ATV

Category: Showbiz

  • Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt

    Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt

    Luana Vjollca, për shumë vite nuk i është ndarë ekranit. Ka provuar të bëjë shumë formate të ndryshme, duke konfirmuar që mbetet ndër moderatoret më të mira në vendin tonë, por mesa duket, ky vit ka qenë tërësisht ndryshe për të.

    Moderatoren këtë sezon të ri televiziv e ka gjetur veten pa një format, ndonëse ka pasur disa kërkesa dhe krijime të sajat.

    Por kjo nuk do të thotë aspak kohë pushimi për prezantuesen. Burime bëjnë me dije se tashmë ajo është duke provuar veten në një tjetër sektor, atë të aktrimit.

    Aktualisht, Luana është bashkuar me aktorët për një rol protagonist. Këtë herë, ajo do të jetë përballë aktorit Nik Xhelilaj, në një komedi-aksion që do ta sjellë për herë të parë në rolin e aktores.

    Xhirimet kanë nisur, ndonëse lajmi për pjesëmarrjen e Luanës është duke u mbajtur tejet diskret për të surprizuar fansat.

    E teksa të shumtë ishin ata që prisnin që rikthimi i saj në muzikë të ishte më intensiv këtë periudhë, Luana vendosi që të përqendrohej tek biznesi.

    Por natyrisht që nuk kanë sesi të mungojnë pyetjet për të, shpesh edhe në llogarinë e saj, për një rikthim në ekran.

    Por duket se edhe këtë herë, prezantuesja e dashur nuk do të ketë mundësinë të moderojë formatin e krijuar prej saj.

    Sakaq, Luana ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend.

    Platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga drejtoria e përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare.

    Ndërkohë, autorja e njohur Zefina Hasani, e cila ka qenë pjesë e festivaleve të mëparshme, është kontaktuar sërish për të marrë rolin e autores së këtij edicioni.

    Megjithatë, mësohet se Hasani ka refuzuar propozimin për shkak të angazhimeve të tjera profesionale

    Në vend të saj, burime të afërta me RTSH bëjnë me dije se drejt këtij pozicioni është gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, i cili pritet të marrë përsipër detyrën si autor i festivalit, nëse marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim. Por ende është i paqartë nëse Luana do të jetë mikpritësja e Festivalit të RTSH, duke qenë se një platformë ka dorëzuar edhe Arbana Osmani, për të qenë për herë të dytë pjesë e këtij formati. E teksa fati i Luanës në televizion është ende i paqartë, ajo ka vijuar me biznesin, duke planifikuar që të zgjerohet në biznes, si një prioritet të sajin. Teksa oferta të ndryshme vijnë për projekte në ekran, prezantuesja duket më e tërhequr, duke pritur të sjellë në ekran një krijim të sajin, ose t’u thotë disa ‘jo’ kërkesave për projekte të gatshme.

  • Loredana i reagon Jozit pasi i tha “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen”

    Loredana i reagon Jozit pasi i tha “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen”

    Kur bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën, syrit të ndjekësve ende nuk mund t’i shpëtojë asgjë!

    Kanë mjaftuar dy postime nga dyshja, që rrjetet sociale të ndezen sërish, se çfarë ‘po ndodh’ mes të dyve.

    Gjithçka nisi me një postim të Jozit në “Instagram Story”, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me një mbishkrim që menjëherë tërhoqi vëmendjen.

    “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

    Ky mesazh, i interpretuar si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vjen dy ditë pasi Loredana deklaroi në ‘Shqipëria Live’ se Jozi ishte partneri i saj i vetëm që ka pasur këtë vit.

    Dhe përgjigjja e Loredanës nuk vonoi!

    Vetëm pak orë nga postimi i tij, Loredana publikoi një foto të re, dhe mbishkrimi në foto u pa si një përgjigje e qartë ndaj Jozit.

    “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

    Ky reagim i saj u interpretua menjëherë si një “thumb” i qartë ndaj Jozit dhe partneres së tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar publikisht muaj më parë se është një vajzë jo fytyrë publike.

    Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania, mirëpo pas përfundimit të spektaklit, të dy konfirmuan se kishin marrë rrugë të ndara nga njëri-tjetri.

    Megjithatë, fansat kanë vazhduar të ndjekin çdo veprim të tyre në rrjete sociale, shpesh duke i lidhur postimet e tyre si “shenja” të fshehta komunikimi apo thumba reciproke.

    Në fund të gjithë kësaj, fansat kanë nisur të pyesin: A ishte vërtet mesazhi për Jozin, apo ndoshta për Don Xhonin?

    Për kë e ka Loredana, dyshimet vetëm sa janë shtuar! Ndërsa vetë ajo, ka zgjedhur të lërë gjithçka të hapur për interpretim.

  • Hati flet për ‘thonjtë hallall’, tregon edhe reagimin e vajzave kur e kanë parë pa shami

    Hati flet për ‘thonjtë hallall’, tregon edhe reagimin e vajzave kur e kanë parë pa shami

    Hatixhja, influencerja nga Shqipëria, e njohur si Hati ka folur për reagimet e mikeshave të saj, të cilat e kanë parë pa shami.

