Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin.
Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterëve.
Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.
Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit.
Simptomat e Tharjes Së Syrit
Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:
Kruarje dhe djegie e syrit,
Sklepa në sy,
Ndjeshmëri ndaj dritës,
Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,
Lëngëzim të syve,
Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.
Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Tharjes së Syrit
Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore.
Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.
Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.
Vaji i Arrës Së Kokosit
Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës.
Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta.
Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.
Kastraveci
Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta.
Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.
Kosi
Kosi përmban vitaminat D, B dhe A.
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë.
Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.
Kompresa Me Ujë Të Ngrohtë
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta.
Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre./AgroWeb.org
Sëmundjet e frymëmarrjes, me simptoma të tilla si dhimbja e fytit, bllokimi i hundës dhe presioni në veshë, shpesh janë të pashmangshme gjatë muajve të ftohtë
Te të rriturit, ftohjet ndodhin mesatarisht tri herë në vit dhe ne jemi më të prekshëm pikërisht gjatë dimrit kur kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.
Kur trupi lufton virusin, simptoma të tilla si dhimbja e fytit e shoqëruar nga një dhimbje koke, të dridhura ose një ndjenjë dobësie të zakonshme.
Për fat të mirë, ekziston një pije natyrale që mund të jetë e dobishme në lehtësimin e dhimbjeve dhe gërvishtjeve të fytit.
Nutricionistja Maty Harrington ndau recetën e saj për pijen e cila pretendon se ndihmon në këto situata. Është bërë shumë thjesht nga tre përbërës – karafil, kanellë dhe xhenxhefil, transmeton Telegrafi.
Lërini të vlojnë 200 mililitra ujë.
Prisni një rrënjë xhenxhefili me madhësinë e gishtit, shtoni një shkop kanelle dhe katër deri në gjashtë karafil. Kur uji të vlojë, hidheni mbi këta përbërës dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Më pas kullojeni dhe pijeni sa është ende e ngrohtë.
Maty thekson se karafili është një imunostimulues i shkëlqyer natyror dhe ka një efekt të fortë antiviral.
Receta e saj mori reagime pozitive nga ndjekësit në rrjetin social TikTok. Shumë prej tyre kanë ndarë përvojat e tyre me këtë pije dhe kanë theksuar se me të vërtetë i ka ndihmuar ata të lehtësojnë dhimbjet e fytit.
– Sapo bëra këtë pije, shtova pak pluhur shafran i Indisë dhe pak mjaltë. Jo vetëm që ka shije të mrekullueshme, por fyti më dhemb më pak.
– Më dhembi fyti dhe e bëra këtë pije. Tani nuk më dhemb më.
– Për dy ditë rresht provova të bëj gargarë me ujë të kripur, por nuk më ndihmoi shumë. Shpresoj që ky çaj të më ndihmojë – ishin vetëm disa nga komentet poshtë postimit.
Karafili i shtohet më shpesh verës së zier ose ëmbëlsirave, por ato janë gjithashtu efektive për qetësimin e dhimbjeve të fytit.
Sipas faqes së internetit Netmeds, karafili përmban eugenol, i cili është efektiv kundër baktereve, kërpudhave dhe viruseve. Përveç kësaj, kjo erëz, e cila shpesh shtohet në ëmbëlsira dhe verë të zier, kontribuon në pastrimin e gjakut dhe rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve.
Siç raporton British Mirror, nutricionistja Kavita Devgan thekson se përzierja e karafilit dhe mjaltit është një nga kurat natyrale më efektive për simptomat e ftohjes.
– Mjalti mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së fytit. Si një nga përbërësit bazë në kuzhinën indiane, karafili është plot me komponime të fuqishme antibakteriale, antivirale dhe anti-inflamatore. Kombinimi i karafilit dhe mjaltit është i shkëlqyer për sëmundjet e dimrit si kolla dhe ftohja – thotë Devgan.
Nëse keni të bëni me një sëmundje respiratore, rekomandohet që të pushoni sa më shumë dhe të pini mjaftueshëm lëngje. Një nga pijet që mund të jetë një aleat i mirë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit mund të jetë kombinimi i karafilit, kanellës dhe xhenxhefilit.
Megjithatë, nëse jeni në një gjendje tjetër, keni një sëmundje kronike ose jeni duke marrë terapi për hollimin e gjakut ose presionin e gjakut, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këtë pije. /Telegrafi/
Nëse mëngjesi është vërtet vakti më i rëndësishëm i ditës, është ende për debat, por shumë nutricionistë pajtohen se një mëngjes i ekuilibruar është mjaft i rëndësishëm dhe mund të vendosë bazat për një ditë të fortë përpara.
