ATV

Category: SHOWBIZ

  • Zbardhja e vetullave nga yjet e Hollywood-it

    Zbardhja e vetullave nga yjet e Hollywood-it

    Në botën e modës dhe bukurisë, trendi i ri i zbardhjes së vetullave ka kapur vëmendjen e yjeve të njohur botërorë.

    Dua Lipa kur njoftoi për albumin e saj të ri me foto ku vërehej se pamja saj është ndryshe nga ajo e zakonshmja, jo të gjithë e pëlqyen atë. Trendit të zbardhimit të vetullave iu bashkua edhe Dua. Ky trend, nuk është se edhe pëlqehet nga të gjithë. Por, sigurisht që duhet të ketë një kuptim për yjet që vendosin ta bëjnë një gjë të tillë.

    Sipas parukijerës Kim Garduno, kur nuk vërehen vetullat, mund të shohim vërtet thelbin e personit në sytë e tyre dhe energjia në sy ndryshon në mënyrë drastike. Një vetull e zbardhur, shton ajo, e vë edhe më shumë theksin në grim. Disa yje që praktikojnë këtë trend mundohen të tregojnë karakterin eksperimental dhe një vendim të guximshëm.

    Sot, modelet si Cara Delevingne dhe Kristen McMenamy kanë qenë ndër emrat më të njohur që kanë adoptuar këtë stil. Cara, e cila është njohur për vetullat e saj të trasha, natyrale, surprizoi fansat kur shfaqej me vetulla të zbardhura plotësisht. Kristen, nga ana tjetër, u bë ikonë e njohur në vitet ’90 për imazhin e saj me vetulla të zbardhura si një pjesë e pandashme e identitetit të saj në botën e modës.

    Kur yjet zgjedhin të zbardhin vetullat, mund të ndikojë në parimet e estetikës në industri të tëra, si moda, kinematografia dhe reklamat. Ky trend ka ngjallur debat rreth atë se çfarë konsiderohet ‘bukur’ dhe a është inkurajim për guxim apo vetëm për vëmendje.

    Kur Kim Kardashian publikoi foto me vetullat e zbardhura, ky trend u bë tejet I dëshirueshëm. Sa ‘vetullat e zbardhura’ arritën 227.4 milionë shikime në TikTok. Ka mbi 35,000 postime me hashtag #bleachedbrows në Instagram, që ka tërhequr një mase të madhe vëmendjen pasi sic thuhet është e lehtë, e lirë, e arritshme dhe në fund të fundit trend.

    Në sfilatat e të Balenciaga dhe Prada, modeleve iu hoqën vetullat, duke bërë që një pjesë e adhuruesve të modës të shkruajnë se më shumë ngjasonin me heronjë të filmave fantastiko-shkencorë sesa personalitete inspiruese të modës.

    Interesimi I madh për këtë trend bëri që shumë nga vajzat ta provonin në shtëpi , por perfunduan me djegie ne lekure.

     

  • A shpëtuan nga ndarja lidhjet e dashurisë ne BBVIP?

    A shpëtuan nga ndarja lidhjet e dashurisë ne BBVIP?

    Të krijuara brenda mureve të shtëpisë së Big Brother, shumë lidhje dashurie kanë arritur të sfidojnë kohën për të vazhduar edhe jashtë këtij formati televiziv.

    Këto çifte, të cilat shpeshherë i kanë përballuar sprovat dhe vështirësitë e një ambienti të mbushur me intriga dhe tensione, kanë treguar se dashuria e vërtetë mund të triumfojë në çdo rrethanë. Pas përfundimit të Big Brother-it, jo të gjithë janë aktiv në anën profesionale. Disa prej tyre kanë zgjedhur t’i përkushtohen më shumë jetës personale dhe të qëndrojnë larg vëmendjes së publikut.

    Ndryshe nga të tjerët, Meritoni ka qenë më aktiv duke publikuar këngë në bashkëpunim me Melinda Ademin. Me anë të rrjeteve sociale Meritoni po zbulon shpesh se po gjen kohë për të forcuar marrëdhënien e tij romantike me Ilnisa Agollin.