    Ajo u shpreh se ka marrë shumë komplimente, por sikurse edhe ajo vet, tha se edhe të tjerët mendojnë se duket më bukur me shami.

    “Kur kanë parë fotot e mia pa shami, të gjithë janë habitur, të gjitha vajzat me të cilat unë kam bashkëpunuar apo mikeshat e mia, jo këto që më kanë parë që të vogla, do të thotë që nuk më kanë njohur fare pa shami, më kanë thënë “je yll, je shumë e bukur, ama kjo shamia ty të bën të veçantë, kjo shami të bën kjo që je, ti e ke shaminë tënde, ty të jep nur” dhe unë e marrë për kompliment”.

    “Më kanë komplimentuar edhe kështu, edhe ashtu, por më shumë kështu dhe mua më pëlqen më shumë me shami, prandaj dhe kjo është zgjedhja ime”, tha ajo.

    Në intervistën me Grida Dumën, Hati foli edhe në lidhje me atë se çka nënkuptojnë “thonjtë hallall”.

    “Thonjtë që lejojnë kalimin, depërtimin e ujit. Pra, kur ne marrim abdes, që është një ritual që duhet para se të falesh, që të jesh e pastër, këta e bëjnë të mundur abdesin normalisht”, u shpreh Hati.

  • Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

    Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

        

    Pas deklaratës së gjatë dhe të ndjerë të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-banorit të Big Brother VIP Kosova. Leo ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë të shkurtër dhe të thjeshtë përmes një InstaStory, ku shkruante vetëm një fjalë: “OK”. Ky reagim minimal ka ngjallur menjëherë interpretime të ndryshme nga ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale.

    Ndërkohë, Lela kishte ndarë më herët përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj të historisë së saj. Ajo ka theksuar se ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime: “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”

    Mesazhi i saj theksonte edhe një qasje të fortë dhe të pavarur: “Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë.” Përveç kësaj, ndjekësit vunë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që u interpretuar si shenjë e hapi të parë drejt ndarjes. Vetëm disa ditë më parë, ajo kishte ndarë një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato.”

    Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet e hapur dhe vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku, ndërsa fansat presin zhvillime të mëtejshme mbi marrëdhënien e tyre.

  • Filmi i ri i Leonardo DiCaprios thyen rekordin 23-vjeçar

    Filmi i ri i Leonardo DiCaprios thyen rekordin 23-vjeçar

    Kur më herët këtë vit u publikua traileri i parë i trilerit “One Battle After Another”, publiku nuk dinte çfarë të priste. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e parë mes regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson dhe yllit të Hollywood-it Leonardo DiCaprio, ndërsa studioja Warner Bros mbajti të fshehta detajet e ngjarjes. Projekti i fundit i DiCaprios ishte filmi i lavdëruar Killers of the Flower Moon nën regjinë e Martin Scorsese, ndërsa Anderson u duartrokit për suksesin e filmit Licorice Pizza.

    Edhe pse filmi “One Battle After Another” sapo ka mbërritur në kinema, kritikat e para kanë qenë njëzëri pozitive, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme. “Politikisht i fortë, plot humor të zi dhe të shtëna që të shurdhojnë, ky film nuk i ngjan asgjëje që Paul Thomas Anderson ka realizuar më parë,” shkruan Chris Evangelista nga SlashFilm, duke e shpallur atë filmin më të mirë të vitit. Edhe kritikët e tjerë ndajnë të njëjtin mendim, duke bërë që filmi në këtë moment të mbajë një vlerësim prej 98% në Rotten Tomatoes, të bazuar në 161 recensione.

    Ky rezultat e kthen “One Battle After Another” në filmin më të vlerësuar të karrierës së gjatë dhe të lavdishme të DiCaprios. Me këtë arritje, ai thyen rekordin që për 23 vjet mbahej nga filmi i vitit 2002 me Steven Spielberg, Catch Me If You Can, i cili kishte 96%. Megjithëse vlerësimi përfundimtar mund të ndryshojë, ky rekord pritet të mbetet për një kohë të gjatë. Vlen të përmendet se dokumentari We Are Guardians, ku DiCaprio ishte producent ekzekutiv, ka 100% në Rotten Tomatoes, por pasi ai nuk ka aktruar aty, nuk llogaritet në këtë kategori. Ndër filmat e tjerë të vlerësuar lart të tij janë Killers of the Flower Moon (93%) dhe fituesi i Oscarit The Departed (91%).

    Historia e filmit “One Battle After Another” është e bazuar në romanin Vineland të shkrimtarit Thomas Pynchon, i cili ndjek revolucionarë të zhgënjyer që kanë humbur shpirtin luftarak. “Kur armiku rikthehet pas 16 vitesh mungesë, një grup ish-revolucionarësh ribashkohen për të shpëtuar vajzën e njërit prej tyre,” thuhet në përmbledhjen zyrtare. Përveç DiCaprios, në film marrin pjesë edhe Sean Penn, Benicio del Toro, Regina Hall, Teyana Taylor dhe debutuesja Chase Infiniti.

