ATV

Category: Lajme

  • Prattipati i shkon në takim Damkës, flasin për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve

    Prattipati i shkon në takim Damkës, flasin për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve

    E Ngarkuara me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damkën.

    Sipas njoftimit të ambasadës, në këtë takim u diskutua rreth përpjekjeve për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në vend.

    “Në takimin e saj me zëvendëskryeministrin për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Fikrim Damka, Anu Prattipati theksoi rëndësinë e sigurimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë prosperitet dhe diskutuan përpjekjet për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.

  • Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë

    Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, është pritur të mërkurën në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

    Fillimisht Spiropali  është takuar edhe me Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, me të cilën patën dhe një deklarim për media.

    Më tej, Ministrja do të pritet në takime të veçanta nga Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga Kryeministri Albin Kurti.

    Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

    Po ashtu, në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në zbatimin e projekteve madhore kombëtare si hekurudha Durrës-Prishtinë, shtimin e projekteve infrastrukturore dhe energjitike të përbashkëta, pa lënë mënjanë koordinimin në mbështetje të faktorit shqiptar në rajon dhe bashkëpunimin me diasporën.

    Gjatë vizitës, Spiropali do të theksojë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare, si dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës.

  • Gjykimi i çlirimtarëve, Spiropali: Drejtësia të jetë e plotë, UÇK luftoi për liri

    Gjykimi i çlirimtarëve, Spiropali: Drejtësia të jetë e plotë, UÇK luftoi për liri

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Teksa po qëndron në një vizitë në Prishtinë, ajo tha se Kosova nuk është në gjyq, teksa shtoi se Shqipëria kërkon drejtësi në këtë proces gjyqësor.

    “Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e shkëputur nga çdo lexim kolektiv. Drejtësia nuk mund të ecë me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhojë perceptimin se viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan ligjor, moral dhe historik”.

    “Lufta e Kosovës nuk ishte një luftë për pushtet, ishte një luftë për mbijetesë dhe për liri pas një periudhe të gjatë terrori ndaj popullsisë. Kjo ishte arsyeja pse ShBA dhe NATO ndërhynë në Kosovë”, tha ajo.

    Ndër të tjera, ajo shtoi se drejtësia duhet të jetë e qartë dhe e plotë, pa shkelje ligjore dhe të të drejtave të njeriut.

    “Çdo proces që lidhet me atë periudhë, duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, për disporpocionin e forcës dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile. Sot në Hagë përballen me drejtësinë udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Emrat e tyre anë të njohur për çdo qytetarë të Kosovës, ata janë figura që përfaqësojnë një kapitull të caktuar të historisë sonë të rezistencës. Ne kemi detyrimin moral dhe historik të themi qartë që drejtësia duhet të jetë drejtësi e plotë, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare të një populli të tërë”, tha ajo.

  • Kapet në Prishtinë hajni 29-vjeçar, kreu së paku 14 vjedhje

    Kapet në Prishtinë hajni 29-vjeçar, kreu së paku 14 vjedhje

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një 29-vjeçar nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

    I dyshuari me iniciale R.I., është arrestuar të martën në mbrëmje, derisa bëhet e ditur se kanë nisur procedurat ndaj tij për së paku 14 raste.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

  • OVL-UÇK njofton për një peticion kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale: T’i bashkohen të gjithë qytetarët

    OVL-UÇK njofton për një peticion kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale: T’i bashkohen të gjithë qytetarët

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi për nisjen e një peticioni kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale në Hagë.

    “Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

    Organizata i ftoi të gjithë qytetarët që “t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë”.

    Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë
    Read more

  • Rrëzohet aeroplani luftarak F-16, vdes piloti turk

    Rrëzohet aeroplani luftarak F-16, vdes piloti turk

    Një pilot ka mbetur i vdekur pasi një aeroplan luftarak F‑16 i NATO‑s u përplas pak pasi u ngrit në ajër në pjesën perëndimore të Turqisë.

    Sipas ministrisë turke të Mbrojtjes, aeroplani ushtarak humbi kontaktin me radar dhe radio pak pasi u ngrit nga baza në provincën Balıkesir rreth orës 00:56 të mëngjesit të së mërkurës, raporton theindependent.

    Shumë shpejt u nisën operacionet e kërkim‑shpëtimit dhe u gjetën mbetjet e aeroplanit, ku konfirmohet se piloti ka humbur jetën.

    Ministria tha se “piloti ynë u martirizua”, dhe se shkaqet e rrëzimit do të përcaktohen nga një ekip hetuesish. Autoritetet ofruan ngushëllime për familjen e pilotit.

    Aeroplani u rrëzua pranë një autostrade në provincën Balıkesir, ku autoritetet e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore reaguan për të siguruar vendin dhe për të nisur hetimet.

    Ndryshe, autoritetet turke kanë nisur hetimet zyrtare për të përcaktuar arsyen e rrëzimit të aeroplanit.

