ATV

Category: Showbiz

  • Rita Ora publikon bisedën private me Yll Limanin, a po vjen një duet bombë?

    Rita Ora publikon bisedën private me Yll Limanin, a po vjen një duet bombë?

    Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë komunikimi me artistin kosovar, Yll Limani dhe fansat tashmë po flasin vetëm për një gjë: a po vjen një bashkëpunim mes tyre?

    Në një screenshot të publikuar në Instagram Story, këngëtarja me famë botërore ka zbuluar bisedën private me Yllin, pasi të dy janë bërë së fundmi miq në rrjet. Menjëherë pas ndjekjes së njëri-tjetrit, Ylli i shkroi i pari Rites:

    “Rita, e dua ‘All Natural’.”

    Rita iu përgjigj me fjalë të ngrohta, duke treguar respekt dhe afërsi me artistin shqiptar:

    “Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar.”

    Pa humbur kohë, Ylli e çon bisedën në një tjetër nivel, duke i propozuar asaj:

    “Bashkëpunim?”

    Dhe përgjigjja e Rites ka qenë e menjëhershme dhe shumë premtuese:

    “Do ta doja këtë.”

    Ky shkëmbim i shkurtër, por domethënës, ka ngjallur entuziazëm dhe reagime të shumta nga fansat, të cilët tashmë po presin me padurim një projekt të përbashkët mes dy prej emrave më të dashur shqiptarë.

    Duke zgjedhur ta publikojë vetë këtë bisedë, Rita ka dhënë një sinjal të qartë se diçka po gatuhet pas kuintave dhe sipas komenteve të ndjekësve, mund të jetë vetëm çështje kohe para se ta dëgjojmë.

  • Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze

    Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze

    Princi William dhe Princesha Catherine kanë dalë fitues në një çështje gjyqësore ndaj revistës franceze Paris Match, pasi kjo e fundit publikoi pa leje fotografi paparaci të çiftit dhe fëmijëve të tyre gjatë një pushimi privat në Alpet franceze.

    Sipas një komunikate nga Pallati Kensington, çifti mbretëror ndërmori veprime ligjore menjëherë pas publikimit të fotove në prill, ku ata shfaqeshin së bashku me fëmijët, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis duke kaluar momente familjare në dëborë dhe duke u relaksuar në ballkonin e chalet-it të tyre.

    Gjykata franceze vendosi në favor të çiftit, duke theksuar se botimi i Paris Match “cenonte të drejtën e respektit ndaj jetës private dhe imazhit” të Familjes Mbretërore. Revista, e cila është në pronësi të grupit luksoz LVMH, u urdhërua të publikojë zyrtarisht vendimin gjyqësor dhe të mbulojë shpenzimet ligjore të Princit dhe Princeshës së Uellsit.

    Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Pallatit Kensington theksoi se ky vendim “rikonfirmon të drejtën e Familjes Mbretërore për privatësi, pavarësisht detyrave të tyre publike”. Ai shtoi se William dhe Catherine “mbeten të vendosur të mbrojnë fëmijët e tyre nga çdo ndërhyrje në jetën personale” dhe nuk do të hezitojnë të ndërmarrin masa të ngjashme në të ardhmen.

    Ky është rasti i dytë që çifti mbretëror fiton kundër mediave franceze. Kujtojmë se në vitin 2017, ata morën dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh pasi revista Closer publikoi fotografi topless të Princeshës Catherine gjatë pushimeve në Provence në vitin 2012, një rast që gjithashtu u cilësua si shkelje e rëndë e privatësisë.

  • Trump dhe Melania shpërndajnë çokollata në Shtëpinë e Bardhë

    Trump dhe Melania shpërndajnë çokollata në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, shpërndanë çokollata për mysafirët e vegjël mes kungujve të gdhendur dhe dekorimeve vjeshtore në Shtëpinë e Bardhë.

    Kostumet më të përfolura të mbrëmjes: fëmijë të veshur si presidenti, zonja e parë dhe truproja e tyre e Shërbimit Sekret; një familje që kishte kthyer karrocën e fëmijës në një “McDonald’s drive-thru”; dhe një djalë i veshur si… një tualet i pistë (shaka e mbrëmjes?).

    Një vajzë madje i shtrëngoi dorën Trumpit me qëllim që ai ta vërente – dhe ia arriti.

    Mediat amerikane kujtuan edhe festën e Halloween-it të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, kur Joe Biden në mënyrë të pashpjegueshme bëri sikur kafshonte një fëmijë të veshur si pulë. /Telegrafi/

  • Cardi B habit fansat, pohon se nuk i ka larë flokët për tre muaj

    Cardi B habit fansat, pohon se nuk i ka larë flokët për tre muaj

    Cardi B ka bërë një rrëfim të pazakontë për sa i përket higjienës së flokëve gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

    Reperja u shfaq së fundmi në Instagram Live, dukshëm me një kapelë elastike që përdoret nën paruke, derisa zbuloi se kanë kaluar muaj pa i larë flokët natyral.