Të mbushura me fibra dhe lëndë ushqyese të rëndësishme, frutat janë një shtesë e shkëlqyer për një mëngjes të ekuilibruar.
Frutat duke përfshirë portokajt, limonët dhe mandarinat, janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, fibrave, kaliumit dhe fitonutrientëve, kanë veti anti-inflamatore dhe detoksifikuese dhe mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Ndërkohë, të mbushura me fibra, vitaminë C dhe antioksidantë, mollët janë një burim i shkëlqyeshëm i një flavanoidi të quajtur quercetin, i cili ka veti antivirale dhe anti-bakteriale dhe mund të forcojë sistemin imunitar. Një avantazh tjetër i mollëve është se ato janë kaq të lehta për t’u marrë në lëvizje, duke i bërë ato një zgjedhje ideale për ata prej nesh që janë shpesh në nxitim në mëngjes.
Kivi mund të mos jetë aq i popullarizuar sa mollët dhe portokajt, por është një frut i mrekullueshëm për t’u ngrënë në mëngjes, ose në të vërtetë në çdo kohë të ditës. Për përfitimet shëndetësore: kivi është i lartë në vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit. Është gjithashtu i lartë në fibra të cilat mund të rrisin ngopjen dhe mund të ndihmojnë gjithashtu me tretjen.
Për shkak të përbërjes së jashtëzakonshme, për shumë vjet me radhë, mjalti është trajtuar si një ushqim i shenjtë dhe një nga recetat më efektive natyrore për trajtimin e një sërë sëmundjesh.
Por, a keni dëgjuar për kombinimin e mrekullueshëm të mjaltit dhe ujit?Efektet pozitive të këtij kombinimi:Një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë ka përbërjen e njëjtë me plazmën e gjakut – një lëng i verdhë që merret pas centrifugimit të qelizave të gjakut.Ndihmon tretjen dhe zgjidh problemet e zorrëve.
Forcon sistemin imunitar, shëron ftohjet dhe bronkitin ashtu si edhe pastron mukozën nga mushkëritë.Largon helmet nga trupi.Kur konsumoni mjaltë dhe ujë çdo ditë, në fillim do të vini re një rritje në belin tuaj.
Por mos u bëni merak, kjo është vetëm faza fillestare e lëshimit të toksinave nga trupi.Me rritjen e belit e tuaj fillon procesi i pastrimit të trupit pasi vetitë antivirale dhe antibakteriale janë rritur.
Puna e zorrës së trashë normalizohet. Kombinimi i ujit dhe mjaltit do të ndihmojë në normalizimin e mikro-florës së zorrës së trashë dhe në eliminimin e baktereve.Si ta konsumoni këtë pije?Konsumojeni ujin e ngrohtë dhe mjaltin çdo mëngjes, në stomak të zbrazët. Kini parasysh, ta pini këtë pije shpejtë.
Një gotë nga ky kombinim, konsumojeni edhe në mbrëmje. Është e rëndësishme që pija të jetë e freskët në çdo konsumim.
Stina e dimrit na imponon që të mbajmë temperaturën më të ngrohtë në ambientin e shtëpisë sonë.
Metodat me të cilat ngrohim dhomën janë të ndryshme.E nëse për të ngrohur ambientin përdorni shporetin apo kaminin, ajri thahet edhe më shumë.
Për t’i dhënë paksa lagështi ajrit, në ndihmë vjen kamomili dhe uji.Vendosni disa qeska kamomili në një tenxhere me ujë dhe vendoseni mbi shporet apo kamin.
Lëreni ashtu të qëndrojë gjatë tërë kohës sa shporeti qëndron i ndezur.Ju mund të shtoni ujë kohë pas kohe kur uji të shterohet.Në këtë mënyrë, do të arrini të mbani lagështinë e ajrit në normën e duhur.
Ka disa ushqime, të cilat duhet shmangur me çdo kusht, sepse janë kryesore për të shtuar sidomos yndyrën në bark.
Këto ushqime kanë tendencë që të nxjerrin në pah sidomos ato pjesë trupi që marrin lehtësisht kile, siç është edhe barku.
Më poshtë është një listë, e cila të rekomandon ushqimet që duhet të shmangësh.
Qëndro larg nga patatet e skuqura, pijet me gaz, ushqimet e bardha (me karbohidrate të përpunuara), të skuqurat, si dhe lëngjet e frutave. Me siguri po mendon se si mund t’i kesh ngrënë vetëm dje të gjitha këto ushqime. Por, kjo është edhe arsyeja pse e ke gjithmonë stomakun të rënduar.