    Të jesh në qendër të vëmendjes së publikut mund të jetë një sfidë e vërtetë, sidomos kur je një nga ciftet më të pëlqyera Brenda një reality shoë. Prandaj, Ilnisa, Meritoni, dhe Heidi me Romeon po kalojnë shumicën e koëhs duke udhëtuar njëri me tjetrin.

    Sidoqoftë, këto lidhje janë ndërtuar jo vetëm mbi sfida, intriga dhe emocione të forta që vijnë nga jeta në izolim, por edhe me dashuri e pasion të zjarrtë për njëri tjetrin, sa një nga ciftet morën hap të madh në jetën e tyre. Reperi Bardhi dhe Sara Gjordeni tani vec se kanë zbuluar se janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë. Sic thuhet, reperi ka shkuar në Tiranë për të jetuar me Sarën.

    Në fillimet e formatit të reality shoë Big Brother Albania, shumë nga lidhjet që krijoheshin brenda shtëpisë përdoreshin shpeshherë si një strategji loje. Konkurrentët e shihnin mundësinë për të krijuar një lidhje si një mënyrë për të fituar simpati nga publiku dhe për të siguruar qëndrimin e tyre më gjatë në lojë. Në disa raste, këto lidhje ishin thjesht taktika të momentit, të ndërtuara nga nevoja për aleanca dhe mbështetje brenda asaj mjedisi të mbyllur dhe konkurrues.

    Pasi mbaronte reality shoë, shumë këtyre marrëdhënieve u vinte fundi, sepse zhdukej nevoja për të vazhduar një iluzion që kishte më shumë të bënte me lojën se me ndjenjat e vërteta.

    Megjithatë, vitet e fundit, situata duket se ka ndryshuar dukshëm. Lidhjet që krijohen brenda mureve të Big Brother-it tani po tregojnë një nivel të ri të thellësisë emocionale. Ndryshimi i këtij trendi tregon se disa nga konkurrentët po e shfrytëzojnë eksperiencën e Big Brother-it për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme.

    Ilnisa Agolli me Meriton Mjekiqin, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi janë ciftet që u krijuan brena këtij formati dhe vazhdojnë të jenë së bashku.

  • Nga këpucët e shqyera, në tapetin e kuq

    Nga këpucët e shqyera, në tapetin e kuq

    Pavaraësisht pasurive marramendëse, disa prej yjeve të njohur botëror sigurohen të mbajnë me vete kujtimet e hidhura të jetës së tyre, në mënyrë që të mos harrojnë se kush ishin dhe se si nisen.

    Një nga fytyrat më të njohura në botën e televizionit, Oprah Winfrey është një nga njerëzit më të pasur në Amerikë sot, por rruga deri këtu , për të ishte jashtzakonisht e vështirë.

    Ajo improvizonte rrobat e saj me thasë dhe ishte abuzuar dhe flinte në terrasë.

    Oprah më parë ka treguar se është përdhunuar dhe abuzuar nga miqtë e familjes, të cilët nuk janë identifikuar publikisht, ndërsa jetonte me nënën e saj në Milwaukee. Pasi mbeti shtatzënë në moshën 14-vjeçare, ajo u transferua në Nashville për të jetuar me babanë e saj.  Ajo vendosi të lindte foshnjën por që I vdiq në spital. Sic tha Oprah, krejtë cka përjetonte në të kaluarën e saj ishte varfëria dhe vetmia.

    Winfrey shkoi në Universitetin Shtetëror të Tenesit në vitin 1971 dhe u bë prezantuesja e lajmeve e parë me ngjyrë dhe më e reja në moshë në një tv lokal në Tenesi . Sot pasuria e saj është 2.8 miliardë.

    Ai është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe është një nga aktorët më të paguar në botë . Është e vështirë ndoshta të imagjinohet që Tom Cruise dikur nuk kishte fare para. Por familja e tij ishte e varfër dhe ishin pa një shtëpi të përhershme. Babai i tij thuhet se ka qenë i dhunshëm. A mund ta besoni se Tom Cruise kishte ndryshuar 15 shkolla deri në moshën 12-vjeçare – dhe, sic tha ai, gjithnjë ishte bullizuar.

