    FSHF me fushatë mbëshetëse për këngën “TITAN” në Eurovision

    Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në përkrahje të këngëtares, Besa Kokëdhima, e cila sonte do të prezantohet në festivalin evropian të këngës ‘Eurovision’ në Malmo të Suedisë.

    FSHF përmes një postimi në faqen zyrtare ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të mbështesin këngën e përfaqësueses së Shqipërisë, derisa ka bërë të ditur se pjesë e fushatës mbështetëse të këngëtares Kokëdhima janë bërë edhe futbollistët e kombëtares kuqezi.

    “Ndërkohë që Shqipëria bëhet gati për “Euro 2024”, një tjetër sfidë i bashkon të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen në mbarë botën. Sot në mbrëmje në orën 20:30, Shqipëria do të “luajë” në europianin e muzikës – “Eurovision 2024” ku do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike me këngën TITAN. Pjesë e fushatës për të mbeshtetur fuqishëm rrugëtimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” janë bërë edhe djemtë e Kombëtares kuqezi, teksa disa prej tyre kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për të dhënë kontributin me votë në kodin 02. Të gjithë së bashku të bashkohemi dhe të mbështesim këngën TITAN dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në “EUROVIZION 2024”! Të “zbresim të gjithë në skenë” sot me votën tonë për Shqipërinë!”, shkruan FSHF.