    “Nuk i kam larë për rreth dy muaj”, u tha ajo ndjekësve që më pas u shpërnda edhe në X, duke shtuar: “Në fakt po gënjej, ndoshta rreth tre muaj, nuk e di fare”.

    “Ka mundësi që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, vezëve të mushkonjave, gjithçka këtu brenda”, tha ajo, duke treguar në kokën e saj.

    Në pjesë tjetër të videos, reperja 33-vjeçare ndau planet e saj për flokët.

    “Duhet të vajos skalpin, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë”, zbuloi ajo. “Do t’i laj, dhe rreth të mërkurës do t’i bëjë gërsheta”.

    Disa përdorues në X u tronditën nga ky rrëfim i saj, shumë prej tyre duke reaguar me një habi për higjienën e flokëve.

    Por kishte edhe të atillë që e morën me një dozë humori dhe mosbesimi.

     

  • Ronela Hajati kapet mat në Kanada, kush është mashkulli misterioz që e shoqëron?

    Ronela Hajati kapet mat në Kanada, kush është mashkulli misterioz që e shoqëron?

    Ronela Hajati duket se po kalon një periudhë të re dhe plot energji pozitive në jetën e saj personale. Prej disa javësh, këngëtarja e njohur shqiptare ndodhet në Kanada, ku siç duket, ka gjetur një ritëm më të qetë larg zhurmës së Tiranës dhe angazhimeve të shumta muzikore.

    Ditët e fundit, Ronela është parë në Toronto, në një ndeshje basketbolli, në shoqërinë e një mashkulli misterioz që ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjete sociale. Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë këngëtaren të qeshur dhe të relaksuar, duke shijuar atmosferën sportive me shumë energji pozitive.

    Videoja është publikuar nga një vajzë shqiptare që jeton në Kanada, e cila e ka dalluar menjëherë Ronelën në tribunë dhe ka ndarë momentin në “TikTok”. Komentet e fansave nuk kanë munguar – shumë prej tyre janë shprehur se këngëtarja duket më e lumtur se kurrë dhe se ndoshta kjo periudhë përfaqëson një “rinisje” për të.

    Në profilin e saj në Instagram, Ronela ka postuar disa foto dhe video nga ndeshja, përfshirë edhe një moment kur në sallë ndodhej reperi i njohur Drake, gjë që ka shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj postimeve të saj.

    Megjithëse ajo nuk ka konfirmuar ende asnjë lidhje të re, ndjekësit janë të bindur se artistja është duke përjetuar një fazë të bukur të jetës, larg kamerave dhe thashethemeve. A është ky një fillim i ri për Ronelën? Ndoshta shumë shpejt do ta zbulojmë nga vetë ajo…

  • Divorci i papritur i Angela Martini ndan rrugët me ish-bashkëshortin pas 7 vitesh

    Divorci i papritur i Angela Martini ndan rrugët me ish-bashkëshortin pas 7 vitesh

    Angela Martini, e njohur për përfaqësimin e Shqipërisë në “Miss Universe”, ka vendosur të japë fund martesës me Drago Savulescu pas shtatë vitesh bashkëjetesë.

    Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, modelja ka depozituar kërkesën për divorc të enjten, duke cituar “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme” si arsye kryesore. Në dokumente, Angela ka përmendur datën 24 tetor si ditën e ndarjes.

    Çifti, i martuar që nga dhjetori i vitit 2017, ka një djalë trevjeçar, Kyree Martini ??vulescu. Angela ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për të birin, si dhe që ish-bashkëshorti i saj, aktor dhe producent në Hollywood, të paguajë pension ushqimor.

    Angela Martini fitoi titullin “Miss Universe Albania” në vitin 2010 dhe arriti vendin e gjashtë në garën botërore, duke shënuar rezultatin më të lartë ndonjëherë për një përfaqësuese shqiptare.

  • Noizy dhe Dhurata Dora rikthehen me hitin “Atë ditë” që po bën xhiron e rrjetit

    Noizy dhe Dhurata Dora rikthehen me hitin “Atë ditë” që po bën xhiron e rrjetit

    Dy emra të njohur të skenës shqiptare, Noizy dhe Dhurata Dora, sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

    Kënga titullohet “Atë ditë” dhe një pjesë e saj ka bërë tashmë xhiron e rrjetit, duke u bërë virale mes fansave.