Në përgjithësi, patatet e skuqura janë shumë të këqija për yndyrën, sepse kanë sasi të lartë vaji dhe kripe që rri e gjitha në stomak. Po kështu, edhe pijet me gaz apo lëngjet e ndryshme të frutave, për shkak të sasisë së lartë të sheqerit që përmbajnë – që, siç dihet, kthehet në yndyrë.
Të njëjtin efekt kanë edhe karbohidratet e përpunuara që gjendjen në ushqime të tilla si buka e bardhë, biskotat e bardha dhe drithërat me sheqer. Të gjitha këto ushqime të japin pikërisht ato kile që nuk do të doje t’i shtoje gjatë kësaj periudhe.
Ju mund të keni një rreth të gjerë miqsh, kolegësh me të cilët bëni diskutime, dërgoni mesazhe darkave, shkëmbeni ide dhe debate për çështje të ndryshme, por në fund e kuptoni se personi me të cilin merreni vesh më mirë është vetja juaj
“A është normale të flas me veten?” mund të jetë një nga pyetjet tuaja.
Kemi lajme të mira. “Është normale,” thotë Craig Kain, një psikolog dhe psikoterapist, shkruan Parade.
“Të flasësh me veten është diçka që shumica e njerëzve e bëjnë”. Ndërsa ne mund të flasim shpesh me veten, ka shumë njerëz që ndihen jonormalë për këtë gjë, sepse nuk është diçka që ne e diskutojmë shpesh.
E vërteta është se është e zakonshme që njerëzit të flasin me veten gjatë gjithë ditës, por ndonjëherë kjo vetë-bisedë mbetet në kokën e tyre.
Tri arsye të tjera pse është krejtësisht normale të flasësh me veten:
1. Ndihmon me emocionet
Biseda me veten mund të jetë qetësuese. Ju flisni më ngadalë se sa mendoni, kështu që kur jeni duke folur me veten, kjo ju ngadalëson dhe është e dobishme kur filloni të ndiheni të trullosur ose keni panik.
2. Inkurajoni veten
Të flasësh me veten mund të jetë një mënyrë e mirë për të inkurajuar veten. Fjalët e mira për veten mund të kenë një efekt të ngjashëm, citon Anabel.
3. Fiksoni gjëra në kokën tuaj
Dëshironi të mbani mend emrin e personi që keni takuar në një moment të bukur të jetës suaj? Flisni me veten për këtë. Dëgjimi i vetes duke folur mund t’ju ndihmojë të ruani informacionin. /Telegrafi/
Arrat përmbajnë shumë acide yndyrore, proteina me cilësi të lartë, minerale dhe vitamina dhe për këtë arsye konsiderohen veçanërisht të shëndetshme.
Për shkak të përbërësve të tyre, arrat janë të mira për sistemin kardiovaskular dhe kanë një efekt pozitiv në sheqerin në gjak dhe nivelin e kolesterolit.
Sipas Institutit Amerikan për Kërkimin e Kancerit, arrat mund të na mbrojnë nga kanceri dhe diabeti.
Sipas shumë studimeve, arrat duhet të jenë në menynë tonë cdo ditë, të paktën një grusht në ditë.
Arrat, lajthitë dhe arrat makadamia janë arra të vërteta , përfshihen edhe gështenjat dhe farat e kërpit.
Arrat përmbajnë shumë përbërës të shëndetshëm. Arrat janë një burim proteinash me bazë bimore me vlerë të lartë biologjike. Kjo do të thotë që proteinat mund të absorbohen dhe metabolizohen në mënyrë efikase nga trupi.
Ato përmbajnë shumë yndyrë, megjithatë, yndyra përbëhet kryesisht nga acide yndyrore të pangopura omega-3 dhe omega-6 , të cilat kanë një efekt anti-inflamator dhe kanë një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular , presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit .
Sasia e fibrave që përmbajnë arrat ju ngop dhe siguron tretje të shëndetshme.
Mineralet si hekuri, zinku, kalciumi dhe magnezi gjenden në shumë arra. Kjo vlen edhe për vitaminat C dhe E si dhe vitaminat e grupit B duke përfshirë acidin folik .
Substancat dytësore bimore në arrat si flavonoidet kanë një efekt antioksidant dhe mund të neutralizojnë radikalet e lira .
Arra në përgjithësi konsiderohet si arra më e shëndetshme sepse ka përmbajtjen më të lartë të acideve yndyrore të pangopura si omega-3. Ato përbëjnë një mbresëlënës 41.7 për qind të përmbajtjes së tyre ushqimore.
Megjithatë, është e vështirë të zgjedhësh arrën më të shëndetshme.
