ATV

Category: Shëndetësi

  • A keni probleme me kapsllëkun? Këto lloje frutash do t’ju ndihmojnë

    A keni probleme me kapsllëkun? Këto lloje frutash do t’ju ndihmojnë

    Nëse keni probleme me kapsllëkun, përveç marrjes së lëngjeve dhe ushtrimeve, lloje të caktuara frutash si kivi dhe fiqtë mund të ndihmojnë.

    Kapsllëku është një problem i zakonshëm që mund të shkaktojë fryrje, dhimbje stomaku dhe ndjenjë rëndese. Dieta e dobët, mungesa e ushtrimeve dhe marrja e pamjaftueshme e lëngjeve janë shkaqet më të zakonshme të tretjes së ngadaltë. Lajmi i mirë është se disa fruta mund të stimulojnë natyrshëm jashtëqitjen dhe të lehtësojnë simptomat.

    Kumbulla të thata

    Kumbullat e thata janë një nga aleatët më të famshëm natyrorë kundër kapsllëkut. Ato janë të pasura me fibra, por edhe me sorbitol – një alkool sheqeri natyral që ka një efekt të lehtë laksativ. Konsumi i rregullt i disa kumbullave të thata në ditë mund të përmirësojë ndjeshëm tretjen.

    Kivi

    Kivi përmban një kombinim të fibrave dhe enzimës aktinidinë, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave dhe përshpejton tretjen. Studimet kanë treguar se ngrënia e një deri në dy kivive në ditë mund të rrisë jashtëqitjen dhe të zvogëlojë fryrjen.

    Dardha

    Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fibrave dietike, veçanërisht kur hahen me lëkurë. Ato gjithashtu përmbajnë një përmbajtje të lartë uji, e cila ndihmon më tej në zbutjen e jashtëqitjeve dhe lehtësimin e lëvizjeve të zorrëve.

    Fiq

    Fiqtë e freskët ose të tharë janë të pasur me fibra, të cilat stimulojnë peristaltikën e zorrëve dhe janë një ilaç tradicional për kapsllëkun. Ato janë veçanërisht efektive kur disa fiq të tharë lihen në ujë gjatë natës dhe konsumohen në mëngjes.

    Edhe pse frutat mund të jenë një aleat i fuqishëm, është e rëndësishme të theksohet se pa konsum të mjaftueshëm uji, fibrat nuk mund të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, aktiviteti i rregullt fizik stimulon sistemin tretës.

    Nëse kapsllëku zgjat për një kohë të gjatë, shoqërohet me dhimbje të forta, gjak në jashtëqitje ose humbje të menjëhershme në peshë, është e nevojshme të kërkoni këshillën e një mjeku.

  • Ujë me limon, gabimi të cilin të gjithë e bëjnë

    Ujë me limon, gabimi të cilin të gjithë e bëjnë

    A pini edhe ju në mëngjes ujë me limon? Shikoni a bëni gabimin vijues…

    Zgjoheni, shtrydhi limonin, shtoni një gotë ujë të ngrohtë apo të ftohtë dhe e pini. Ku është gabimi këtu?

    Nuk e keni përdorur lëvoren e limonit!

    Receta e vërtetë thotë që, pos lëngut të limonit, duhet të përdorni edhe lëvoren e limonit, të cilën do ta bluani në blender.

    Pra, tani e dini si duhet të veproni: bluani korën e limonit, një pjesë të vogël, që të përftoni një apo dy lugë të vogla, pastaj shtrydhni limonin, shtoni ujë dhe doza juaj e vitaminave të mëngjesit është gati!

    Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do t’ju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin.

    Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes.

    Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës.

  • Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

    Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

    Ndryshimi i ngjyrës së thonjve mund të zbulojë probleme me mushkëritë, zemrën dhe gjakun

    Nëse vëreni se thonjtë ju janë bërë blu pa u goditur apo pa dëmtuar gishtat, mos e injoroni këtë sinjal që jep trupi. Ndryshimi i ngjyrës së thonjve shpesh tregon se gjaku nuk po transporton mjaftueshëm oksigjen në inde.

