ATV

Category: Showbiz

  • Ndjekësi e quan “të dështuar”, G-Bani nuk e fal!

    Ndjekësi e quan “të dështuar”, G-Bani nuk e fal!

    Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G-Bani, ka reaguar me ironi ndaj kritikëve në rrjetet sociale. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, artisti mori dhjetëra komente nga ndjekësit, mes tyre edhe disa me tone ofenduese.

    Njëri prej tyre e pyeti me provokim:
    “Pse je kaq i dështuar që nuk të ftojnë në emisionin ‘Goca dhe Gra’?”

    G-Bani nuk e injoroi pyetjen, por u përgjigj me sarkazmën që e karakterizon:
    “Se kështu jam. Po ti pse je kaq i/e dështuar që merresh me një të dështuar?”

    Përgjigjja e tij u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndarë mendimet e publikut  disa e vlerësuan për sinqeritetin dhe vetëbesimin, ndërsa të tjerë e kritikuan për tonin e ashpër.

    I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe komunikimin pa filtra, G-Bani nuk është hera e parë që reagon hapur ndaj kritikave. Ai ka ndërtuar një identitet të fortë artistik dhe mediatik, duke treguar se di si të qëndrojë i qetë përballë komenteve negative.

    Ky rast rikujton se edhe personazhet publikë janë njerëz si të gjithë të tjerët — dhe fjalët në internet kanë gjithmonë peshë.

  • Soni Malaj feston ditëlindjen, sa vjeçe mbush këngëtarja?

    Soni Malaj feston ditëlindjen, sa vjeçe mbush këngëtarja?

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, sot feston 44 vjetorin e lindjes, një moment i veçantë për një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare. Me një karrierë të gjatë dhe plot suksese, Soni vazhdon të jetë një emër i njohur dhe i respektuar në skenën muzikore, falë talentit të saj, energjisë dhe stilit unik që e karakterizon.

    Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut, duke dhuruar këngë që janë kthyer në hite të paharrueshme. Edhe sot, pavarësisht kohës që ka kaluar, Soni vazhdon të ruajë freskinë dhe shkëlqimin që e bëjnë të veçantë në industrinë muzikore shqiptare.

    Në këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja ka marrë urime të shumta nga kolegët, miqtë dhe fansat e saj, të cilët i kanë shprehur dëshira për shëndet, lumturi dhe suksese të mëtejshme, si në karrierë ashtu edhe në jetën personale.

    Përmes muzikës së saj, ajo vazhdon të frymëzojë brezat e rinj, duke mbajtur gjallë pasionin për artin dhe kulturën shqiptare. Soni Malaj mbetet një prej ikonave të muzikës, dhe dita e sotme është një rast për të festuar jo vetëm vitet që ka kaluar, por edhe ato që do të vijnë me suksese të reja dhe arritje të mëdha.

  • Victoria Beckham flet për herë të parë për thashethemet që burri saj, Davide Bechkahm, e ka “tadhtuar”

    Victoria Beckham flet për herë të parë për thashethemet që burri saj, Davide Bechkahm, e ka “tadhtuar”

    Victoria Beckham ka folur për herë të parë për pretendimet që David Beckham e ka tradhtuar atë me modelen holandeze Rebecca Loos, duke i cilësuar spekulimet si të pabaza dhe duke theksuar forcën e martesës së tyre. Në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”, stilistja britanike u shpreh:

    “A e dini që na shkaktuan kaq shumë telashe, dhe ne sapo festuam 26-vjetorin e martesës? Njerëzit thoshin se nuk do t’ia dilnim… Por ne kemi kaluar gjithçka dhe kemi dalë nga stuhia.”

    Lidhja e pretenduar nga Rebecca Loos daton në vitin 2004, ku ajo deklaroi se kishte pasur një lidhje katër mujore me David Beckham. Sipas saj, lidhja kishte nisur në një moment kur Victoria ishte jashtë qytetit dhe David e kishte ftuar atë në hotel. Këto akuza kanë shkaktuar polemika të shumta gjatë viteve.

    Në vitin 2023, ish-futbollisti i mohoi kategorikisht këto pretendime në dokumentarin Netflix “Beckham”, ku theksoi se i është dashur të përballet me shumë vështirësi duke parë Victorian të vuante për shkak të këtyre thashethemeve.

    Pavarësisht mohimeve, Rebecca Loos nuk ka ndryshuar qëndrim. Ajo u shfaq në emisionin australian “60 Minutes Australia” dhe përsëriti se nuk kishte gënjyer apo ekzagjeruar lidhur me marrëdhënien e saj me David Beckham.

    Martesa e çiftit Beckham është një nga lidhjet më të njohura dhe të ndjekura në botë, dhe historia e tyre vazhdon

  • Rozana Radi BEFASON me deklaratën: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…

    Rozana Radi BEFASON me deklaratën: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…

    Në episodin më të fundit të “Goca dhe Gra”, Rozana Radi surprizoi publikun me një deklaratë të sinqertë për marrëdhënien e saj me vjehrrën dhe idenë e bashkëjetesës me të.