    Aktori para se të bëhej I sukseshëm, kishte punuar në një kafiteri ku ka pastruar enët dhe tavolinat. Për aktorin, viti 1983 ishte viti magjik  kur bota mësoi vërtet emrin, Tom Cruise. Për fat të mirë, ato ditë mbaruan dhe sot Cruise fiton miliona si aktor dhe producent. Pasuria e tij neto është 600 milionë dollarë.

    Në rolin e saj më të famshëm si Carrie Bradshaë në “Sex and the City” ajo vesh vetëm këpucë luksoze, për aktoren Sarah Jessica Parker xhirimet në këtë serial për të ishin ëndërra e bërë realitet .

    Jeta e saj para famës ishte shumë e trishtë, të paktën aktorja e përshkruan si të tillë. Ajo pati deklaruar se në shtëpinë ku jetonin nuk kishin rrymë sa që nuk festonin as krishtlindje, as vit të ri, e as një ditëlindje.  Për dallim nga Cruise dhe Oprah, ajo e cilëson varfërinë si bekim për të sepse në atë shtëpi të zbrazët, kishin shumë dashuri dhe respekt për njëri tjetrin.

    Sarah Jessica Parker tha se të ishte fëmija më i varfër në lagje e bëri atë të ëndërronte dhe punonte më shumë, e që kjo dëshmohet bazuar në pasurinë neto të saj që është 200 milionë dollarë.

    Charlize Theron, aktorja e njohur, është një shembull I një gruaje të fortë. Buzëqeshja e saj e ëmbël fsheh një histori personale të dhimbshme, që gjurmët e trishtimit I mban ende me vete.

    Aktorja ka treguar se përvec se ka jetuar në motel dhe është ushqyer nga shporta e mbeturinave, kur ishte 15 vjec, nëna e kishte qëlluar për vdekje babain e saj si vetmbrojtje dhe ajo ishte e pranishme.

    Jay Z, Eminem, Ed Sheeran, Leonardo DiCaprio, Celine Dion  dhe shumë yje të tjerë, janë vetëm disa nga të famshmit e suksesshëm që janë rritur në varfëri.

     

  • Zbulohet unaza më e kërkuar prej të famshmëve, Meghan Markle në krye

    Zbulohet unaza më e kërkuar prej të famshmëve, Meghan Markle në krye

    Unaza e fejesës me tre gurë diamanti të Meghan Markle është unaza e fejesës së një të famshmi më e kërkuar në botë.

    Sondazhi i kryer nga Ramsden’s Jewellery shikoi statistikat dhe zbuloi se unaza e Meghan-it gjeneronte një mesatare prej 51,283 kërkime në muaj, sipas raportimit të Vogue. Unaza e Meghan-it u dizajnua nga bashkëshorti i saj, Princi Harry, me ndihmën e Cleave and Company. Unaza përmban dy diamante nga koleksioni i Princeshës Diana dhe një diamant me prerje nga Botswana.

    Unaza e Meghan-it ka kaluar në renditje atë të fejesës së Princeshës Diana, e cila renditet e dyta me 22,100 kërkime çdo muaj. Princesha Diana mbante një unazë ikonike safiri blu ovale 12-karat, e rrethuar nga diamante të punuara në flori të bardhë.

    Gjithashtu, unaza e Kate Middleton-it, e cila dikur i përkiste Dianas, renditet në vendin e nëntë. Unaza e fejesës së Megan Fox nga Machine Gun Kelly zë vendin e tretë, me 16,825 kërkime mujore. Kurse unaza e Millie Bobby Brown nga “Stranger Things” zë vendin e katërt, me 14,358 kërkime mujore, ndërsa unaza e Hailey Bieber nga Justin Bieber renditet e pesta, me 11,817 kërkime mujore.

    Në një intervistë me BBC në nëntor 2017, Meghan dhe Harry zbuluan se Harry kishte përfshirë diamantet e nënës së tij të ndjerë për të siguruar që ajo të ishte me ta gjatë tërë jetës së tyre bashkëshortore. Meghan tha se qasja e Harry-t ishte shumë prekëse dhe shtoi “Është e bukur, dhe ai e ka dizajnuar, është e pabesueshme.”