    Në mjekësi, kjo gjendje quhet cianozë dhe mund të jetë shenjë e hershme e çrregullimeve më serioze në organizëm.

    Mjekët i kushtojnë vëmendje të veçantë ngjyrës së thonjve, sepse ajo mund të zbulojë shpejt ndryshime në oksigjenimin e gjakut. Pikërisht për këtë arsye, gjatë pranimit në spital kërkohet që nga thonjtë të hiqet llaku, në mënyrë që stafi shëndetësor të vërejë menjëherë çdo ndryshim të mundshëm.

    Çfarë do të thotë kur thonjtë bëhen blu?
    Ngjyra blu e thonjve shfaqet kur në pjesët periferike të trupit, si majat e gishtave, nuk ka mjaftueshëm oksigjen. Nëse ndryshimi shfaqet vetëm në një thua, shkaku më i shpeshtë është një dëmtim lokal dhe grumbullim gjaku nën thua. Megjithatë, kur të gjithë thonjtë janë blu, zakonisht kjo tregon për një problem sistemik.

    Ndryshimi i përkohshëm mund të shfaqet edhe në të ftohtë, sepse enët e gjakut ngushtohen për të ruajtur nxehtësinë. Në këtë rast, ngjyra normalizohet pasi duart të ngrohen. Nëse kjo nuk ndodh, nevojiten ekzaminime shtesë, transmeton Telegrafi.

    Shkaqet më të shpeshta të thonjve blu
    Thonjtë blu mund të jenë pasojë e gjendjeve të ndryshme shëndetësore, sidomos atyre që prekin mushkëritë, zemrën dhe gjakun.

    Problemet me mushkëritë

    Sëmundjet që pengojnë shkëmbimin e oksigjenit shpesh çojnë në cianozë. Ndër to janë:

    • sëmundjet kronike të mushkërive si COPD
    • astma dhe krizat akute të frymëmarrjes
    • pneumonia
    • embolia pulmonare, që është gjendje urgjente

    Sëmundjet e zemrës

    Kur zemra nuk pompon gjakun në mënyrë efikase, oksigjeni nuk arrin në inde në sasi të mjaftueshme. Kjo ndodh te defektet e lindura të zemrës, insuficienca kardiake ose sindroma të rralla që ndikojnë në qarkullimin e gjakut ndërmjet zemrës dhe mushkërive.

    Çrregullimet e gjakut dhe enëve të gjakut

    Disa gjendje ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e gjakut për të transportuar oksigjen ose në qarkullimin e tij. Të tilla janë çrregullimet e hemoglobinës, helmimi me monoksid karboni, sëmundjet e gjakut si policitemia vera ose fenomeni Raynaud (Rejno), ku ndodh spazmë e enëve të gjakut.

    Si vendoset diagnoza dhe nga çfarë varet trajtimi
    Kur dyshohet për cianozë, mjeku vlerëson nivelin e oksigjenit në gjak. Kjo mund të bëhet me analizë të gjakut arterial ose në mënyrë jo invazive, me pulsoksimetër që vendoset në gisht. Diagnostika e mëtejshme varet nga shkaku i dyshuar.

    Nuk trajtohen thonjtë blu si simptomë, por gjendja që i shkakton. Terapia mund të përfshijë oksigjenoterapi, barna për përmirësimin e qarkullimit, trajtimin e sëmundjeve të mushkërive ose zemrës, si dhe në raste të caktuara ndërhyrje kirurgjikale.

    Kur është e nevojshme të reagoni menjëherë?
    Nëse vëreni se thonjtë janë blu dhe ngjyra nuk rikthehet edhe pas ngrohjes, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. Veçanërisht urgjente është nëse shfaqen edhe:

    • dhimbje në gjoks
    • vështirësi në frymëmarrje
    • djersitje e shtuar
    • marramendje

    Këto simptoma mund të tregojnë një çrregullim serioz në furnizimin e organizmit me oksigjen dhe kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor. /Telegrafi/

  • Çfarë të hani për të mbajtur zemrën të shëndetshme

    Çfarë të hani për të mbajtur zemrën të shëndetshme

    Një e katërta e vdekjeve në SHBA janë si shkak i sëmundjeve të zemrës.

