Në një botë ku luksin shpesh e kërkojmë në mure të larta dhe çati të ndritshme, ne Alpet zvicerane ofrohet një përvojë krejt ndryshe: një dhomë hoteli pa mure, pa çati, por me pamje të pafundme. Ne këtë vend është hoteli i vetëm në botë që i jep kuptim shprehjes “zero yje” – sepse “ylli je vetëm ti”.
Null Stern është një koncept i krijuar nga vëllezërit Frank dhe Patrik Riklin. Ky projekt artistik u prezantua për herë të parë në vitin 2009, duke sfiduar idenë tradicionale të hotelerisë.Në vitin 2016, ata e zhvilluan këtë koncept në një nivel më të lartë, duke krijuar dhoma hoteli në natyrë, pa mure dhe pa çati, të vendosura në majat e maleve të Alpeve zvicerane, në lartësi prej 1,970 metrash mbi nivelin e detit.
Përvoja e qëndrimit
Në këto dhoma, vizitorët shtrihen në një shtrat të thjeshtë, të mbuluar me batanije dhe jastëkë, duke shijuar pamje spektakolare të natyrës përreth. Nuk ka mure, nuk ka çati, vetëm qielli i hapur dhe ajri i freskët malor.
Në mbrëmje, qielli i pastër i Alpeve ofron një shfaqje të mrekullueshme të yjeve, pa ndotje dritash, duke krijuar një atmosferë magjike.
Një shërbim i veçantë ofrohet nga një “butler” i quajtur “butleri modern”, i cili është gjithmonë në afërsi për të siguruar nevojat e mysafirëve, si ushqimi dhe informacione lokale.
Për shkak të popullaritetit të lartë, ka një listë pritjeje prej mbi 9,000 personash që presin mundësinë për të qëndruar në këto dhoma unike.
Prerja e flokëve është një pjesë e rëndësishme e kujdesit personal dhe, megjithatë, ajo duhet të përshtatet sipas tipit të flokëve dhe qëllimeve të stilimit. Edhe pse është një proces shumë personal, ekspertët rekomandojnë disa rregulla të përgjithshme për ta mbajtur flokët të shëndetshëm dhe të bukur.
Flokët e shkurtër kërkojnë më shumë vëmendje dhe duhen prerë çdo 3 deri në 7 javë, në varësi të rritjes së tyre. Nëse doni të ruani një gjatësinë të caktuar, mund ta shtyni këtë periudhë deri në 4-5 javë.
Flokët e gjatë mund të presin më shumë, me një prerje të zakonshme çdo 2-3 muaj, përveçse nëse janë shumë të dëmtuar. Flokët e gjatë janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit, veçanërisht në majë, ndaj është e rëndësishme të bëni prerje të rregullta për t’i mbajtur ato të shëndetshme.
Flokët kaçurrela mund të duan më shumë kohë mes prerjeve. Ekspertët sugjerojnë t’i prisni çdo 10-12 javë, ndërsa flokët me onde mund të kërkojnë një prerje më të shpeshtë, veçanërisht për të hequr majat e dëmtuara.
Flokët e dëmtuar janë më të ndjeshëm dhe kërkojnë prerje më të shpeshta, çdo 6-8 javë, për të larguar majat e djegura dhe për t’i dhënë jetë flokëve të rinj.
Në fund, është e rëndësishme të merrni parasysh jo vetëm stilin e dëshiruar, por edhe gjendjen e flokëve tuaj dhe rritjen e tyre për të marrë rezultate të kënaqshme dhe të shëndetshme!
Ne shpesh priremi të mendojmë se ajo që një grua pëlqen tek një burrë është pamja e tij fizike, por ajo që vjedh zemrën e saj është krejt tjetër.
Një burrë i pashëm, me një buzëqeshje përrallore, i hollë por i skalitur ushtron një tërheqje të caktuar te gruaja e cila mund të mos mbetet indiferente në prani të aq shumë mirësie, por është e gabuar të besosh se gratë tërhiqen kryesisht nga pamja fizike e një burri, ka të paktën 5 gjëra që e tërheqin femrën më shumë sesa pamja.
Gratë pëlqejnë burrat e fortë dhe të ndjeshëm
Personaliteti i një burri është shpesh më i rëndësishëm sesa pamja e tij fizike. Të jesh një person i vendosur, të kesh një vetëvlerësim të caktuar dhe një karakter të fortë janë elemente që tërheqin gratë. Një njeri që di se çfarë dëshiron është një njeri që arrin sukses. Gruas i pëlqen burri që di të jetë i ashpër. Në fakt, njeriu duhet të tregojë se është i prekshëm në të njëjtën kohë në rrethana të caktuara, ai duhet të tregojë ndjeshmëri. Prandaj sa më shumë që një burrë do të jetë në gjendje të ekuilibrojë maskulinitetin e tij aq më shumë ai do jetë në gjendje të pushtojë një grua.