  • Genta Ismajli tregon si e njohu burrin e saj dhe dashurinë në shikim të parë

    Genta Ismajli tregon si e njohu burrin e saj dhe dashurinë në shikim të parë

    Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Genta Ismajli ka qenë e ftuar në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” të RTV21 ka treguar detajet se si e ka njohur bashkëshortin e saj, Huseyin Usta.

    Për takimin e parë me bashkëshortin, Genta tha se ai ia ka ndryshuar jetën.

    “Momentin kur e kam taku, burrin tem, Ustan mu ka ndryshu jeta mrenda natës.

    Tutje në këtë intervistë, ajo tregoi edhe detaje të cilat i kanë lënë përshtypje tek bashkëshorti i saj gjatë takimit të parë.

  • Sara Gjordeni reagon pas aludimeve për një shtatzëni të dytë: “Jeni të paparë pz”

    Sara Gjordeni reagon pas aludimeve për një shtatzëni të dytë: “Jeni të paparë pz”

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, është përfshirë sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi ndjekësit kanë filluar të aludojnë se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

    Sara, e cila është nënë e vogëlushes Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi, ka reaguar menjëherë ndaj këtyre spekulimeve, duke mos e fshehur bezdinë e saj. Teksa zhvillonte një pyetësor me ndjekësit në Instagram, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “Mos je prapë shtatzënë?”.

    Pa shumë fjalë, Sara vendosi t’i japë fund aludimeve me një përgjigje të shkurtër dhe ironike: “Jeni të paparë pz”.

    Ky reagim i saj është marrë si një mënyrë për të mbyllur njëherë e mirë zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit, ndërsa njëkohësisht tregon lodhjen e saj nga ndërhyrjet e ndjekësve në jetën personale.

    Sara dhe Bardhi, të cilët u njohën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, prej kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

  • Postimi i fundit i Mozzik-ut trazon rrjetin, kujt i flet për tradhëti?

    Postimi i fundit i Mozzik-ut trazon rrjetin, kujt i flet për tradhëti?

    Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

    Në një foto të publikuar në Instagram, artisti nga Ferizaj ka shoqëruar imazhin me një mbishkrim plot nënkuptime:

    “Qentë s’të tradhtojnë kurrë, s’të kafshojnë pas shpine… prandaj i mbaj afër.”

    Fjalët e tij kanë ngjallur menjëherë debat mes ndjekësve, ku shumë prej tyre i kanë interpretuar si një mesazh për besnikërinë dhe tradhtinë, ndërsa të tjerë besojnë se reperi po i drejtohet dikujt në mënyrë të tërthortë.

    Mozzik, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe emocional, shpesh përdor rrjetet sociale për të ndarë mendime personale dhe reflektime jetësore, duke e bërë një nga artistët më të komentuar të showbizit shqiptar.

    Edhe këtë herë, ai ka arritur ta mbajë publikun të intriguar, duke lënë ndjekësit të pyesin nëse pas këtij mesazhi fshihet diçka më shumë sesa duket në pamje të parë.

  • Agnesa Vuthaj 39 vjeçe por duket si 20!

    Agnesa Vuthaj 39 vjeçe por duket si 20!

    Ish-Miss Kosova Agnesa Vuthaj ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj mahnitëse.

    Në një dalje të fundit publike, ajo u shfaq me një fustan të shkurtër e plot finesë, duke dëshmuar se hijeshia dhe eleganca e saj mbeten të pandryshuara me kalimin e viteve.

    Në moshën 39-vjeçare, Agnesa vazhdon të jetë në formë perfekte, ndërsa stili i saj i rafinuar dhe buzëqeshja karakteristike e bëjnë të spikasë në çdo dalje.

    E njohur për klas, vetëbesim dhe një prezencë që tërheq çdo sy, Agnesa Vuthaj mbetet shembulli ideal se bukuria dhe eleganca nuk njohin moshë.

  • Rovena Stefa ngre dyshime për votat në Big Brother VIP Kosova: Në finale shkuan edhe ata që publiku i ka urryer

    Rovena Stefa ngre dyshime për votat në Big Brother VIP Kosova: Në finale shkuan edhe ata që publiku i ka urryer

    Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me moderatoren Elita Rudin.

    Në këtë intervistë, ajo ka folur hapur për përvojën e saj në reality shou, por edhe për mënyrën si u zhvillua gara drejt finales.

    Gjatë bisedës, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë: “Përse nuk shkove në finale?”.

    “Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh Stefa.

    Ajo shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se pjesëmarrësit nuk kanë pasur qasje në të dhënat reale të rezultateve.

    “Tani unë duhet të bëj një gjyq ku janë votat e mia, nuk e kemi atë kontroll. Tani të flasim drejtpërdrejt – kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë”, tha Rovena.

    Kjo nuk është hera e parë që një ish-banore e spektaklit ngre pikëpyetje për mënyrën si trajtohen votat dhe rezultati përfundimtar, por deklarata e Rovenës ka marrë vëmendje të veçantë.