    Pasi që kjo statistikë është vërtetë enorme, është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Ushqimi që përdorim është ndër faktorët kryesorë, njofton Klan Kosova.

    Këtu janë disa nga ushqimet që i bëjnë mirë shëndetit të zemrës suaj:

    Filloni ditën me drithëra

    Drithërat janë të mira për zemër sepse janë të pasura me fibra që reduktojnë kolesterolin. Ato përmbajnë magnez dhe kalium që mundësojnë rrahje të shëndoshë të zemrës.

    Për drekë – supë dhe gjellëra me bizele

    Njëjtë sikur drithërat, edhe bizelet e ulin kolesterolin. Supa ose një gjellë me bizele është zgjedhja më e mirë. Përveç që është e shëndetshme, ajo iu bënë të ndiheni më të relaksuar.

    Arrat

    Arrat përmbajnë yndyra të pangopura që janë të shëndetshme për zemër. Ato reduktojnë sëmundjet e zemrës tek të moshuarit. Ngrënia e tyre ndihmon edhe në kontrollimin e peshës.

    Filloni darkën me një sallatë të lloj-llojshme

    Sallata është e mirë edhe për shëndetin e zemrës edhe për dietën tuaj. Sallatat me perime janë plotë vitamina e minerale. Mundohuni që të hani sa më shumë lloje të perimeve.

    Përdorni vaj ulliri

    Vaji i ullirit përmban yndyrë të shëndetshme për zemër. Mirëpo, mos e teproni me ta. Mjafton t’i shtoni një gjysmë luge ushqimit që e hani.

    Hani peshk

    Peshqit yndyrorë si salmoni përmbajnë acide yndyrore “omega-3” që janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Gjatë gatimit të peshkut, shtoni aroma të ndryshme dhe përdorni vaj ulliri.

    Lulelakra

    Është një ushqim i shkëlqyeshëm për ta ruajtur shëndetin dhe peshën tuaj. Copëtojeni atë në masë të një filxhani të kafesë. Ajo përmban 320 mg kalium dhe 27 kalori.

  • Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

    Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

    Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj një metali të rëndë të lidhur me kancerin, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore franceze.

    Një raport i gjerë ka ngritur shqetësime për nivelet e kadmiumit në ushqimet e përditshme, duke sugjeruar se pothuajse gjysma e popullsisë në Francë mund të konsumojë sasi “shqetësuese” vetëm përmes dietës.

    Ky metal toksik gjendet kryesisht në plehrat kimike të përdorura në bujqësinë moderne. Ai grumbullohet në tokë dhe më pas përfundon në ushqime bazë që konsumohen çdo ditë. Sipas shkencëtarëve, produktet si buka, ëmbëlsirat, makaronat, orizi dhe patatet janë ndër burimet kryesore të ekspozimit. Tek personat që nuk pinë duhan, dieta përbën deri në 98% të marrjes së kadmiumit.

    Gjetjet, të publikuara nga ANSES, janë cilësuar si shqetësuese dhe paralajmërojnë për rritje të rrezikut nëse nuk merren masa.

    Kadmiumi është lidhur me disa lloje kanceri, përfshirë ato të pankreasit, fshikëzës urinare, prostatës dhe gjirit. Ai gjithashtu mund të shkaktojë dobësim të kockave, dëmtime të veshkave dhe sëmundje kardiovaskulare.

    Ekspertja Géraldine Carne paralajmëroi se efektet afatgjata mund të përkeqësohen nëse ekspozimi vazhdon në këto nivele.

    Studimi analizoi burime të ndryshme të kadmiumit – nga ajri dhe uji, deri te pluhuri dhe kozmetika – por arriti në përfundimin se ushqimi është burimi kryesor. Veçanërisht u identifikuan si problematike produktet e përpunuara të grurit si biskotat, tortat dhe drithërat e mëngjesit.