    Çifti u martua në maj 2018, dhe kur Meghan dhe Harry mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Princin Archie, në maj 2019, vëzhguesit mbretërorë vunë re një ndryshim në unazë.

    Dukesha e Sussex-it duket se kishte lëvizur trion e diamanteve, që përfaqësonin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, nga rripi origjinal i floririt të verdhë në një rrip më të hollë.

  • Disa përdorues të rrjeteve sociale po bllokojnë të famshëm për luftën e Izraelit në Gaza

    Disa përdorues të rrjeteve sociale po bllokojnë të famshëm për luftën e Izraelit në Gaza

    Që nga 7 tetori, situata në Izrael dhe në Palestinë është përcjellë me reagime të shumta jashtë qarqeve politike dhe atyre që merren me çështje humanitare.

    Reagime për luftën në Gaza ka pasur edhe në showbizz, madje muajve të fundit ka filluar një fushatë për bllokimin e disa yjeve. Kjo fushatë, e cila mori vrull pas Met Gala më 6 maj, quhet Blockout 2024dhe përfshin bllokimin e të famshmëve që po heshtin për luftën në Gaza, apo për ata që janë në përkrahje të Izraelit.

    Njerëzit në mbarë botën po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj të famshmëve që nuk janë të vetëdijshëm dhe nuk e përdorin ndikimin e tyre për të sjellë vëmendje mbi situatën e rëndë në Gaza.

    Përdoruesit e mediave sociale po organizohen dhe po shpërndajnë lista me të famshëm që duhen bllokuar, gjë që ka shkaktuar në humbje të mëdha përcjëllësish për disa figura publike në Instagram dhe platforma të tjera, sipas Social Blade, një faqe analitike e mediave sociale me bazë në SHBA.

    Disa nga këta të famshëm nuk kishin bërë kurrë deklarata në internet ose nuk kishin adresuar luftën e vazhdueshme në Gaza, ku bombardimet të Izraelit kanë vrarë më shumë se 35,000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

    Disa nga të famshmit që kanë humbur numër të madh publikut në rrjete sociale jane, Selena Gomez, aktore dhe këngëtare, humbi një milion ndjekës në Instagram dhe 100,000 në X. Zendaya, humbi 153,000 përcjellës në Instagram dhe 40,000 në X. Kim Kardashian, humbi 780,000 përcjellës në Instagram. Kylie Jenner, ylli i realitetit televiziv, humbi 540,000 përcjellës në Instagram dhe 53,000 në X. Billie Eilish , humbi 1.1 milionë përcjellës në Instagram. Beyonce humbi 689,000 përcjellës në Instagram. Rihanna, humbi 110,000 përcjellës në X.

    Nga ana tjetër Jamie Lee Curtis, përkrahja për Izraelin publikisht, nuk I shkoi sipas planit. Ajo bëri një gabim duke publikuar foton e fëmijëve palestinezë në postimin që mbështeste Izraelin, nuk kaloi edhe shumë gjatë, aktorja e fshiu foton. Disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale u shprehën të shokuar nga veprimi I saj sepse sipas tyre, disa të famshëm nuk ia kanë fare idenë se cfare po ndodhë dhe se gjithcka po bëjnë vvetëm për vëmendje.

    Në anën tjetër, Bella Hadid dhe motra e saj Gigi, të cilat me origjinë janë palestinezo-holandeze, këtë javë kanë dhuruar një million dollar për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza.

    Bella sidomos është një nga yjet që vazhdimisht flet dhe bën thirrje për paqe për në Palestinë.

    The Weeknd për të ndihmuar palestinezët dhuroi 2.5 milionë dollarë ai gjithashtu ka përdorur rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin për krizën humanitare në Gaza dhe për të bërë thirrje për donacione.

    Angelina Jolie, Emma Waston, Zayn Malik dhe Mark Ruffalo janë vetëm disa nga të famshmit që mbështesin Palestinën.