  • Spiropali: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, e themi me gojën plot

    Spiropali: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, e themi me gojën plot

    Ministrja për Europën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se në vizitën e parë në Prishtinë në këtë pozitë, e kishte për privilegj që ta bënte menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

    Në një konferencë për media, ministrja shqiptare tha se Kosova për Shqipërinë nuk është një zgjedhje protokolli, por një zgjedhje historike e politike.

    “Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë, është vijmësi i një rrugëtimi të përbashkët të skalitur në sakrificë, në qëndresë dhe në vendosmëri historike për përparim kombëtar”, tha ajo para mediave.

    Për luftën e Kosovës, Spiropali tha se bota e pa një popull që nuk rreshti së kërkuari lirinë, ndërsa për Ditën e Pavarësisë, ministrja tha se ishte dita kur Kosova fitoi vendin e saj në hartën e botës.

    “Viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotë të subjektiviteti të saj ndërkombëtar dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie për vendin e saj në Evropë”, shtoi ministrja.

    Pos tjerash, Spiropali tha se forcimi i Kosovës ndërkombëtarisht, është sukses edhe për Shqipërinë.

    “Integrimi evropian i Kosovës është testi i koherencës së vetë Bashkimit Evropian me vlerat që ai përfaqëson, Kosova ka dëshmuar qartësi euroatlantike, përkushtim ndaj reformave dhe stabilitet institucional. Sigurisht heqja e masave shtrënguese ishte domosdoshmëri, dhe besoj që tani ka ardhur koha që ta themi me plot gojën që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat pa standarde të dyfishta”, tha ajo.

  • Konjufca: Sa më i fortë koordinimi Kosovë-Shqipëri, aq më e sigurt rruga drejt BE-së

    Konjufca: Sa më i fortë koordinimi Kosovë-Shqipëri, aq më e sigurt rruga drejt BE-së

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i nderuar me vizitën e homologes së tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali – të cilën gjatë konferencës për media e quajti edhe mike.

    Para mediave, Konjufca tha se takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si ato tipike bilaterale, pasi, siç tha ai, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën.

    “Kisha nderin dhe kënaqësinë të pres sot ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, miken time Elisa. Takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale, sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën”, tha Konjufca.

    Këto takime, kryediplomati i quajti vëllazërore.

    |Vendet tona janë shumë më tepër se kaq dhe takimet tona janë takime vëllazërore, takime mes shteteve të të njëjtit komb, që ndajnë fatin e përbashkët historik dhe politik. Sot, kur flasim për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk flasim vetëm për marrëdhënie ndërqeveritare, por për përgjegjësinë e dy shteteve që i përkasin të njëjtit komb për ta përfaqësuar atë me dinjitet dhe me vizion të qartë evropian”.

    Ministri Konjufca ndër të tjera bëri të ditur se me Spiropalin kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes të dyja vendeve.

    “Diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për koordinim të plotë në politikën e jashtme. Shumë punë që kanë ndërlidhur fort republikat tona janë bërë gjatë mandatit të qeverive tona dhe shumë të tjera presin të bëhen gjatë këtij mandati. Mirënjohës për mbështetjen që Shqipëria ia ka ofruar Kosovës, si në shtetndërtimin tonë, ashtu edhe në përfaqësimin e interesit tonë në arenën ndërkombëtare”.

    Në fund, Konjufca tha se e ardhmja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të jenë të lidhura përgjithmonë.

    “E ardhmja jonë, si e kaluara jonë, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt bashkimit evropian”, u shpreh kryediplomati.

  • Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë

    Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se dialogu Kosovë – Serbi është zgjidhja për “një stabilitet afatgjatë në rajon”.

    Pas takimit me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufca, ajo tha në një konferencë të përbashkët për media se njohja reciproke është “e vetmja bazë e qëndrueshme”.

    “Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe një rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, tha ajo.

    Spiropali tha se “Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet jo si akt presioni, por si hap i domosdsoshëm për normalizim të vërtetë”.

  • Irani thotë se pretendimet e SHBA-së për programin bërthamor, raketat dhe viktimat janë “gënjeshtra të mëdha”

    Irani thotë se pretendimet e SHBA-së për programin bërthamor, raketat dhe viktimat janë “gënjeshtra të mëdha”

    Një zyrtar iranian ka deklaruar se pretendimet e bëra nga administrata e Trumpit për programin bërthamor të Iranit, raketat balistike dhe viktimat gjatë trazirave të janarit janë “përsëritje e gënjeshtrave të mëdha”.

    Gjatë fjalimit të tij, Donald Trump pretendoi se Irani ka vrarë të paktën 20,000 protestues në vendin e vet dhe se tashmë ka zhvilluar raketa që mund të kërcënojnë Evropën.

    Ai shtoi se Irani po punonte për të ndërtuar raketa që do të jenë në gjendje të arrijnë Shtetet e Bashkuara dhe se regjimi po punonte për “ndjekjen e ambicieve të tyre të liga bërthamore”.

    Esmaeil Baqaei, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, tha: “Askush nuk duhet të mashtrohet nga këto pavërtetësi të hapura.”

    “Përsërite një gënjeshtër mjaftueshëm shpesh derisa të bëhet e vërtetë,” postoi Baqaei në X.