Gratë pëlqejnë burrin komunikues
Komunikimi i mirë është çelësi i një marrëdhënieje solide. Duke ditur që jeni të kuptuar, që keni dikë tek i cili mund të mbështeteni forcon marrëdhënien romantike. Nëse në marrëdhënie ndodh mirëkuptimi i ndërsjellë, keqkuptimet shmangen dhe liria për të folur hapur ruhet. Ky lloj burri ka një inteligjencë emocionale shumë të vlerësuar nga gratë, të cilat lënë mendjen për burrat që dinë të komunikojnë me ta në mënyrën e duhur.
Gratë pëlqejnë burrat që kanë sens humori dhe janë të kulturuar
Gratë e duan burrin ironik që di t’i bëjë të qeshin. Të jesh natyral dhe spontan është mënyra më e mirë për ta bërë një grua të qeshë dhe të tërheqë vëmendjen e saj, por kjo ironi duhet të jetë delikate dhe të përshkruajë inteligjencën e burrit ironik, i cili përveç simpatisë së tij duhet të tregojë se ai kupton një larmi temash.
Gratë i duan burrat vetëmohues dhe të kujdesshëm
Burri që arrin të vendosë të tjerët të parët është një burrë që gëzon një probabilitet të lartë për të qenë i suksesshëm me gratë. Gruaja është seksi i drejtë sepse mirësia është pjesë e natyrës së saj. Burri i vrazhdë që adopton një sjellje misogjiniste nuk është tërheqës për një grua që e di se ky lloj burri tërheq vetëm xhelozinë, shqetësimin dhe pasigurinë me kalimin e kohës, më mirë një burrë i butë që arrin ta bëjë një grua të ndjehet një lule e çmuar, për të cilën duhet të kujdeset çdo ditë.
Gratë pëlqejnë burrat që kanë ndjenjën e familjes dhe janë të shkathët
Një grua zgjedh një burrë bazuar në aftësinë e tij për të siguruar nevojat e familjes dhe pasardhësve në mënyrë që çifti dhe familja të konsolidohen me kalimin e kohës. Burri që nuk dëshiron të ndërtojë ose nuk ka plane për të ardhmen e frikëson gruan veçanërisht nëse ajo është duke kërkuar dashurinë e jetës së saj, një partner me të cilin të krijojë një familje dhe projekte afatgjata.
Muaji nëntor vjen i mbushur me energji të freskëta dhe surpriza për disa prej shenjave të horoskopit. Ndikimi i stinës së vjeshtës, i kombinuar me lëvizjet planetare, sjell transformime të dukshme si në mënyrën e të menduarit, ashtu edhe në pamjen e jashtme apo drejtimin profesional.
Astrologët paralajmërojnë se për katër shenja të veçanta, ky muaj do të jetë një pikë kthese e rëndësishme: një periudhë për t’u shkëputur nga versioni i vjetër i vetes dhe për të përqafuar një identitet më të vetëdijshëm, të pjekur dhe me më shumë besim.
♊ Binjakët
Për binjakët, nëntori vjen si një udhëtim i brendshëm drejt qartësisë dhe vetëkuptimit. Ata do të ndihen më reflektues dhe të shtyrë të rishikojnë qëllimet, marrëdhëniet dhe mënyrën se si shprehen. Ndryshimet mund të pasqyrohen në pamje, në komunikim apo në mënyrën si ndërtojnë lidhje të reja. Transformimi vjen ngadalë, por me ndikim të fortë nga brenda jashtë.
♌ Luani
Luani, që gjithmonë pëlqen të shkëlqejë, këtë muaj kërkon ta bëjë këtë në një mënyrë më të thellë dhe të balancuar. Nëntori i frymëzon të luajnë me stilin, idetë dhe prezantimin e vetvetes. Është momenti për të eksperimentuar dhe për të treguar një anë më autentike jo vetëm për të tjerët, por edhe për veten.
♍ Virgjëresha
Pas një periudhe të mbingarkuar me përgjegjësi, Virgjëreshat më në fund ndalen për të reflektuar. Ky muaj sjell pyetje të rëndësishme: “Çfarë më bën me të vërtetë të lumtur?” dhe “Ku po shpenzoj energjinë time?”. Nëntori i ndihmon të vendosin kufij më të shëndetshëm dhe të gjejnë më shumë hapësirë për pushim, kujdes personal dhe dashuri ndaj vetes.
