ATV

Category: SHOWBIZ

  • Beyoncé i jep leje Kamala Harris për të përdorur këngën ‘Freedom’në fushatat elektorale

    Beyoncé i jep leje Kamala Harris për të përdorur këngën ‘Freedom’në fushatat elektorale

    Beyoncé ka pranuar që Kamala Harris, nënpresidente e SHBA-së dhe kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, të përdorë këngën e saj të njohur ‘Freedom’ në aktivitetet e fushatës së saj.

    Kënga, një himn për lirinë, është pjesë e albumit të saj të vitit 2016 ‘Lemonade’.

    Një burim i afërt me Harris pohoi për CNN se:

    Ekipi i saj mori miratimin nga përfaqësuesit e yllit amerikan për ta përdorur këngën përgjatë gjithë fushatës së saj presidenciale.

    Në fakt, Harris tashmë e shfrytëzoi këngën gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në selinë e fushatës së saj. Sipas CNN, Beyoncé, e cila është e njohur për kontrollin rigoroz mbi muzikën e saj, dha miratimin shpejt për fushatën e Harris kur u kërkua leje për të përdorur ‘Freedom’.

    Këngëtarja deri më tani nuk është se ka treguar mbështetjen e saj për Harris publikisht.

  • Bebe Rexha e lumtur në Prishtinë, takohet me Presidenten

    Bebe Rexha e lumtur në Prishtinë, takohet me Presidenten

    Bebe Rexha duket se po e shijon qëndrimin e saj në Kosovë, konkretisht në Prishtinë.

    Këngëtarja ka ndarë foto të varëseve që përshkruajnë historinë e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një foto me këngëtaren, me mbishkrimin: “Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!”

    ”Kosova është gjithmonë krenare për sukseset e çdo shqiptari, kudo në botë, të cilët shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebe Rexhës është një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet me punë dhe përkushtim.

    Nga data 25 deri më 28 korrik, Prishtina do të presë yjet më të suksesshëm botërorë në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe @beberexha, e cila po vjen për herë të parë në Kosovë”.

    Bebe Rexha ndau edhe foto me stilistin Valdrin Sahiti gjatë ditës së djeshme.

  • Jennifer Lopez feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

    Jennifer Lopez feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

    Pavarësisht moshës, Jennifer Lopez po vazhdon të qëndrojë në formë.

    Artistja po feston sot ditëlindjen e saj të 55-të.

    Ajo ka përgatitur një festë me miqtë e saj, por këtë vit pa Ben Affleck.

    Të shtunën këngëtarja organizoi një festë me temë “Bridgerton” në Hamptons në të cilën Ben Affleck nuk mori pjesë, por ajo duket sikur nuk kishte nevojë për shoqërinë e tij. /atvlive.tv

  • Babai i Dua Lipës tregon se a kalon shumë kohë këngëtarja në telefon

    Babai i Dua Lipës tregon se a kalon shumë kohë këngëtarja në telefon

    Në një intervistë, Dukagjin Lipa ka bërë të ditur se Dua Lipa preferon leximin.

    Ai theksoi: “Dua shumë pak kohë kalon në telefon, kemi udhëtime shumë të gjata, të shpeshta. Edhe si fëmijë ka lexuar shumë, në çdo udhëtim, në aeroplan, nga aeroporti në hotel, ajo lexon”.

    Gjithashtu, Dua Lipa shpesh ka treguar dashurinë që ka ndaj librave. Madje në një ceremoni të rëndësishme, “Boooker”, ajo pati rrëfyer për ndikimin e librit të Kadaresë në jetën e saj kreative dhe shpirtërore. Pas kthimit në Kosovë, Dua Lipa pati thënë se leximi i librave si “Kështjella” i Ismail Kadaresë i ndihmoi të zhvillojë aftësitë gjuhësore dhe të përforcojë lidhjen me identitetin dhe prejardhjen shqiptare.

    Ajo tha se përmes leximeve të autorit, ka mësuar për rezistencën e shqiptarëve dhe për angazhimin e tyre në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

    Dua gjithashtu tregoi se dashuria e saj për letërsinë ka qenë një burim frymëzimi për suksesin në botën e muzikës.

  • Hailey Bieber rrëfen distancimin nga prindërit

    Hailey Bieber rrëfen distancimin nga prindërit

    Hailey Bieber ka zbuluar se tani nuk është “shumë e afërt” me familjen e saj.

    Gjatë një bisede me revistën W, e bija e aktorit Stephen Baldëin dhe dizajneres Kennya Deodato Baldëin rrëfeu se tani nuk është aq e afërt me familjen e saj sepse po përpiqet thjesht të shijoj kohën e shtatzënisë me bashkëshortin, Justin Bieber.