    Edhe duhani u përmend si një burim i rëndësishëm shtesë i ekspozimit.

    Këto gjetje mund të jenë shqetësuese edhe për vende të tjera, pasi shumë nga këto ushqime janë pjesë e dietës së përditshme. Edhe pse nivelet e raportuara në Francë janë më të larta se në disa vende të tjera evropiane, ekspertët theksojnë se rreziku nuk duhet nënvlerësuar. Kadmiumi grumbullohet në trup me kalimin e kohës, kështu që edhe sasi të vogla, por të konsumuar rregullisht, mund të jenë problematike në afat të gjatë.

    Autoritetet këshillojnë që njerëzit të mos heqin dorë plotësisht nga buka apo produktet e ngjashme, por të diversifikojnë dietën për të shmangur ekspozimin e vazhdueshëm nga të njëjtat burime. Rekomandohet shtimi i ushqimeve si thjerrëzat dhe qiqrat, të cilat përmbajnë më pak kadmium.

    Në të njëjtën kohë, kërkohet rishikimi i rregullave për plehrat kimike, që janë një nga burimet kryesore të ndotjes së tokës me këtë metal.

    Megjithëse paralajmërimet janë serioze, ekspertët theksojnë se nuk ka arsye për panik: konsumimi i rastësishëm i bukës apo ëmbëlsirave nuk përbën rrezik të madh në vetvete. Megjithatë, prania e kadmiumit në ushqimet e përditshme po ngre gjithnjë e më shumë shqetësime për ndikimin e tij afatgjatë në shëndet.

  • A hahen vezët çdo ditë?

    A hahen vezët çdo ditë?

    Vezët janë një ushqim i preferuar për shumë njerëz, të njohura për përmbajtjen e lartë të proteinave, vitaminave dhe mineraleve. Megjithatë, ato shpesh kanë pasur një reputacion të keq për shkak të kolesterolit të tyre. Megjithatë, hulumtimet e fundit shkencore dhe udhëzimet dietike po e ndryshojnë këtë pikëpamje, duke nxjerrë në pah shumë përfitime të vezëve dhe duke sqaruar nëse ato janë të sigurta për konsum të përditshëm.

    A është në rregull të hash vezë çdo ditë?

    Për shumicën e njerëzve – po, është. Një vezë përmban rreth 180 deri në 200 miligramë kolesterol. Megjithëse rekomandimet e mëparshme e kufizonin marrjen ditore të kolesterolit në 300 miligramë dhe këshillonin konsumimin e jo më shumë se tre vezëve në javë, hulumtimet e fundit tregojnë se kolesteroli nga ushqimi, siç është ai nga të verdhat e vezëve, ka shumë pak efekt në nivelin e kolesterolit “të keq” LDL në gjak.

    Një studim i madh tregoi se konsumimi i një deri në gjashtë vezë në javë mund të zvogëlojë edhe rrezikun e vdekjes së shkaktuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru. Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) gjithashtu mbështet konsumin e moderuar, një deri në dy vezë në ditë, si pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën.

    Vlera ushqyese e vezëve

    Vezët janë jashtëzakonisht ushqyese. Përveçse janë të pasura me proteina, ato përmbajnë gjithashtu yndyrna të shëndetshme, minerale të rëndësishme (si seleni, kolina, folati dhe hekuri) dhe vitamina të shumta, duke përfshirë biotinën, vitaminat B12, A, D, E dhe K. Ato janë gjithashtu të pasura me antioksidantët luteinë dhe zeaksantinë, të cilët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    E bardha dhe e verdha e vezës ndryshojnë në përbërjen e tyre:

    E bardha e vezës është burimi kryesor i proteinave dhe vitaminës B5

    E verdha e vezës përmban shumicën e vitaminave, kolinës, yndyrnave të shëndetshme, hekurit dhe antioksidantëve

    A ka ndonjë rrezik?