♒ Ujori
Për ujorët, ky është muaji i rifillimit. Pas një kohe intensive në punë dhe angazhime, lind dëshira për diçka ndryshe një udhëtim, një ndryshim pamjeje, apo edhe një eksperiment i guximshëm si një tatuazh. Nëntori u jep energjinë për t’u çliruar nga rutina dhe për të rikthyer spontanitetin që i karakterizon.
Këngëtarja amerikane Lizzo po përballet me një padi të re nga GRC Trust, e cila e akuzon atë për përdorim të paautorizuar të një mostre muzikore nga kënga e viteve ’70 “Win or Lose (We Tried)”. Sipas dokumenteve ligjore, pjesa është përdorur në një projekt muzikor ende të papublikuar, i cili u bë viral në rrjetet sociale gjatë muajit gusht.
Padia është depozituar në Kaliforni, pasi Lizzo kishte ndarë një klip 13-sekondësh të këngës në Instagram dhe TikTok, që tërhoqi vëmendje të madhe për shkak se në tekst përmendej aktorja Sydney Sweeney dhe bashkëpunimi i saj me markën American Eagle.
Përfaqësuesit e GRC-së pretendojnë se kanë tentuar të zgjidhin çështjen në mënyrë miqësore, por pa arritur marrëveshje.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Lizzo-s është shprehur i befasuar nga padia, duke theksuar se “kënga nuk është publikuar kurrë komercialisht dhe nuk është gjeneruar asnjë fitim prej saj”. Ai shtoi gjithashtu se ende nuk është marrë një vendim për publikimin e mundshëm të këngës në të ardhmen.
Kjo nuk është hera e parë që Lizzo përfshihet në konteste ligjore për të drejta autori. Në vitin 2019, ajo u padit nga tre producentë për hitin “Truth Hurts”, ndërsa artistja Mina Lioness e akuzoi për përdorimin e frazës virale “I just took a DNA test, turns out I’m 100%…” nga një postim i saj në rrjete sociale. Më vonë, Lizzo e njohu Lioness si bashkautore të këngës.
Një numër gjithnjë e më i madh i grave të brezit Gen Z po zgjedhin të lidhen me burra më të mëdhenj në moshë, duke përmendur maturinë emocionale, stabilitetin financiar dhe komunikimin më të fortë si arsyet kryesore.
Të dhënat e takimeve nga viti 2024 tregojnë një rritje të dukshme të marrëdhënieve me diferencë moshe, veçanërisht te gratë në fillim të të 20-ave.
Psikologët thonë se ky trend pasqyron zhgënjimin nga bashkëmoshatarët që hasin vështirësi me angazhimin apo drejtimin në jetë.
Nga ana tjetër, burrat më të mëdhenj shpesh perceptohen si më të qëndrueshëm dhe të aftë për të ofruar siguri në kohë të pasigurta.
Kjo dinamikë po ndikon në mënyrën moderne të takimeve, me shumë gra të reja që po i japin përparësi stabilitetit dhe sigurisë emocionale përpara afërsisë në moshë apo normave shoqërore.
Në një kohë kur aktivitetet fizike po marrin forma e qasje të reja, një ndër emrat që po e çon përpara kulturën e pilatesit në Kosovë është Erlet Muçolli, trajner dhe bashkëthemelues i një prej studiove më të njohura të kësaj disipline në vend. Bashkë me bashkëshorten e tij, Krenaren, ata kanë krijuar një hapësirë që nuk është vetëm për stërvitje — por për ekuilibër trupor e mendor.
“Përkundrazi nga sa mendojnë shumëkush, pilates nuk të lodh — të jep energji. Pas seancave, adrenalina të rritet, trupi qetësohet dhe gjen balancën”, tregon Erleti.
Nga dashuria për sportin te zbulimi i pilatesit
Që në fëmijëri, Erleti ishte i lidhur me sportin. “Kam qenë gjithmonë aktiv, kam dashur çdo lloj sporti. Në vitet ‘90, futbolli e basketbolli ishin kryesorët, por me kalimin e kohës llojet e aktiviteteve u shtuan. Megjithatë, një dëmtim në gju më detyroi të kërkoja forma të tjera për ta ruajtur trupin në lëvizje pa e lodhur.”
Gjatë studimeve për fizioterapi, ai nisi të kërkonte mënyra për ta lidhur rehabilitimin me sportin aktiv. Ishte pikërisht atëherë kur bashkëshortja e tij, Krenarja, që studionte jashtë vendit, i sugjeroi të njihte pilatesin.