    Këngëtarja, e cila u bë e njohur edhe si finaliste në edicionin e katërt të “Big Brother VIP”, u shpreh se nuk e sheh jetesën me vjehrrën si diçka negative përkundrazi, e konsideron një eksperiencë të këndshme.

    “Për mua, bashkëjetesa me vjehrrën nuk është aspak problem. Madje do ta kisha për kënaqësi ta kisha në shtëpi”, tha Rozana me buzëqeshje.

  • Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj shëndetësore

    Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj shëndetësore

    Sot në mëngjes, Efi Dhedhes ngriti shqetësimin e ndjekësve të saj me një postim nga spitali.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 u shfaq e shtrirë në shtrat, e veshur me uniformën e pacientëve, ndërsa mbishkrimi “Mirëmëngjes edhe kështu” la të kuptohej se po kalonte një ndërhyrje mjekësore.

    Disa orë më vonë, Efi ndau një tjetër foto, këtë herë me një buzëqeshje të qetë dhe gjestin e paqes, duke shkruar “Me sukses” — një mesazh që i qetësoi menjëherë fansat e saj.

    Edhe pse ende nuk dihet për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë, rrjetet sociale janë mbushur me urime për shërim të shpejtë dhe komente mbështetjeje për të.

  • Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

    Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

    Pas publikimit të këngës më të re nga Ledri Vula, një reagim që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte ai i Xhensila Myrtezajt. Këngëtarja ndau në Instagram Story një pjesë nga videoklipi i Ledrit, duke shkruar “Amazing” dhe duke shtuar një emoji zjarri, si shenjë mbështetjeje dhe vlerësimi për kolegun e saj.

    Ky reagim erdhi në një periudhë kur dy artistët janë bërë shpesh temë diskutimesh për një marrëdhënie më të afërt se ajo profesionale, sidomos pas suksesit të bashkëpunimit të tyre “Ma Kthe”. Kimia që shfaqën në skenë dhe para kamerave ka ngjallur shumë spekulime në rrjete sociale.

    Megjithatë, si Ledri ashtu edhe Xhensila janë pjesë e të njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, çka e bën mbështetjen mes tyre një gjest normal bashkëpunimi artistik. Në deklaratat e mëparshme, Ledri ka sqaruar se raporti i tyre është plotësisht profesional, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje sentimentale.

    Edhe pse mediat rozë kanë vazhduar të ushqejnë thashethemet për një romancë të mundshme, deri më tani nuk ekziston asnjë dëshmi apo deklaratë zyrtare që ta mbështesë këtë.

    Në vend të komenteve për jetën private, të dy artistët po fokusohen te muzika dhe projektet e reja, të cilat po rezultojnë të suksesshme. Reagimi i Xhensilës pas publikimit të këngës së Ledrit shihet më shumë si shenjë respekti dhe bashkëpunimi profesional, duke treguar se për ta, prioritet mbetet arti dhe puna e mirë, jo thashethemet.

  • Kim Kardashian: Ndihesha sikur kisha Sindromën e Stokholmit me Kanye-n

    Kim Kardashian: Ndihesha sikur kisha Sindromën e Stokholmit me Kanye-n

    Kim Kardashian flet hapur në “The Kardashians”: “Pas divorcit, psoriaza u zhduk… por tani po kthehet sërish.”

    Në episodin më të ri të serialit “The Kardashians”, Kim Kardashian është rrëfyer për periudhën e vështirë që po kalon pas ndarjes nga Kanye West, duke zbuluar se stresi ka bërë që psoriaza t’i rikthehet pas një kohe të gjatë qetësie.

    “Që nga divorci, gjithmonë kam ndier keqardhje për të. E mbroja, doja ta ndihmoja,” ka thënë Kim, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si një lloj Sindrome Stokholmi.

    Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku: North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6).

    Ajo tregoi se edhe pas ndarjes, jeta nuk është bërë më e lehtë: “Kam ende stres. Më duhet të mbroj vazhdimisht atë që duhet të mbroj. Fëmijët e mi janë gjithçka për mua.”

    Sipas saj, çdo herë që Kanye shfaq sjellje të çrregullta në publik, mendja i shkon menjëherë tek fëmijët:
    “Për të tjerët mund të jetë e thjeshtë, por unë duhet të mendoj për të vegjlit e mi. Nuk mund të shmangem thjesht dhe të mos merrem më me të ky nuk është realiteti im. Ne kemi katër fëmijë bashkë. Është divorc, jo arratisje.”

    Duke folur me ndershmëri për ndjenjat e saj, Kim pranoi se situata me ish-bashkëshortin e ka prekur thellë:
    “Është kaq e trishtueshme,” u shpreh ajo me emocione, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht ndarjes, lidhja mes tyre do të mbetet gjithmonë e ndërlikuar për shkak të familjes që ndajnë.