    Shqetësimi më i madh që lidhet me vezët është kolesteroli, por shkencëtarët theksojnë se yndyra e ngopur në dietë është një problem më i madh. Edhe pse vezët përmbajnë yndyra të ngopura, sasia nuk është e madhe – rreth 1.5 gramë për vezë. Për krahasim, një porcion prej 3 ons mish viçi përmban më shumë se 5 gramë yndyra të ngopura.

    Nutricionistja Nikki Fata thekson: “E vetmja gjë për të cilën duhet të keni kujdes kur hani vezë çdo ditë është se ato nuk zëvendësojnë ushqime të tjera të vlefshme. Një dietë e larmishme është e rëndësishme për të siguruar që të merrni të gjitha lëndët ushqyese që ju nevojiten”, transmeton Klankosova.tv.

    Vezët e ziera kanë më pak kalori dhe janë një zgjedhje më e shëndetshme

    Nutricionistja Kristen Lorenz thekson se shumica e të rriturve të shëndetshëm mund të hanë vezë në mënyrë të sigurt çdo ditë: “Vezët vetë nuk janë të rrezikshme. Problemi është shpesh ajo që shoqëron ato – si proshuta, djathi ose gjalpi. Një zgjedhje më e mirë është të kombinoni vezët me perime dhe drithëra të plota”

    Kush duhet të jetë i kujdesshëm?

    Ndërsa përfitimet e ngrënies së vezëve janë të dokumentuara mirë, disa grupe duhet të jenë më të kujdesshëm. Njerëzit me kolesterol të lartë, sëmundje të zemrës ose diabet duhet të konsultohen me një mjek ose dietolog, pasi disa kërkime vazhdojnë të sugjerojnë një lidhje të mundshme midis konsumit të vezëve dhe rrezikut kardiovaskular.

    Sa vezë në javë rekomandohen?

    Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon një deri në dy vezë në ditë. Nutricionistja Rachel Dyckman shpjegon: “Nuk ka një kufi, por kërkimet sugjerojnë se shtatë të verdha vezësh në javë nuk janë të dëmshme për personin mesatar”.

  • Kur të folurit ngadalësohet, një shenjë e hershme e rënies njohëse dhe Alzheimerit

    Kur të folurit ngadalësohet, një shenjë e hershme e rënies njohëse dhe Alzheimerit

    Shkencëtarët zbulojnë se jo vetëm çfarë themi, por edhe sa shpejt flasim mund të sinjalizojë ndryshime në tru

    Mënyra se si flasim mund të zbulojë shumë më tepër sesa mendojmë. Ndërsa shpesh përqendrohemi te harresa e fjalëve apo emrave, studimet e fundit tregojnë se ndoshta më e rëndësishme është shpejtësia e të folurit sesa vetë përmbajtja.

    Ekspertët paralajmërojnë se shenjat e para të rënies njohëse, madje edhe të sëmundjes Alzheimer, mund të fshihen pikërisht në ndryshime të vogla në të folur që shpesh i anashkalojmë.

    Nuk është vetëm “më shpëtoi fjala”, por ritmi i të folurit
    Shumë prej nesh e kanë përjetuar ndjesinë “më është në majë të gjuhës”. Këto situata janë normale në çdo moshë. Megjithatë, me kalimin e viteve, vështirësia për të gjetur fjalët mund të bëhet më e shpeshtë.

    Sidoqoftë, studiuesit nga Universiteti i Torontos theksojnë një aspekt tjetër: ritmi i ngadalshëm i të folurit mund të jetë tregues më i besueshëm i ndryshimeve në tru sesa vetë harresa.

    “Ndryshimet në shpejtësinë e të folurit mund të pasqyrojnë ndryshime në funksionimin e trurit”, shpjegon neuroshkencëtari njohës Jed Meltzer.

    Çfarë zbuluan studiuesit
    Në studim morën pjesë 125 persona të shëndetshëm, të moshës nga 18 deri në 90 vjeç. Ata u testuan përmes përshkrimit të skenave dhe emërtimit të objekteve, ndërsa dëgjonin sinjale zanore që ndihmonin ose vështirësonin kujtesën.

    Rezultatet ishin të qarta: ata që flisnin më shpejt, përgjigjeshin më shpejt, ndërsa ata me të folur më të ngadalshëm bënin pauza më të gjatadhe përpunonin informacionin më ngadalë .