“Në fillim ishte diçka e re për ne. Në Kosovë nuk dihej pothuajse asgjë për pilatesin, prandaj e nisa duke hulumtuar, provuar vetë dhe pastaj duke ndërtuar programet e para për klientë.”
Kur pilates u pa si “sport për gra”
Në vitet e para, thotë Erleti, sfida më e madhe ishte perceptimi. “Shumë njerëz e shihnin pilatesin si sport të lehtë ose si diçka vetëm për gra. Madje edhe sot, disa burra hezitojnë të vijnë në klasë sepse mendojnë se do të jenë të vetmit meshkuj në grup.”
Por, për të ndryshuar këtë mendim, ai e përdor shembullin e sportistëve më të mëdhenj në botë:
“Pilates e bëjnë edhe Cristiano Ronaldo apo Sylvester Stallone. Është ushtrim që forcon muskujt e thellë, ndihmon në qëndrimin e trupit dhe është perfekt për çdo moshë e gjini. Unë u them burrave: provoje një herë, pastaj gjyko vetë.”
Ushtrim për trupin, terapi për mendjen
Në studion që e drejton me Krenaren, çdo klasë përshtatet sipas nevojave të secilit. “Trupi i secilit është ndryshe, prandaj edhe ushtrimi duhet të jetë ndryshe. E rëndësishme është që klientët të kuptojnë që kjo nuk është vetëm stërvitje fizike, por një mënyrë për ta qetësuar mendjen, për ta rregulluar frymëmarrjen dhe për ta rritur fokusin.”
Për Erletin, puna me njerëz është edhe sfidë, edhe motivim. “Jo të gjithë kanë të njëjtin vullnet. Por kur i sheh që përmirësohen nga java në javë, ajo është shpërblimi më i madh.”
Partnerë në jetë dhe në punë
Bashkë me Krenaren, Erleti ndan çdo ditë punën, pasionin dhe përkushtimin ndaj klientëve.
“Thonë mos e sill punën në shtëpi, por për ne është ndryshe. Flasim për çdo ditë, për çdo klasë, për çdo klient. Sepse kur punon me partnerin që të kupton edhe pa folur, çdo gjë ecën më lehtë.”
Sfida më e madhe: pandemia
Për çiftin, periudha e pandemisë ishte një provë e vërtetë. “Atëherë vendosëm ta zgjerojmë studion, edhe pse të gjithë po mbylleshin. Ishte rrezik, por doli të ishte vendimi më i mirë që kemi marrë. Investuam në ventilim, hapësira të sigurta dhe krijuam një ambient të përsosur për ushtrime. Që prej asaj kohe, kërkesa vetëm është rritur.”, tregoi Erleti.
Detektivja private, Shkënda Lili, në një intervistë në Top Albania Radio, ka folur për tradhtinë në çift dhe periudhën kur çiftet tradhtojnë më shumë.
Ajo komentoi periudhën e festave të fundvitit në raport me punën e saj.
“Kjo është periudhë e mirë për punën time sepse ka më shumë lëvizje. Pas verës qetësohen çiftet. Me periudha është edhe puna ime. Muajt e verës dhe dhjetori janë super full. Në këtë periudhë vijnë shumë nga emigracioni, fillojnë dyshimet. Ata që vijnë nga jashtë duan ta shfrytëzojnë sa më shumë periudhën. Edhe djem, edhe vajza ka. Tradhtitë për mua janë njësoj, nuk mund të them që meshkujt tradhtojnë më shumë”.
Por a e falin shqiptarët tradhtinë?!
“Shqiptarët bëjnë sikur nuk e falin, por përfundimi është që e falin. Në Shqipëri është numri i pakët i grave që nuk e falin. E mendojnë gjatë. Është ekonomia, është dhuna në familje, por për tradhti nuk ndahen përgjithësisht… Gratë e politikanëve, artistëve bëjnë pakt me veten, ai me një anë, vetë me një anë, ekonomia dhe fëmijët bashkë. Është një fasadë… Opinioni publik vazhdon akoma, veriorët e kanë më të theksuar. Meshkujt shqiptarë e kanë shumë të vështirë ta falin tradhtinë. Janë shumë të rrallë ata që ta falin, por gratë po. Edhe kur ndahen nuk përmendin tradhtinë, por një faktor tjetër. Unë kur shoh në rrjete sociale çifte të lumtur, që në fakt i kam patur në zyrë, qesh. Kanë ardhur personazhe të njohur, është ajo fasada. Tendencën më të madhe e kanë njerëzit që kanë pushtet nga ana ekonomike”, ka thënë Lili.