    Teksti i kësaj kënge është krijuar nga Noizy, Dhurata Dora, J Gashi, Tonic & Denk, ndërsa përveç muzikës, projekti përfshin edhe një videoklip zyrtar që shoqëron këngën.

  • Dafina Zeqiri paralajmëron një epokë të re në muzikën e saj: Ajo që po vjen nuk mund të shpjegohet…

    Dafina Zeqiri paralajmëron një epokë të re në muzikën e saj: Ajo që po vjen nuk mund të shpjegohet…

    Dafina Zeqiri ka ndezur kureshtjen e fansave me një postim enigmatik në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se një fazë e re e karrierës së saj është në prag.

    “Historia vazhdon më me zë këtë herë. Ajo që po vjen nuk mund të shpjegohet, vetëm të ndjehet. Energjia po ndryshon përsëri. Do ta ndjeni së shpejti”, ka shkruar ajo në Instagram.

    Fjalët e saj janë interpretuar si një paralajmërim për një projekt të ri muzikor, ndoshta më personal dhe emocional se më parë.

    Me ngjyra poetike dhe një nuancë mistike, Zeqiri sugjeron se po përgatitet të sjellë një ndryshim në stilin dhe mesazhin e saj artistik – diçka që, sipas saj, “nuk mund të shpjegohet, vetëm të përjetohet.”

  • Kendall Jenner: Isha shumë xheloze për motrën time, Kylie

    Kendall Jenner: Isha shumë xheloze për motrën time, Kylie

    Modelja e njohur, Kendall Jenner, ka pranuar se në fëmijëri ka qenë ‘xheloze’ për motrën e saj më të vogël, Kylie Jenner, pasi prindërit e tyre, Kris dhe Caitlyn Jenner, ishin shumë më pak të rreptë me të.

    Detajet janë zbuluar në episodin më të ri të reality-shout “The Kardashians”.

    Duke kujtuar ditët e adoleshencës, Kylie tregoi se shpesh pinte marijuanë me miqtë në shtëpinë familjare në Hidden Hills, ku ishte xhiruar pjesa më e madhe e serisë “Keeping Up With the Kardashians”.

    “Kylie pinte para meje”, tregoi Kendall në episodin e transmetuar më 30 tetor.

    “U zemërova shumë me të. I thashë: ‘Ti je një e degjeneruar’”.

    Më pas gjërat ndryshuan. “Në fund, fillova të pija me ta dhe u kënaqa më shumë se kurrë. Ishte shumë bukur”, shtoi ajo.

    Sipas saj, ato kishin vetëm 16 dhe 14 vjeçe kur ishin fshehur për të pirë.

    Kylie konfirmoi se, si fëmija më i vogël në familje, kishte arritur të shmangte shumë nga rregullat e shtëpisë.

    Përveç Kendallit dhe Kyliet, Kris Jenner ka edhe fëmijët Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Kardashian nga martesa me të ndjerin Robert Kardashian. /Telegrafi/

  • Klea Huta reagon pas lajmeve të ndarjes nga Elgit Doda

    Klea Huta reagon pas lajmeve të ndarjes nga Elgit Doda

    Prej disa ditësh, rrjetet sociale po “zien” nga thashethemet për një ndarje të mundshme midis Klea Hutës dhe Elgit Dodës, njërit prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar.

    Gjithçka nisi kur ndjekësit vunë re një detaj që nuk mund të kalonte pa u vënë re, shumica e fotove të përbashkëta të çiftit ishin zhdukur nga llogaritë e tyre në Instagram. Ky veprim ndezi menjëherë diskutimet dhe hapi një valë dyshimesh mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

    Komentet, videot dhe postimet që lidhnin emrat e Kleas dhe Elgitit u shtuan me ritme të shpejta, duke e kthyer këtë histori në një nga temat më të përfolura të javës në rrjete sociale.

    Një pjesë e ndjekësve menduan se çifti mund të ketë vendosur të ruajë privatësinë pas një ndarjeje të mundshme, ndërsa të tjerë nuk e përjashtuan mundësinë që gjithçka të jetë një strategji mediatike.

    Por duket se Klea Huta ka zgjedhur një mënyrë shumë më të qetë për t’iu përgjigjur gjithë zhurmës. Në disa foto artistike që ajo publikoi së fundmi në Instagram, shfaqet e qetë, plot elegancë dhe me një buzëqeshje të lehtë por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte unaza e martesës në gishtin e saj.

    Ky detaj, i vogël në pamje, por me peshë të madhe kuptimore, është interpretuar nga shumë fansa si përgjigjja e heshtur e Kleas ndaj gjithë thashethemeve: martesa me Elgitin, duket se vazhdon të qëndrojë fort.