    Me fjalë të tjera, shpejtësia e të folurit pasqyronteshpejtësinë e të menduarit.

    Pse ndodh ngadalësimi
    Këto gjetje përputhen me teorinë se ngadalësimi i përgjithshëm i përpunimit të informacionit në tru është një nga mekanizmat kryesorë të plakjes njohëse.

    Me kalimin e moshës, truri përpunon më ngadalë informacionin, gjë që ndikon në:

    shpejtësinë e të folurit
    shpeshtësinë e pauzave (“uh”, “um”)
    rrjedhën e mendimit dhe shprehjen
    Interesante është se personi shpesh e di përgjigjen e saktë, por i duhet më shumë kohë për ta shprehur.

    Lidhja me sëmundjen Alzheimer
    Shkencëtarët kanë vërejtur edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm. Te personat me ndryshime në tru të lidhura me Alzheimer, si grumbullimi i proteinës tau dhe pllakave amiloide, shfaqen më shpesh:

    të folur më i ngadalshëm
    pauza më të gjata
    ritëm i paqëndrueshëm i të folurit
    Këto ndryshime mund të shfaqen edhe para se të vërehen probleme të dukshme me kujtesën, duke e bërë të folurin një tregues të hershëm të mundshëm.

    A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale?
    Sot po zhvillohen sisteme që analizojnë të folurin. Disa algoritme arrijnë të identifikojnë shenja të hershme të Alzheimerit me një saktësi rreth 78 për qind, bazuar vetëm në mënyrën e të folurit.

    Kjo hap mundësinë që në të ardhmen një bisedë e thjeshtë të shërbejë si mjet për zbulimin e hershëm të sëmundjes.

    Çfarë do të thotë kjo për ne
    Kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësohemi sa herë që harrojmë një fjalë. Por është e rëndësishme të vërejmë ndryshimet që zgjasin.

    Nëse dikush fillon të flasë dukshëm më ngadalë, bën pauza të gjata dhe e ka më të vështirë të lidhë mendimet, është mirë të kërkohet këshillë mjekësore.

    Kur të folurit bëhet sinjal që nuk duhet injoruar
    Të folurit nuk është vetëm mjet komunikimi. Ai është edhe pasqyrë e asaj që ndodh në tru. Ndonjëherë, pikërisht ndryshimet e vogla, që duken të parëndësishme, janë sinjalet e para që na tregojnë se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje shëndetit.

    Prandaj, kur dëgjojmë veten apo të afërmit tanë, ndoshta nuk duhet të dëgjojmë vetëm çfarë thuhet, por edhe mënyrën se si thuhet.

  • Vitamin D: Suplementet që mund t’ju mashtrojnë

    Vitamin D: Suplementet që mund t’ju mashtrojnë

    Disa nga suplementet më të njohura të vitaminave mund t’u japin konsumatorëve një ndjenjë të rreme sigurie për marrjen e Vitaminës D, paralajmërojnë ekspertët.

    Një analizë ka zbuluar se dhjetëra produkte në treg përmbajnë shumë më pak Vitaminë D sesa rekomandohet për të rriturit – edhe pse në etiketa pretendohet se ofrojnë “100% të nevojës ditore”.

    Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që të rriturit dhe fëmijët mbi katër vjeç të marrin rreth 10 mikrogramë Vitaminë D në ditë, veçanërisht gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit kur ekspozimi në diell është i kufizuar.

    Vitamina D, e njohur si “vitamina e diellit”, prodhohet nga lëkura përmes rrezeve të diellit dhe gjendet edhe në ushqime si peshku i yndyrshëm, vezët dhe drithërat e fortifikuara. Ajo është thelbësore për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe muskujve.

    Problemi qëndron te etiketimi: shumë produkte bazohen ende në një standard të vjetër europian prej 5 mikrogramësh, që sot është vetëm gjysma e sasisë së rekomanduar.