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim. Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme.
“Nuk është Club Med (resort luksoz). Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë.
Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, këngëtaren Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut.
“Sot ishte dita e parë, dhe një ditë e parë në burg është gjithmonë e tmerrshme, por ai e ka kaluar me qetësi,” theksoi avokati i tij.
Burgu mban 1,237 të burgosur kur kapaciteti i tij maksimal është 657. Ish-presidenti nuk po mbahet në seksionin “vulnerabël”, i cili më parë ka mbajtur personazhe të famshëm si Bernard Tapie, por në izolim, jo për dënim të shtuar, por për t’u siguruar që ai të mos bjerë në kontakt me të burgosur të tjerë që mund të kërcënojnë sigurinë e tij.
Me të mbërritur në qeli, ai u prit nga brohorima nga të burgosurit e tjerë, “Oh, mirë se erdhe Sarkozy!” dhe “Sarkozy është këtu!”. Rojet më pas i morën gjurmët e gishtërinjve dhe një foto, dhe atij iu caktua një numër i të burgosurit, së bashku me një kartë identiteti të brendshme të burgut.
Sarkozi la dokumentet e tjera dhe sendet personale në një kasafortë të vogël, por iu lejua të mbante unazën e martesës. Më pas, si çdo i burgosur tjetër, ai mori një “kit hyrjeje” sapun, çarçafë, tenxhere, tiganë, letër dhe një stilolaps.
Ai u shoqërua për në qelinë e tij, e cila ka një banjo me dush, një kuzhinë të vogël, një krevat, një tavolinë, një televizor të vogël dhe – telefonat celularë janë të ndaluar – një linjë telefonike fikse me 10 numra të paraautorizuar nga administrata e burgut, e cila mund të përgjojë bisedat.
Pjesa më e vështirë është nata, sepse rojet, veçanërisht në fazën e parë të paraburgimit, e ndezin dritën çdo orë për të kontrolluar nëse i burgosuri ka tentativa vetëvrasjeje, dhe sepse praktika kërkon që gjatë gjithë natës së parë të burgosurit e tjerë të brohorasin emrin e të sapoardhurit. Dhe, tashmë si Ministër i Brendshëm i “rendit dhe ligjit”, Sarkozy nuk ka qenë kurrë i butë me kriminelët.
Sindroma “Peter Pan” —joshja ndaj një partneri që nuk rritet kurrë
Sindroma Peter Pan përdoret për të përshkruar sjelljet që tregojnë mungesë pjekurie shmangien e përgjegjësive personale dhe profesionale, mungesën e seriozitetit dhe dëshirën për të jetuar vetëm në momentin. Edhe nëse kjo ju kujton partnerin tuaj, ka shumë gjasa që ai t’ju duket sërish joshës.
Meshkujt me këtë sindromë shpesh janë tërheqës, plot energji dhe sharm, por në të njëjtën kohë e kanë të vështirë të marrin përgjegjësi dhe të përfshihen në detyrat e jetës së përditshme. Ata kanë një magjepsje që është njëkohësisht irrituese dhe e parezistueshme.
Ashtu si personazhi fiktiv në film, edhe një partner me “sindromën Peter Pan” mund t’ju ndihmojë të largoheni përkohësisht nga realiteti. Dhe kjo ndjesi çlirimi mund t’ju bëjë të anashkaloni shenjat paralajmëruese, duke ju shtyrë të vazhdoni marrëdhënien me të. Paaftësia e tij për t’u marrë seriozisht me jetën mund të sjellë shumë argëtim, aventura dhe çaste spontane veçanërisht nëse ju vetë keni ardhur nga një familje strikte ku argëtimi ishte i kufizuar.
Shpesh, njerëzit ndihen tërhequr nga ata që mishërojnë cilësi që vetë nuk i kanë përjetuar apo nuk i kanë lejuar vetes t’i shijojnë. Edhe nëse keni qenë e vetmuar për një kohë të gjatë, një person që ju ndihmon të harroni përgjegjësitë mund t’ju duket si një frymëmarrje e freskët.
Por kur kjo ndodh në një periudhë kur jeni në kërkim të stabilitetit apo përparimit profesional, joshja ndaj një “Peter Pan-i” mund të jetë e rrezikshme. Dashuria mund t’ju verbojë, duke ju bërë të injoroni faktin që partneri nuk ka plane, synime apo dëshirë për të ndërtuar të ardhmen. Një lidhje që nis me shumë gaz dhe qeshje mund të shndërrohet shumë shpejt në një realitet që s’përputhet me ëndrrat tuaja.