  • Pasuria e familjes Beckham

    Pasuria e familjes Beckham

    Karriera futbollistike e David Beckham ka qenë prej kohësh histori, por ai dhe gruaja e tij Victoria ende kryesojnë renditjen e çifteve më të pasur në botën e futbollit të hartuar nga platforma “Gambling Zone”.

    Por nga vijnë të ardhurat aktuale në miliona shumëshifrore?

    Kompania e David Beckham, DB Ventures Limited dhe Seven Global LLP realizuan një fitim prej 37.57 milionë euro vitin e kaluar,raporton gazeta britanike “The Sun”. Nëpërmjet kompanisë së tij, David Beckham shet  veshje, aksesorë dhe parfume. David Beckham është ende i kërkuar si një fytyrë reklamuese dhe thuhet se ka bërë gati 10 milionë euro fitime përmes bashkëpunimeve të tij me marka si Maserati , Nespresso dhe Adidas.

    Fituesi i Champions League ishte pjesë e një grupi investitorësh që themeluan klubin amerikan të futbollit Inter Miami në fund të vitit 2017. Si pjesë e kontratës së tij të fundit profesionale me LA Galaxy, ai mori opsionin për të themeluar një ekip zgjerimi për Ligën e Futbollit të SHBA për 25 milionë dollarë në 2007.

    Përpara se ylli botëror Lionel Messi të transferohej në klubin e Floridës në korrik 2023, klubi tashmë kishte vlerë 550 milionë dollarë, sipas revistës Forbes . Se sa nga kjo i përket Beckham-it është e paqartë. Por ikona e futbollit nuk është I vetmi fitues I madh në familje. Kompania luksoze e gruas së tij Victoria Beckham regjistroi  shitje prej 67.76 milionë euro vitin e kaluar

    Pasuria totale e çiftit vlerësohet nga ekspertët e industrisë në rreth 500 milionë euro .
    Djali I tyre i madh Brooklyn Beckham i cili është 24 vjecar është gjithashtu një fitues i madh. Ai ka një bazë fansash prej 15 milionë ndjekësish. Ai gjithashtu ka kontrata për reklamë me kompani të tilla si marka Twinkly , Wendy dhe Silk Nextmilk . Rreth 5.6 milionë euro thuhet se I ka të mbledhura brenda një viti.

    Ashtu si shumë yje, Beckhams pëlqejnë të investojnë paratë e tyre në pasuri të paluajtshme. Ata blenë shtëpinë e tyre në Great Tew, për rreth shtatë milionë euro, e cila tani vlerësohet të jetë rreth 14 milionë euro.

    Përveç këtyre investimeve, ata shpenzojnë para edhe për gjëra të tjera. Sipas “Men’s Health”, David thuhet se shpenzon deri në 42,000 euro në ditë për hobi të tij . Kjo përfshin edhe  mbledhjen e artikujve dhe suvenire të Elvisi Presleyt . Gazeta “The Sun” e vlerëson shumën që ish-futbollisti tashmë ka investuar në makina rreth 2.8 milionë euro.

    David dhe Victoria Beckham janë së bashku për më shumë se 25 vjet , dhe u martuan vetëm dy vjet pasi filluan lidhjen dhe tani kanë katër fëmijë: tre djem dhe një vajzë.

  • Këta janë artistët që urrejnë këngët hite të tyre

    Këta janë artistët që urrejnë këngët hite të tyre

    Shumë këngëtarë të njohur kanë krijuar këngë që kishin të bëjnë me emocionet e tyre të ndonjë momenti, të cilat i kanë bërë ata të famshëm. Pas një kohe disa nga ta filluan të urrenin këngët e tyre, qoftë tekstet, qoftë muzikën e këngës, pavarësisht se këto këngë i kanë ngritur në majat e suksesit.

    Madonna tregoi se nuk mund të këndoj ‘’Holiday’’ ose ‘’Like a virgin’’. Ajo tha se përvec nëse dikush e paguan 30 milionë dollarë ose më shumë, përndryshe asnjëherë. Madonna sidomos këngën ‘’Like a virgin’’ zbuloi se nuk e pëlqen fare.

    Justin Bieber pranoi se nuk do ta këndojë asnjëherë bashkëpunimin e tij të vitit 2012 me reperen Nicki Minaj ‘Beauty and a Beat’. Ai theksoi se kurrë nuk e ka pëlqyer këngën por u desh t’i përshtatej asaj kohe se cfarë dëgjonin njerëzit.

    “You’re Beautiful” , kënduar nga James Blunt, vazhdon të dëgjohet. Për James Blunt, kënga ishte ndoshta shumë e përhapur , gjë që e sheh si për të mirën e saj. Por, James i cili shijoi vite të tëra të mira nga kjo këngë, pranoi se radiot e tepronin duke e luajtur atë dhe për të është shumë monotone kjo gjë.

    Lorde nuk e pëlqen fare këngën e saj  Royals. Në një intervistë ajo tha: tingëllon e tmerrshme! Duket si një melodi nga një Nokia 2006! Nuk është e lezetshme apo e mirë! Është katastrofike. E tmerrshme…

    Për këngën ‘’Don’t me get me’’,  këngëtarja PINK tha se po të kishte mundësi, do ta digjte dhe sdo ta këndonte asnjëherë në jetën e saj. Ajo tregoi se tani asgjë nuk I lidhet me tekstin e këngës dhe ndjehet mjaft në siklet ta performojë atë.

    Eminem i kërkon falje publike nënës së tij përmes këngës “Headlights”.

    Në ”Cleanin Out My Closet”, Eminem shpreh ndjenja të forta dhe të komplikuara, duke përfshirë zemërim dhe zhgënjim ndaj nënës së tij për atë që ai e shihte si mënyra abuzive me të cilat e trajtoi kur ishte fëmijë.

    Kënga u bë një nga hitet kryesore të reperit dhe mbetet një nga këngët më të njohura dhe më diskutueshme të Eminem. Videoklipi shfaq Eminem në një dollap duke hedhur poshtë tekstet e tij të ndërsa shfaqen skena nga e kaluara e tij.Por, tani si 51 vjecar, reperi kërkoi falje nënës së tij që ishte kaq I ashpër në tekst dhe në disa këngë të tjera që fliste për të. Ai tregoi se më nuk I këndon këngët dedikuar nënës së tij dhe as nuk dëshiron t’i dëgjoj.

     

  • Ozempic: zgjidhje magjike apo mashtrim nga Hollivudi?

    Ozempic: zgjidhje magjike apo mashtrim nga Hollivudi?

    Në botën e të famshëmve , ku dukja ka rëndësi dhe ata shpesh shfaqen në faqet e para të revistave,në tapet të kuq, apo ngjarje të mëdha,  Ozempic po bëhet një zgjedhje e zakonshme për ata që duan të përmirësojnë format e tyre trupore.

    Ozempic është ilaç për humbjen e peshës I cili injektohet një herë në javë në stomak, kofshë ose krah ,që me sa duket po pushton Hollyëood-in.

    Së fundmi ky ilaç po quhet ‘’sekreti më së keqi i ruajtur në Hollyëood”.Ozempic fillimisht u krijua për të ndihmuar njerëzit me diabet të tipit 2.

    Ky ilaç ndikon në hormonet e njeriut duke e ulur nivelin e sheqerit ne gjak dhe duke dërguar në tru sinjale të ngopjes me ushqim. Kjo bën që pacientët të kenë më pak uri, të hanë më pak dhe të humbin peshë.

    Videot në Tiktok për Ozempic kanë marrë rreth 1.2 miliardë shikime që nga viti 2021.  Sipas Bloombergut, Ozempicu është viagra e re.

    Amy Schumer, e njohur për humorin e saj të guximshëm, ka qenë e hapur për përvojën e saj me Ozempic, duke folur për efektet si ndjenja e dobësisë dhe lodhja. Ajo tha se disa nga yjet duhet të jenë më të sinqertë rreth këtij ilaci dhe të mos gënjejnë publikun.

    Kur Elon Musk u pyet për sekretin e tij për një fizik të mirë, ai nuk kishte asnjë shqetësim për të pranuar se sekreti ishte Ozempicu. Sipas tij, ky ilac e ka bërë më të aftë dhe të shëndetshëm.

    Sharon Osbourne, tjetër e famshme që nuk ngurron të ndajë historinë e saj, pranoi se përdorimi i Ozempicut për katër muaj i ndihmoi të humbë shumë peshë, por i shkaktoi një sërë sfidash të lidhura me efekte anësore të bezdisshme.

    Jono Castano, trajner personal I fitnesit, i cilëson përdoruesit e Ozempicut si dembelë, të cilët ikin nga mënyrat e shëndetshme dhe të qëndrueshme për menaxhimin e peshës.

    Lajmet për përdorimine Ozempicut nga të famshmit, kanë shkaktuar edhe dilemë etike. A po japin yjet shembullin se për dobësim dhe vija tërheqëse trupore nuk duhet stërvitje fizike, nuk duhet ushqim i shëndetshëm, gjumë i mirë dhe sasi e madhe e ujit, por vetëm një terapi javore me një ilaç për diabetikë?

    Tjetër dileme është ajo se a duhet që të famshmit të jenë më të hapur rreth rrugëve që ndjekin për të arritur një rezultat të shpejtë dhe të bukur? Në anën tjetër, a duhet respektuar privatësia dhe zgjedhjet personale që ata bëjnë në lidhje me shëndetin dhe trupin e tyre?

    Për shembull, aktori Vin Diesel, i cili ka rrëfyer se terapitë e tilla si Ozempicu janë thjeshtë veprime personale në kërkim të një balanci të ri në jetën e tyre të zënë. Ai pati thënë se kjo është një zgjedhje individuale dhe duhet respektuar si e tillë.

    Me vite, The Kardashians kanë qenë shënjestër e kritikave për ndikimin që kanë në standarde të pamjes së trupit dhe përdorimin e operacioneve për të arritur pamje që mund të duken perfekte për dikë.  Khloe Kardashian pati thënë se në këtë epokë të medias sociale, është e vështirë të qëndrosh i fortë në kundërshtim me presionin për të pasur pamjen ‘perfekte’.

     

  • Bebe Rexha entuziaste për pjesëmarrjen në Sunny Hill Festival: Kosovë po vij

    Bebe Rexha entuziaste për pjesëmarrjen në Sunny Hill Festival: Kosovë po vij

    Gjatë javës së kaluar, u konfirmua se këngëtarja Bebe Rexha do të jetë pjesëmarrëse në festivalin muzikor Sunny Hill.

    Këngëtarja duket se është entuziaste për këtë,  pasi kjo do të jetë hera e parë që ajo do të vizitojë Kosovën.

    Bebe Rexha ndau një foto me mbishkrimin: “Kosovë po vij’’. Përndryshe, Bebe Rexha ishte në Greqi ditën e djeshme me motrën e Rita Orës, Elenën.

    Këngëtarja është e lindur në Dibër, por jeton në Brooklyn të Neë Yorkut në SHBA.

    Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, The Blaze, janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të performojnë në Sunny Hill Festival.

  • Cilat janë planet e Frank Ocean dhe Michael Uzowuru për të ardhmen?

    Cilat janë planet e Frank Ocean dhe Michael Uzowuru për të ardhmen?

    Për ”New York Times’’, producenti Michael Uzowuru, foli për marrëdhënien e tij me Frank Ocean.

    Uzowuru, i cili ka qenë i lidhur me grupin Odd Future që nga viti 2009, punoi në dy albumet e fundit të Frank Ocean, “Endless” dhe “Blonde”, dhe së fundmi ata kanë qëndruar në Miami duke krijuar muzikë të re së bashku.

    “Michael është një mik me të cilin flas shpesh për atë ku jam artistikisht”, u shpreh Ocean.  Uzowuru tha se është shumë mirënjohës për Frank Ocean si person, pra jasht muzikës.

    Frank Ocean nuk ka publikuar asnjë album që nga publikimi i “Endless” dhe “Blonde” në vitin 2016.