  • Lizzo paditet për këngën që bëri bujë në rrjete sociale

    Lizzo paditet për këngën që bëri bujë në rrjete sociale

    Këngëtarja amerikane Lizzo po përballet me një padi të re nga GRC Trust, e cila e akuzon atë për përdorim të paautorizuar të një mostre muzikore nga kënga e viteve ’70 “Win or Lose (We Tried)”. Sipas dokumenteve ligjore, pjesa është përdorur në një projekt muzikor ende të papublikuar, i cili u bë viral në rrjetet sociale gjatë muajit gusht.

    Padia është depozituar në Kaliforni, pasi Lizzo kishte ndarë një klip 13-sekondësh të këngës në Instagram dhe TikTok, që tërhoqi vëmendje të madhe për shkak se në tekst përmendej aktorja Sydney Sweeney dhe bashkëpunimi i saj me markën American Eagle.

    Përfaqësuesit e GRC-së pretendojnë se kanë tentuar të zgjidhin çështjen në mënyrë miqësore, por pa arritur marrëveshje.

    Nga ana tjetër, zëdhënësi i Lizzo-s është shprehur i befasuar nga padia, duke theksuar se “kënga nuk është publikuar kurrë komercialisht dhe nuk është gjeneruar asnjë fitim prej saj”. Ai shtoi gjithashtu se ende nuk është marrë një vendim për publikimin e mundshëm të këngës në të ardhmen.

    Kjo nuk është hera e parë që Lizzo përfshihet në konteste ligjore për të drejta autori. Në vitin 2019, ajo u padit nga tre producentë për hitin “Truth Hurts”, ndërsa artistja Mina Lioness e akuzoi për përdorimin e frazës virale “I just took a DNA test, turns out I’m 100%…” nga një postim i saj në rrjete sociale. Më vonë, Lizzo e njohu Lioness si bashkautore të këngës.

  • Ish-futbollisti shqiptar bëhet viral me një foto: Zbulohet e vërteta pas postimit

    Ish-futbollisti shqiptar bëhet viral me një foto: Zbulohet e vërteta pas postimit

    Mbi 13 milion njerëz në mbarë botën kanë parë një postim të ish-futbollistit shqiptar Qëndrim Kameraj, i cili shfaqet në dy foto: njëra në fushë me Cristiano Ronaldon dhe tjetra në një kantier ndërtimi. Postimi u bë viral dhe ngriti shumë pyetje mbi situatën aktuale të tij.

    Ekskluzivisht për mediat, Kameraj shpjegoi se fotografia në kantier nuk tregon një punë të përhershme:

    “Unë nuk punoj në kantier. Postimi ishte thjesht për hajgare. Firmën time e drejtoj për të ofruar punëtorë kur ka nevojë,” tha ai.

    Kameraj shtoi se reagimet e njerëzve ishin kryesisht pozitive dhe inkurajuese:

    “Shumë njerëz më shkruan mesazhe motivuese. Nuk e prisja që postimi të shkonte kaq viral,” tha ai.

    Ai folur edhe për karrierën e tij në futboll, ku ka kaluar në Akademinë e Juventusit dhe ka pasur fatin të stërvitet me Cristiano Ronaldon:

    “Kur më ka ardhur mesazhi nga menaxheri se do të stërvitesha me Ronaldon, ishte emocion i madh. Stërvitja ishte e fortë dhe shumë serioze,” tregoi Kameraj.

    Megjithatë, lëndimet e përsëritura e kanë detyruar të tërhiqet nga futbolli aktiv:

    “Kam pësuar tre herë këputje të ligamentit, por jam duke bërë terapi dhe mendoj për të ardhmen si trajner,” tha ai.

    Qëndrim Kameraj dërgon një mesazh motivues për të rinjtë me pasion për futbollin:

    “Mos e humbni shpresën, punoni shumë dhe besoni në veten tuaj. Edhe kur gjërat shkojnë keq, duhet të vazhdoni.”

  • Fero thirrje Arbenitës: Të lutem, mundëso që të takoj vajzën, nuk e kam dhunuar

    Fero thirrje Arbenitës: Të lutem, mundëso që të takoj vajzën, nuk e kam dhunuar

    Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe vetëm publikimi i trilerit ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në diskutime.

    Në videon e shkurtër që është bërë publike sot, reperi shihet i prekur emocionalisht, ndërsa rrëfen për herë të parë pas një kohe të gjatë lidhur me akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.

    Në fragmentin që ka qarkulluar gjerësisht, ai dëgjohet duke thënë: “Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”

    Kjo deklaratë vjen pas periudhës së trazuar që pasoi ndarjen e bujshme të tij me modelen dhe influenceren Arbenita Ismajli.

    Çifti, i cili dikur shihej si një ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, u përfshi në debate publike dhe akuza të ndërsjella, të cilat kulmuan me publikimin e dokumenteve dhe deklaratave për dhunë në familje.

    Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë, të cilën reperi nuk e ka parë për një kohë të gjatë, dhe në këtë intervistë duket se ai synon të tregojë versionin e tij të ngjarjeve.

    Fjalët e tij “Të lutem, mundësoma me pa çikën” kanë prekur shumë ndjekës, të cilët në komente janë ndarë mes mbështetjes dhe kritikave.