Arrat ndryshojnë në përbërësit e tyre të shëndetshëm – disa përmbajnë shumë hekur, të tjera përmbajnë më shumë vitaminë E. Prandaj, duhet të përdorni përzierjet e arrave dhe të mos hani vetëm arra në mënyrë që të përfitoni nga përbërësit e shëndetshëm të llojeve të ndryshme.
Arrat për diabetikët pasi kanë pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak.
Edhe kur konsumohen së bashku me karbohidratet, ato rrisin nivelet e sheqerit në gjak.
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se arrat mund të mbrojnë kundër diabetit të tipit 2. Studiuesit supozojnë se rezistenca e fituar ndaj insulinës shkaktohet nga proceset inflamatore kronike. Acidet yndyrore të pangopura si ato te arrat mund ta kundërshtojnë këtë.
Studimet kanë gjetur prova se arrat mund të mbrojnë kundër kancerit të zorrës së trashë dhe gjithashtu pengojnë rritjen e qelizave ekzistuese të kancerit. Mbrojtja kundër stresit oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira me sa duket luan një rol në këtë.
Arrat janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye të mira për zorrët. Fibra stimulon aktivitetin e zorrëve dhe ka një efekt të dobishëm në florën e zorrëve. Kjo jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në tretjen tonë, por edhe në sistemin tonë imunitar.
Për shkak të shumë përbërësve të tyre të shëndetshëm, arrat preferohen të hahen çdo ditë .
Shoqata Gjermane e të Ushqyerit rekomandon të paktën 25 gramë në ditë – kjo është rreth një grusht arra.
Një përjashtim vlen për arrat braziliane: Nuk duhet të hani më shumë se dy arra braziliane në ditë.
Ato përmbajnë shumë selen, i cili mund të çojë në helmim me selen nëse konsumohet në nivele shumë të larta. Arrat braziliane kanë gjithashtu një nivel shumë të lartë rrezatimi.
Në përgjithësi, arrat duhet të jenë natyrale dhe jo të kripura, me erëza apo të pjekura.
Kripa e tepërt i ngarkon veshkat dhe mund të çojë në presion të lartë të gjakut. Pjekja gjithashtu i bën arrat më pak të shëndetshme , pasi vitaminat dhe acidet yndyrore të pangopura shkatërrohen në temperatura të larta dhe mund të formohen radikale të lira.
Sipas studimeve, njerëzit që hanë shumë arra kanë më shumë gjasa të humbin peshë. Studimet ende nuk kanë treguar saktësisht pse ndodh kjo.
Megjithatë, ajo që është e sigurt është se, ndryshe nga çokollata, arrat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe kanë një efekt rregullues pozitiv në nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës.
Fëmijët nën pesë vjeç nuk duhet të hanë arra pasi mund t’i gëlltisin.
Personat me alergji duhet të kenë kujdes me arrat. Alergjitë ndaj arrave janë një nga alergjitë më të zakonshme ushqimore rreth 1.4 për qind e evropianëve janë të prekur.
Arrat mund të prishen shpejt dhe madje të mykohen për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës . Disa myk prodhojnë aflatoksinën helmuese, e cila mund të shkaktojë kancer të mëlçisë dhe veshkave .
Nuk duhet të keni frikë nga cianidi i hidrogjenit në arrat vetëm bajamet e hidhura përmbajnë cianid hidrogjeni dhe për këtë arsye nuk janë të përshtatshme për konsum të papërpunuar. Bajamet e ëmbla dhe llojet e tjera të arrave janë pa cianid hidrogjeni.
Arrat e plota dhe të paqëruara kanë një jetëgjatësi prej disa muajsh.
Prandaj, nëse doni të ruani arrat për një kohë të gjatë, është më mirë të mos blini arra të copëtuara ose të bluara.
Arrat e plota duhet t’i ruani në një vend të freskët, të errët, të thatë dhe të ajrosur në rrjeta ose çanta. Nxehtësia, drita dhe lagështia shkurtojnë jetëgjatësinë. Arrat e qëruara gjithashtu mund të ngrihen në frigorifer deri në dymbëdhjetë muaj .
Nëse arrat tashmë janë bluar ose copëtuar, duhet t’i përdorni shpejt. Paketimi i hapur mund të ruhet në një enë të mbyllur në frigorifer për një maksimum prej katër javësh.
Nëse arrat janë të zbardhura, të thara apo edhe të mykura, duhet t’i hidhni patjetër./atvlive.tv/
Edhe pse ndihmojnë që të ndjeheni më energjik, pijet energjike kanë dobësitë për të cilat duhet njoftuar. Konsumimi i tyre padyshim që ka efekte anësore të pakëndshme nga të cilat shumë njerëz ankohen.