    “Nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë moment të jetës sime sepse ndihem se jam shumë e pavarur. Tani jam vet individ, dhe kam ndërtuar familjen time” tha supermodelja 27-vjeçare.

    “Por kur shikoj pas në fëmijërinë time dhe si jam rritur, kam kujtime shumë të shëndetshme, të bukura,” shtoi ajo.

    Duke folur për tre muajt e para të shtatzënisë, Hailey Bieber u shpreh se në fillim të shtatzënisë, ishte shumë emocionale për të.

    Hailey Bieber foli edhe për presionin që ka që nga koha kur është bërë e ditur se është në lidhje me Justin Bieber.

    ‘’Njerëzit më kanë bërë të ndjehem shumë keq për lidhjen e dashurisë time që nga dita e parë’’. “‘Ah, po ndahen.’ ‘Urrejnë njëri-tjetrin.’ ‘Po ndahen.’ Është sikur njerëzit nuk duan të besojnë që jemi të lumtur’’, shtoi ajo.

    Në maj 2023, Hailey Bieber rrëfeu se ka frikë të ketë fëmijë për shkak të mënyrës se si përdoruesit e rrjeteve sociale mund të jenë negative.

    “Unë literalisht qaj për këtë çështje gjithmonë,” tha ajo gjatë një interviste me The Sunday Times. “Ç’do gjë që njerëzit kanë për të thënë për burrin tim apo për mua. Nuk mund të imagjinoj njerëzit që flasin për një fëmijë’’.

    Justin dhe Hailey Bieber filluan të takoheshin në vitin 2016, kurse u martuan në vitin 2018.

     

  • Ben Affleck mungoi në ditëlindjen e 55-të të Jennifer Lopez – shton edhe më shumë dyshimet për ndarje

    Ben Affleck mungoi në ditëlindjen e 55-të të Jennifer Lopez – shton edhe më shumë dyshimet për ndarje

    Ben Affleck u pa, pa unazën e tij të martesës, ndërsa Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 55-të në Hamptons.

    Aktori i “Argo” hoqi dorë nga të gjitha bizhuteritë derisa ishte në Los Angeles të dielën.

    Affleck, i cili kishte një bluzë të kuqe dhe pantallona gri, u fotografua duke kryer disa punë, ndërkohë që gruaja e tij ishte duke pritur një drekë ditëlindjeje.

    Të ftuarit, përfshirë disa nga anëtarët e familjes së Lopez, mbërritën në mbrëmje për eventin.

    Ata u pritën në hyrje nga një karrocë me kuaj përpara se të shkonin brenda për në festën luksoze.

    Të nesërmen, Lopez shtroi një drekë intime me familjen dhe miqtë e saj më të ngushtë në Arthur & Sons.

    Është thënë se aktorja e “Hustlers” – së cilës iu bashkuan binjakët e saj, Max dhe Emme, dhe motra Lynda – u emocionua në tryezë teksa tregonte histori për të kaluarën e saj.

    Përveç ditëlindjes së saj, Lopez dhe Affleck ishin të ndarë edhe për dyvjetorin e martesës së tyre më 16 korrik.

    Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka trajtuar publikisht gjendjen e martesës së tyre, një burim i brendshëm i tha së fundmi Page Six se ka ‘mbaruar prej muajsh’.

    Menjëherë pas kësaj, ylli i “Good Will Hunting” u largua nga rezidenca masive e çiftit në Beverly Hills, të cilën së fundmi e vunë në shitje. /Telegrafi/

  • Interesimi për ta parë nga afër Luiz Ejllin, vazhdon të jetë i madh

    Interesimi për ta parë nga afër Luiz Ejllin, vazhdon të jetë i madh

    Luiz Ejlli, ka bërë publike listën e performancave muzikore të tij për sezonin veror .

    Me jo më pak se 20 data të konfirmuara, ai ka shënuar një rekord të vërtetë.Madje gjatë një nate të vetme, do të performojë në dy klube muzikore. Interesimi për ta parë nga afër Luizin vazhdon të rritet cdo ditë e më shumë.

    Luiz Ejlli u bë një fenomen i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania për shkak të lojës së tij gjatë kohës së qëndrimit të tij në shtëpinë e madhe. Ai u bë shumë i popullarizuar për aftësinë e tij për të përballuar sfidat dhe për humorin e tij.

    Me lojën e tij strategjike dhe emocionet e tij të hapura, Luiz Ejlli kapi zemrat e shikuesve dhe u bë një nga personazhet kryesore të show-it, duke fituar cmimin e madh.