    Kjo do të thotë se një suplement me 5 mikrogramë mund të etiketohet ligjërisht si “100% e nevojës ditore”, edhe pse në realitet mbulon vetëm 50% të rekomandimit aktual.

    Ekspertët paralajmërojnë se kjo mospërputhje mund të ngatërrojë konsumatorët, të cilët besojnë se po marrin sasinë e duhur kur në fakt nuk është kështu.

    Analizat tregojnë se shumë nga produktet me dozën më të ulët janë në formë “gummy” (karamele), dhe shpesh kërkohet të merren disa copë për të arritur dozën e deklaruar – gjë që e bën edhe më të paqartë për përdoruesit.

    Për shembull, disa produkte përmbajnë vetëm 1.5 mikrogramë për dozë, ndërsa të tjera 2.5 ose 5 mikrogramë. Në anën tjetër, ekzistojnë edhe suplemente me doza shumë më të larta, deri në 45 mikrogramë, por ende brenda kufijve të sigurt.

    Një tjetër dallim është lloji i vitaminës: disa produkte përdorin Vitaminë D2, ndërsa të tjerat Vitaminë D3, e cila zakonisht konsiderohet më efektive për rritjen e nivelit të Vitaminës D në gjak.

    Megjithëse marrja e tepërt e Vitaminës D është e rrallë, në raste ekstreme mund të shkaktojë probleme si nivele të larta kalciumi, dëmtime të veshkave, të përziera dhe dobësi.

    Në praktikë, shumë nga suplementet e zakonshme ofrojnë vetëm gjysmën – ose edhe më pak – të dozës së rekomanduar ditore, pavarësisht pretendimeve në etiketa.

    Suplementet ushqimore janë të rregulluara ligjërisht dhe duhet të kenë etiketa të qarta me përbërësit, dozën e rekomanduar dhe paralajmërime sigurie. Megjithatë, ato nuk konsiderohen barna dhe nuk mund të pretendojnë se parandalojnë apo kurojnë sëmundje.

    Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që konsumatorët të lexojnë me kujdes etiketat dhe të mos mbështeten vetëm te pretendimet “100%”, por të kontrollojnë sasinë reale të Vitaminës D që po marrin.

  • Ushqimet që mund t’i hani edhe pas orës 20:00

    Ushqimet që mund t’i hani edhe pas orës 20:00

    Këto janë disa ushqime që mund t’i hani pa frikë pas orës 20:00 dhe të mos shtoni peshë sipas dietologëve

    1. Drithëra dhe qumësht

    Ushqimet më të mira në mesnatë duhet të jenë të lehta për t’u tretur. Shtoni pak proteina dhe fibra dhe keni një meze të lehtë të përkryer në mesnatë. Shmangni ushqimet e rënda, veçanërisht nëse keni probleme me urth.

    Drithërat e ftohta do t’ju japin një fibër të vogël, vitamina ekstra dhe minerale, plus është mirë nëse dëshironi diçka të ëmbël. Një servis i drithërave të ftohtë është rreth 3/4 filxhan.

    2. Manaferra

    Manaferrat janë të pasura me vitamina dhe minerale ushqyese që ju bëjnë të ngopur edhe nuk ju shtojnë peshë edhe nëse i konsumoni në mesnatë.

    3. Avokado

    Disa feta avokado në mbrëmje do të ishin ideale që ta largoni urinë tuaj në mbrëmje pasi përmbajnë shumë vitamina ushqyese sidomos vitamina D. Mund t’i integroni edhe në receta të tjera të lehta, jo shumë kalorike.

    4.Kokoshkat

    Mund të vazhdoni të hani kokoshkat edhe pas orës 8 të darkës, ndoshta teksa shihni filmin tuaj të preferuar, ose kur jeni mes miqsh. Janë shumë herë më të mira sesa patatet e kripura.

    5. Banane

    Bananet përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.

    6. Kos

    Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideal. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë.

  • Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

    Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

    Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë

    “Pini më shumë ujë.” Kjo është këshilla më e shpeshtë që marrim kur përballemi me gurë në veshka. Për vite me radhë është besuar se kjo është çelësi i parandalimit. Megjithatë, një studim i ri i madh tregon se gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

    Gurët në veshka janë të vegjël, por dhimbja që shkaktojnë përshkruhet nga shumë pacientë si një nga më të fortat që kanë përjetuar. Kriza shfaqet papritur, ndërpret jetën e përditshme dhe shpesh përfundon me vizitë urgjente në spital.

    Statistikat janë shqetësuese: rreth çdo i njëmbëdhjeti person gjatë jetës përballet me gurë në veshka, ndërsa pothuajse gjysma e tyre i rikthehen. Kjo e bën parandalimin jo vetëm të rëndësishëm, por thelbësor.

    Një studim i madh sjell përgjigje të papritura

    Një studim i publikuar në revistën The Lancet, i koordinuar nga Duke Clinical Research Institute, u përpoq t’i përgjigjej një pyetjeje të thjeshtë: a e parandalon vërtet rritja e marrjes së lëngjeve rikthimin e gurëve në veshka?

    Në studim morën pjesë 1.658 persona, të cilët u ndoqën për dy vite. Një grup mori këshilla standarde, ndërsa grupi tjetër kishte mbështetje shtesë përmes pajisjeve inteligjente për monitorimin e ujit, objektiva të personalizuara, kujtesa dhe këshillim të vazhdueshëm. Në fillim, gjithçka dukej premtuese, transmeton Telegrafi.

    Ku qëndron problemi

    Pjesëmarrësit vërtet konsumonin më shumë lëngje. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ulur numrin e episodeve të reja të gurëve në veshka. Problemi kryesor nuk ishte mungesa e njohurive, por zbatimi në jetën e përditshme.

    – Mbajtja e një niveli të lartë të marrjes së lëngjeve për një kohë të gjatë është shumë më e vështirë sesa mendojmë, shpjegon dr. Charles Scales nga Duke University.

    Me fjalë të tjera, nuk mjafton të dimë çfarë duhet të bëjmë. Sfida reale është ta zbatojmë këtë çdo ditë.

    Pse “pini më shumë ujë” nuk është zgjidhje universale

    Studimi tregoi edhe diçka tjetër të rëndësishme: nuk ekziston një rekomandim i vetëm që funksionon për të gjithë. Sasia e lëngjeve varet nga mosha, pesha trupore, mënyra e jetesës dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore. Për këtë arsye, i njëjti këshill nuk jep të njëjtin rezultat tek të gjithë.

    Qasje e re: parandalim i personalizuar

    Ekspertët po theksojnë gjithnjë e më shumë nevojën për një qasje të personalizuar.

    – Në vend që të japim të njëjtin objektiv për të gjithë, duhet të kuptojmë se çfarë funksionon për secilin individ dhe pse njerëzit e ndërpresin përpjekjen, thotë dr. Gregory Tasian, një nga autorët e studimit.

    Kjo nënkupton që parandalimi duhet të përfshijë objektiva të përshtatura, zakone të qëndrueshme dhe, kur është e nevojshme, trajtim shtesë mjekësor.

    Sëmundje kronike me ecuri të paparashikueshme

    Gurët në veshka nuk janë një problem i vetëm kalimtar. Është një gjendje që shpesh rikthehet dhe mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e jetës, duke prekur gjumin, punën dhe aktivitetet e përditshme.

    – Njerëzit kërkojnë një zgjidhje të thjeshtë që do të parandalojë një krizë të re – thotë dr. Alana Desai, autorja kryesore e studimit.

    Por realiteti, siç duket, është më kompleks.

    Çfarë mund të mësojmë nga ky studim

    Uji mbetet i rëndësishëm dhe është një nga mënyrat bazë të parandalimit. Por ai nuk mjafton i vetëm. Parandalimi i gurëve në veshka kërkon njohje më të mirë të trupit, qëndrueshmëri në zakone dhe qasje të individualizuar.

    Sepse ndonjëherë problemi nuk është se nuk dimë çfarë duhet të bëjmë, por se sa e vështirë është ta zbatojmë këtë çdo ditë.