Ekziston një rrezik i madh që lidhet me konsumimin e pijeve energjike, përdorimi i rregullt i tyre mund të rrisë rrezikun për probleme e drogës.
Sipas studimeve të fundit, pijet e gazuara energjike përbëhen nga ëmbëltues artificialë, kafeina dhe karbonacioni, të cilët ju bëjnë që vazhdimisht të dëshironi për t’i konsumuar ato.
Një kanaçe me pije energjike ka 39 gram sheqer, e cila është e barabartë me rreth 10 lugë çaji, që i bie se ka më shumë sesa duhet konsumuar brenda ditës.
Në studim thuhet se ëmbëlsuesit në pije aktivizojnë të njëjtat qendra në tru, duke shkaktuar lëshimin e dopaminës kimike të trurit në një rajon të njohur si bërthama dhe si rezultat ndjejmë eufori, pastaj e kërkojmë përsëri këtë ndjenjë duke krijuar varësi ndaj saj.
Sipas një përfundimi, sheqeri mund të krijojë më shumë varësi e të jetë më tërheqëse sesa kokaina.
“Sa më shumë soda të pini, aq më i madh është ‘shpërblimi’ dhe ne do të duam edhe më shumë prej saj,” është shprehur Cordialis Msora-Kasago, një dietologe e Akademisë së Ushqyerit dhe Dietikëve.
Sheqeri nuk është përbërësi i vetëm që fajësohet kur bëhet fjalë për cilësitë e varësisë. Edhe kafeina është një stimulues gjithashtu.
“Kafeina jo vetëm që shpejton të menduarit tonë, por gjithashtu ka aftësinë e vet unike për të aktivizuar rrugët e euforisë që përfshijnë dopaminën”, thuhet në studim.
Ekzistojnë soda dietike që zëvendësojnë sheqerin e vërtetë me ëmbëlsues artificialë, por nxisin receptorët e shijes, të cilat presin sheqer, duke përgatitur trurin për një energji që nuk do të vijë kurrë.
Soda dietike mund të jetë zgjidhja më e shëndetëshme, kur ju nuk e lini dot këtë pije.
Sipas studimit, njerëzit që kishin gjenin FTO, konsumonin më shumë pije energjike. Rreth 20-30% e popullsisë ka variantin gjenetik të varësisë për konsumimimin e pijeve energjike.
Ndërsa, Msora-Kasago thotë se nëse pini disa herë në muaj, nuk ka nevojë për shqetësim, por nëse keni më shumë se një pije në ditë, mund të jeni duke e rrezikuar veten për mbipeshë, sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2, deri në kancer.
Ndjeheni të fryrë? Na ndodh të gjithëve, mos u shqetësoni…
Fryrja e barkut i ndodh të gjithëve në momente të caktuara, edhe kur bëjmë maksimumin e përpjekjeve për të qenë në formë të mirë fizike.
Ki parasysh që duhet të tregosh kujdes me ushqimet që e ndjen se të shkaktojnë siklet për të mos i ngrënë.
Ka raste që fryrja shkaktohet pas një vakti të bollshëm me një ose dy ushqime problematike. Ndonjëherë shkaktar është uji i mbledhur në trup prej ndryshimeve hormonale.
Ndjesia e parehatisë që shkakton fryrja është sikleti më i madh, ndaj po ju njohim me 8 ushqime që do t’ju ndihmojnë ta lehtësoni veten, pa kaluar te mjekimet apo suplementet.
Kosi: I pasur me probiotikë dhe bakterie të mira që ndihmojnë procesin e tretjes, kosi e lehtëson shpejt inflamacionin.
Xhenxhefili: Konsiderohet si një nga mjekimet bimore më të vjetra në botë, xhenxhefili ka veti anti-inflamatore shumë të forta.
Banania: Kaliumi është arsyeja kryesore pse ky frut jep kontribut në mirëmbajtjen e sistemit tretës.
Limoni: Po, hilja e vjetër e ujit të ngrohtë me limon ndihmon. Aciditeti i tij është shumë i ngjashëm me të vetë stomakut, ndaj ndihmon në balancimin e tij.
Avokado: Nëse je duke mbajtur dietë pa karbohidrate, avokadot janë një opsion i mirë për të hequr fryrjen pasi janë pasura me potasium dhe antikoksidantë.
Kastraveci:Përmban shumë ujë dhe kontribuon në hidratimin e organizmit. Kjo ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga qelizat, citon Anabel.
Kivi:Actinidin është një enzimë që gjendet te kivi dhe shpejton tretjen. /Telegrafi/