  • Nora Istrefi kthehet pas 15 vitesh, publikon foto nga periudha të ndryshme të jetës së saj

    Nora Istrefi kthehet pas 15 vitesh, publikon foto nga periudha të ndryshme të jetës së saj

    Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të pëlqyera në vendin tonë.

    Ajo së fundmi publikoi disa fotografi para 15 viteve gjatë rrugëtimit të saj në karrierën muzikore. Nora vazhdon të ketë një bazë të madhe të fansave që e mbështesin në çdo hap të karrierës së saj.

    Para disa muajve, deklarata e Nora Istrefit sa i përket pyetjes se a do të martohet sërish , bëri bujë në mediat rozë.

    Nora tha se “Njeriu njëherë gabon, të dytën herë është problem, unë probleme nuk boj mo”.

    Kjo deklaratë e sinqertë e Norës mbase ka të bëj për eksperiencën e saj të kaluar sepse ishte e martuar me Robert Berishën dhe më pas u ndanë. Ndarja e tyre ishte një nga ndarjet më të komentuara në shoëbizin shqiptar, e që para disa viteve, Nora rrallë foli për këtë periudhë. Tani ajo është më e hapur sa i përket të folurit rreth marrëdhënies së saj me ish bashkëshortin, sa edhe tregon se të dy sot ruajnë marrëdhënie të mirë mes vete.

  • Pas shumë spekulimeve për jetën private, Xhensila Myrtezaj publikon ‘’Vaj Vaj’’, në bashkëpunim me Geasyn

    Pas shumë spekulimeve për jetën private, Xhensila Myrtezaj publikon ‘’Vaj Vaj’’, në bashkëpunim me Geasyn

    Xhensila Myrtezaj së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Geasyn, me titull ‘’Vaj Vaj’’.

    Këngëtarja ka njoftuar se nesër do të jetë në një nga klubet në Shën Gjin, ku do të jetë edhe reperi Noizy.  Përndryshe, lidhja e dashurisë së Xhensilës dhe Bes Kallakut ka qenë një nga më të pëlqyerat në botën e shoubizit shqiptar, dhe ndarja e tyre u bë një nga më të komentuarat në mediat rozë.

    Para disa muajve, Megi Pojani bëri një deklaratë në podkastin e saj duke thënë se sic ka dëgjuar ajo, arsyeja që dyshohet se u nda Xhensila Myrtezaj nga Bes Kallaku është varësia e tij ndaj alkoolit.

    ‘’ Gjëra që kam dëgjuar pas ndarjes së të dyve, unë di që arsyeja kryesore e ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Pra, me sa unë e di ka nisur një problem nga varësia e tij, më pas ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do të ndaloj dhe nuk do të vazhdoj më’’, tha mes tjerash Megi Pojani.

    Spekulime të shumta pati për arsyjen e ndarjes së tyre. Psh, avokati Idajet Beqiri ka thënë se divorci i tyre nuk është i vërtet dhe së çifti nuk kanë mosmarrëveshje në mes tyre. Sipas avokatit, pas divorcit të tyre fshehët pasuria e ish Presidentit Ilir Meta, me te cilin Besi ka qenë i afërt.

    Asnjëherë deri më tani nuk është se kanë reaguar Besi apo Xhensila pas këtyre deklaratave rreth ndarjes së tyre.

  • Elsa Lila së shpejti publikon librin e parë

    Elsa Lila së shpejti publikon librin e parë

    Elsa Lila ka bërë të ditur se është gati të hyjë në botën e letërsisë.

    Përmes një postimi në Instagram, botuesja Arlinda Dudaj shkroi: Diçka e bukur po vjen… fjalë zemre, si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë.

    Këngëtarja Elsa Lila sa ishte në Ferma Vip, rrëfeu se gjatë kohës sa ishte e burgosur në Itali, si e dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, tregonte historinë e Italisë dhe i lexonte libra grave të burgosura për shkak se shumica ishin analfabete .

    Kjo ishte hera e parë që këngëtarja foli për qëndrimin e saj në burg. Në tetor të 2022-tës, Elsa u shpall e pafajshme nga autoritetet italiane . Në deklaratën për lirimin e këngëtares, avokati Saimir Visha pati thënë që ajo është lënë e lirë nga autoritetet italiane dhe se gjitha akuzat ndaj saj janë pushuar. Ai shtoi se pafajësia e saj dihej por shumë persona kanë vjellë vrer kundër saj duke sjellë këtë keqkuptim.

    Elsa Lila më pas mori pjesë në edicionin e 62-të të këngës dhe u vleresua nga juria me pikët maksimale. Kënga me titullin ‘’Mars’’, ndan përvojën e saj personale, kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane.